Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez, është i qartë se skuadra e tij do të vuajë përballë Shqipërisë në ndeshjen e të enjtes. Në konferencën për mediat, ai ka theksuar se skuadra e tij do të duhet të përballet me intensitetin e lojës së kuqezinjve, të cilët luajnë për të siguruar një vend në play-off të Botërorit.
“Do të doja që lojtarët të ishin në gjendje të mirë, të bënin gjithçka që kemi punuar në këto katër orë që ka zgjatur kjo javë (qesh). Do të përpiqemi ta vëmë në zbatim nesër. Nëse jemi në gjendje ta bëjmë, mendoj se do të jemi afër asaj që duam. Por është gjithashtu e vërtetë që kemi një rival përballë, një rival po luan për mundësinë për t’u kualifikuar dhe mundësinë për të pasur një shans tjetër për të shkuar në një fazë finale të Kupës së Botës.
Dhe mendoj se nëse jemi në gjendje të përballojnë këtë intensitet në fillim, do të jetë më mirë edhe për ne. Nëse jo, ata do të vuajnë përsëri. Do të kemi përsëri mundësi. Dhe nëse rivalët krijojnë mundësi që nga fillimi, bëhet më e komplikuar t’i ndalim ata më vonë. Nëse jemi në gjendje t’i mbrojmë ata katër ose pesë metra jashtë zonës dhe jo aty brenda zonës, atëherë do të jetë më mirë edhe për ne”, tha Koldo Alvarez.
Tag: andorrës
-

Trajneri i Andorrës/ Kemi punuar vetëm katër orë për Shqipërinë
-

Intervista/ Presidenti Duka: Ndeshja ndaj Andorrës është më e rëndësishmja e edicionit, duhet impenjim maksimal
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në një intervistë për gazetarin Alban Xhihani në TV Klan.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e vlerësoi përballjen e nesërme si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni, duke theksuar se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.
INTERVISTA E PLOTË:Ndeshja ndaj Andorrës? – Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars. Padyshim që kemi edhe një sy nga Anglia. Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tre pikët në këtë stadium.
Kemi zhvilluar disa ndeshje këtu me Andorrën? – Në ndeshjen e parë kemi humbur në stadiumin e vjetër me rezultatin 2-0 për Andorrën, ka qenë ndeshje miqësore. Ndeshjet zyrtare i kemi fituar në Andorrë në 2019 dhe 2021. Por kanë qenë ndeshje të vështira, nuk kanë qenë të lehta. Në Elbasan Arena në nëntor 2019 kemi barazuar kur kemi qenë në disavantazh 1-2. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Andorra sot është më mirë se më parë. Ka një ekip që lufton. Anglia i ka shënuar me vështirësi, 0-1 këtu dhe 2-0 në Angli me autogol. Mbetet një ndeshje e vështirë, por jam shumë i bindur që ekipi jonë e di rëndësinë e ndeshjes. Nuk ka asnjë vend për vetëkënaqësi, vetëm për impenjim maksimal dhe për të bërë detyrën.
Edicioni kualifikues, ka diçka për t’u përmirësuar në mentalitet? – Analizë e thellë. Ka shumë gjëra se pse nuk jemi gjithmonë në të njëjtin nivel. Ky është ndryshimi me skuadrat e mëdha me më pak të mëdha, siç jemi ne. Nëse do t’i bënim të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel, atëherë nuk do të ishim më Shqipëria. Nuk do të ishim skuadra që lufton për play-off, por do të ishim Anglia që ka siguruar vendin e parë. Për mua, Letonia nuk është një ekip i dobët. Luan i organizuar dhe na ka vënë shumë në vështirësi edhe në Tiranë. Por rezultati i harron gjërat. Kemi fituar 1-0, kur edhe mund të na kishin barazuar. Megjithatë, jemi në Andorra për të dhënë maksimumin dhe për të vazhduar shpresën për në Botëror. Në radhë të parë djemtë për kënaqësinë e vet që mund t’i japë një kampionat Botëror dhe për të gjithë tifozët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe nëpërmjet televizorit etj. Le të shpresojmë që do të bëjmë detyrën dhe jam i bindur që nuk do të kemi hap fals.
Andorra është mbushur me plot tifozë shqiptarë – Unë mendoj që ne si tifozë, në një lloj mënyre, kemi fituar kulturën sportive dhe e kemi kuptuar që nuk ka më ndeshje të lehta. Mbështetësit e ekipit Kombëtar e dinë që nuk është një ndeshje e lehtë, por e dinë që duhet fituar. Pikërisht për këtë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për ta përkrahur ekipin, për ta mbështetur atë, për ta çuar drejt fitores. Besoj se jemi vendi që e ndjen më shumë ekipin Kombëtar. E ndjen vërtet dhe e mbështet atë në çdo moment.
Faza Play-off e Botërorit, kundërshtarët e mundshëm? – Padyshim, edhe ne kemi menduar për plane, por e kemi përqendruar më shumë vëmendjen për nesër këtu në Andorra. Ta mbyllim historinë dhe të mos mbetet për ta luftuar në Tiranë. Le të mbetet ndeshja në Air Albania kundër Anglisë një ndeshje luksi për ne dhe për Anglinë. -

Shqipëria mbyll me sukses përgatitjet për Andorrën, lajmi i mirë për Sylvinho-n: Nuk ka asnjë mungesë
12 Nëntor 2025
20:32
Telesport
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.
Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K. -

Andorrë-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.
Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K./FSHF/
Vazhdo leximin
-

“Nuk do e besoja dot 10 vite më parë këtë moment”, Gjimshiti i emocionuar: Tre pikët nesër kundër Andorrës
Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës. Trajneri i Kombëtares ka bërë thirrje për kujdes nga ana e lojtarëve të tij në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, duke përmendur faktin se Andorra pëson shumë pak gola.
“Andorra ka një trajner që po bën shumë kohë me ekipin, di t’i nxjerrë maksimumin. Lojtarët luajnë për cdo top, për cdo centimetër të fushës. është një ekip që nuk pëson më shumë se dy gola, mbrohen shumë mirë. Anglia fitoi vetëm 1-0 këtu, ndërsa edhe Serbia për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte 1-1.E dimë që nuk do të jetë e lehtë. Edhe në ndeshjen e parë ishte e tillë, pasi shënuam golin e dytë u qetësuam. Shqipëria është rritur shumë, Federata, rezultatet, puna flet vet. Por ndërkohë që rritemi ne, rriten edhe të tjerët. Kur luan jashtë është më e vështirë se në shtëpi, vecanërisht ne kemi më shumë rezultate të mira brenda sesa jashtë”, tha Silvinjo.
Nga ana tjetër, kapiteni Gjimshiti nuk e fshehu dot emocionin për këtë moment të Kombëtares tonë. “Kemi ardhur këtu për një qëllim, të marrim 3 pikët. Na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës kundër Anglisë apo Serbisë që i kanë vendosur në vështirësi. Do jemi me vetëbesim dhe duam të marrim 3 pikët. Duhet të jemi të fortë mentalisht. Ndeshje shumë e rëndësishme. Të japim gjithçka për të marrë 3 pikët. Nuk e besoja 10 vjet më parë për këtë moment. Gjithçka është e mundur në futboll. Na kanë ardhur disa lojtarë të fortë dhe me cilësi. E kanë vendosur në vështirësi trajnerit për të zgjedhur. Kualiteti është rritur në disa aspekte dhe është mbajtur grupi, kjo është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/ -

Gjimshiti me ide të qarta: E respektojmë kundërshtarin, por na duhen 3 pikët
12 Nëntor 2025
17:46
Telesport
Berat Gjimshiti ka qenë në krah të trajnerit Sylvinho në konferencën e sotme për shtyp, e fundit para ndeshjes kualifikuese nesër ndaj Andorrës.
“Jemi këtu për një qëllim, për 3 pikë, sepse na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës me Serbinë dhe Anglinë, dhe e kemi parë që i kanë vënë në vështirësi. Ne do të bëjmë lojën tonë, me vetëbesim të madh për të marrë 3 pikët. E respektojmë kundërshtarin, na presin 90 minuta të vështira, por duhet të jemi mendërisht të përgatitur për të përballuar çdo gjë”, tha Gjimshiti.
“Nëse do të me pyesnit para 10 viteve, me siguri do të thoja që nuk e mendoj Botërorin. Por, besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme. Kemi lojtarë me cilësi, plus anë ardhur edhe të rinj të talentuar. Për ekipin është më e thjeshtë kur ke më shumë mundësi zgjedhjeje, por kanë vendosur trajnerin në vështirësi”, shtoi kapiteni kuqezi. -

Nuk ka asnjë shans për të dështuar objektivi, koeficentet flasin për fitoren e pastër të Shqipërisë
Shqipëria do të përballet nesër kundër Andorrës në transfertë. Një ndeshje e madhe për Kombëtaren tonë, e cila do të kërkojë që për herë të parë të shkojnë në Play Off-in e Botërorit.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për ne, ndërsa nga ana tjetër duhet që Anglia të mos gabojnë kundër Serbisë në shtëpi. Sa i përket koeficenteve, flasin për një fitore të pastër të Kombëtares tonë. Fitorja e Andorrës kuotohet me 11.00, barazimi me 4.00 dhe fitorja e Shqipërisë me 1.25. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Ndaj Andorrës, Silvinjo e Gjimshiti konferencë shtypi Live
Ndaj Andorrës, Silvinjo e Gjimshiti konferencë shtypi Live – Sporti im
Skip to content
Vazhdo leximin
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

Tuci i rikthyer në Kombëtare: Ndaj Andorrës asnjë tolerim, jemi këtu për fitore
Adriatik BALLA
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka një ndeshje delikate nesër me Andorrën, ku nevojiten medoemos tri pikë dhe për këtë janë të qartë si lojtarët dhe stafi teknik. Por delikatesa lidhet me faktin se skuadra e Andorrës bën mbrojtje të fortë e me forca të shumta dhe është ekip i vështirë për t’i shënuar gol. Mbetet të shihet çfarë strategjie do të ndjekë trajneri Silvinjo për ta çarë mbrojtjen e tyre. Entuziazmi në radhët e grupit ëhstë i madh dhe natyrisht që trajneri brazilian do të ndërtojë një modul taktik ofensiv për të realizuar objektivin që është fitorja.
Pra, Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. i gjithë ekipi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët. Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar. “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje”, u shpreh sulmuesi Tuci.
Atmosfera në skuadër
Më tej ai foli për situatën në ekip dhe atmosferën e zjarrtë që është brenda gjirit të grupit. “Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi ta kalojmë Andorrën do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar neve dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë”, shtoi më tej ai. “Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol. Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do flasim më tej”, theksoi sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci.
Stërvitja e Kombëtares
Siç thamë, Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Në seancën e djeshme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar. Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde. Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në “Fshf Tv”. -

Kombëtarja e plotë, zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë
Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Fshf Tv.
Vazhdo leximin