Tag: andorrës

  • Fokusim te skema taktike dhe goditjet standarde, Shqipëria zhvillon seancën e dytë stërvitore për sfidën ndaj Andorrës

    Fokusim te skema taktike dhe goditjet standarde, Shqipëria zhvillon seancën e dytë stërvitore për sfidën ndaj Andorrës

    11 Nëntor 2025

    18:46

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
    Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
    Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
    Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Fshf Tv.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026 / Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

    Kualifikueset e Botërorit 2026 / Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

    Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.
    I gjithë ekipi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët.Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar.

    “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje” – u shpreh sulmuesi Tuci.
    “Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi ta kalojmë Andorrën do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar neve dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë” – shtoi më tej ai.
    “Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol. Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do flasim më tej” – theksoi sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci.
     

  • Tuci flet nga grumbullimi kuqezi në Barcelonë: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

    Tuci flet nga grumbullimi kuqezi në Barcelonë: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

    Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. I gjithë ekipi kuqezi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët. Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për “fshf.org”, u shpreh i lumtur për rikthimin në kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar:
    “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në kombëtare. Eshtë një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, djemtë më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje.
    Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pastaj do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar. Shpresoj se dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë.
    Më e rëndësishmja është ndeshja e parë me Andorrën, të cilën nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre, që nuk i pëlqen asnjë ekipi. Ata mbrohen me çdo mundësi që të mos pësojnë gol. Shpresoj ta ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do të flasim më tej”.

  • Mitaj: Kombëtarja ndaj Andorrës do të bëjë kujdes, shpresojmë të kapim Botërorin

    Mitaj: Kombëtarja ndaj Andorrës do të bëjë kujdes, shpresojmë të kapim Botërorin

    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë janë gati të zbresin në fushë për të marrë maksimumin në duelin delikat me Andorrën që është përcaktues për objektivin “play-off”. Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
    Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja. “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, shtoi ai. Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës. “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
    Forma sportive
    Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren. “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.” Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme: “Objektivi është vetëm që të shkojmë në “play-off”, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në “play-off”, theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.
    Paraqitja e kuqezinjve
    Java që lamë pas solli disa paraqitje të mira nga legjionarët. “Sofascore” sjell për “Panorama Sport” listën me pesë futbollistët më të vlerësuar sipas statistikave. Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi kryeson renditjen me notën 9.4 falë dygolëshit të shënuar në Turqi. Edhe pse po kalon sezonin e tij më të mirë, Seferi nuk është thirrur prej një kohe të gjatë nga Silvinjo në Kombëtare. Arinaldo Rrapaj, ish-i i Partizanit shënoi gol të rëndësishëm për Kolos Kovalivkën në Ukrainë dhe falë kësaj është pozicionuar në vendin e dytë. Vendi i tretë shkon për portierin shqiptar, Kliman Lilo i cili bëri 5 pritje të sakta për skuadrën e tij. Ish-“raketa” e Kombëtares, Odise Roshi shënoi gol dhe dhuroi asist për Keçiorenguçu. Top 5-shja plotësohet me ish-sulmuesin e Elbasanit, Amarildo Gjoni i cili realizoi një tjetër gol me Sherif Tiraspolin.

  • Seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare para duelit me Andorrën, grupit i mungojnë 3 lojtarë…  

    Seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare para duelit me Andorrën, grupit i mungojnë 3 lojtarë…  

    Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. 
    Në seancën e parë stërvitore ishin të pranishëm pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që në orët e mbrëmjes në vijim pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku. 
    Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palestër, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje. 
    Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drejt Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor. 
     

  • Shqipëria nis përgatitjet për Andorrën… nga Barcelona

    Shqipëria nis përgatitjet për Andorrën… nga Barcelona

    10 Nëntor 2025

    18:27

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
    Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.
    Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.
    Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.

  • Andorrë-Shqipëri/Kombëtarja nis grumbullimin, zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

    Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.

    Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.

    Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.

    Vazhdo leximin

  • EMRAT – Cilët janë “gladiatorët” që Silvinjo u beson realizimin e ëndrrës së Botërorit…

    EMRAT – Cilët janë “gladiatorët” që Silvinjo u beson realizimin e ëndrrës së Botërorit…

    Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë.
    Lista e plotë:
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci
    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
    Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

    Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

    Kombëtarja shqiptare në 13 nëntor do të luajë në transfertë ndaj Andorrës për kualifikueset e Botërorit 2026, një ndeshje ku kuqezinjtë mund të sigurojnë kualifikimin në fazën e playoffit. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ka nisur shitja e biletave për këtë përballje,
    Shitja e biletave do të bëhet online dhe nis që këtë të premte, me FSHF që në faqen e saj të internetit ka publikuar edhe linkun ku mund të realizohet procesi I blerjes së biletave. Federata Shqiptare e Futbollit thekson se një ditë përpara ndeshjes, pra në 12 nëntor, personat që kanë kryer blerjen do të marrin në dorëzim biletat e tyre në adresat e tyre në email.
    Në të njëjtën kohë, FSHF kujton se ashtu sikurse edhe në përballjet e tjera, personat që do të jenë në stadium do të duhet të kenë mjet identifikimi me vete, ndërkohë që nuk do të lejohen të hyjnë në impiant objekte të ndaluara.
    Pas sfidës me Andorrën, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Anglisë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit në Air Albania Stadium. Ata që nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në stadium, do të kenë mundësi që si ndeshjen me Andorrën ashtu dhe atë me Anglinë ta ndjekin nëpërmjet platformës Digitalb. Kombëtarja shqiptare ndodhet në grupin K të kualifikueseve dhe pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, 1 më shumë se Serbia në vendin e tretë.

  • Kupa e Botës 2026/ Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë

    Kupa e Botës 2026/ Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë

    Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.
    Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë.
    Lista e plotë:
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci
    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Ettadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
    Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.