Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
Tag: anëtari
-

“Berisha do ta bëjë pis deri në fund”/ Reagon ashpër ish-anëtari i Kryesisë: Berisha dogji të ardhmen e PD, kërkon…
I ftuar në një studio televizive ish-anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko u shpreh se Berisha kërkon të shuajë zërat kundër tij në PD. Ai tha se Sali Berisha, me rikthimin e tij, dogji të ardhmen e kësaj force politike.
Roland Bejko:
“Një nga dy partitë kryesore mund të jetë, edhe me 20 ose 30 deputetë. Nuk ka qenë ky misioni i PD. Këtë funksion e humbi Sali Berisha me kthimin e tij, dhe e bëri më keq se sa ishte. Berisha, dakordësia për të hapur kutitë ishte e vonuar. Deri në atë moment, e donte deligjitimitetin jashtë kutive. Kur këta individë, që ishin në garë, kërkuan hapjen, Berisha u step. Pasi bëri bilanc, u mundua që disavantazhin ta kthente në avantazh. I binte kauza. Berisha do ta bëjë pis deri në fund, nuk ka rëndësi të mitë apo tuajët. Atë dobësinë e numëruesve do e kthejë në avantazh, që i kanë blerë. Ai është gati të lëshojë këdo. Ai të fitojë kohën për të legjitimuar veten në krye të PD, kërkon të shuajë edhe ndonjë zë që vjen nga poshtë lart.” -

VIDEO/ KAS nis rinumërimin e votave për kandidatët e PD në 42 kutitë e Dibrës
Paraditen e kësaj të mërkure ka nisur në KAS rinumërimi i votave preferenciale mes kandidatëve të PD në 42 kuti votimi të qarkut Dibër, kërkesë e bërë nga Xhemal Gjunkshi me pretendimin se iu vodhën votat. Në nisje të mbledhjes, anëtari i KAS Elvin Lako sqaroi se bëhet fjalë për 42 kuti votimi dhe jo 44, për shkak të një gabimi. ”Nga një verifikim, na rezulton që kemi një dublikim të një QV. QV 1029/00 e keni shkruar dy herë. QV 1096/00 i përket KQZAZ 19. Ne sot do të kqyrim 42 kuti votimi”, tha anëtari i KAS, Elvin Lako. Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat, me numërimin që u bë më 11 maj.
-

Hapja e kutive të votimit për Tiranën, anëtari i PD në KAS: Rinumërimi do të ndikojë në rezultat
Javën e ardhshme, në Parkun Olimpik do të hapen kutitë për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës.
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, në një intervistë për RTSH sqaroi se arsyet që çuan në hapjen e kutive ishin provat e dorëzuara nga kandidatë të Partisë Demokratike, që tregonin se në një qendër votimi kishte tjetërsim votash.
“Vota që ishin vetëm për partinë i kishin kaluar një kandidati, ndërkohë që nuk duhet të ishin për kandidatin. Nisur nga fakti që qarku i Tiranës është qarku më i madh në Shqipëri dhe është e vështirë t’i mbledhësh provat duke parë gjithë filmimet, dhe t’i mbështesësh çdo provë në vetvete, u mendua që të kërkohet këqyrja e të gjitha fletëve të votimit për qarkun e Tiranës,” tha z. Braho.
Ai sqaroi se nëse gjatë procesit do të dalin mos përputhje serioze, atëherë do të ketë pasoja për komisionerët apo për përfaqësuesit që kanë firmosur dokumentacionin.
“Në qoftë se do të shihet që ka ndërhyrje të tilla, të cilat dukshëm nuk vijnë si pasojë e gabimeve njerëzore, patjetër që do të procedohet me kallëzime penale për grupet e numërimit përkatës,” tha anëtari i KAS-it.
Rinumërimi do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi ai do të reflektohet në tabelën për qarkun e Tiranës.
“Ky proces është i ndryshëm nga ai që bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas certifikimit të zgjedhjeve, që është thjesht për efekt transparence. Ka të bëjë edhe me faktin që mund të sjellë ndryshime në tabelën e rezultateve si për subjektet, si për kandidatët,” deklaroi z. Braho.
Deri më tani, është vendosur të hapen 1,282 kuti për qarkun e Tiranës dhe 44 për qarkun e Dibrës, ndërkohë që po shqyrtohen pretendimet edhe për qarqet e tjera. -

Anëtari i PE-së mbështet PD/ Kols: Populli meriton udhëheqje që forcon ekonominë dhe ndërton besim tek institucionet
Mbështja për liderin demokrat Sali Berisha nga ndërkombëtarët sa vjen e rritet. Pas shumë emrave të eurodeputetëve të PE dhe jo vetëm që e kanë mbështetur fuqimisht kryedemokratin Sali Berisha në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit, në krah të tij ka dalë edhe Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian, i cili përmes një video-mesazhi shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Sipas Kols, Shqipërisë i nevojiten vlerat e demokracisë dhe intergimi evropian, dhe jo një gjyqësor që përdoret për interesa politike dhe jo për vetë drejtësinë.
‘Nuk ka të bëjë vetëm me procesin politik, kjo ka të bëjë me drejtimin që merr një komb që ka punuar shumë për të lënë pas të kaluarën autoritare dhe për të përqafuar vlerat e demokracisë dhe të integrimit evropian. Por shqetësimet mbeten. Korrupsioni, përqendrimi i pushtetit, erozioni i pavarëisë institucionale, një gjyqësor nqë duhet t’i shërbejë drejtësisë dhe jo politikës dhe zgjedhjet që duhet të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. Sepse pa besim te vota, demokracia nuk mund të funksionojë’, thuhet në video-mesazhin e Kols.
‘Sundimi i ligjit, përgjegjshmëria, liria ekonomike, dhe respekti për normat demokratike. Potenciali ekziston’, janë disa prej mesazheve që anëtari i PE-së jep në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, duke shtuar se populli shqiptar, meriton një udhëheqje që e pasqyron këtë potencial.
‘Europa po ju vështron me shumë vëmendje dhe me shpresë. E ardhmja e Shqipërisë në BE, varet jo vetëm nga reformat e shkruara në ligje, por nga reformat e zbatuara në praktikë: sundimi I ligjit, përgjegjshmëria, liria ekonomike, dhe respekti për normat demokratike. Potenciali ekziston. Populli i Shqipërisë meriton një udhëheqje që e pasqyron këtë potencial. Një qeverisje që I shërben interesit publik, forcon ekonominë dhe ndërton besim tek institucionet. 11 maji nuk eshtë fundi i procesit, por një provë përkushtimi. Shpresoj për një Shqipëri të fortë, demokratike, që i përket plotësisht familjes europiane”, përmbyll mesazhin e tij, anëtari i PE-së, Richard Kols.
-

E FUNDIT/ Po injorohet vendimi i CAS-it, FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH-it
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që do të zhvillohet më datë 23 prill 2025. Kjo vendimmarrje është pasojë e refuzimit të hapur nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë zyrtare të FSHF-së, të paraqitur më 28 mars 2025, në përputhje me të drejtën që Statuti i KOKSH-it njeh çdo anëtari të tij.
Kërkesa e FSHF kishte për qëllim shprehjen e qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme mbi zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili e ka shpallur të pavlefshëm vendimmarrjen e mëparshme të KOKSH, mekanizmat e saj zgjedhor dhe ka renditur shkelje të qarta të të drejtave të FSHF si anëtar. Kjo vendimmarrje duhet të zbatohet detyrimisht nga KOKSH për ta kthyer strukturën Statutore të KOKSH brenda kornizës së ligjit.
Për fat të keq, drejtuesit aktualë të KOKSH kanë vendosur të injorojnë, jo vetëm vendimin e gjykatës sportive ndërkombëtare me prestigjioze si CAS, por edhe të drejtat themelore të një anëtari për të kërkuar përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës. Ky akt zhduk çdo iluzion mbi funksionimin demokratik të KOKSH dhe tregon se drejtimi i tij aktual po ndjek një rrugë të izoluar dhe autoritare, në kundërshtim me frymën olimpike dhe Kartën Olimpike.
Kjo dhe vendimmarrjet e tjera te KOKSH-it janë kundërshtuar nga FSHF vetëm me qëllimin e restaurimit të proceseve ligjore brenda kësaj organizate dhe kjo është konfirmuar në nivel ndërkombëtar.
Kështu do të ndodhi edhe në të ardhmen, sepse kërkesat tona janë vetëm në interes të ligjshmërisë dhe demokratizimit të një organizate.
Mirëpo drejtuesit e KOKSH-it nuk kanë asnjë interes të zbatojnë ligjin dhe vendimet e Gjykatave dhe mbajnë në një frymë shtrëngimi anëtarët që mbahen me paratë publike, që administron KOKSH dhe nuk i lejojnë të ushtrojnë liritë e tyre të organizimit. Ata kanë vetëm shqetësimin të përdorin kohën në detyrë për të thelluar paligjshmëritë që i mundëson të ushtrojnë disa ofiqe në dëm të interesave të mjedisit sportiv.
Nuk mund të ketë kuptim pjesëmarrja në një asamble kur anëtarët nuk lejohen të shprehen, nuk u njihet mundësia për të diskutuar çështje me karakter kaq të rëndësishëm dhe nuk u garantohen të drejtat e pjesëmarrjes. Në një organizatë ku një anëtar ka më pak të drejta sesa një drejtues i zgjedhur, atëherë vetë kuptimi i demokracisë institucionale është i cënuar.
FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore dhe institucionale për të garantuar ligjshmërinë dhe për të rikthyer funksionimin normal dhe të rregullt të KOKSH. Ashtu si para 4 vjetësh, kur paralajmëruam këtë vendimmarrje, sërish gjithçka që po kryhet është e kundërligjshme, por për drejtuesit e KOKSH, ka rëndësi vetëm qëndrimi në detyrë.
Ne do të mbetemi gjithmonë në mbështetje të parimeve të transparencës, të drejtës, dhe respektimit të çdo anëtari në mënyrë të barabartë. -

FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH, shkaku…

Ne do të mbetemi gjithmonë në mbështetje të parimeve të transparencës, të drejtës, dhe respektimit të çdo anëtari në mënyrë të barabartë.
Vazhdo leximin