Tag: andueli

  • Ylli Dreshaj me deklarata të forta për fermerët e “Ferma VIP 2”: Andueli dhe Andrea si burrë edhe grua. Ganiu një pijanec

    Ylli Dreshaj me deklarata të forta për fermerët e “Ferma VIP 2”: Andueli dhe Andrea si burrë edhe grua. Ganiu një pijanec

    Ylli Dreshaj, një nga emrat më të komentuar të “Ferma VIP 2”, nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij për raportet dhe sjelljen e disa prej fermerëve të formatit. Në një rrëfim të sinqertë, ai ka zbuluar mendimet personale për dyshen Andueli dhe Andrea, si dhe për Ganiun fermerin nga Kosova.

    Duke folur për raportin mes Anduelit dhe Andreas, Ylli u shpreh se lidhja mes tyre ishte e pazakontë dhe shpeshherë kalonte kufijtë e një miqësie të zakonshme. Sipas tij, ata ishin si burrë e grua, duke ndarë mes tyre çdo reagim sikur të ishin një lojtar i vetëm.
    “Janë dy trupa në një shpirt. Raporti i tyre është aq i ngushtë saqë edhe ofendimet dhe debatet që kanë pasur, kanë kaluar në nivel personal, familjar”, deklaroi ai.

    Një tjetër emër që nuk i shpëtoi komenteve të Yllit ishte Ganiu, i cili qëndroi për një kohë të shkurtër në Fermë. Sipas tij, Ganiu nuk e kishte kuptuar seriozitetin e formatit dhe kishte ardhur aty si në kafeteri.
    “Ai ka qenë pjesë e shumë formateve, por asnjëherë nuk ka rezistuar gjatë. Fermën e ngatërroi me ndonjë lokal. Ishte aty për të pirë kafe dhe cigare, jo për të punuar apo për të kontribuar. Sot publiku nuk e njeh si Gani Germija, por si Gani pijanec Germija”, u shpreh Ylli.

  • “Komenti i parë i partneres”, një hap larg çmimit të madh, Andueli rrëfen gjithçka pas Ferma VIP: Për kë lotova në finale

    “Komenti i parë i partneres”, një hap larg çmimit të madh, Andueli rrëfen gjithçka pas Ferma VIP: Për kë lotova në finale

    Anduel Kovaçi ishte një nga finalistët e “Ferma VIP 2”, ku përballë tij për çmimin e madh qëndroi reperi Big Basta i cili në fund u shpall fitues. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5”, Andueli rrëfeu emocionet e këtij rrugëtimi dhe e quajti eksperiencën një nga më të paharrueshmet e jetës së tij.

    “Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i bukur dhe i vështirë, por një fat i madh t’i jepet dikujt kjo mundësi. Mund të jesh i ri në moshë, por i pjekur në mendime. Nuk ka sukses më të madh sesa ta tregosh veten në këtë mënyrë. Unë besoj se e kam bërë,” u shpreh ai me krenari.
    Gjatë intervistës, Andueli foli edhe për partneren e tij, Klean, e cila pavarësisht se nuk është personazh publik, ka tërhequr vëmendjen gjatë spektaklit. Ai tregoi se Klea e ka përjetuar rëndë ndarjen gjatë kohës së formatit. “Më tha: Mos u largo më prej meje. Sepse nuk kishim qenë kurrë kaq gjatë larg,” u shpreh ai, duke theksuar se ajo ishte shumë krenare për të.

    Në lidhje me emocionet e forta që përjetoi në momentin e finales, Andueli rrëfeu se pamja e nënës dhe gjyshit në publik e preku thellë.
    “Në një cep pash nënën dhe gjyshin që ishin atje. Nuk është zhgënijm për ato sepse arrita deri në atë pikë. Por më dhimbsen. Kisha të njëjtën ndjesi kur isha në festival. Kur i pash kisha shumë emocion. Më prek prezenca e tyre. Dua tu tregoj më të mirën time. Tregoj dobësi sa herë i shoh.”
    I pyetur për raportet me banorët, Andueli tregoi se sipas tij, disa prej pjesëmarrësve nuk ishin të sinqertë gjatë lojës. “Alba, Big Basta dhe Elinara nuk ishin të vërtetë. Këtë e ndienim brenda. Por gjithçka mbetet në kuadër të lojës. Nuk kam hatërmbetje, por nëse vazhdojnë lojën edhe jashtë, unë nuk përtoj,” tha ai me humor.
    Ndërkohë, Andueli përmendi edhe lidhjen e veçantë që krijoi me Andreas gjatë formatit, duke e konsideruar atë si një mik të afërt. “Na bashkojnë vuajtjet, sakrificat dhe rruga e jetës. Kemi pasur një kimi të vërtetë dhe donim të tregonim se edhe në këto formate mund të lindin miqësi të sinqerta.”
    Në fund të intervistës, Andueli zbuloi disa nga planet e tij në muzikë. Ai tha se kënga e tij e parë do të jetë në bashkëpunim me Big Mamën, ndërsa do të pasohen edhe projekte me artistë si Frederiku, Roni dhe Esteri. Nuk përjashtoi gjithashtu një bashkëpunim të ardhshëm me Big Bastën, pavarësisht ndasive në lojë.
    /vizionplus.tv

  • Lajmet e divorcit me Vesën një strategji? Big Basta dhe Andueli “përplasen” në Ferma Club: Ke përdorur martesën

    Lajmet e divorcit me Vesën një strategji? Big Basta dhe Andueli “përplasen” në Ferma Club: Ke përdorur martesën

    Pas finales së “Ferma VIP”, fituesi Big Basta dhe ish-fermeriAndueli u përplasën në Ferma Club, mes akuzave për strategji dhe manipulim mediatik, në lidhje me lajmet e shumëpërfolura për një ndarje të mundshme me këngëtaren Vesa Luma.

    Big Basta reagoi ndaj insinuatave se përfolja për një divorc të mundshëm ishte përdorur si strategji për të fituar vëmendje:
    “Një hulumtim të vogël po të kishe bërë, do të kuptoje që nuk ishim ndarë. Të kishe parë kush më sillte rrobat… Zgjodha momentin e duhur për të demaskuar një lajm që kishte dalë më parë. Sepse unë jam vetë pjesë e medias. Ne kemi qenë nga çiftet më të kërkuar që nga viti 2011. Nuk kemi nevojë të shpërndajmë lajme të tilla vetë. Në ‘Ferma VIP’ hyra sepse jam artist, kam pasur oferta të ndryshme, por zgjodha këtë format sepse merr harmoninë.”

    Nga ana tjetër, Andueli hodhi dyshime mbi qëllimet e Big Bastës dhe e akuzoi për viktimizim në lojë:
    “Ti vjen nga një pauzë në karrierë. E ke parë këtë si një strategji për t’u rikthyer në vëmendje dhe për të arritur qëllimin tënd. Por sipas meje, fenomeni që ke përdorur nuk është i bukur, sepse nga kjo vuajnë shumë njerëz.”
    Big Basta iu përgjigj:
    “Disa gjëra nuk i kontrollojmë dot. Ne jemi familje VIP-ash. Edhe nëse nuk e përmend unë gruan dhe djalin, i përmendin të tjerët.”
    Por Andueli nuk u tërhoq:
    “Gjatë gjithë lojës je viktimizuar. Ke ndërtuar profilin e një njeriu të thjeshtë që vuan, por për mua kjo ishte një lojë.”
    Përplasja mes të dyve ndezi debat në studio.
    /vizionplus.tv

  • EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

    EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

    Andueli është finalisti i katërt i Ferma VIP 2.

    Ai ishte fermeri më i votuar nga publiku pas hapjes së televotimit, ku në garë ishin edhe Andrea dhe Ylli, të cilët do të përballen në një sfidë për të ëprcaktuar finalistin e pestë.
    Kujtojmë që më herët u eliminua Elinara nga Ferma Vip 2.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Më lejoni të ndaj me ju emrin. Finalisti i katërt i Ferma VIP 2 është Andueli.
    Andueli: Falenderoj të gjithë shqiptarët. Për shpirt do të doja që të ishet Andrea finalisti i katërt. Fitoftë më i miri.
    Luana: Vetëm pas pak Yllin dhe Andrean i pret një sfidë.

  • Ester dhe Nur në një mendje: Kush do të jetë fituesi i “Ferma VIP 2”

    Ester dhe Nur në një mendje: Kush do të jetë fituesi i “Ferma VIP 2”

    Dy nga ish fermeret shumë të dashura të publikut, Ester Alushi dhe Nur ishin sot pjesë e Ferma CLub.

    Reality show “Ferma VIP 2” është vetëm një javë larg finales dhe shpallja e triumfuesit është shumë pranë. Të dya vajzat ishin në një mendje dhe bëjnë tifo për fitoren e Anduelit Anduelin.
    “Andueli ka dhënë më shumë se çdo fermer tjetër. Për mua, ai është fituesi”, tha Ester. I të njëjtit mendim ishte edhe Nur.

    Për sa i përket sfidës së mbëmjes së djeshme, Nur u shpreh: Andueli dhe Andrea janë miq të vëretë. Po fitoi Andueli do fitoj dhe Andrea dhe e anasjellta. Ata të dy u treguan miq të mirë.
    /vizionplus.tv

  • Edhe Big Basta kalon në finale, Ylli dhe Andueli ende në garë për të synuar çmimin e madh të Ferma VIP 2

    Edhe Big Basta kalon në finale, Ylli dhe Andueli ende në garë për të synuar çmimin e madh të Ferma VIP 2

    Nata çerekfinale e “Ferma VIP 2”, e transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e Vizion Plus dhe në kanalet e dedikuara të platformës Tring, solli emocione të forta, përballje të ashpra dhe surpriza prekëse. Nata e 22 e spektaklit kulmoi me shpalljen e Big Bastës si finalisti i tretë i këtij edicioni.

    Ndryshe nga netët e mëparshme, ku emri i finalistit zbulohej përmes zarfit, këtë herë vendimi i Agait ishte që, përmes një pishtari në arenën e jashtme, të shfaqej emri i konkurrentit që do të shkonte drejt finales së madhe më 20 qershor.
    Pas një ankthi mes Big Bastës dhe Anduelit, si një nga televotimet më të forta, Big Basta u konfirmua si fermeri që do të garojë për çmimin prej 100 mijë eurosh.

    “Faleminderit publikut dhe Anduelit për gjithçka ka dhënë. Uroj të jetë ai finalisti i radhës.”
    Ndërkohë, Andueli e pranoi me sportivitet këtë vendim të publikut, teksa tregoi vendosmëri për të vazhduar garën.
    “Do të mbaj kokën lart dhe ju ftoj të më mbështesni.”
    Pjesa tjetër e mbrëmjes solli sfida vendimtare. Katër të mbeturve në garë – Elinarës, Andeas, Yllit dhe Anduelit – do t’u duhej të luftonin sërish.
    Një sfidë shpejtësie caktoi fatin e fermerëve. Të ndarë në grupe dyshe, ata do të duhej të sfidonin njëri-tjetrin duke treguar shkathtësi dhe shpejtësi.
    Në përballjet e zhvilluara, Elinara humbi ndaj Yllit, ndërsa Andrea u mposht nga Andueli. Si pasojë, Elinara dhe Andrea kaluan në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Ferma ditën e hënë, duke humbur mundësinë për t’u shpallur fitues i edicionit.
    Ndërkohë, Ylli dhe Andueli vazhdojnë rrugëtimin drejt finales.
    Në sfondin e tensioneve, mbrëmja solli edhe momente prekëse. Elinara, një prej konkurrenteve më të komentuar, ndau me publikun historinë e saj të dhimbshme nga fëmijëria, kur familja e saj u internua në Lushnjë.
    Rrëfimi i saj u pasua nga një surprizë emocionuese, teksa motra e saj e vizitoi në dhomën e Njishit.
    “Ferma VIP 2” po i afrohet kulmit, dhe çdo natë sjell përballje të forta, emocion dhe dramë. Finalja e madhe pritet me padurim më 20 qershor, ku do të zbulohet fituesi i çmimit të madh.
    /vizionplus.tv

  • Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

    Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

    Biog Basta do të jetë finalisti i tretë i Ferma Vip, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë finalisti nuk u zbulua me anë të zarfit siç jemi mësuar herët e kaluara, por ishin vetë konkurentët që e zbuluan në arenën e jashtme.

    AGAI kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.
    Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.

    Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.
    Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.

  • “O palo burrë,  je edhe 40 vjeç”, debat i fortë mes Anduelit dhe Big Bastës

    “O palo burrë, je edhe 40 vjeç”, debat i fortë mes Anduelit dhe Big Bastës

    Andueli dhe Big Basta janë përfshirë në një debat të fortë në spektaklin e sotëm në Vizion Plus, ku molla e sherrit ishin pikërisht punët në fermë.

    Debati kaloi në tone të larta dhe nuk munguan as ofendimet mes konkurrentëve.
    Konflikti nisi pasi Andueli, gjatë javës që mbante titullin e kryefermerit, përmendi si tre fermerët më pak punëtorë  ose që nuk i ishin bindur urdhrave të tij, Nennën, Yllin dhe Big Bastën, duke i dërguar në Shtëpinë e Fakirit.
    Pjesë nga debati:
    Big Basta: Kam vënë re një tendencë të Anduelit për të na zgjedhur ne si fakirë. Dhe shpjegimi që na dha ishte komplet jashtë. Unë nuk besoj tek “metamorfoza” e Anduelit. Ai mund të jetë më i qetë këto 3 javët e fundit, por me këtë “mision” u kthye në gjendjen fillestare, me ofendime e gjithçka. Këta që sillen sikur duan të bëjnë qimet tra…
    Andrea: Ke thënë “pres koka”.
    Big Basta: Anduel, a më ke thënë mua “ishalla të pushon zemra”?
    Andueli: Jo, jo.
    Andrea: Turp të kesh!
    Andueli: O palo burrë, të të vijë zor. Je edhe 40 vjeç!
    Big Basta: Unë nuk e kam bërë të madhe, se nuk jua marr për bazë. Sepse jemi në një garë.
    /vizionplus.tv

  • “Po Ylli është nga ata që po vrau një mizë qan natën”, Kastro bën batua pas debatit me Andrean

    “Po Ylli është nga ata që po vrau një mizë qan natën”, Kastro bën batua pas debatit me Andrean

    Edhe kjo natë e spektaklit të Ferma Vip, ka nisur me debate mes fermerëve lidhur me situatat e krijuara gjatë natës.

    Megjithatë nuk kanë munguar as batutat e opinionistit Kastro Zizo.
    Ndërsa Andrea dhe Andueli po ankoheshin se ishin ndier të kërcënuar nga gjyha e përdorur nga Ylli i cili tha gjatë provës së AGAIT se” “Do tu shtyp kokën”, ka ardhur edhe batuta e Kastros i cila tha se mjjafton ta shohësh Yllin dhe kupton që asgjë nuk ndoh.

    Por edhe pas kësaj bature situata nuk është qetësuar.
    Pjesë nga biseda:
    Kastro: Ylli po vrau një mizë qan natën.
    Andrea: A ok Kastro, atëherë pusho se unë të shtyp kokën.
    Kastro: Po shihe o Andrea Yllin, nuk bën gjë.
    Andueli: Po të flasim ne me atë gjuhë.

  • Lot gëzimi në Ferma VIP/ Andueli bënë interpretimin e jetës në sy të nënës dhe fermerëve

    Lot gëzimi në Ferma VIP/ Andueli bënë interpretimin e jetës në sy të nënës dhe fermerëve

    Ashtu si në çdo të hënë dhe të premte në netët LIVE të spektaklit Ferma Vip në vizion Plus, edhe këtë mbrëmje nuk kanë munguar surprizat, ku protagonist këtë herë ka qenë Andueli.

    Ai ka rrëfyer historinë e jetës së tij, i lindur në një familje me 6 fëmijë, 4 motra dhe dy vëllezër. Ku tregoi se më e rëndësishme se gjithë pasuria e botës është dashuria e familjes, sinqeriteti e mbi të gjithë streha e ngrohtë ku të gjithë punojnë për të plotësuar njëri-tjetrin.
    “Unë jam rrit në një familje me 6 fëmijë, ku nënë adhe babai punonin dhe sakrifikonin për të na rritur ne. Nuk kishim pasuri, por kishim shumë dashuri, kishim njëri-tjetrin”, rrëfeu Andueli.

    Por gjatë jetës atij do i shtohej dhe një dashuri tjetër, ajo e Kleas, partneres së tij, e cila me anë të një letre tregoi se e do dhe e mbështet në çdo hap të jetës.
    Vetë Andueli e cilësoi bekim njohjen dhe lidhjen me Klean.
    “Ajo është bekim për mua, më erdhi në një moment të vështirë”, vijoi më tej Andueli.
    Por si në çdo histori e cila nis lot trishtimi, në fund mbyllet me lot gëzimi, pasi AGAI di si t’i kthejë gëzimin çdo personi.
    Anduelin në anën tjetër të Fermës e prinste nëna e tij, dhe në sy të saj dhe fermerëve të tjerë Andueli performoi edhe këngën e tij “Nëna”.