Tag: anemia

  • Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

    Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

    Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto qeliza nuk funksionojnë si duhet.

    Kjo nënkupton një mungesë të hemoglobinës – substancës që bart oksigjenin në trup dhe ndihmon në largimin e dioksidit të karbonit. Nëse këto procese ndërpriten, organizmi mund të rrezikohet nga helmimi me dioksid karboni.

    Shkaqet e anemisë janë të shumta dhe shpesh simptoma e saj ngatërrohet me lodhjen e zakonshme.

    Megjithatë, nëse vëreni disa nga shenjat e mëposhtme, është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun:

    – Zbehje e lëkurës: Një shenjë klasike e anemisë është ndryshimi i ngjyrës së lëkurës. Përveç fytyrës, zbehja mund të vihet re edhe në duar, qepallët e brendshme dhe gjuhë.

    – Rrahje të parregullta të zemrës: Kur mungon hemoglobina, zemra detyrohet të punojë më shumë për të shpërndarë oksigjenin në trup, duke shkaktuar ritëm të parregullt të rrahjeve.

    – Lodhje e vazhdueshme: Pa oksigjen të mjaftueshëm, trupi shpenzon më shumë energji për të funksionuar normalisht, gjë që çon në ndjesi të fortë lodhjeje.

    – Probleme me përqendrimin: Ashtu si çdo organ tjetër, edhe truri vuan nga mungesa e oksigjenit, duke bërë që të vështirësohet përqendrimi dhe të ndikohet mendimi i qartë.

    – Hollim i thonjve: Thonjtë që dobësohen ose krijojnë formë të lugës mund të jenë një tregues i anemisë.

    – Çarje në këndet e buzëve: Ndryshe nga tharja e zakonshme, anemia shkakton çarje të theksuara, veçanërisht në cepat e buzëve.

    Nëse keni vërejtur ndonjërën prej këtyre shenjave, është e rëndësishme të kërkoni këshillë mjekësore për të diagnostikuar dhe trajtuar në kohë aneminë.

     

  • Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

    Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

    Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji.

    Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.
    E vërteta është se mjaftojmë të bëjmë disa ndryshime të vogla në stilin tonë të ushqyerjes dhe gjallëria do të kthehet një herë e mirë. AgroWeb.org do t’ju mësojë se si të mposhtni plogështinë e të jeni energjikë në mënyrë natyrale.
    Rikthimi i energjisë
    Ndiheni të pangopur me gjumë dhe nuk mendoni dot për asgjë tjetër përveç se rehatisë së shtratit? Ndiqni këshillat e mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org që të transformoni trupin tuaj dhe të gjallëroni mendjen.
    Lëvizni
    Vetëm 10 minuta ecje dhe do të ndiheni energjikë për të paktën 2 orë, thonë studimet.
    Provoni shtriqjen
    Qëndroni në prag të derës me këmbët e ndara pak centimetra. Përpiquni të kapni pjesën e sipërme të derës.
    Mbajini gishtat të puthitur fort dhe ngrijeni kraharorin lart deri sa të ndieni shtriqjen e trupit. Qëndroni në atë pozicion për 30 sekonda.
    Kjo metodë stimulon sistemin nervor, që është më aktivi, ndaj do të kuptoni menjëherë rikthimin e energjisë në trup dhe në tru.
    Aktiviteti fizik
    Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.
    Hani shëndetshëm
    Studimet kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.
    Energjia do ushqim
    Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore. Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin. AgroWeb.org do t’ju tregojë një menu të thjeshtë për ditën ideale.
    Mëngjesi: Një lëng me fruta pylli. Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.
    Dreka: Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile. Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.
    Zemra: Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.
    Darka: Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri. Ky është një vakt i lehtë që nuk do t’ju prishë gjumin. Duhet të hani të paktën 2 orë përpara gjumit.
    Mos e injoroni lodhjen!
    Ndonjëherë gjumi nuk mjafton për të zgjidhur problemin e lodhjes. Më poshtë, do të gjeni disa shpjegime mjekësore për energjinë e munguar.
    Anemia. Kjo sëmundje shfaqet kryesisht te femrat. Anemia ndodh kur organizmi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku të shëndetshme që të transportojnë oksigjenin. Nëse analizat e gjakut tregojnë se vuani nga anemia atëherë duhet të shtoni dozën e suplmenteve të hekurit.
    Sëmundja e celiakisë. Një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje është lodhja. Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimet imunitare ndaj dëmit që shkakton gluteni në sistemin tretës. Nëse analizat e gjakut sugjerojnë se vuani nga kjo sëmundje, terapia më e mirë janë ushqimet pa gluten.
    Sëmundjet e zemrës. 70 përqind e njerëzve që kanë vuajtur nga një atak në zemër, kanë treguar se kanë përjetuar një lodhje të pazakontë, pothuaj një muaj përpara goditjes.
    Hipotiroidizimi. Nëse organizmi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides, atëherë do të përjetoni një lodhje dhe këputje të vazhdueshme. Ky çrregullim mund të trajtohet me mjekime, sipas këshillës së mjekëve./AgroWeb.org