Tag: anësor

  • Salah ka humbur shkëlqimin, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal te klubi i talenteve në PL

    Salah ka humbur shkëlqimin, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal te klubi i talenteve në PL

    11 Nëntor 2025

    18:35

    Telesport

    Liverpool duket se ka gjetur lojtarin e duhur për të zëvendësuar Mohamed Salah. Egjiptiani nuk është më i zakonshmi dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni. Kontrata e egjiptianit me klubin e kuq skadon në vitin 2027, por largimi mund të vijë që këtë verë.
    Për këtë arsye, Liverpool është hedhur që tani në “sulm” për sulmuesin anësor të Brighton, 21-vjeçarin, Yankuba Minteh, sipas asaj që raportohet nga “Football Insider”. Pavarësisht moshës së tij të re, Mintehka pasur një ndikim të rëndësishëm te Brighton, duke u dalluar për aftësitë e tij në driblim, vizionin sulmues dhe guximin para portës.
    Minteh është një njohje e vjetër e Arne Slot, pasi sulmuesi nga Gambia ka qenë për një sezon i huazuar te Feyenoord, ku edhe aty tregoi cilësitë e tij më së miri. Brighton që mund të konsiderohet farë mirë si një “fabrikë” e yjeve të rinj, e vlerëson sulmuesin anësor 60-70 milionë euro.

  • Real Madridi dhe PSG në garë për “Vinicius Jr. e ri”, i cili është vetëm 16 vjeç

    Real Madridi dhe PSG në garë për “Vinicius Jr. e ri”, i cili është vetëm 16 vjeç

    10 Nëntor 2025

    20:06

    Telesport

    Real Madrid dhe PSG kanë nisur që tani garën mes tyre për një objektiv të madh të përbashkët në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Leicester City, Jeremy Monga, i cili është vetëm 15 vjeç e 271 ditë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e Championship.
    Real Madridi e sheh anësorin e ri si pasuesin e mundshëm të Vinicius Junior në anën e majtë të sulmit. Në anën tjetër, PSG është gjithmonë e vëmendshme dhe në ndjekje të talenteve të reja.
    Gjithsesi, të dy klubet duhet të presin deri sa lojtarë të arrijë 18 vjeç për të finalizuar transferimin e tij, por duke ditur interesin e madh për të, duan të arrijnë marrëveshjen me Leicester sa më parë. Klubi anglez e vlerëson 45-50 milionë euro sulmuesin e ri anësor, shifër që justifikohet me paraqitjet e tij këtë sezon, ku ka bërë diferencën jo vetëm tek ekipi i tij, por edhe në Championship.

  • Përplasen 2 makina në aksin Fier- Patos, njëra përfundon në kanalin anësor të rrugës

    Përplasen 2 makina në aksin Fier- Patos, njëra përfundon në kanalin anësor të rrugës

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Portëz”.
    Një automjet tip ”Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të saj.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, fatmirësisht drejtuesi i automjetit “Renault” ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.
    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme materiale.