Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.
Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.
Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.
Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.
“Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.
Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.
I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.
Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.
Tag: anëtarët
-

“Heq magjitë, shëroj kancerin”/ Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në…
-

Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin
Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.
Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.
Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.
Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.
“Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.
Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.
I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.
Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.Top Channel
-

PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët
PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së
Ilirjana Nano- kryetare e Komisionit Rregullator116 pro 2 abstenim 2 kundër
Arben Ristani112 pro 2 abstenim 7 kundër
Dritan Çaka116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
Bledar Skënderi113 pro, 1 abstenim, 5 kundër
Helga Vukaj112, 3 abstenim, 6 kundërTop Channel
-

PS-PD bashkojnë votat, zgjidhen anëtarët e Komisionit Rregullator
Ilirjana Nano zgjidhet kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ. 116 deputetë votuan pro, votim që u krye në mënyrë të fshehtë, 2 abstenuan dhe 2 kundër. Deputetë votuan edhe për anëtarët Arben Ristani, Dritan Çaka, Bledar Skënderi dhe Helga Vukaj.
Kryetarja e Komisionit Rregullator:Ilirjana Nano – 116 pro, 2 abstenim, 2 kundërAnëtarët:Arben Ristani 111 vota pro, 2 abstenim, 7 kundërDritan Çaka 116 vota pro, 2 abstenim, 2 kundërBledar Skënderi 113 vota pro, 1 abstenim, 5 kundërHelga Vukaj 112 vota pro, 3 abstenim, 6 kundër -

Terror në një fshat të Kretës, 2 të vdekur pas përplases me armë mes dy familjeve në konflit prej vitesh
Detaje të reja zbardhen lidhur me masakrën në ishullin e Kretës në Greqi, ku si pasojë e përplasjes me armë mes dy fiseve mbetën të vrarë 2 persona dhe disa të plagosur.
Sipas mediave, konflikti ishte ndezur që një natë më parë, kur anëtarët e një familjeje i kishin vendosur tritol një banese në ndërtim në ishull. Ditën e sotme, anëtarët e familjes tjetër kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë pas një bilanc lufte.
Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për mediat vendase se ai ka parë një makinë 4×4 që vinte në drejtim të tij duke qëlluar me kallashnikov, dhe më pas ka parë një burrë të vdekur.
Menjëherë, dëshmitari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë me disa ambulanca për të transportuar të plagosurit dhe viktimat.
“Papritmas pashë një makinë 4×4 që qëllonte në të gjitha drejtimet. Nuk e kuptova nga vinin plumbat. Thjesht ndjeva sikur isha në ferr. Telefonova policinë dhe më thanë të shkoja në shtëpi. Armët duhet të kenë qenë kallashnikovë dhe disa pistoleta. Pashë edhe burrin e vdekur dhe, siç kuptova, puna ishte e kurdisur“, ka deklaruar dëshmitari në vendngjarje. -

Sërish votim për “Rregullatorin”, asnjë nga anëtarët e propozuar nuk mori 84 vota në Parlament
Parlamenti do të përsërisë votimin për anëtarët e Komisionit Rregullator, një prej 3 organeve të KQZ.
Sipas ligjit, anëtarët duhet të zgjidhen me 84 vota, por në seancën e së enjtes asnjë prej tyre nuk mori numrin e nevojshëm. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi deklaroi se kandidaturat u miratuan pavarësisht mungesës së kuorumit.
Por këtë të premte, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi kërkoi anulimin e votimit, pasi asnjë prej tyre nuk mori votën pro të 84 deputetëve.“Ju nuk keni as kapacitetin dhe as integritetin e duhur për drejtimin e Kuvendit. Ju vijoni të keni bindjen se mjafton të votojë ‘pro’ Taulant Balla dhe aktet në Kuvend s’kanë nevojë për kuorum sipas ligjit, sepse i quani të miratuara“, akuzoi Bardhi kryetarin e Parlamentit.
Por Kuvendi sqaroi se votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator do të përsëritet, pasi kryeparlamentari Niko Peleshi në fund të seancës ka konstatuar mungesën e kuorumit të nevojshëm prej 84 vota pro./vizionplus.tv -

Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, zbardhet emrat e anëtarëve të PS
Janë zbardhur emrat e anëtarëve socialistë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas miratimit për ngritjen e tyre të hënën në Kuvend.
Deputetët votuan pas dakordësisë mes maxhorancës dhe opozitës për barazinë në anëtarë dhe dy bashkëdrejtuesit.
Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Zgjedhore: 1. Damian Gjiknuri Bashkëkryetar2. Arbjan Mazniku3. Bledar Çuçi4. Ulsi Manja5. Olsi Komici6. Aurora Mara7. Ogerta Manastirliu
Anëtarët zëvendësues: 1. Aulona Bylykbashi2. Ermal Pacaj3. Ermal Elezi4. Erion Malaj5. Erjona Ismaili
Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Territoriale:1. Arbjan Mazniku Bashkëkryetar2. Blendi Klosi3. Damian Gjiknuri4. Romina Kuko5. Ermal Pacaj6. Marjana Koçeku7. Ermal Elezi8. Klevis Jahaj
Anëtarët zëvendësues1. Tërmet Peçi2. Etleva Budini3. Aulona Bylykbashi4. Agron Malaj5. Vasil Llajo -

Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale, bashkëdrejtuesit…
Janë zbardhur emrat e anëtarëve socialistë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, që morën “Ok” për ngritjen e tyre të hënën në Kuvend.
Deputetët votuan pas dakordësisë mes maxhorancës dhe opozitës për barazinë në anëtarë dhe dy bashkëdrejtuesit.
ANËTARËT E PS PËR KOMISIONIN E REFORMËS ZGJEDHORE:
1. Damian Gjiknuri Bashkëkryetar
2. Arbjan Mazniku
3. Bledar Çuçi
4. Ulsi Manja
5. Olsi Komici
6. Aurora Mara
7. Ogerta Manastirliu
ANËTARËT ZËVENDËSUES:
1. Aulona Bylykbashi
2. Ermal Pacaj
3. Ermal Elezi
4. Erion Malaj
5. Erjona Ismaili
ANËTARËT E PS PËR KOMISIONIN E REFORMËS TERRITORIALE:
1. Arbjan Mazniku Bashkëkryetar
2. Blendi Klosi
3. Damian Gjiknuri
4. Romina Kuko
5. Ermal Pacaj
6. Marjana Koçeku
7. Ermal Elezi
8. Klevis Jahaj
ANËTARËT ZËVENDËSUES
1. Tërmet Peçi
2. Etleva Budini
3. Aulona Bylykbashi
4. Agron Malaj
5. Vasil Llajo -

Kandidatët e Komisionit Rregullator, pesë anëtarët e rinj do të votohen në seancën e të enjtes
Kuvendi ka nisur punën për zëvëndësimin e anëtarëve të Komisionit Rregullator pas përfundimit të mandatit të anëtarësisë së vjetër.
Pas shpalljes së vakancës nga Komisioni i Ligjeve, ligjvënësit tashmë do të përzgjedhin 5 anëtarët e rinj. Kandidatët për postin aktualisht janë Iliriana Nano, Dritan Çakaj, Bledar Skenderi, Juliana Hoxha, Shkëlqim Sula, Helga Vukaj, Arben Ristani dhe Kamerion Salillari.
Trupa do të përzgjidhet nga Kuvendi ndërsa do të votohet më pas në seancën parlamentare te ditës së enjte.Ndarja e Komisionit Rregullator në KQZ është 3 mazhorancë dhe 2 opozitë./vizionplus.tv
-

Kush do të jenë anëtarët e rinj të Rregullatorit në KQZ? Ja lista me 5 emra
5 emra janë propozuar lidhur me vendet vakante të Komisionit Rregullator në KQZ. Nga 5 propozimet, vetëm Arben Ristani dhe Shkëlqim Sula janë risi, pasi Vukaj, Çaka dhe Nano kanë janë aktualisht anëtarë të Rregullatorit në KQZ.
Emrat:Arben Ristani – PD
Helga Vukaj – PD
Dritan Çaka – PS
Ilirjana Nano – PS
Shkelqim Sula – PS