Tag: anduelin

  • Raporti që ngjalli dyshime, Ester zbulon çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit

    Raporti që ngjalli dyshime, Ester zbulon çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit

    Ester Alushi, pas largimit nga “Ferma VIP 2”, ishte e ftuar në “Ferma Club” ku komentoi eksperiencën e saj në reality-show, marrëdhëniet me banorët dhe reagimin ndaj vendimeve të publikut.

    Ester u shpreh se respekton vendimin e publikut për eliminimin e saj dhe se nuk mban hatër për asnjë situatë të ndodhur brenda fermës.
    “Jam pak impulsive dhe marrë flakë direkt. Ndoshta këtë pjesë duhet ta kisha fshehur sepse aty është lojë. Por unë kështu jam, s’mund të ndryshoj për lojën.”

    Për marrëdhënien me Anduelin, që në një moment të lojës u aludua se ishte më shumë se shoqëri, Ester u shpreh qartë:
    “Patjetër që do e vazhdoj miqësinë me Anduelin. Kam folur me Klean dhe jam shumë shoqe me të dashurën e tij. Kam komunikim edhe me motrat dhe familjarët e tij.”
    Ajo theksoi se miqtë e saj më të mirë brenda fermës ishin Andueli, Andrea dhe Big Mama, ndërsa shtoi se mund të krijojë një shoqëri të mirë edhe me Big Bastën.
    Ester e përmbylli intervistën duke shprehur mbështetjen e saj për Anduelin, të cilin e quajti “vëllai im jobiologjik” dhe kandidatin më të denjë për të fituar “Ferma VIP 2”.
    “Ai ka dhënë më shumë se çdo fermer tjetër. Për mua, ai është fituesi.”
    /vizionplus.tv

  • Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna është fermerja e cila ndërpreu garën në Fërma VIP mbrëmjen e djeshme.

    Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj.
    E ftuar sot në Ferma Club, Nenna tregoi arsyen pse zgjodhi Anduelin edhe pas përplasjeve që kanë patur bashkë.

    “Ylli nuk ta fal lojën. Pavarësisht debateve ne kemi patur edhe muhabete të mira. Mendoj që është njëri i mirë dhe historia e tij më ka prekur“, tha Nenna.
    Ish-fermerja tha se Ferma VIP 2 do donte ta fitojë një femër, që sipas saj e meriton Elinara.
    Për planet e të ardhmes Nënna u shpreh se do angazhohet në muzikë.
    “Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vi nga Zotit, mirë se të vi“, u shpreh ajo.
    /vizionplus.tv