Tag: anëtarëve

  • E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP e ndërkombëtarëve: Unë kafe në zyrë nuk u jap

    E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP e ndërkombëtarëve: Unë kafe në zyrë nuk u jap

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.
    Ndërkohë e pyetur për një vlerësim për dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Musabelliu u shpreh: Të bësh një krahasim mes dy drejtuese në dy periudha të ndryshme, është e vështirë ta bësh, sepse u ha ose u shton merita.. Kraja ka qenë në fillim, ne s’kemi pasur as godinë në atë kohë, nuk ishim akoma hetuesit, pra ishte një situatë shumë e vështirë për të punuar. Pra që të bësh një krahasim duhet të ketë kushte të njëjta. Gjithsecili për kushtet që kanë pasur kanë bërë maksimumin e tyre. Të bëjë një krahasim, do ishte e padrejtë, dhe për mua padrejtësitë nuk I toleroj. Unë asnjëherë nuk e krahasoj veten time me dikë tjetër.
    Ndërkohë, sa i përket moscënimit të pavarësisë nëse do të kishte në dorë një çështje personale të një anëtari të KLP, prokurorja kandidate u përgjigj se do ta priste në zyrë për t’u njohur me çështjen, por shtoi me humor: Kafe… jo nuk ofroj.

    Top Channel

  • Pas Xholit, para anëtarëve të KLP dhe ndërkombëtareve del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelli

    Pas Xholit, para anëtarëve të KLP dhe ndërkombëtareve del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelli

    Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelli.  

    “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ajo.
    “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer detyrën time”, tha ajo ndër të tjera.

    Top Channel

  • Sot zgjidhet kreu i SPAK, përfaqësuesja e SHBA mbërrin në KLP. Të pranishëm edhe Gonzato e Abott

    Sot zgjidhet kreu i SPAK, përfaqësuesja e SHBA mbërrin në KLP. Të pranishëm edhe Gonzato e Abott

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. E pranishme gjatë seancës është edhe e ngarkuara me Punë e SHBA-ve në vendin tonë, Nancy VanHorn.
    I pranishëm është edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Në ambientet e KLP-së shkoi edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.
    Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare.

  • Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e ‘dorës së dytë’

    Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e ‘dorës së dytë’

    Mandatet e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë përfundojnë në dhjetor të këtij viti. Megjithatë, procedurat për zëvendësimin e tyre kanë nisur me vonesë, njëlloj siç ndodhi në vitin 2018.

    Fundi i këtij viti shënon një moment të rëndësishëm për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organin më të lartë drejtues të këtij institucioni.

    Mandati i gjashtë anëtarëve të këtij Këshilli përfundon në muajin dhjetor. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do të ndryshojnë ose do të rinovohen.

    Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit dhe mungesa e tyre do të paralizonte vendimmarrjen e këtij organi.

    Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.

    Kjo nënkupton që, në rast se anëtarët e rinj nuk zgjidhen në kohë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk do të ketë më kuorum për të marrë vendime. Pavarësisht këtij rreziku, procedurat për përtëritjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj janë me vonesë.

    Kuvendi i Shqipërisë, vetëm javën e kaluar, i shpalli zyrtarisht vendet e lira për tre prej mandateve që propozohen prej këtij institucioni. Ndërsa Këshilli i Ministrave ende nuk ka njoftuar zyrtarisht shpalljen e tre vendeve të lira.

    Për më tepër, nuk është as hera e parë që procesi i plotësimit të vendeve të lira në institucionet rregullatore të tregut ka vonesa.

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati.

    Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve të lira e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.

    Në disa periudha gjatë viteve të fundit, edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka vepruar pa një numër të plotë të anëtarëve të Bordit, madje në disa raste, edhe të anëtarëve ekzekutivë të tij.

    BSH, përtërihet më shumë se gjysma e Këshillit Mbikëqyrës

    Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

    Pesë anëtarë propozohen nga vetë Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave, ndërsa një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

    Në muajin dhjetor përfundojnë mandatet shtatëvjeçare të gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, të zgjedhur në fund të vitit 2018. Pranë përfundimit të mandatit janë Zëvendësguvernatorja e Parë, Luljeta Minxhozi, dhe anëtarët jo ekzekutivë të Këshillit, Artan Hoxha, Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa.

    Në frymën e ligjit dhe në përputhje me vendimin për zgjedhjen e saj, është shpallur si i përfunduar edhe mandati i anëtares Violeta Staka.

    Ligji “Për Bankën e Shqipërisë”, në nenin 48, pika 3, parashikon se “çdo vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës do të plotësohet me emërimin e anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës… i cili e ushtron këtë funksion brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar”.

    Violeta Staka u zgjodh në Këshillin Mbikëqyrës në dhjetor 2020, duke zëvendësuar anëtarin e shkarkuar nga Kuvendi, Arben Malaj.

    Duke qenë se mandati i Arben Malajt duhet të përfundonte pikërisht në dhjetor 2025, sipas këtij interpretimi, edhe mandati i Violeta Stakës është vlerësuar i përfunduar.

    Megjithatë, në këtë rast ekziston një precedent ku Kuvendi ka bërë një interpretim të ndryshëm dhe që i takon pikërisht Guvernatorit Gent Sejko.

    Ai u zgjodh në Këshillin Mbikëqyrës në vitin 2015, në vend të ish-Guvernatorit, Ardian Fullani. Megjithëse mandati i Fullanit përfundonte në vitin 2018, Sejko u lejua të përmbushte një mandat të plotë 7-vjeçar, deri në vitin 2022, kur u rizgjodh për një mandat të dytë.

    Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka janë kandidatë të propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa janë kandidatë të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

    Rrjedhimisht, Kryeministria dhe Kuvendi duhet të kryejnë edhe procedurat për përzgjedhjen dhe propozimin e anëtarëve të rinj.

    Para përfundimit të mandatit të anëtarëve ekzistues, institucionet përkatëse duhet të shpallin vakancën dhe njoftimin publik për aplikime nga kandidatët e interesuar për postet e lira.

    Një procedurë serioze e shpalljes, përzgjedhjes së kandidatëve, shqyrtimit dhe emërimit të tyre nga Kuvendi idealisht duhet kryhej në afate disamujore. Por, Kuvendi vetëm në datë 19 nëntor e shpalli vakancën, ndërsa Këshilli i Ministrave ende nuk e ka bërë diçka të tillë.

    Rrjedhimisht, ekziston qartë rreziku që afatet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shkelen, ose i gjithë procesi të kryhet në mënyrë të nxituar dhe pa u dhënë hapësirat e duhura të gjithë profesionistëve të interesuar për të marrë pjesë në garë.

    Ligji parashikon që kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe që kanë arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

    Sipas ligjit, funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me funksionin e punonjësit, administratorit dhe aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.

    Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës është shtatë vjet.

    Njëkohësisht, Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka shpallur edhe vendin e lirë për pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Ky pozicion mbahet aktualisht nga Merita Bejtja, e cila e mori mandatin e saj pesëvjeçar në dhjetor 2020.

    Inspektori i Përgjithshëm duhet të jetë ekonomist me arsim të lartë dhe të ketë punuar në sistemin bankar jo më pak se shtatë vjet.

    Inspektori i Përgjithshëm drejton Departamentin e Kontrollit të Bankës së Shqipërisë, që ka për detyrë të ushtrojnë kontroll kontabël të brendshëm, si dhe të kryejnë kontrolle të brendshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore.

    AMF, boshllëqe në Bord dhe “luftë” e brendshme

    Një precedent i ngjashëm i vonesave në adresimin në kohën e duhur të përtëritjes së përbërjes së organeve drejtuese të institucioneve të pavarura ndodhi këtë vit edhe me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

    Këtë vit, institucioni shpalli të përfunduar mandatet e dy anëtarëve ekzekutivë të Bordit, Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Mimoza Kaçi, dhe nëndrejtorit, Merita Gurabardhi. Vetë përfundimi i mandateve ishte një proces që u shoqërua me disa paqartësi dhe kontradikta brenda institucionit.

    Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” parashikon që, në rastin kur një anëtar i Bordit lirohet nga detyra para përfundimit të mandatit të tij ligjor, anëtari zëvendësues nuk mund të marrë një mandat të plotë, por duhet të përfundojë mandatin e nisur nga paraardhësi.

    Në rastin konkret, zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Merita Gurabardhi, e cila u emërua në Bord në korrik 2024, duhet të përfundonte mandatin e anëtarit që zëvendësoi, konkretisht Mimoza Kaçi (që, nga ana e saj, mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit, Ervin Mete).

    Por, znj. Gurabardhi nuk e ka pranuar interpretimin e ligjit nga AMF-ja dhe ndërprerjen e mandatit të saj, duke u ankuar në Kuvendin e Shqipërisë.

    Komisioni i Kuvendit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat duket se i ka dhënë të drejtë dhe në rezolutën për veprimtarinë e AMF-së ka kërkuar nga Bordi i institucionit të marrë masat e nevojshme ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë të veprimeve të kryera lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të tij, duke respektuar pa asnjë pengesë, deri në fund mandatin e përcaktuar nga Kuvendi.

    Vetë zëvendësimi i anëtarit të Bordit që mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv pati vonesa dhe zvarritje.

    Këshilli i Ministrave e shpalli njoftimin për vakancën e pozicionit që në muajin korrik, ndërsa në muajin shtator miratoi vendimin për propozimin në këtë detyrë të ish-zëvendësministres së Financave, Adela Xhemali.

    Por, ky vendim nuk iu përcoll Kuvendit për miratim deri në fillim të muajit nëntor. Pritet që kandidatura e saj të shqyrtohet brenda fundit të këtij viti.

    Megjithatë, situata e krijuar në AMF gjatë këtij viti ishte edhe rezultat i veprimit të vonuar të institucioneve që kanë përgjegjësinë të interpretojnë dhe qartësojnë mandatet ligjore të anëtarëve të organeve drejtuese të rregullatorëve të tregut, si dhe të zhvillojnë në kohë procedurat ligjore për rinovimin e këtyre mandateve.

    Kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa të tilla, megjithëse në rastin konkret, vonesat mund të justifikohen pjesërisht me zgjedhjet e përgjithshme dhe kohën e nevojshme për konstituimin e Kuvendit të dalë prej këtyre zgjedhjeve.

    Edhe ASD pa drejtor

    Një tjetër institucion i rëndësishëm që gjendet në kushtet e boshllëkut në drejtimin e tij, për shkak të përfundimit të mandatit të titullarit ekzistues, është edhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).

    Mandati i drejtorit të mëparshëm ekzekutiv, Genci Mamani, përfundoi në korrik të këtij viti.

    Duke qenë se për të ishte mandati i dytë drejtues 5-vjeçar, ai nuk kishte më të drejtë ligjore për rizgjedhje në krye të këtij institucioni. Në mungesë të një drejtori të zgjedhur, raportimi i ASD në Kuvendin e Shqipërisë këtë vit u krye nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Martin Blushi.

    Megjithëse kanë kaluar katër muaj nga përfundimi i mandatit të drejtorit të mëparshëm, drejtori i ri ende nuk është emëruar.

    Sipas ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet dhe shkarkohet nga Autoriteti Mbikëqyrës (Banka e Shqipërisë), me propozim të këshillit drejtues, për një mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë, në bazë të treguesve të performancës në administrimin e Agjencisë.

  • Sot seancë plenarë, në fokus ligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ

    Sot seancë plenarë, në fokus ligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ

    Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën plenare të radhës.

    Ndërsa në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku do të shqyrtohet dhe miratohet Draft-Kalendari i veçantë i punimeve për diskutimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”. Kjo do të shënojë fillimin zyrtar të analizës së detajuar të dokumentit financiar më të rëndësishëm të vitit.
    Në seancën e sotme pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione mbi veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, si dhe të zhvillohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator në KQZ, proces që u shty javën e kaluar pas largimit të opozitës nga salla.
    Në rend dite është edhe projektligji për Barazinë Gjinore, i cili pritet të votohet sot.
     

    Top Channel

  • Reforma Zgjedhorja dhe Territorialja, PD dërgon në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve

    Reforma Zgjedhorja dhe Territorialja, PD dërgon në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve

    Para seancës së të enjtes në Parlament, ku pritet të miratohen komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, PD ka dorëzuar në Kuvend emrat për përbërjen e tyre.
    Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar edhe një shkresë kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon futjen në rendit të ditës edhe votimin për miratimin e anëtarëve të dy komisioneve.
    Sipas informacioneve në media, të premten zhvillohet mbledhja e parë konstituese e komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale.
    Më 27 tetor, Kuvendi miratoi me 113 vota pro ngritjen e këtyre dy komisioneve, ndërsa dy partitë e mëdha u dakordësuan për barazi mes anëtarëve dhe bashkëkryetarët.
    Emrat e PD për komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore:
    Oerd Bylykbashi – Kryetar
    Ivi Kaso – Anëtar
    Gent Starazimiri – Anëtar
    Albana Vokshi – Anëtar
    Gjin Gjoni – Anëtar
    Arjan Ndoja – Anëtar zëvendësues
    Klevis Balliu – Anëtar zëvendësues
    Elda Hoti – Anëtar zëvendësues
    Emrat e PD për komisionin e posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale:
    1. Luçiano Boçi – Bashkëkryetar
    2. Jorida Tabaku – Anëtar
    3. Bledion Nallbati – Anëtar
    4. Xhelal Mziu – Anëtar
    5. Ramadan Likaj – Anëtar
    6. Enno Bozdo – Anëtar
    7. Greta Bardeli – Anëtar Zëvendësues
    8. Bardh Spahia – Anëtar Zëvendësues
    9. Igli Cara – Anëtar Zëvendësues
    10. Ina Zhupa- Anëtar zëvendësues

  • Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ, zbardhet arsyeja e shtyrjes së votimit

    Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ, zbardhet arsyeja e shtyrjes së votimit

    Votimi për zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është shtyrë për në seancën e ardhshme plenare.
    Kjo u bë e ditur në një njoftim të Kuvendit, ku thuhet se në procesin e votimit në seancën e djeshme, opozita ishte larguar nga parlamenti.
    “Votimi për këto pika të rendit të ditës që i takojnë përzgjedhjes së Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhet me nje vendimmarrje të dakordësuar paraprakisht mes grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, e cila ishte parashikuar të votohej në seancën e datës 30 tetor 2025.
    Në procesin e votimit në këtë seancë, opozita ishte larguar nga salla dhe pavarësisht dakordësisë politike të arritur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës paraprakisht, për emrat e propozuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk eshte arritur kuoorumi i nevojshëm prej 3/5 e anëtarëve.
    Në përfundim të Seancës Kryetari i Kuvendit ka konstatuar mungesën e kuoorumit të nevojshëm për miratimin e këtyre projektvendimeve, është konsultuar me anëtarët e Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën dhe ka njoftuar shërbimet e Kuvendit që për këto pika të rendit të ditës të ri-përsëritet votimi në seancën e radhës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

  • “Të anulohet votimi për shkarkim”, Bardhi shkresë Peleshit: Nuk keni kapacitet për të drejtuar Kuvendin

    “Të anulohet votimi për shkarkim”, Bardhi shkresë Peleshit: Nuk keni kapacitet për të drejtuar Kuvendin

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i bërë të ditur se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit në zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gazment Bardhi argumenton se neni 17, pika 1 e Kodit Zgjedhor, specifikon qartësisht se: “Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”
    “Në këtë kuadër, sa kohë ligji kërkon një shumicë të cilësuar prej 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, sipas pikës 3, të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, projektvendimet përkatëse nuk mund të konsiderohen të miratuara. Për këtë arsye, në mbështetje të nenit 61 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: ‘Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm’, kërkojmë që, pasi të merrni edhe mendimin e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, të urdhëroni anulimin e votimit dhe përsëritjen e menjëhershme të tij,” – shkruan Bardhi.
    Më tej, Kryetari i Grupit të PD-së thekson se kjo është një tjetër arsye pse Niko Peleshi do duhej të ishte shkarkuar si Kryeparlamentar, shkruan A2 CNN.
    “Ky rast provon edhe njëherë se mocioni i opozitës për shkarkimin tuaj ishte i drejtë. Ju nuk keni as kapacitetin dhe as integritetin e duhur për drejtimin e Kuvendit. Ju vijoni të mendoni se urdhri politik i Taulant Ballës është mbi Kushtetutë, mbi ligj, mbi Rregulloren e Kuvendit. Ju vijoni të keni bindjen se mjafton të votojë ‘pro’ Taulant Balla dhe aktet në Kuvend s’kanë nevojë për kuorum sipas ligjit, sepse i quani të miratuara.”
    Gazment Bardhi kërkon anulimin e votimit dhe përsëritjen e tij.

  • Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të anëtarëve të saj

    Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të anëtarëve të saj

    Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen e mandatit të anëtarëve të saj. Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Bajram Begaj për deklarimin e përfundimit të mandatit të anëtares Sonila Bejtja. Gjykata vendosi ta trajojë këtë si një çështje gjyqësore.
    Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet të ripërtërihet çdo 3 vjet me 1/3 e anëtarëve të saj. Raundi i parë i rivlerësimit duhet të bëhej këtë vit. Përveç kryetares Holta Zaçaj, së cilës i ka përfunduar mandati, gjykata duhet të shprehet tani edhe për mandatin e zonjës Bejtja.
    Nga vendimi i kësaj gjykate edhe parlamenti do të vendosë se si do të veprojë për zëvendësimin e Elsa Toskës e cila u dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar.
    Lidhur me këtë çështje, PD ngriti akuza ndaj Niko Peleshit pasi kërkoi që pjesë e mbledhjes të ishte edhe Marash Logu, si përfaqësues ligjor i tyre. Por, gjykata, në një letër drejtuar Kuvendit, tha se seanca do të zhvillohet vetëm mbi bazë dokumentesh, pa praninë fizike të palëve.

  • Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

    Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

    Në limitet e skadimit të mandatit Komisioni Rregullator i KQZ duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki, përfshirë Tiranën, por mbledhje dështoi.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se shkak u bë mungesa e dy anëtarëve të përzgjedhur nga opozita Muharrem Çakaj dhe Hega Vukaj, të cilët bojkotuan mbledhjen.
    Top Channel ka mësuar se mes anëtarëve të këtij organi ka pasur dhe një komunikim përmes e-email përmes së cilit Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes ditën e hënë, për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese pas dekretit të presidentit si dhe për arsye se duan më shume kohe për të shqyrtuar aktet.
    Kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano, bëri publike dhe përgjigjen ndaj dy kolegëve të saj duke nënvizuar nevojën e ngutshme për të miratuar  projektvendimet  për zgjedhjen e parakohshme. Për shkak se për miratimin e akteve kërkohen katër vota, mbledhja dështoi.

    Top Channel