Tag: andorrës

  • Në lojë faza “play-off” në Botëror, Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

    Në lojë faza “play-off” në Botëror, Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

    25 legjionarë për një qëllim, të sigurojnë për herë të parë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Në nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria luan për të siguruar vendin e dytë në Grupin K, një objektiv që pritet të vendoset që më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë përballë Andorrës, ku fitorja është detyrim, ndërsa Serbia udhëton në Angli, një fitore e mundshme e “Tre Luanëve” i dhuron matematikisht vendin e dytë Shqipërisë një xhiro përpara fundit.
    Në kushte të tillë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë fazës kualifikuese, trajneri i Sylvinho i ka besuar sërish të njëjtin grup, me dy ndryshime të vogla në raport me ndeshjet e tetorit, rikthehet në Kombëtare pas dëmtimit Ardian Ismajli, ndërsa një festë ka siguruar edhe Indrit Tuci, me sulmuesin që po kalon një moment të mirë në Turqi.

    Bie në sy mungesa e Marash Kumbullës, me qendërmbrojtësit që me sa duket nuk është rikuperuar plotësisht, vendin e tij e ka marrë sërish Klisman Cake, pjesa tjetër nuk ndryshon:
    Lista
    Lista e plotë:
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci
    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
    Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
    ()

  • Kupa e Botës 2026/ Silvinjo shpall listën për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

    Kupa e Botës 2026/ Silvinjo shpall listën për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

    Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.

    Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë.

    Lista e plotë:Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

    Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

    Vazhdo leximin

  • Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

    Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

    Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. 
    Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë. 
    Lista e plotë:Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni 
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake 
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani 
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci 
    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. 
    Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00. 

  • Llogaritë e kuqezinjve në grupin K, forma sportive e Manajt dhe dueli Angli-Serbi

    Llogaritë e kuqezinjve në grupin K, forma sportive e Manajt dhe dueli Angli-Serbi

    Adriatik BALLA
    Shqipëria do të luajë më 13 dhe 16 nëntor dy ndeshjet e fundit në grupin K eliminator për finalet e Kupës së Botës në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm, por rivalja kryesore në grup, Serbia, ka një ndeshje më shumë në dispozicion, atë me Letoninë. Në këto rrethana, Shqipëria, edhe se ka 11 pikë, katër më shumë se Serbia, nuk e ka siguruar plotësisht vendin e dytë, pra pozicionin që të çon në “play-off”, pasi ka ende pikë në lojë, por fitorja me modestët e Andorrës, mund ta vulosë këtë objektiv.
    Pozitat në grup
    Trajneri Silvinjo ka qenë në delir pas ndeshjes në Leskovc, pasi ai e beson fort se Serbia do të mundet nga Anglia. Edhe nëse i fiton të dy duelet e tjera do të shkojë 13 pikë, ndaj përfaqësueses së Shqipërisë, i duhet një fitore me Andorrën të shkojë në “play-off”. Po sa e sigurt është kjo? Kuqezinjtë janë aktualisht 1 pikë para serbëve, teksa të dyja skuadrat kanë për të luajtur edhe dy ndeshje, ku kuqezinjtë përballen fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë, ndërsa Serbia ka Anglinë në ndeshjen e më parë, e më pas do të presë Letoninë. Veç fitores ndaj Andorrës që është detyrim për skuadrën tonë, shpresohet edhe që Anglia të fitojë në Londër ndaj Serbisë, në mënyrë që të jemi zyrtarisht të kualifikuar si vendi i dytë në grupin K, për të mbajtur gjallë shpresën për Botëror. Si në Europian, ashtu edhe në këto kualifikuese, Silvinjo ka pasur një futbollist, i cili ka dhënë zgjidhje sa herë që kuqezinjve i është dashur. Nëse në Europian, ishte Jasir Asani ai që me golat e tij na kualifikoi, këtë herë është Rei Manaj lojtari protagonist, që ka marrë Shqipërinë “për dore” drejt Botërorit.
    Manaj në formë, tani lider i sulmit
    Referuar analizës që bën “Panorama Sport”, nëse në Europian ishte Jasir Asani ai që po e mbante Shqipërinë me shpresë, në kualifikueset e Botërorit gjërat kanë ndryshuar, pasi 30-vjeçari nuk është preferuar në lojë nga Silvinjo. Vendin e tij me gola, e ka zënë sulmuesi Rei Manaj i cili së fundmi u kthye në hero në Leskovc, ku shënoi golin e fitores në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit. Sulmuesi lushnjar gjeti golin e tij të parë në kualifikuese, duke i shënuar Andorrës një dygolësh në fitoren 3-0, teksa një gol të rëndësishëm, po realizonte edhe ndaj Letonisë në transfertë, por topi u devijua në vijë fatale duke u konsideruar më pas autogol nga vendësit. Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, po aty humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët, gabim të cilin e ka shlyer në Leskovc me një gol shumë të rëndësishëm. Kështu, në 6 golat që Shqipëria ka shënuar në këto kualifikuese, 3 prej tyre i ka shënuar Rei Manaj dhe njëri është autogol, të cilin “e detyroi” sulmuesi ynë. Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat të dy sulmuesit duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë, për të gjetur golin që mund të shënojë arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për ta dërguar skuadrën në “play-off” të Kupës së Botës. Gjithçka duket e hapur, por realisht për Shqipërinë gjërat bëhen të lehta me një fitore ndaj modestëve të Andorrës. Aty fitorja është detyrim.

  • “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…Anglia

    “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…Anglia

    “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…AngliaTronditja që i shkaktoi Rey Manaj me shokë ishte e madhe dhe e dukshme në radhët e Serbisë, kjo u pa qartë edhe në sfidën e tyre të radhës, atë kundër Andorrës, ku hasën shumë vështirësi për të dalë me 3 pikë.
    Pas Rey Manaj, edhe Lopez i tronditi që në fillim të lojës, ku në m…

  • Anglia “mërzit” tifozët, por bën detyrën ndaj Andorrës. Ja situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria

    Anglia “mërzit” tifozët, por bën detyrën ndaj Andorrës. Ja situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria

    Anglia ka fituar 2-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e luajtur në “Villa Park”, në Birmingham. Pavarësisht fitores, perfomanca e të besuarve të Thomas Tuchel nuk ishte edhe aq mbresëlënëse, gjë që u kuptuar edhe nga vërshëllimat e tifozëve herë pas here në drejtim të lojtarëve të tyre.
    Në minutën e 25-të, një krosim i Noni Madueke devijohet me kokë nga mbrojtësi i Andorës, Christian Garcia dhe përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për anglezët. Në minutën e 66-të, Anglia dyfishon shifrat me Declan Rice, i cili shënon me kokë pas krosimit perfekt nga Reece James.
    SHIKOGOLAT
    Më herët, po në këtë grup Serbia fitoi në transfertë 0-1 ndaj Letonisë, me golin e Dusan Vlahovic në fillim të pjesës së parë. Në minutat shtesë, Letonia iu afrua golit të brazimit, por topi për fatin e sërbëve u ndal nga shtylla.
    Shqipëria ishte pushim sot, kuqezinjtë do të luajnë të martën ndaj Letonisë në “Air Albania”. Serbia do të presë Anglinë në Beograd, ndërsa Andorra do jetë pushim. Situata në Grupin K është si më poshtë:
    1. Anglia 12 pikë, 4 ndeshje2. Serbia 7 pikë, 3 ndeshje3. Shqipëria 5 pikë, 4 ndeshje4. Letonia 4 pikë, 4 ndeshje5. Andorra 0 pikë, 5 ndeshje

  • Tuhel/ Tifozët më thonë shpesh, “Sille në shtëpi Tomas”

    Tuhel/ Tifozët më thonë shpesh, “Sille në shtëpi Tomas”

    Ekziston një slogan që e ka shoqëruar ekipin kombëtar të Anglisë për shumë vite: “It’s coming home”. Kjo i referohet fitimit të një titulli, një trofeu, qoftë Kampionati Europian apo një Kupë Bote, i cili më pas do të kthehej në atë që anglezët e konsiderojnë shtëpinë e futbollit. Tifozët italianë do ta kujtojnë mirë këtë slogan, duke pasur parasysh se gjatë finales së Kampionatit Europian 2021 të fituar nga Italia, trajnuar asokohe nga Roberto Man[ini, motoja në Itali ndryshoi në “It’s coming to Rome”.

    Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, pasi konfirmoi se Xhon Stons, për shkak të një dëmtimi, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Tre Luanëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Serbisë, i}u drejtua pikërisht kësaj motoje, duke treguar një anekdotë.

    Ai tha: “Marr shumë këshilla, por gjithmonë në mënyrë miqësore, nga tifozët anglezë. Shumica e tyre thjesht thonë ‘sille në shtëpi, Tomas’. Dhe kjo është në thelb puna.”

    Lidhur me lojtarët e thirrur, ai shpjegoi: “Mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira deri më tani, dhe të gjithë meritojnë të jenë në kampin stërvitor. Nuk më pëlqeu mënyra se si e zhvilluam ndeshjen kundër Andorrës; ia bëmë shumë të lehtë Andorrës të gjente momente për të na mbyllur dhe për të ngadalësuar lojën tonë, dhe do të gjejmë zgjidhje të reja për ta thyer bllokun pak më lehtë.”/Foto ‘X’/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • ZYRTARE/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në stadiumin më modern të Andorrës… në vapë

    ZYRTARE/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në stadiumin më modern të Andorrës… në vapë

    Dinamo shënon kthimin e saj pas shumë vitesh në Europë, teksa merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku përballet me ekipin e Atletik D’Eskaldes të Andorrës. Blutë kanë qenë me fat me shortin dhe shihen si favoritë për të kaluar më tej në turne.
    Ndeshja e parë luhet të enjten e ardhshme në Andorra dhe është caktuar tashmë edhe orari dhe stadiumi për zhvillimin e duelit mes dy skuadrave. UEFA ka zyrtarizuar zhvillimi e takimit në “Estadi FAF”, stadiumin më modern të Andorrës. Impianti prej 5 mijë vendesh është inauguruar në vitin 2025 dhe është ai që pret edhe ndeshjet e përfaqësueses së këtij vendi.

    Megjithatë, ajo që të bie më shumë në sy, është fakti se ndeshja në fjalë do të luhet në orën 16:00. Një orar i papërshtatshëm duke llogaritur edhe temperaturat e larta në këtë periudhë të vitit, por që është pranuar nga UEFA. Duket se vendasit kërkojnë të përfitojnë nga përshtatja me këto temperatura, për të vënë në vështirësi sa më të mëdha blutë e drejtuar nga Ilir Daja në takimin në fushën e tyre.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi kundër Andorrës 

    “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi kundër Andorrës 

    Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Air Albania në mbrëmjen e 7 qershorit. Për këtë temë ka pasur analiza në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNews Albania”. Një nga të ftuarit ishte edhe trajneri Dritan Mehmeti, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen, por preku në vecanti edhe temën e Ernest Mucit. 
    “Nuk e kuptoj sesi Silvinjo e thërret Ernest Mucin dhe nuk e aktivizon. Nuk e aktivizon në asnjë moment, madje as kundër Andorrës, madje as kur rezultati ishte 2-0 kundër Andorrës. Nuk do të luajë as kundër Serbisë ky lojtar, nuk ka llogjikë sportive sesi të luaj pasi ti nuk po e hedh në fushë me Andorrën, nuk ke si e fut me Serbinë”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/ ?

  • FIFA e çudirave! S’ka “tifozë” pas portave ndaj Serbisë, dënim për ndeshjen ndaj Andorrës

    FIFA e çudirave! S’ka “tifozë” pas portave ndaj Serbisë, dënim për ndeshjen ndaj Andorrës

    FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.
    Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.
    Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
    Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.
    FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.