Tag: andorrës

  • Shehu: Tani mendojmë për “play off’-in, ëndrra e madhe është Botërori

    Shehu: Tani mendojmë për “play off’-in, ëndrra e madhe është Botërori

    14 Nëntor 2025

    7:34

    Alfred Lleshi

    Julian Shehu është kthyer në titullar të padiskutueshëm për Sylvinho. Madje, edhe kur nisin zëvendësimet, ai nuk preket te Shqipëria. Pas fitores 1-0 ndaj Andorrës, mesfushori ynë kuqezi u shpreh: “Debutimi ndaj Andorrës, ndeshjen e parë? Të them të drejtën në ndeshjen e parë nuk e mendoja se do të jemi këtu. E dinim që ishte e vështirë, por ka qenë rrugëtim i bukur shumë.
    Nuk kam fjalë. Falënderoj ekipin, sepse pa të nuk do të ishim këtu. E kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë ndeshje të mira dhe të bukura, duhet ta shijojmë pak këtë moment. Falënderoj tifozët, sepse na u duk sikur po luanim në shtëpi sot. Ishte arritje ndër më të mëdhat e futbollit në Shqipëri.
    Topat e gjatë? Unë mendoj se kur luan me ekipe të dobëta në letër, ka presion dhe trysni për të shënuar shpejt. Kjo e fut ekipin në presion dhe bën gabime të thjeshta. Hymë nën presion me veten, por në të dytën kishte hapësira dhe i shfrytëzuam. Bëmë disa ndrsyhime taktike që na i tha trajneri dhe gjërat shkuan perfekt.
    Tani jemi të fokusuar tek Anglia dhe duam ta shijojmë. Ëndërr kemi Botërorin, po mendojmë seriozisht tani për ‘play off’. Shpresoj ta realizojmë këtë ëndërr që kemi të gjithë shqiptarët”.

  • Mund të vlejë më shumë se 3 pikë, ja goli i Kristjan Asllanit në Andorrë (VIDEO)

    Mund të vlejë më shumë se 3 pikë, ja goli i Kristjan Asllanit në Andorrë (VIDEO)

    Shqipëria ka zhbllokuar shifrat më në fund ndaj Andorrës. Ka qenë pikërisht Kristjan Asllani që ka realizuar, në minutën e 67-të, pas një asisti të Uzunit.
    Mesfushori Asllani iu afrua disa herë golit pak minuta më herët, por nuk u tregua dot i saktë. Ndeshja ndaj Andorrës vlen për kualifikueset e botërorit.

  • Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

    Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua nga Kristjan Asllani.
    Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës.
    Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.
    Të besuarit e Sylvinhos janë Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, ndërsa në sulm luajnë Broja, Hoxha, Manaj.  

  • Shqiptarët pushtojnë Andorrën/ Momente emocionuese gjatë himnit

    Shqiptarët pushtojnë Andorrën/ Momente emocionuese gjatë himnit

    Momente emocionuese u regjistruan para nisjes së sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë. Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, stadiumi u përfshi nga një atmosferë elektrizuese, teksa mijëra tifozë kuqezinj, që kishin mbushur shkallët e impiantit, kënduan njëzëri himnin shqiptar.
    Koret, flamujt dhe emocionet e përbashkëta krijuan një skenë të paharrueshme, që tregoi edhe një herë dashurinë e madhe të shqiptarëve për kombëtaren e tyre, pavarësisht distancës apo kundërshtarit.Një fillim simbolik e plot frymëzim për kuqezinjtë, të cilët u ndjenë si në shtëpi në zemër të Andorrës.

  • Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

    Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

    Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot përballë Andorrës ndeshjen e parafundit për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
    Në orën 20:45, e gjithë vëmendja është te kuqezinjtë, të cilët sot mund të sigurojnë matematikisht playoff-in e Botërorit.
    Sylvinho ka vendosur për titullarët, duke përsëritur formacionin që fitoi ndaj Serbisë, më përjashtim të Myrto Uzunit.

  • Takim me historinë për Kupën e Botës 2026, Shqipëria përballë Andorrës në ‘Encamp’

    Takim me historinë për Kupën e Botës 2026, Shqipëria përballë Andorrës në ‘Encamp’

    Andorra-Shqipëri, pjesa e parë

    13’- Kristjan Asllani shpërdoron një mundësi të mirë. Mesfushori rrëzohet në momentin e fundit, kur po përgatitej për gjuajtje.
    12’- Mundësia e parë e rrezikshme për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë, rrotullohet shumë mirë, por tentativa ndalet nga mbrojtësi i Andorrës.
    10’- Shtyn Andorra, Berat Gjimshiti mbyll një aksion të rrezikshëm.
    7’- Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta të para. Gjithsesi ende nuk ka tentativa drejt portës.
    4’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri, por ndalet në momentin e fundit. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.
    0′- Starton sfida. Kuqezinjtë synojnë 3 pikët me çdo kusht.

    Shqipëria e futbollit mund të shkruajë sot historinë në Kupën e Botës. Këtë të enjte djemtë e Sylvinhos kanë një sfidë të lehtë në letër kundër Andorrës në shtëpinë e këtyre të fundit, por rivalët i kanë hapur punë emrave si Anglia apo Serbia në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Sfida e sotme mund të jetë deçizive, pasi një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut.
    Një gjë e tillë do ndodhte për herë të parë në historinë e futbollit tonë, andaj tri pikët janë detyrim, por me një sy edhe në Londër, ku duket se Anglia e kualifikuar e ka një ‘kafshatë’ të lehtë Serbinë, pasi kujtojmë se në Beograd i shënoi 5 herë.
    Dueli i sotëm është i parafundit për Grupin K kualifikues, me Shqipërinë që pret Anglinë në Tiranë më 16 nëntor, ndaj sfida kundër Andorrës merr tjetër vlerë.
    Formacionet zyrtare:
    Andorra (5-4-1): Alex Ruiz, Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas, Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos, Rosas, Lopez Trajner: Koldo Alvarez
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior
    Prag ndeshje
    Cake dhe Pajaziti në tribunë
    Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin.
    Vlera në ‘Transfermarkt’
    Sipas faqes së specializuar të vlerësimit të futbollistëve, në treg ekipi i Andorrës vlen 3.56 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i tyre është portieri Iker Alvarez. Ai luan në Spanjë me Cordoba CF dhe kartoni i tij kushton 800 mijë euro. Ndërkohë Shqipëria në këtë grumbullim ka një vlerë lojtarësh prej 88.20 milionë euro. Armando Broja, Kristjan Asllani apo Mirlind Daku janë futbollistët më me vlerë të tanëve.
    Historia dhe statistikat mes dy skuadrave
    Ndeshja e sotme do jetë e nënta mes dy skuadrave. Shqipëria mban vendin e 61-të në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur me pesë pozicione pas fitores së një muaji më parë në Serbi. Nga ana tjetër Andorra është në vendin e 172-të në këtë renditje.
    Në përballjet kundër Andorrës në gjithë historinë, Shqipëria e futbollit ka gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje. Dueli i parë mes dy skuadrave është luajtur më 6 shkurt të vitit 2000 në Maltë për turneun “Rothmans” dhe tanët fitonin 3-0 me golat e Edmond Dalipit, Rudi Vatës dhe Johan Drizës.
    Ndeshja e dytë më 17 prill 2002, një miqësore zhvilluar në Andorra, përfundonte me fitoren 2-0 të vendasve. Më pas tanët kanë dy fitore radhazi, para se në 14 nëntor 2019 skuadrat të barazonin 2-2 në “Elbasan Arena” për kualifikueset e Euro 2020.
    Më pas Shqipëria numëron edhe tre fitore kundër Andorrës, më 2021 në dy takime, si edhe më 24 marsin e këtij vitit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në total, Shqipëria i ka shënuar 14 gola Andorrës në tetë takime, kundrejt katër të pësuarve.
    Arbitri – Rumuni Horatiu Mircea Fesnic do jetë arbitri kryesor i duelit të sotëm.
    Tifozët – Mbi 5 mijë tifozë priten sot në stadiumin “Encamp” të Andorrës, me Federatën e këtij vendi që ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur. Në stadium priten ngjyrat kuqezi, pasi rëndësia e ndeshjes ka bërë që tifozët e Kombëtares të ‘infiltrohen’ si vendas gjatë shitjes së biletave, paçka se Federata e Andorrës kishte vendosur disa kushte për t’u pajisur me bileta.
    Klasifikimi
    Pas gjashtë ndeshjeve, Shqipëria me 11 pikë mban vendin e dytë në grup, shtatë më pak se Anglia kryesuese që është kualifikuar dhe një më shumë se Serbia e vendit të tretë. Letonia me pesë pikë renditet e katërta, ndërsa mbyll tabelën Andorra me vetëm një pikë.
    Shqipëria ka vetëm një humbje në këto kualifikuese, atë kundër Anglisë në duelin e parë hapës, ndërsa pozicioni i dytë do të thotë një vend në play-off për të kërkuar biletën e finalave të Botërorit 2026, një ëndërr për gjithë shqiptarët, pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur në historinë e futbollit tonë.

  • Nuk mjafton vetëm fitorja ndaj Andorrës, Shqipëria ka nevojë edhe për një “dhuratë” për të siguruar kualifikimin sonte në play-off

    Nuk mjafton vetëm fitorja ndaj Andorrës, Shqipëria ka nevojë edhe për një “dhuratë” për të siguruar kualifikimin sonte në play-off

    13 Nëntor 2025

    16:41

    Telesport

    Sonte në mbrëmje, Shqipëria do të luajë padyshim ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, edhe pse përballë ka një kundërshtar të lehtë në letër si Andorra.
    Aktualisht situata në grupin K është e tillë: 1. Anglia 18 pikë (ka siguruar biletën për në Botëror), 2.Shqipëria 11 pikë, 3. Serbia 10 pikë, 4. Letonia 5 pikë 5. Andorra 1 pikë
    Për të siguruar zyrtarisht vendin e dytë në grup që të dërgon në play-off, Shqipëria duhet të fitojë me patjetër ndaj Andorrës dhe të shpresojë që Serbia të mos fitojë në transfertë ndaj Anglisë.
    Në rast se nuk del ky kombinim, atëherë vendi i dytë në grup do të përcaktohet në ndeshjet e fundit në grup më datë 16 nëntor, kur Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, ndërsa Serbia pret Letoninë në Beograd.

  • Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

    Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

    Me mision 3 pikët, Shqipëria është gati për takimin kundër Andorrës, një ndeshje e lehtë në letër, por jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë mungesë, një “luks” që fut në mendime tekniku kuqezi në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë.
    Rikthimi i Ismajlit pas dëmtimit, mund të sjell një balotazh në qendër të mbrojtjes, por në çdo rast, Sylvinho i ka besuar gjithnjë Ajetit, e ka bërë këtë në çdo moment të rëndësishëm. Pjesa tjetër e prapavijës nuk ndryshon, me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë.

    Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha edhe në mesfushë, pavarësisht se Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, dy lojtarët e Lecces, po kalojnë një formë të shkëlqyer. Tredhëmbëshi, Asllani-Juljan Shehu-Qazim Laçi nuk pritet të ndryshojë.
    Një dilemë e madhe ka të bëjë me sulmin, ku në balotazh për një fanellë titullari në krahun e majtë është Uzuni me Arbër Hoxhën, me këtë të fundit që shihet favorit. Rey Manaj do të zbres nga minuta e parë në majtë të sulmit, i mbështetur nga Armando Broja në të djathtë.
    Pavarësisht se kjo është një sfidë në transfertë, tifozët kuqezi pritet të jenë në dominues përballë Andorrës për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë transfertë shumë të rëndësishme.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Andorra mban gjallë shpresat e kualifikimit tonë në Botëror, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

    Andorra mban gjallë shpresat e kualifikimit tonë në Botëror, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

    Për Shqipërinë e Sylvinhos ka ardhur momenti i së vërtetës. Dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026 do të vendosin fatin e kuqezinjve. Në lojë është vendi i dytë në grupin K, që siguron kalimin në “play-off”. Anglia ka siguruar tashmë kualifikimin direkt si kryesuese absolute, ndërsa Shqipëria dhe Serbia luftojnë për vendin e dytë.
    Sfida e pare e nëntorit, sonte kundër Andorrës, është vendimtare për kuqezinjtë, të vetëdijshëm se ndeshja e fundit ndaj Anglisë do të jetë shumë e vështirë, pavarësisht se anglezët janë tashmë të kualifikuar. Serbia, ndërkohë, do të përballet me Andorrën dhe Letoninë në 180 minutat e fundit kualifikuese, ndaj çdo pikë është jetike.

    Tri pikët ndaj Andorrës mund ta mbajnë gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Botërorin 2026. Dy sfidat e fundit janë për t’u ndjekur me emocion, sepse do të tregojnë nëse kuqezinjtë mund ta kalojnë Serbinë në grupin K dhe shkojnë në “play off”. Shumë varet nga këmbët e tyre, por jo gjithçka. Anglia duhet të mos tolerojë ndaj Serbisë, ndryshe fitorja e mundshme e kuqezinjve ndaj Andorrës i humbet vlerat.
    Nga ana tjetër, Andorra konsiderohet një nga kombëtaret më të dobëta të kontinentit. Në shtatë ndeshjet e para të grupit ka arritur të marrë vetëm një pikë. Kuqezinjtë janë favoritë absolutë në këtë përballje dhe synojnë fitore bindëse, për ta mbajtur presionin mbi Serbinë, përpara ndeshjes përmbyllëse kundër Anglisë në “Arena Kombëtare”.

    Formacioni i mundshëm – Porta ka një emër të padiskutueshëm, Strakosha. Edhe dy krahët e prapavijës janë të sigurta me Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë. Në qendër nuk diskutohet kapiteni Gjimshiti, ndërsa njëlloj balotazhi ekziston për qendrën tjetër, mes Ajetit dhe Ismajlit, ky i fundit i rikthyer nga dëmtimi dhe në formë optimale.
    Balotazh ka edhe në mesfushë, mes Berishës, në top-formë te Lecce, dhe Laçit. Dy emrat e tjerë të këtij reparti janë Asllani dhe Shehu, të paprekshëm në planet e Sylvinho. Sulmi do të ketë si krahë Brojën dhe Hoxhën, ndërsa në majë Manaj, “heroi” i sfidës së fundit ndaj Serbisë, në Leskovac.

  • Kërkon “t’i prishë punë” Shqipërisë, tekniku i Andorrës: Le t’i bëjmë të vuajnë

    Kërkon “t’i prishë punë” Shqipërisë, tekniku i Andorrës: Le t’i bëjmë të vuajnë

    Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë.
    “Do të doja që lojtarët të ishin në gjendje të mirë, të bënin gjithçka që kemi punuar në këto katër orë që ka zgjatur kjo javë (qesh). Do të përpiqemi ta vëmë në zbatim nesër. Nëse jemi në gjendje ta bëjmë, mendoj se do të jemi afër asaj që duam. Por është gjithashtu e vërtetë që kemi një rival përballë, një rival po luan për mundësinë për t’u kualifikuar dhe mundësinë për të pasur një shans tjetër për të shkuar në një fazë finale të Kupës së Botës.

    Dhe mendoj se nëse jemi në gjendje të përballojnë këtë intensitet në fillim, do të jetë më mirë edhe për ne. Nëse jo, ata do të vuajnë përsëri. Do të kemi përsëri mundësi. Dhe nëse rivalët krijojnë mundësi që nga fillimi, bëhet më e komplikuar t’i ndalim ata më vonë. Nëse jemi në gjendje t’i mbrojmë ata katër ose pesë metra jashtë zonës dhe jo aty brenda zonës, atëherë do të jetë më mirë edhe për ne”, tha  Coldo Alvarez.