Tag: anëtarët

  • Incidenti pranë zyrës elektorale, reagon PSD: Asnjë nga anëtarët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konflikt

    Incidenti pranë zyrës elektorale, reagon PSD: Asnjë nga anëtarët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konflikt

    Një incident është regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë pranë zyrave të Partisë Socialdemokrate.
    Disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. PSD, në një reagim zyrtar thekson se ngjarja nuk ka lidhje me zyrën elektorale apo aktivitet të PSD dhe se asnjë nga anëtarët apo simpatizantët nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.Lexo edhe :Related Posts
    “Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

    Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shkruhet në reagimin e PSD.

    /vizionplus.tv

  • “Gjyqtarët e Lartë, pengje të SPAK, mund të kenë përgjime”, Kryemadhi: Rasti Ilir Panda

    “Gjyqtarët e Lartë, pengje të SPAK, mund të kenë përgjime”, Kryemadhi: Rasti Ilir Panda

    Monika Kryemadhi akuzoi anëtarët e Gjykatës së Lartë si të marrë peng. Në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kryemadhi tha se është shokuar nga ajo që ka lexuar në raportin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën.
    Sipas saj e gjitha ç’ka shkruhet për Metën tregon se është sajesë dhe një sforcim, që tregon se anëtarët e Gjykatës së Lartë mund të jenë nën presion të SPAK ose Edi Ramës.
    “Unë kam lexuar pardje, më ka ardhur vendii i Gjykatës së Lartë. Jam shokuar. Kam menduar se anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë një lloj integriteti. Më thonin shumë veta që Ilir Panda, do votojë kundër Metës, është kundër Metës, pasi Meta kur ka qenë kryeministër e ka hequr nga ministër Drejtësie. Por nuk mendoja se një gjyqtar ka emocione politike. Mënyra se si e kanë ndërtuar shpjegimin në 10 faqe më ka bërë shumë përshtypje. E them këtë se o janë shumë të politizuar, ose janë peng i SPAK. Ose këta janë gjyqtarët e fashmëm që janë në ENCRO CHAT dhe ju thonë ose do japësh vendimin që dua unë, ose të nxorra në përgjime. Ose këta janë të politizuar dhe ju thotë Rama ju nuk duhet ta nxirrni Ilir Metën se më prish mua. Ose këta janë të tredhur juridikisht. Ilir Meta në Gjykatë të Strasburgut e fiton, nuk diskutohet”, tha Kryemadhi.

  • ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

    ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

    Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind.
    Pro shtrenjtimit të energjisë elektrike votuan pesë anëtarët e bordit të ZRRE-së.
    Anëtarët e bordit deklaruan se aprovimi i këtyre tarifave është i domosdoshëm për të siguruar energji elektrike.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha te njesia nr.1, Tiranë takon kryetarët dhe anëtarët e OS 1694 dhe OS 1996

    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha te njesia nr.1, Tiranë takon kryetarët dhe anëtarët e OS 1694 dhe OS 1996

    Aktualitet Politikë E Mërkurë, 9 Prill 2025 19:13

    “Me kryetarët dhe anëtarët e OS 1694 dhe OS 1996 të Njësia 1, për të bashkëndarë çështje organizative dhe rritur angazhimin e strukturave në territor”- shkruan Ministri i cili është edhe kandidat për deputet.

  • Belinda Balluku me anëtarët e Shoqatës “Labëria”, dega Fier

    Belinda Balluku me anëtarët e Shoqatës “Labëria”, dega Fier

    “Me anëtarët e Shoqatës “Labëria”, dega Fier, organizimi i cili bashkon familjet e krahinës së Labërisë që banojnë prej vitesh në Fier. Falenderuese që isha pjesë e organizimit të tyre ku u vlerësuan anëtarët e shoqatës për të gjithë kontributin e dhënë, por edhe për të mirëpritur anëtarët e rinj”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre. Në takim ishte edhe Ceno Klosi, krahu i djathtë i Belinda Ballukut në fushatë.

  • “Armiku fle, PS-ja s’fle”, Rama shkon në njësinë 11 në kryeqytet, batuta me anëtarët e strukturës: Dikur kishim flokë, tani s’kemi më

    “Armiku fle, PS-ja s’fle”, Rama shkon në njësinë 11 në kryeqytet, batuta me anëtarët e strukturës: Dikur kishim flokë, tani s’kemi më

    “Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, kështu shkruan Rama më dixhiturën e videos së postuar në Facebook, gjatë takimit me strukturën e PS në njësinë 11 në kryeqytet.

    Edi Rama ka biseduar me anëtarët duke i pyetur sesi vijojnë përgatitjet dhe puna, e pa lënë pas dhe batutat me ta.
    “Dikur ishim me flokë të zeza, tani shiko si jeni bërë, jeni thinjur. Të paktën ju keni flokë, unë s’kam fare”, tha Rama me humor.

    Top Channel