Biletat për Kupën e Botës 2026 pritet të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohërave, pasi FIFA ka prezantuar një model të ri rishitjeje që përfshin një komision total prej 30% për çdo transaksion.
Ky ndryshim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët anglezë, të cilët tashmë po përballen me çmime marramendëse për ndeshjet e fazës së grupeve.
Çmimet për ndeshjet e Anglisë kanë arritur deri në 1 mijë paund, ndërsa në faqet e dyta të rishitjes një biletë për finalen e New Jersey-it për vitin e ardhshëm shitet për afro 33 mijë paund. Tifozët thonë se ky është një çmim i papërballueshëm për ndjekjen e ekipit të tyre kombëtar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas modelit të ri të FIFA-s, çdo blerës dhe shitës paguan nga një komision prej 15% në tregun e rivendosjes, duke rritur ndjeshëm koston e biletave që zakonisht ndryshojnë disa herë pronar.
Klubi i Tifozëve të Anglisë, që numëron 27.000 anëtarë, do të marrë vetëm 8% të biletave për ndeshjet e Botërorit, rreth 3.600 në disa stadiume. Biletat e përballueshme për fazën e grupeve do të kushtojnë nga 85 paund deri në 125 paund, por numri i tyre është shumë i vogël.
Reagimet e tifozëve kanë qenë të ashpra. Richard Wilson, tifoz i Chelseat, deklaroi: “Nuk ka asnjë mënyrë që tifozët e zakonshëm të paguajnë kaq shumë për të ndjekur Anglinë. Të gjithë e dimë çfarë përfaqëson FIFA.”
Nga ana e saj, FIFA e drejtuar nga Gianni Infantino mbron modelin e ri, duke thënë se çmimet dinamike janë praktika të zakonshme në SHBA për ngjarje me kërkesë të lartë. FIFA premton se faza e ardhshme e shitjes, që nis më 11 dhjetor, do të përfshijë oferta speciale me çmime fikse.
Tag: angleze
-

‘Biletat më të shtrenjta në histori’, tifozët anglezë ‘shpërthejnë’ ndaj FIFA-s për Botërorin 2026
-

E bujshme/ Premier Liga është më afër për Vatën! Dy klube të elitës angleze kërkojnë lojtarin shqiptar, në garë edhe Gallatasarai
Emri i Roko Vatës ka nisur të qarkullojë në zyrat e klubeve angleze dhe jo vetëm për një transferim të mundshëm të tijin. Premier Liga duket më afër për lojtarin shqiptar, por jo me fanellën e Uatfordit.
Mësohet se dy klube nga elita e futbollit britanik kanë hyrë në garë për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës. Bëhet fjalë për Kristal Palasin dhe për Fulhamin, të cilat duket se po binden nga cilësitë e shpalosura nga Roo Vota. Ndërkohë listës së skuadrave të interesuara për talentin 2-vjeçar i është shtuar edhe gjiganti turk, Gallatasarai./Sport Ekspres/ -

Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL
18 Nëntor 2025
18:46
Telesport
Christian Pulisic është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm aktualisht te Milan. Amerikani ka treguar se është një lojtar tejet deçiziv për kuqezinjtë. Kontrata e amerikanit me kuqezinjtë skadon në vitin 2027 dhe pse është përfolur që ka pasur bisedime mes palëve për një rinovim mes tyre, deri tani ende nuk ka ardhur firma.
Në këtë situatë, interesi për Pulisic është shtuar. Janë të paktën dy ekipe angleze që interesohen për të si Manchester United dhe Aston Villa. “Football Transfers” raporton se Pulisic pëlqehet shumë nga Ruben Amorim dhe “Djajtë e Kuq” janë gati të përfitojnë nga situata aktuale mes lojtarit dhe klubit kuqezi.
Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery është një tjetër ekip që interesohet për Pulisic dhe është gati të hyjë në garë për transferimin e tij. -

VIDEO-Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë
Ekip anglez ka mbërritur në Tiranë në prag të ndeshjes së fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Shqipërisë.
Ekipi do të niset drejt hotelit e më pas do të kryejë stërvitjen e fundit ne stadiumin “Arena Kombëtare”, aty ku trajneri Thomas Tuchel do të dalë para mediave.
Të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre dhe sfida e nesërme do të ketë vlerën e një miqësoreje luksi. -

Spektakël në Premier League angleze, Mançester Siti shkatërron Liverpulin 3-0
Adriatik BALLA
Një ndeshje spektakolare u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Premier League angleze, midis dy skuadrave të njohura të kampionatit ishullor, mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Siti i trajnerit Pep Guardiola ka shënuar fitore të thellë dje në derbin e zjarrtë me të kuqtë, duke e mundur me shifrat e thella 3-0. Me pikët e plota, Siti u ngjit në vendin e dytë, ndërsa e ka zhytur Liverpulin me trajnerin Arne Slot edhe më shumë në krizë të rezultateve. Siti ka 22 pikë, katër më pak se lideri Arsenali, kurse Liverpuli me 18 pikë është në vendin e tetë. Nga 18 pikë kanë edhe Totenhemi, Aston Vila, Mançester Junajtid dhe Bournemouthi. Pep Guardiola nga ana tjetër e udhëhoqi Mançester Sitin drejt një tjetër fitoreje të madhe. Ishte triumfi i katërt rresht për Guardiolën dhe Sitin në të gjitha garat, në ndeshjen jubilare të tij. Tekniku spanjoll tani ka 1000 ndeshje si trajner.
Periudha shumë të suksesshme më herët pati te Barcelona dhe Bajerni i Mynihut. Duke iu kthyer ndeshjes, dje në “Etihad Stadium”, në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premier Leagues, pati penallti të humbur, gola të shënuar e një të anuluar. Erling Haland e humbi mundësinë të shënonte nga penalltia në minutën e 13-të. Gjuajtjen e tij e kuptoi portieri Giorgi Mamardashvili. Por gjeorgjiani nuk arriti ta devijojë topin pas gjuajtjes me kokë të Halandit në minutën e 29-të. Sulmuesi norvegjez iu gëzua golit të 14-të në Premier League në këtë edicion, dhe të 99-tit në elitën angleze që kur u transferua nga Borusia Dortmundi në vitin 2022.
Virgil van Dijk shënoi për Liverpulin në minutën e 38-të. Por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje. Van Dijk ishte i pafat kur e devijoi gjuajtjen e mesfushorit Niko Gonzalez. Mesfushori spanjoll shënoi për 2:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Në minutën e 63-të, me golin për 3:0, sfidën e vendosi sulmuesi i krahut, Jeremy Doku. Liverpuli në këtë ndeshje vinte pas fitoreve ndaj Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Vilës në Premier League. Por, ka pasur shumë disfata në këtë sezon, të cilat e kanë lënë prapa edhe në elitën angleze. Në Champions është i teti me nëntë pikë në katër ndeshje. Kjo fitore e Mançester Sitit mbrëmë ndaj Liverpulit tregon që skuadra e Guardiolës po rritet dhe po i kalon ditët e vështira, kurse skuadra e trajnerit Arnie Slot po njeh krizë të thellë në horizont, pasi nuk ka vijueshmëri në lojë e rezultate. -

Natë e madhe për ekipet angleze! Arsenal shkatërron Atletico-n, Man. City dhe Newcastle bëjnë detyrën më së miri
21 Tetor 2025
22:58
Telesport
Një natë e madhe për ekipet angleze në Champions League, të cilat morën fitore bindëse. Në “Emirates”, Arsenal shkatërron 4-0 Atletico Madridin, duke marrë kështu fitoren e tretë rresht për këtë sezon.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pjesa e dytë pastaj ishte spektakolare. Në minutën e 56-të, Declan Rie kroson nga goditja e dënimit, Gabriel shënon me kokë. Në minutën e 62′, Gabriel Martinelli shënon golin e dytë për vendasit, me një goditje të bukur me të djathtën, pas asistit fantastik të Lewis-Skelly.
Më pas ishte radha e Viktor Gyokeres për të shënuar dy gola në tre minuta, 67′ dhe 70′.
SHIKOGOLAT
Në “St. James ‘Park”, Newcastle fitoi 3-0 ndaj Benfica. Anthony Gordon shënoi në minutën e 32′, Harvey Barnes dyfishoi shifrat në minutën e 70′ dhe shënoi golin e dytë personal në minutën e 80’.
SHIKOGOLAT
Fitore edhe për Man. City në transfertë 0-2 ndaj Villarreal, me golat e Erling Haaland 17′ dhe Bernardo Silva 40′.
SHIKOGOLAT -

FBI-ja angleze iu kap 250 kg kokaine çunave të Londrës, tre të arrestuar
Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën me rreth 250 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 20 milionë paund.
Operacioni u zhvillua nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër (OCP), një ekip i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane, i krijuar për të luftuar krimin e organizuar.
Sipas raportit të National Crime Agency të cilit i refetohet Top Channel, droga u gjet në një kamion në Dartford, Kent, gjatë një kontrolli të koordinuar nga oficerët e OCP-së. Tre të dyshuarit mbeten në paraburgim dhe po merren në pyetje nën dyshimin për furnizim me drogë të Klasit A.
Zyrtari i OCP-së, Andy Tickner, tha: “Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës dhe pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta ndaluar, ajo sasi do të kishte përfunduar në rrugët e komuniteteve tona, duke ushqyer varësinë dhe duke nxitur vepra të tjera të rënda kriminale”.Top Channel
-

FBI angleze iu kap 250 kg kokaine çunave të Londrës, tre të arrestuar
Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën me rreth 250 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 20 milionë paund.
Operacioni u zhvillua nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër (OCP), një ekip i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane, i krijuar për të luftuar krimin e organizuar.
Sipas raportit të National Crime Agency të cilit i refetohet Top Channel, droga u gjet në një kamion në Dartford, Kent, gjatë një kontrolli të koordinuar nga oficerët e OCP-së. Tre të dyshuarit mbeten në paraburgim dhe po merren në pyetje nën dyshimin për furnizim me drogë të Klasit A.
Zyrtari i OCP-së, Andy Tickner, tha: “Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës dhe pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta ndaluar, ajo sasi do të kishte përfunduar në rrugët e komuniteteve tona, duke ushqyer varësinë dhe duke nxitur vepra të tjera të rënda kriminale”.Top Channel
-

Aksion ‘blic’ në Tiranë! Ndalohet në mes të bulevardit “Audi” me targa angleze, civilët arrestojnë 3 persona
pamje nga aksioni
TIRANË- Një operacion i befasishëm Policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Civilët kanë ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze, ndërsa raportohet se janë arrestuar tre personat që ndodheshin brenda mjetit. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre dhe as shkaku i arrestimit. Detaje të reja dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet pritet në vijim.
lajmi në përditësim… -

Upamecano në Madrid, ylli i Premier League në Mynih?
14 Shtator 2025
11:42
Telesport
Marc Guéhi mund të jetë ylli i ardhshëm i Bayern. Sipas mediave angleze, klubi gjerman po e ndjek me vëmendje situatën e tij dhe pritet të bëjë lëvizje të forta në janar.
Ndryshe nga Liverpool apo klubet e tjera angleze, klubet e huaja si Bayern kanë mundësinë të firmosin parakontratë me mbrojtësin, sepse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme. Pra, në janar lejohet ligjërisht firma paraprake.
Bayern do të përpiqet ta joshë me një bonus të fortë firme, rreth 20 mln euro, duke qenë se ai do të transferohej me parametra zero në Mynih.
Një arsye pse Bayern po nxitohet është se Upamecano ende nuk ka firmosur kontratë të re dhe po tërhiqet nga ideja për t’u transferuar te Real Madrid. Klubi madrilen e pëlqen shumë francezin.