Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të Visit të Pojës të njohur si Elvis Doci.
Në pranga ka përfunduar Juxhin Drazhi, u arrestu në një vilë luksoze.
Në emër të Juxhin Drazhit rezulton i rregjistruar në Durrës një biznes i tregtimit të automjeteve dhe lënies me qira të tyre.
Tag: anëtari
-

Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të ‘Visit të Pojës’ (Emri)
-

“Do vijë dita, ministër AI”/ Rama: Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startupeve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Duk folur për zhvillimet teknologjike, Rama tha se shumë shpejt, inteligjenca artificiale mund të bëhet anëtari më efikas i bordit qeverisës.
“Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI.
Ministrin “x” e ke AI, nuk ka as kushëri për të fut në punë, as interesa të prishë proceset dhe nuk po them që është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund të merrej përsipër”-u shpreh Rama.Top Channel
-

“Pati manipulime”‘/ Rezultati final pas rinumërimit të votave për qarkun Fier, flet anëtari i KAS: Do i përcjell…
Ka qenë anëtari i KAS-it i PD-së, Ledio Braho, ai që deklaroi se materialet me tabelat ku lëvizin rezultatet do i kalojnë për referim Prokurorisë së Fierit, pasi ka pasur manipulim.
Pak pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar për parregullsitë e gjetura në numrin e madh të votave, kryesisht tek kandidatët e partive.
Rinumërimi në qarkun e Fierit për 586 kuti u vendos me nismën e dy anëtarëve të PD-së në KAS.
“Do t’i përcjell Prokurorisë së Fierit të gjitha tabelat ku lëvizin votat. Kishte manipulim”, ka thënë ai mes të tjerash. -

Dënohet me burgim të përjetshëm, anëtari i Hellbanianz, “Skilla”
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Vazhdon rinumërimi, anëtari i Komisionit të Ankesave: KAS verifikon votat, nuk heton krimet zgjedhore
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës parashikohet që të mbyllet të hënën e ardhshme. Kështu u shpreh anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Koli Bele, i cili pohoi se ky proces është vetëm për rivlerësimin e votave dhe jo për të hetuar nëse është tjetërsuar vota para, gjatë dhe pas procesit të votimit.
“Duhet të kuptojmë se ky proces në vetvete nuk bën hetimin për kuti, por rinumërohen dhe dalin në një rezultat përfundimtar. Për të konkluduar nëse në një rast ka diferenca të mëdha apo jo qëllim kriminal, duhet hetuar në një proces tjetër”, tha Bele.
I pyetur nëse anëtarët e KAS kanë vërejtur anomali gjatë procesit të rinumërimit për lëvizje të shumta votash brenda një kutie, Bele pohoi se deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tilllë, por shmangu përgjegjësinë për të qenë ata hetuesit e krimeve zgjedhore.
Lidhur me ankesat e palëve drejtuar KAS, se nuk po vlerësojnë njësoj votat e dyshimta, Bele pohoi se të gjithë kandidatët por edhe subjektet po trajtohen njësoj. -

‘Hetimi i kutive kërkon procedurë tjetër’, anëtari i KAS zbulon se kur do të përfundojë procesi i rinumërimit të votave
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Koli Bele, deklaroi sot për mediat se procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë maksimalisht në fillim të javës tjetër.
Bele sqaroi se KAS nuk kryen hetim të kutive gjatë këtij procesi, pasi rinumërimi ka si qëllim vetëm konstatimin e rezultatit përfundimtar. Sipas tij, në rastet kur evidentohen ndryshime të mëdha, mund të nevojitet një hetim i veçantë në një proces tjetër.
“Ky proces nuk është ndërtuar për të përfunduar me kallëzim penal. Maksimumi të hënën do të kemi një rezultat përfundimtar. Deri tani janë rinumëruar mbi 600 kuti. Nëse konstatojmë ndonjë diferencë të konsiderueshme, do të duhet hetim në një fazë tjetër,” theksoi Bele. -

E trishtë/ Reali ‘në zi’ para ndeshjes, ndahet nga jeta anëtari numër ‘1’
Real Madrid ka shpërndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Serxhio Nieto Diaz Albo. Ky i fundit ka vdekur në moshën 100-vjeçare, ndërsa kujtohet si anëtari numër 1 i Realit.
Serxhio ishte anëtar i komunitetit të madrilenëve prej 93 vitesh, pikërisht nga dhjetori i vitit 1932. Komuniteti i gjera ka mbi 100 mijë anëtarë.
Reali ka shprehur ngushtëllimet e sinqerta nga presidenti Perez, bordi drejtues. Ky lajm i hidhur vjen para ndeshjes në Botërorin e klubeve, që Reali do të luajë me Paçukën. -

E TRISHTË/ Reali ‘në zi’ para ndeshjes, ndahet nga jeta anëtari numër 1
Real Madrid ka shpërndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Serxhio Nieto Diaz Albo. Ky i fundit ka vdekur në moshën 100-vjeçare, ndërsa kujtohet si anëtari numër 1 i Realit.
Serxhio ishte anëtar i komunitetit të madrilenëve prej 93 vitesh, pikërisht nga dhjetori i vitit 1932. Komuniteti i gjera ka mbi 100 mijë anëtarë.
Reali ka shprehur ngushtëllimet e sinqerta nga presidenti Perez, bordi drejtues. Ky lajm i hidhur vjen para ndeshjes në Botërorin e klubeve, që Reali do të luajë me Paçukën. -

Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, dha një prononcim për mediat ditën e sotme nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarqet Tiranë, Fier dhe Elbasan.
“Stafi i KQZ po numëron votat. Kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka vendosur. Janë numëruar më pak se 10 përqind e të votave. Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi”, tha anëtari i KAS.
Braho shtoi se procesi është ende në fillimet e tij dhe nuk mund të flitet aktualisht për ndonjë bilanc apo për tjetërsime masive të votave.
“Procesi është në fillim dhe nuk bëjmë dot një bilanc tani për të thënë në çfarë mase ka ndodhur një tjetërsim votash.
Deri tani, për ato fletë që janë konsultuar me KAS-in kanë qenë çështje të diskutueshme, nuk mund ti quajmë as gabime njerëzore, por janë çëshjte subjektiviteti të grupeve të numërimit. Nëse në vijim do shohim tjetërsime votash masive nga i njëjti grup numërimi, pastaj nuk mund të themi dot që janë gabime njerëzore por të qëllimshme, s’kemi pasur një rast të tillë deri tani”, tha Braho.
Sa i përket ritmit të procesit të rinumërimit, Braho u shpreh i pakënaqur me ecurinë e ditës së djeshme, ku u numëruan vetëm 87 qendra votimi. Sipas anëtarit të KAS, qarku i Tiranës përbën sfidë të veçantë për shkak të numrit të madh të kandidatëve në fletën e votimit, rreth 500, çka kërkon më shumë kohë për verifikimin e çdo vote.
“Ishim të pakënaqur nga ritmi i djeshëm i numërimit sepse u numëruan rreth 87 qendra votimi. Sot janë marrë masat që të ndahen në dy turne procesi, duke e bërë që të jetë një proces më i gjatë, dhe në mënyrë që numëruesit të ndërrohen. Shpresojmë të ecim me një ritëm më të shpejtë por duhet të kemi parasysh që qarku i Tiranës ka një fletë votimi me rreth 500 kandidatë dhe kërkon më shumë kohë fizike në vlerësimin e cdo flete, duke shtuar këtu dhe presionin nga vëzhguesit që merren me pikat me shenjat, me peintimet, e bën procesin më të ngadaltë”, tha Braho.
Braho përmbylli deklaratën duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe korrektësisë në këtë proces rinumërimi, duke nënvizuar se KAS do të ndjekë me vëmendje çdo rast. -

Rinumërimi i 85 kutive të para në Tiranë, anëtari i opozitës në KAS: Deri tani gabimet njerëzore, nëse dalin tjetërsime masive…
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksione, Ledio Braho, në një deklaratë për mediat është shprehur se gjatë procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës dhe disa qarqe të tjera, janë evidentuar kryesisht gabime njerëzore.
Ai tha se stafi i KQZ po numëron votat dhe se kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka vendosur.
“Deri tani janë numëruar 85 kuti, për ato fletë të konsultuara me KAS, nuk mund t’i quash as gabime, janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Nëse në vijim do të ketë tjetërsime votash masive nga i njëjti grup numërimi, nuk mund të themi më që janë gabime njerëzore, por deri tani nuk ka pasur parregullsi”, tha ai.Top Channel