Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, përballë Anglisë.
Takimi vijon të jetë me shifrat e barabarta 0-0 pavarësisht dominimit të ishullorëve.
Ndërkohë në minutën e 25-të kuqezinjtë morën një lajm të keq teksa Hysaj la fushën e lojës pas një dëmtimi.
Vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu.
Tag: angli
-

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha
-

Sfida Shqipëri–Angli, mesazhi i ambasadës britanike: Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat
Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar me një mesazh miqësor dhe sportiv në prag të ndeshjes së fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Anglisë.
“Sonte, Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat, dhe kjo ndeshje do t’i japë fund një udhëtimi emocionues.
Hajde Angli! Suksese Shqipëri!”, shkruan Ambasada Britanike, duke përcjellë një atmosferë respekti dhe sportiviteti mes dy kombëtareve.
Ndeshja pritet të sjellë emocione të forta, teksa të dy ekipet kërkojnë të mbyllin me dinjitet këtë fazë të rëndësishme të kualifikueseve. -

Starton dueli historik Shqipëri-Angli në “Air Albania” (Minutë pas minute)
Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.
Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.
Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Rezultati Live:
Shqipëri 0-0 Angli -

Shqipëri–Angli, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion
Janë publikuar formacionet e ndeshjes Shqipëri–Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Trajneri Silvinjo, pas sigurimit të pjesëmarrjes në play-off pak ditë më parë, ka menduar që në këtë sfidë t’u japë hapësirë më shumë futbollistëve që kanë më pak minuta.
Në portë do të luajë Strakosha; në mbrojtje Aliji, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj.Në mesfushë: Asllani, Laçi, Ramadani, ndërsa ofensiva do të përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni.
Në këtë sfidë trajneri Silvinjo ka menduar që të lërë pushim, duke mos i marrë as në stol Mario Mitajn dhe Julian Shehun, të cilët kanë qenë titullarë dhe protagonistë absolutë në ndeshjet e fundit të kombëtares.
-

Shqipëri- Angli, formacionet zyrtare
Ndeshja e madhe por pa ndonjë objektiv madhor troket në “Air Albania Stadium”. Pas pak (18:00) dueli Shqipëri- Angli në xhiron e fundit kualifikues për Botërorin 2026 (Grupi K) teksa Anglia ka siguruar biletën ndërsa Shqipëria ka siguruar fazën Play Off.
Të dy teknikët kanë bërë zgjedhjet e rastit me impiantin në kryeqytetin shqiptar që pritet të jetë plot. Italiani Marko Guida do të “guidojë” këtë takim.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni. Tr: Silvinjo
Angli: Henderson, Kuansah, Bërn, Xhon Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Belingam, Eze, Kejn. Tr: Tomas Tuhel/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Shqipëri-Angli, pritet spektakël në tribuna, FSHF i vendos “Tre Luanëve” afro 2 mijë bileta në dispozicion
Shqipëri-Angli, ndeshja e fundit e fazës kualifikuese, pritet të zhvillohet në një atmosferë fantastike. Stadiumi “Air Albania” është “Sold Out”, i gjithi i shitur për këtë takim, por interesant është fakti që të shumtë pritet të jenë edhe tifozët anglez të cilët do ta ndjekin live këtë takim.
Federata Shqiptare e Futbollit i ka vendosur në dispozicion Anglisë afro 2000 mije bleta. Tifozët e “Tre Luanëve” do të vendosen në sektorët V101, V102, V103, V201 dhe V202.
Kapaciteti i këtyre sektorëve shkon në total rreth 2000 ulëse. -

Shqipëri-Angli, “Air Albania” pret dy skuadrat e para të grupit në…festë
Sot 16 nëntor 2025, ora 18:00, zhvillohet në Tiranë sfida Shqipëri- Angli për kualifikueset e Botërorit (Grupi K).
Shqipëria do të mbyllë fushatën kualifikuese këtë pasdite me një objektiv të realizuar. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë do të jenë në Play Off në tentativë për të shkuar në një Botëror. Diçka që e realizoi me një takim nga fundi në Grupin K të zonës UEFA.
Sot në 18:00 ndeshja e ‘luksit’ me Anglinë në ‘Air Albania Stadium’. Kombëtarja e Tre Luanëve arriti të fitojë të 7 takimet e deritanishme me tregues të frikshëm dhe pa pësuar asnjë gol. Ata u bënë përfaqësuesja e parë europiane që siguroi biletën për në SHBA, Kanda, Meksikë.
Ndërkaq në kryeqytetin shqiptar përpos festës legjitime, të pranishmit në tribuna por dhe ata nga ekrani do të shijojnë këtë duel. Fakti që përballë gjëndër Anglia e Tomas Tuhel me yje si Herri Kejn, Xhud Belingam, Bukajo Saka, Xhordan Pikford, Deklan Rajs etj e shton dëshirën e të gjithëve për t’i parë nga afër./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

LIVE ANGLI-SERBI/ Saka tund rrjetën e Rajkoviç me gol model
Ndeshja tjetër e Grupit K në kualifikueset e Botërorit, nga e cila vendoset edhe fati i Shqipërisë, është ajo mes Anglisë dhe Serbisë.
Një fitore e “tre luanëve” do të bënte më të thjeshtë rrugëtimin e kuqezinjve drejt play-off të Botërorit. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Anglia ka siguruar biletën e saj për turneun, trajneri Tuhel ka vendosur që të bëjë eksperimente në radhët e ekipit të tij, duke hedhur në fushë nga minuta e parë debutuesin O’Railli, si dhe emra si Anderson e Roxhers që kanë luajtur më pak në radhët e kësaj skuadre.
REZULTATI LIVE
ANGLI 1-0 SERBI
NGJARJET KRYESORE
28′ GOOOL! Angli 1-0 Serbi/ Saka kalon në avantazh vendësit.
25’ Rast i mirë për Anglinë, por Rajkoviç kontrollon pa provblem. Ishte Rashford që provoi.
19′ Saka provon nga brenda zonës, por goditja e tij është larg kuadratit.
17′ Gjyqtari akordon prekje të topit me dorë nga ana e lojtarëve serb. Te Serbia pretendojnë për të kundërtën në zonën e Anglisë. VAR konfirmon vendimin që nuk ka penallti.
5′ Vlahoviç shkëputet mirë, por në fund bllokohet nga Konsa. Serbia fiton goditje këndi.
1′ Nis ndeshja në “Wembley”.
FORMACIONET ZYRTARE -

Në Angli e quajnë “mini Rodri”, ylli i ri i mesfushës së Guardiolës ka ADN e “La Masia”
12 Nëntor 2025
14:02
Alfred Lleshi
Manchester City i Pep Guardiolës duket se është rikthyer përfundimisht i plotë. Pas një sezoni të dobët dhe fillimi të vështirë këtë kampionat, skuadra ka përmbysur gjithçka. Shumë e prisnin këtë falë përforcimeve verore, nivelit të lartë të Doku dhe rikthimit të Rodrit, por në mungesë të vazhdimësisë së fituesit të “Topit të Artë”, ka qenë Nico González ai që ka shpërthyer fuqishëm.
Mesfushori 23-vjeçar, i formuar në “La Masia” dhe i transferuar nga Porto për 60 milionë euro në janar, fillimisht pati vështirësi, shpesh qëndroi në stol. Por tani është bërë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur nga 90 minuta në 4 fitoret radhazi, pas humbjes ndaj Aston Villa.
Kundër Liverpool-it shënoi golin e parë të sezonit dhe dominoi mesfushën, duke i dhënë liri Bernardo Silvës dhe Foden, siç bënte dikur Busquets me Xavin dhe Iniestën. Me këtë nivel, Nico është kandidaturë e sigurt për kombëtaren spanjolle. Në Angli tashmë e quajnë “mini Rodri”. -

Kokaina e fshehur në tigan…dënohet shqiptari në Angli
Ervis Doksani
ANGLI-Një 22-vjeçar shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për trafik droge të klasit A pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Mediat e huaja raportojnë se Ervis Doksani u arrestua në Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit.
Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë. Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh.
Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e cila ishte vendosur në një tigan, së bashku me afërsisht 1,000 paund cash.
Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha: Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona, ndaj është e këndshme të shohësh Ervis Doksanin të deklarohet fajtor për këto krime. Drogat e Klasit A shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe NCA vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim./ZËRI