Janë pothuajse të përditshme grabitjet e shtëpive të barit në Angli nën pronësi të shqiptarëve.
Grabitësit janë kryesisht të rinj me ngjyrë të cilët kanë informacione të blera deri në £5000 stërlina për vendndodhjen e këtyre shtëpive ku rritet kanabis.
Sipas gazetës Luton Today të cilës i referohet Top Channel, një shqiptar i cili gjeti guximin të shkonte për të grabitur një shtëpi bari të disa shqiptarëve të tjerë është dënuar me 14 vite burg.
Oficerët u thirrën në orët e para të 3 marsit të vitit 2021 për shkak të raportimeve për të shtëna me armë dhe për përleshje në zonën e Hallwicks Road.
Përleshja ndodhi pasi burrat u përpoqën të hynin me forcë në një pronë që po përdorej si fabrikë kanabisi.
Mario Canaj, 39 vjeç, nga St James Court, Coventry, u dënua me 14 vjet burg më 1 dhjetor në Luton Crown Court.
Canaj u dënua për komplot për të prodhuar kanabis, posedim të një arme zjarri dhe kanosje.
Tre burra u vunë pas hekurave në vitin 2023 në lidhje me incidentin, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.
Rreshterja detektive Jo Goodson, nga Njësia e Krimeve të Mëdha të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: “Ky rast tregon vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e pastër të oficerëve dhe stafit tonë.
“Kanë dashur pothuajse pesë vjet punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të mundimshme dhe bashkëpunim midis ekipeve të shumta. Dhuna që shpërtheu atë natë ishte tronditëse dhe ne ishim absolutisht të përkushtuar për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Këto dënime dërgojnë një mesazh të qartë se krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire”, shtoi rreshterja Jo Goodson.
Tag: angli
-

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve
Çdo dy ditë, një i burgosur po lirohet gabimisht sipas mediave në Angli.
Daily Mail pretendon se ka analizuar me kujdes të dhënat dhe ka dalë në përfundimin se që kur Keir Starmer mori pushtetin 18 muaj më parë, 302 të burgosur janë lënë të lirë në këtë mënyrë. Autorë të krimeve të dhunshme dhe atyre me sfond seksual, po lirohen bashkë me hajdutët dhe mashtruesit, thuhet në shkrim.
Sekretari britanik i Drejtësisë David Lammy pohoi një ditë më parë se gjatë muajit të kaluar, burgjet liruan aksidentalisht edhe 12 të dënuar, dy prej të cilëve mbeten në arrati. Robert Jenrick që në një qeverie hije të opozitës do të ishte sekretar drejtësie, e quajti situatën një “kaos total”. HMP Pentonville, një burg i kategorisë B në veri të Londrës ka liruar gabimisht shtatë të burgosur që kur Partia Laburiste fitoi korrikun e kaluar.
Kjo shifër tani mund të jetë më e lartë, vazhdon shkrimi, duke pasur parasysh se ndarja zyrtare e të dhënave burg për burgjet përfshin vetëm periudhën deri në mars të 2025-sës. Besohet se nga burgu në fjalë, nga vitit 2024 deri në 2025-sën janë lënë të lirë aksidentalisht 16 të burgosur. Ky turp, thotë Daily Mail, ishte një plagë e re për Qeverinë, e cila mori një tronditje të fortë pas gabimit të shumëtrumpetuar me Hadush Kebatu.
Etiopiani Kebatu u dënua për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje, por u lirua gabimisht në 24 tetor, në vend që të dërgohej në një qendër paraburgimi për emigracionin.Top Channel
-

Në garë për sulmuesin kuqezi/ Anis Mehmeti “tërbon” Anglinë
Anis Mehmeti, sulmuesi kuqezi, mbetet një nga emrat më të lakuar në Angli, ku me Bristol City vijon të dhurojë paraqitje fantastike edhe këtë sezon. 5 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje, janë shifra fantastike për një sulmues krahu, lojtari me më shumë asiste në Championship. Forma e tij nuk ka kaluar në heshtje pasi së fundmi, sipas mediave në ishull, Leicester City ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar.
“Dhelprat” nuk po kalojnë një sezon të mirë, aktualisht ndodhen në vendin e 15-të dhe sipas mediave në Angli, Leicester pritet të futet në merkato gjatë muajit janar për të përforcuar ekipin.Në krye të listës së dëshirave ndodhet pikërisht Mehmeti, por nuk do të jete e lehtë të arrijnë te sulmuesi, në një kohë kur ekipi i tij Bristol City synon të rikthehet në Premier League, për momentin ndodhen në vendin e 7-të, por zona “play-off” është vetëm 1 pikë larg. Dëshira e Mehmetit është të luajë në Premier League, për këtë arsye nuk pritet të largohet nga Bristol City, të paktën jo gjatë merkatos së janarit.
-

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Një mal me mbeturina të hedhura ilegalisht pranë një lumi në zonën rurale jashtë Oxford-it ishte aq i madh sa mund të shihej nga hapësira, por pak njerëz në Tokë duket se e kishin vënë re.
Associated Press shkruan se grumbulli me plehra i fshehur pas një rreshti të dendur pemësh pranë një autostrade të ngarkuar, grumbulli arriti gjatësinë e tre pishinave olimpike dhe lartësinë e një shtëpie dykatëshe, ndërsa shoferët kalonin pa e ditur çfarë ndodhej aty.
Si përfunduan mbeturinat aty dhe sa kohë ka që grumbulli është rritur mbetet mister, por zbulimi i fundit ka shkaktuar zemërim për një krizë mjedisore në zhvillim dhe ka tërhequr vëmendjen ndaj përpjekjeve të vështira të Anglisë për të luftuar bandat kriminale të dyshuara për hedhje të paligjshme të mbetjeve.
“Si arritën të shmangin vëmendjen është tronditëse,” tha Liz Gyekye nga organizata mjedisore Thames21.
“Le të shpresojmë që autorët të kapen shpejt dhe të ndëshkohen për krimet e tyre.
Kjo është një katastrofë mjedisore që po ndodh në pragun e një prej lumenjve më të çmuar të vendit tonë.”
Me ardhjen e shirave të dimrit dhe mbeturinat që ndodhen në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet, ka ngritur shqetësime se ato mund të përfundojnë në lumin Cherwell, i cili kalon përmes kampusit të Universitetit të Oxford-it përpara se të bashkohet me lumin Thames që rrjedh drejt Londrës dhe më pas në det.
Edhe pse u raportua në media vetëm javën e kaluar, Agjencia e Mjedisit në Angli tha se e kishte identifikuar zonën si një vend me rrezik të lartë për mbetje të paligjshme që në korrik dhe kishte lëshuar një urdhër ndalimi.
Agjencia mori një urdhër gjykate muajin e kaluar për të mbyllur zonën pasi mësoi se hedhja e mbeturinave po vazhdonte, dhe tani po hetohet si një krim.
Nuk është e qartë kur filloi hedhja, por pamjet satelitore të siguruara nga Thames21 tregojnë fusha të gjelbëruara në prill të vitit 2024 dhe një vijë të bardhë mbeturinash mes dy rreshtave pemësh në korrik.
Disa javë para se publiku të mësonte për grumbullin pranë autostradës A34, afër fshatit Kidlington, qeveria u kritikua nga një komitet parlamentar për veprimet e ngadalta ndaj një problemi që, sipas agjencisë, i kushton ekonomisë së Anglisë 1 miliard paund (1.3 miliard dollarë) në vit.
Sipas një raporti të fundit nga Komiteti për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike në Dhomën e Lordëve, çdo vit në Angli hidhen ilegalisht aq shumë mbeturina sa do të mbushnin stadiumin Wembley me 90 mijë vende plot 35 herë.
Komiteti i bëri thirrje qeverisë të veprojë me ashpërsi ndaj grupeve të krimit të organizuar që dyshohet se qëndrojnë pas këtij problemi.
“Pavarësisht përmasave dhe seriozitetit të krimeve, të ngritura nga qytetarët në shumë raste, kemi gjetur dështime të shumta nga Agjencia e Mjedisit dhe agjenci të tjera, nga reagime të ngadalta ndaj raportimeve të përsëritura publike (si në rastin e Hoads Wood, Kent) deri te mungesa e theksuar e dënimeve të suksesshme,” tha Shaista Ahmad Sheehan, kryetare e komitetit.
Fenomeni i hedhjes së gjithçkaje, nga qeset me mbetje shtëpiake te pajisjet dhe mobiliet, në qytete dhe zona rurale është një problem në rritje.
“Fly-tipping”, siç njihet në Mbretërinë e Bashkuar, është një term që përshkruan hedhjen e mbeturinave në mënyrë të shpejtë, shpesh nga një automjet në lëvizje.
Praktika është burim shqetësimi për pronarët e tokave dhe pushtetin lokal, si dhe një njollë për një vend krenar për bukurinë e tij natyrore.
Organizata Keep Britain Tidy tha se sipas të dhënave qeveritare, kishte mbi 1.1 milion raste të “fly-tipping” gjatë vitit 2023–24, një rritje prej 6% nga viti i mëparshëm.
Shpesh kryhet nga operatorë të paautorizuar që ofrojnë të largojnë mbeturina me çmime të ulëta, duke përdorur furgonë pa shenja identifikuese.
Është një krim i vështirë për t’u ndaluar dhe mund të jetë i kushtueshëm për pronarët e tokave nëse mbeturinat përfundojnë në pronën e tyre.
Shenja “Ndalo hedhjen e mbeturinave” janë të zakonshme në zona të izoluara urbane dhe përgjatë rrugëve rurale, ku shembuj të mbeturinave të shpërndara ose të grumbulluara nuk janë të rralla.
Malet kolosale me mbeturina të hedhura nga grupe të organizuara që përdorin kamionë të mëdhenj paraqesin një sfidë shumë më të madhe. -

“Mali i mbeturinave”/ Grumbulli i plehrave pranë lumit në Angli rrezikon të shkaktojë një katastrofë mjedisore
Një mal me mbeturina të hedhura ilegalisht pranë një lumi në zonën rurale jashtë Oxford-it ishte aq i madh sa mund të shihej nga hapësira, por pak njerëz në Tokë e kishin vënë re.
Sipas Associated Press, grumbulli, i fshehur pas një rreshti të dendur pemësh pranë një autostrade të ngarkuar, arrinte gjatësinë e tre pishinave olimpike dhe lartësinë e një shtëpie dykatëshe.
Ekspertët mjedisorë shprehen shqetësim se mbeturinat mund të përfundojnë në lumin Cherwell, i cili kalon përmes kampusit të Universitetit të Oxford-it dhe më pas bashkohet me lumin Thames, duke rrezikuar ndotjen e lumenjve.
Agjencia e Mjedisit në Angli kishte identifikuar zonën si me rrezik të lartë që në korrik dhe lëshoi urdhër ndalimi, ndërsa hetimet për këtë krim janë në zhvillim. Pamjet satelitore tregojnë se hedhja e mbeturinave ka nisur të paktën që nga korriku i vitit 2024.
“Si arritën të shmangin vëmendjen është tronditëse,” tha Liz Gyekye nga organizata Thames21. Autorët e grumbullit mund të jenë grupe kriminale që ofrojnë hedhje të paligjshme të mbeturinave, një problem që Anglia e quan “fly-tipping” dhe që po përhapet.
Gjatë vitit 2023–24 u regjistruan mbi 1.1 milion raste të hedhjes ilegale të mbeturinave, një rritje prej 6% nga viti i mëparshëm. Ky fenomen shkakton shqetësim për pronarët e tokave dhe autoritetet lokale, duke krijuar rrezik për mjedisin dhe pasojat ekonomike për vendin.Top Channel
-

Ndeshja Shqipëri-Angli, reagon kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 në avantazh të Anglisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon kombëtaren shqiptare, pavarësisht rezultati që shënoi sot.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. -

Shqipëri–Angli/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, kuqezinjtë luajnë pa frikë përballë “Tre Luanëve”
Është mbyllur në barazim 0–0 pjesa e parë e sfidës Shqipëri–Angli në “Air Albania Stadium”, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Një sfidë me ritëm nga ana e të dyja skuadrave. Anglia ka qenë më dominante sa i përket qarkullimit dhe mbajtjes së topit, por Shqipëria është shfaqur më e guximshme.
Disa herë kuqezinjtë iu afruan zonës kundërshtare në mënyrë rrezikshme, duke krijuar tension te mbrojtësit anglezë, por pa arritur të godasin portën.Ndërkohë, në minutën e 37-të të sfidës, Thomas Strakosha ka bërë heroin, duke neutralizuar një goditje potente nga sulmuesi anglez.
Kujtojmë që, me çdo lloj rezultati, Shqipëria e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën Play-Off, ndërsa Anglia kualifikohet direkt për Kupën e Botës. -

LIVE Shqipëri-Angli/ Nis pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë golin
LIVE Shqipëri-Angli/ Nis pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë golinShqipëria 0-0 Anglia
Shqipëria do të përballet me Anglinë në orën 18.00, në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh. Për këtë takim, pak më parë janë publikuar …


