Tag: andrea

  • Agnelli feston 50-vjetorin; urimet e Juventusit dhe thirrjet e tifozëve për t’u rikthyer

    Agnelli feston 50-vjetorin; urimet e Juventusit dhe thirrjet e tifozëve për t’u rikthyer

    6 Dhjetor 2025

    13:47

    Alfred Lleshi

    “E gëzofsh ditëlindjen Andrea!” Përmes rrjeteve sociale, Juventus i uron ish-presidentit Agnelli ditëlindjen e 50-të. Agnelli kishte deklaruar së fundi: “Dashuria ime për Juventusin mbetet totale dhe e palëkundur”, pas miratimit nga GUP i marrëveshjes për ish-udhëheqësit e klubit të përfshirë në hetimin “Prisma”.
    Më 20 nëntor për Agnelli përfundoi pezullimi prej 34 muajsh, që kishte nisur në janar 2023, brenda procesit sportiv për plusvalencat e klubit dhe më pas në procesin lidhur me manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, duke i dhënë mundësinë të rikthehet në role operative në futboll.
    Tifozët bardhezinj shpërthejnë në komente, duke kërkuar që Agnelli të “kthehet në krye”, duke treguar dashurinë dhe besimin e madh që kanë për ish-presidentin.

    Tanti auguri di buon compleanno Andrea! pic.twitter.com/GR4qCnbrpx
    — JuventusFC (@juventusfc) December 6, 2025

     

  • Andrea Bocelli sfidon miliarderët: Bota ka nevojë për zemër, jo për lakmi…

    Andrea Bocelli sfidon miliarderët: Bota ka nevojë për zemër, jo për lakmi…

    Në një gala bamirësie luksoze në Manhattan, muzikanti dhe humanisti italian Andrea Bocelli, mahniti një sallë plot me njerëzit më të pasur në botë, shkruan “lumo.feji.io”.

    Eventi kishte për qëllim të nderonte Bocellin për filantropinë e tij në rritje, por në vend që të mbante një fjalim pranimi të sjellshëm, ai iu drejtua miliarderëve si Mark Zuckerberg dhe Elon Musk dhe me qetësinë që e karakterizon u tha: “Nëse mund të shpenzoni miliarda dollarë për të ndërtuar raketa dhe hiperhapësirë, mund të shpenzoni miliona dollarë për të ushqyer fëmijë. Nëse e quani veten vizionar, provojeni – jo me para, por me mirësi”.

    Salla ra në heshtje. Kamera kapi Zuckerberg duke shikuar bosh në tavolinë.

    Por Bocelli nuk u ndal me kaq. Ai njoftoi më tej se do të dhuronte 8 milionë dollarë nga të ardhurat e tij nga muzika dhe bamirësia për të financuar programe strehimi dhe shëndeti mendor për familjet në vështirësi në Los Angelos dhe në të gjithë vendin.

    “Lakmia nuk është pushteti por dhembshuria”, theksoi ai.

    Një heshtje ra në dhomë. Mediat sociale shpërthyen menjëherë, ndërsa klipet e komenteve të Bocellit qarkulluan në të gjithë botën.

    Zuckerberg u duk i ngrirë, ndërsa të pranishmit e tjerë lëvizën në mënyrë të pakëndshme në vendet e tyre.

    Bocelli nuk bëri vetëm një thirrje, por lëshoi një sfidë ”për të ripërcaktuar pasurinë si një mjet për njerëzimin, jo vetëm për pushtetin”.

    Dhurimi ishte një shembull i prekshëm i mesazhit të tij: “dhembshuria është më e fuqishme se lakmia”. Adhuruesit, personazhet e famshëm dhe organizatat humanitare e lavdëruan menjëherë Bocellin në të gjithë botën.

    Shumë e quajtën atë “akti më i guximshëm i një muzikanti në dekada” dhe “një masterklas në përdorimin e famës për drejtësi”.

    Fjalët dhe veprimet e Bocellit nuk kishin të bënin vetëm me përballjen me super të pasurit; ato ishin një mësim mbi lidershipin, moralin dhe ndikimin.

    Në këtë mbrëmje, ai i kujtoi botës se, ”aftësia për t’u kujdesur për të tjerët”. Gazetarët vunë në dukje se fjalimi i qetë, por i fuqishëm i Bocellit mbante një peshë që pak mund ta krahasojnë.

    Kritikët bien dakord se; “fjalimi i tij nuk ishte sensacionalist – ishte i thellë, i qëllimshëm dhe urgjentisht i nevojshëm”.

    Deri në fund të natës, Andrea Bocelli kishte arritur diçka të jashtëzakonshme: ai i sfidoi miliarderët publikisht, mobilizoi veprime të menjëhershme filantropike dhe i kujtoi botës se; ”arti dhe muzika mund të nxisin ndryshimin në mënyra që vetëm paratë nuk munden kurrë”.

    Shumë personazhe të famshëm shprehën mbështetjen e tyre në Twitter, duke e lavdëruar për guximin dhe qartësinë morale.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

  • “Një replikë e detyruar me Kalanë”, Meta: Akuzat janë mashtrim i SPAK, regjimi ka frikë nga e vërteta

    “Një replikë e detyruar me Kalanë”, Meta: Akuzat janë mashtrim i SPAK, regjimi ka frikë nga e vërteta

    Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një reagim ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pas një deklarate të saj në debatin televiziv të A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli.
    Ish-presidenti ndalet te një pasazh i përmendur mbrëmë në studio, që lidhet me dosjen ndaj tij dhe pretendimin se Meta ka ndikuar për ndryshime në ligjin e “sektorit minerar” në favor të një biznesmeni.
    Meta thotë se Kalaja “duhet ta lexojë edhe një herë episodin”, duke këmbëngulur se “emri im nuk ekziston askund në këtë akuzë”. Sipas tij, amendamentet janë propozuar nga një deputete e PS-së, ndërsa ndryshimet, sipas Metës, “synonin rritjen e sigurisë në miniera” dhe nuk lidhen me favore individuale.
    Ai akuzon SPAK-un se ka “shtuar ujë e miell” për të justifikuar “rrëmbimin tim banditesk”, ndërsa njofton se në seancën paraprake do të kërkojë të merret si provë regjistrimi i plotë i seancës parlamentare ku u miratuan ndryshimet, si dhe të pyeten “të 80 deputetët që kanë votuar pro, duke nisur nga Edi Rama”.
    Nga Ilir Meta
    E nderuar Znj. Kalaja!
    Pata kënaqësinë t’ju ndjek edhe mbrëmë në debatin televiziv A2CNN, të gazetarit Andrea Danglli.
    Unë ju ndjek përherë me vëmendje se ju jeni një misionare e vërtetë e interesit publik në luftën kundër korrupsionit, jo me fjalë, por me vepra dhe dhjetëra kallëzime zyrtare në SPAK dhe Prokurori.
    Po kështu, ju nuk e luftoni  korrupsionin me gjasme apo në mënyrë selektive.
    Nuk e teproj po të them se kontributi juaj vullnetar kundër korrupsionit është shumë më i madh se Struktura e Posaçme, që paguhet aq shtrenjtë për të luftuar korrupsionin.
    Por, po e bëj këtë reagim ndaj qëndrimit tuaj dje, për një palo akuzë në dosjen time lidhur me gjoja ndikimin tim për t’u miratuar një ligj në “sektorin minerar”, në favor të një biznesmeni.
    E nderuar Znj. Kalaja, ju lutem lexojeni edhe një herë këtë episod në akuzën ndaj meje, që të kuptoni mashtrimet e spakistëve të Narkoregjimit.
    Emri im nuk ekziston asgjëkundi, e nderuar.
    Po kështu, amendamentet për ndryshimin janë bërë nga një deputete e Partisë Socialiste dhe jo e LSI.
    Po kështu, për hir të së vërtetës, ndryshimet synonin forcimin e sigurisë në miniera dhe nuk ishin në interes të vetëm një biznesmeni, i cili kishte komunikuar me disa deputetë të Komisionit të Aktiviteteve Prodhuese në emër të të gjithë investitorëve në këtë sektor.
    Por, spakistët e Narkoregjimit, meqënëse nuk hetonin  dot gjithë ato kallëzime të bëra në SPAK nga Ilir Meta si President për ligjet me porosi dhe emra të veçantë që bënte Edi Rama, shtojnë ujë e shtojnë miell për të justifikuar rrëmbimin tim banditesk.
    Megjithatë, për ta hetuar plotësisht edhe këtë pretendim idiot të akuzës, ne do të kërkojmë, në seancën paraprake të merret si provë rregjistrimi i plotë i seancës për ndryshimin e këtij ligji dhe të shohin të gjithë në sallën e gjyqit se ku është ndikimi i Ilir Metës në miratimin e tij.
    Po kështu, do kërkojmë që të 80 deputetët që kanë votuar pro, duke nisur nga Edi Rama, të pyeten se cila ka qenë arsyeja që kanë votuar pro këtij ligji.
    Si ky rast do veprojmë me të gjitha pretendimet mashtruese të SPAK-ut ndaj Ilir Metës.
    Ndërsa Z. Andrea Danglli dhe çdo gazetari që ke mundësinë të takosh, u thuaj se janë të mirëpritur nga unë, të vijnë këtu me kamera dhe dosje të SPAK-ut me vete dhe të pyesin për çdo gjë se do marrin përgjigje për gjithçka. Se unë nuk jam Edi Rama që u fshihet gazetarëve pasi u fshihet të vërtetave të tij të zeza sterrë.
    Të bëjnë kërkesë zyrtare te institucionet e kësaj Shqipërisë që ecën me “sukses të paprecedentë” drejt Europës dhe të shohim a do u japin leje.
    Edhe në Rusinë e Putinit, Navalni e Khodorkovski lejoheshin të intervistoheshin.
    Ndërsa në Afrikën e Jugut të aparteidit, Nelson Mandela, lejohej të lunate tenis.
    Ndërsa mua më kanë ndaluar ping-pongun prej gjashtë muajsh, vetëm pse j’u përgjigja 2-3 pyetjeve të një gazetareje.
    Por, kjo sjellje e tyre më argëton në planin personal.
    Tmerri i tyre nga të vërtetat do të shtohet çdo ditë dhe më shumë me luftën e pakompromis që bëni ju personalisht, por edhe shumë të tjerë pavarësisht nga kapja e mediave me paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë dhe PPP-ve që vazhdojnë.
    Me konsideratën më të lartë për integritetin dhe patriotizmin tuaj, ju përshëndes i bindur se s’ka komardare të brendshme e të jashtme që e shpëton Narkoregjimin duke luftuar të gjithë çdo ditë pa kompromise e pazarllëqe.
    Shqipërinë do ta shpëtojnë vetëm shqiptarët e ndërgjegjësuar dhe të bashkuar dhe kurrë ambasadat dhe sidomos McGonigalët. 

  • Protestat e PD, Kalaja: Gjysma e këshilltarëve s’vijnë fare. Disa rrinin pinin kafe kur…

    Protestat e PD, Kalaja: Gjysma e këshilltarëve s’vijnë fare. Disa rrinin pinin kafe kur…

    Adriana Kalaja, e ftuar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, komentoi mungesën e disa figurave drejtuese të Partisë Demokratike në protestën e fundit, duke vënë në fokus qëndrimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe, veçanërisht, të Ilir Alimehmetit.
    Kalaja u shpreh se pas 11 majit, është e rëndësishme që zëri i demokratëve të dëgjohet, duke theksuar se heshtja brenda partisë është po aq e dëmshme sa humbja. Sipas saj, çdo kritikë apo ngritje shqetësimi nga anëtarësia duhet respektuar, edhe kur tejkalon kufijtë.
    “Unë zgjedh një demokrat që ngre zërin sesa një që hesht, sepse ai bëhet palë me humbjen. Kush e do Sali Berishën dhe PD-në duhet të flasë, të ngrejë shqetësimet”, deklaroi Kalaja në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN.
    Ajo kritikoi drejtues të strukturave të PD-së që nuk kanë marrë pjesë në protestë, duke nënvizuar se një pjesë e mirë e Këshillit Kombëtar ka munguar.
    “Ai që ka një detyrë në Këshillin Kombëtar dhe nuk vjen në protestë, të hapë krahun. Për çfarë na duhen ata njerëz kur gjysma e këshillit s’na del në protestë? Disa rrinin pinin kafe kur ne protestonim te Bashkia”, tha ajo në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN.
    Në lidhje me deklaratën e Ilir Alimehmetit për listat fiktive të anëtarësisë, Kalaja rikujtoi se Alimehmeti ka qenë pjesë e strukturave drejtuese dhe duhej të kishte folur më herët, para zhvillimit të primareve. Megjithatë, ajo shprehu vlerësim për rezultatin e tij në zgjedhjet e 11 majit, ku ishte një ndër kandidatët me më shumë vota preferenciale.
    “Ilir Alimehmetit i kanë rënë në hak. Ka pasur shumë më shumë vota dhe këtë duhet ta themi. Por nuk jam dakord që flet tani. Duhej të ishte ngritur para primareve, siç u ngrita unë në Këshillin Kombëtar”, u shpreh Kalaja në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN.
    Kalaja shtoi se vetë është përballur me presione të brendshme pas kritikave të saj për ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara më 24 korrik 2024.

  • Përfundon pezullimi i Andrea Agnellit, tani mund të rikthehet aktiv në botën e futbollit

    Përfundon pezullimi i Andrea Agnellit, tani mund të rikthehet aktiv në botën e futbollit

    21 Nëntor 2025

    8:29

    Alfred Lleshi

    Dje, më 20 nëntor, ka përfunduar pezullimi i Andrea Agnellit. Ish-presidenti i Juventusit, i cili ishte pezulluar për 34 muaj, në janar 2023, mund të rikthehet zyrtarisht të ushtrojë funksione operative në futboll. Më 20 janar 2023, në procesin sportiv për “plusvalencat”, Gjykata Federale e Apelit të FIGC e kishte pezulluar 24 muaj nga aktivitetet federale, me kërkesë për zgjerim të ndalimit në UEFA dhe FIFA.
    Pezullimi u konfirmua më 23 prill, pasi Kolegji i Garancisë së CONI-t rrëzoi ankimimin e tij. Më 10 korrik 2023, në procesin për manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, Tribunali Federal Kombëtar i FIGC e pezulloi edhe 16 muaj të tjerë, të reduktuar më pas në 10 muaj pas apelimit.
    Në drejtësinë e zakonshme, Agnelli pati pranuar në shtator dënimin prej 1 viti e 8 muajsh, të cilin e quajti “një zgjedhje të dhimbshme, por të drejtë”, në përputhje me “pozicionin tim të pafajësisë”.

  • Publikoi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës LGBTQ, shoqërohet në Polici aktivisti Andrea Bregu

    Publikoi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës LGBTQ, shoqërohet në Polici aktivisti Andrea Bregu

    Avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Andrea Bregu

    TIRANË-Aktivisti Andrea Bregu është shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë së Tiranës, pas një postimi në “Facebook” ku ai publikoi një databazë me të dhëna mbi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës së komunitetit LGBTI+. Vetë Bregu me anë të një video krah avokait Altin Goxhaj ka njoftuar se ndodhej në Komisariat pas publikimt të pagave.
    Ai pretendon se aktiviteti i këtyre organizatave synon fëmijët shqiptarë dhe shkatërrimin e familjes tradicionale. Aktivisti thekson se thirrja në polici ka për qëllim ta frikësojë dhe ta ndalojë të flasë më tej. Nga ana tjetër avokati Goxhaj shprehet se ligji në bazë të të cilit po hetohet Bregu është futur në fuqi në mënyrë të dyshimtë dhe se kallëzimi ndaj tij përbën presion për të heshtur denoncimet ndaj organizatës së LGBT.
    Ndërkohë ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI 

  • “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion

    “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion

    Debat i ashpër në studion e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi. Përplasja midis tyre degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale.
    Mziu deklaroi se protesta e opozitës është “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj mungesës së “minimumit jetik”.
    Në replikë, Muharremi i quajti deklaratat e tij hipokrizi, duke sjellë si shembull rritjen e çmimit të transportit.
    Situata u tensionua kur Mziu e sulmoi ashpër qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin: “Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti… edhe ky është një hajdut.
    Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën”. Muharremi reagoi duke e quajtur gjuhën e tij “të tmerrshme”.
    Përplasja vazhdoi më tej kur Mziu i tha: “Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti”.
    Gazetari Andrea Danglli ndërhyri duke i kërkuar Mziut të mos vijojë me retorikën, duke i thënë që kjo është e palejueshme.
    Debati ka agravuar më tej ç’ka solli edhe ndërprerjen e menjëhershme të programit nga moderatori i cili kërkoi distancim nga gjuha e përdorur.
    Fill pas emisionit, këshilltari i Partisë Socialiste bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku ndër të tjera tha:
    “Përballë meje ishte një deputet i Partisë Demokratike, një njeri që fjalën “familje” e ka në themelet e filozofisë që pretendon të përfaqësojë.
    E megjithatë, në vend të një debati mbi fakte e vizione, ai më riktheu pas në birucat e fëmijërisë, në një vend që mendoja se e kisha lënë shumë vite më parë: Tek bullizmi përtej murit.
    Unë mbase e kam kaluar por shumë motra e vëllezër në këtë situatë jo.
    Për një moment, brenda meje u ndeshën dy Alfredë: ai i fëmijërisë që kërkonte t’i përgjigjej menjëherë me aq forcë sa kishte e me aq fjalë sa kishte.
    dhe ai tjetri, më i thelli, i Alfredit të rritur që më kujtoi se dinjiteti nuk matet me tonin e zërit, por me mënyrën si zgjedh të mos përgjigjesh përballë një niveli të tillë.
    Zgjodha këtë të fundit, jo nga mungesa e fjalës, por edhe nga respekti për studion që më ftoi, për njerëzit që na shihnin, dhe mbi të gjitha për veten time e familjen time të fatit.
    Më vjen keq që ky episod, prishi gjithë atmosferën, tek studio e mikut tim Andrea Danglli, A2, të cilin falenderoj publikisht për sensibilizimin dhe përkujdesin që pati gjatë dhe pas emisionit. Kjo është arsyeja pse shkoj përherë me qejf për profesionalizmin dhe balancën”, tha ndër të tjera Muharremi.
    Teksa përplasja vijoi për disa minuta, Alfred Muharremi u shpreh se nuk mund të lejojë ofendime të tilla e diskriminim dhe u largua nga studio e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit.

  • Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë nga aktorja Ema Andrea

    Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë nga aktorja Ema Andrea

    Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 19:47
    Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin ”Goca dhe Gra”, e ftoi aktoren Ema Andrea të merrte pjesë në një nga trajnimet që ai organizon. Panelistja Ema Andrea refuzoi ftesën duke argumentuar se kishte angazhime të tjera më të rëndësishme.
    Refuzimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe mediat. Ky episod u bë lajm i ditës, me shumë portale që raportuan mbi ftesën dhe refuzimin e saj, duke e bërë këtë situatë një temë të nxehtë në rrjetet sociale.
    Mamaqi reagoi më pas përmes një videoje në TikTok, ku theksoi se nuk kishte asnjë problem me vendimin e aktores. Ai shtoi se ka shumë miq të ngushtë që gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e tij, teksa e ka kaluar situatën me qetësi dhe humor. Ermali duket se ka marrë gjithçka me sportivitet, duke treguar se për të më e rëndësishme është puna dhe pasioni për trajnimet dhe projektet që organizon.

  • “Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Atentati mafioz në Rinas, shteti asnjë reagim në 24 orë

    “Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Atentati mafioz në Rinas, shteti asnjë reagim në 24 orë

    Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në studion e “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare. 
    “24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët. 
    “Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë janë me qytetarët apo me banditët. Sot njeriu që lufton me jetën që ishte pjesë edhe e shtetit dhe paligjshmërisë na e tregon që këtu ka probleme shumë serioze”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    Koka sjell në vëmendjen grabitjen e famshme në Rinas dhe e cilëson ngjarjen e djeshme dështim të shtetit. 
    “Në mos bashkëpunim i shtetit, është dështim i shtetit. Aeroporti i Rinasit menaxhohet nga policia. Para 6 vjetësh grabitësit u futën brenda dhe grabitën 4.6 mln euro brenda në barkun e avionit dhe Netflix vështirë ta hamendësojë si skenar. Me ngjarjen po përballemi vetëm ne në studio se shteti nuk flet. Nuk flet drejtori i policisë. Ky është një akt terrorist. Nuk ka marrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët kjo garanci mungon”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 

  • “Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Shteti asnjë reagim në 24 orë

    “Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Shteti asnjë reagim në 24 orë

    Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në studion e “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare. 
    “24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët. 
    “Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë janë me qytetarët apo me banditët. Sot njeriu që lufton me jetën që ishte pjesë edhe e shtetit dhe paligjshmërisë na e tregon që këtu ka probleme shumë serioze”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    Koka sjell në vëmendjen grabitjen e famshme në Rinas dhe e cilëson ngjarjen e djeshme dështim të shtetit. 
    “Në mos bashkëpunim i shtetit, është dështim i shtetit. Aeroporti i Rinasit menaxhohet nga policia. Para 6 vjetësh grabitësit u futën brenda dhe grabitën 4.6 mln euro brenda në barkun e avionit dhe Netflix vështirë ta hamendësojë si skenar. Me ngjarjen po përballemi vetëm ne në studio se shteti nuk flet. Nuk flet drejtori i policisë. Ky është një akt terrorist. Nuk ka marrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët kjo garanci mungon”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.