Tag: andorra

  • Intervista për Telegrafi/ Presidenti Duka: Kualifikimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por në futboll ndodh gjithçka

    Intervista për Telegrafi/ Presidenti Duka: Kualifikimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por në futboll ndodh gjithçka

    Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Fitorja 0-1 në transfertën e Andorrës vlejti shumë më tepër sesa tri pikë. Ajo vulosi një vend të sigurt në play-off-et e Botërorit të ardhshëm. Në një intervistë për Telegrafi, Presidenti Armand Duka tregoi emocionet e këtij momenti historik në Andorra dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj fitoreje.
     
    Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
     
    Ndër të tjera, Presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”, si edhe për play-off-in dhe kundërshtarët e mundshëm.
     
    – Z. Duka, Shqipëria për herë të parë në histori është kualifikuar në play-off të Kupës së Botës. Çfarë do të thotë personalisht për ju ky arritje dhe si e përjetuat momentin e siglës së kualifikimit?
    – Ishte një fitore e rëndësishme dhe e dinim shumë mirë që ishte e vështirë. Pavarësisht besimit që kishim te fitorja, djemtë kishin presion. Të them të drejtën, edhe unë si skuadra isha në presion, deri në momentin që Asllani shënoi golin dhe më pas besoj se u qetësuam jo vetëm ne aty, por të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Një emocion i veçantë, i pashpjegueshëm me fjalë. Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Europianit më parë por edhe ky tashmë në play-off ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura. Por kualifikimi në play-off të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë.
     
    – Kur u hodh shorti dhe Shqipëria rezultoi në një grup me Anglinë dhe Serbinë, a keni pritur që do ta mbyllim këtë kualifikim si pozitë e dytë?
    Në fakt, objektivi ynë ka qenë vendi i dytë. E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë. Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta. E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim. Kam parë dëshirën, grintën e skuadrës për të bërë përpara dhe për të besuar në ëndrrën që ta kanë. Ne themi që Botërori është ëndrra e çdo shqiptari, por në fakt më shumë se sa e jona, është ëndrra e këtyre futbollistëve që jetojnë me futbollin.
     
    – Në tërë këto kualifikuese cilën ndeshje e veçon si më të mirën që Shqipëria e ka zhvilluar?
    Pa dyshim që do të vlerësoja dy ndeshjet me Serbinë. Atë në “Air Albania” më 7 qershor dhe atë të kthimit më 11 tetor ku ne edhe fituam. Nuk do të doja t’i ndaja pasi realisht kam parë një ekip që ishte e etur për fitore, pavarësisht barazimit në Tiranë. Por në përgjithësi, përveç barazimit në Letoni që realisht na la shije të keqe të gjithëve, të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në këtë fushatë kanë qenë për t’u shijuar.
     
    – Ka mbetur edhe një përballje ndaj Anglisë, me një fitore – Shqipëria ngjitët në vazon e dytë. A beson se Kuq e Zinjtë mund t’i tregojnë botës një tjetër befasi pasi Anglia ende jo vetëm që nuk ka lëshuar pikë, por nuk di as të pranojë gol?
    Të them të drejtën, nga kjo skuadër mund të pritet gjithçka. Jo vetëm nga skuadra, por është le të themi si një ligj i futbollit që çdo rezultat mund të ndodhë pasi futbolli është i paparashikueshëm. Kështu që unë dua të besoj që pse jo, ndaj Anglisë mund të provojmë të jemi ne fituesit. Edhe pse ta pranojmë që po luajmë ndaj finalistëve të Europianit të fundit dhe një nga top 5 ekipeve më të mira në botë.
    – Cilët do të ishin kundërshtarët që ju do t’i dëshironit në gjysmëfinale të play-off-it? Një revansh i mundshëm me Italinë në finale të play-offit?
    Nuk do të veçoja një emër, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Edhe Andorra që të gjithë e mendojnë një ekip të lehtë, në fakt nuk është ashtu. Nuk ka më ekipe të lehta. Unë vetëm dua të besoj te kjo skuadër do të vazhdojë të na suprizojë siç bën gjithmonë. Italia? Jemi përballur edhe më herët. Madje i kemi shënuar edhe golin më të shpejtë në Europian me Nedim Bajramin, që gjithashtu është gol rekord në historinë e një Europiani. Nuk i dihet, mund edhe ta kemi përballë. Ne do të luajmë shanset tona përballë çdo ekipi.
    – Për fund, a besoni se këtë herë Shqipëria mund ta realizojë ëndrrën dhe ta sigurojë Botërorin për herë të parë në histori?
    Pas kualifikimit në fazën play-off të Botërorit, unë besoj se kjo skuadër mund të bëjë çdo gjë. Por për momentin duhet t’i gëzohemi këtij rezultati dhe play-offit.

  • “Andorra është ekip i papërshtatshëm”, Ajeti i kënaqet edhe rezultatit 0-1: Ata ishin të gatshëm të luftonin për të mbyllur çdo pjesë të fushës

    “Andorra është ekip i papërshtatshëm”, Ajeti i kënaqet edhe rezultatit 0-1: Ata ishin të gatshëm të luftonin për të mbyllur çdo pjesë të fushës

    Një ëndërr e bërë realitet. Shqipëria ka shkruajtur sot historinë, teksa për herë të parë ka siguruar një vend për në fazën “play off” të Kupës së Botës 2026. Misioni në Andorra është përmbushur me sukses. Kuqezinjve i ka mjaftuar goli i Asllanit në minutën e 67 për të mposhtur Andorrën me rezultatin minimal 0-1. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët, trajneri dhe presidenti i FSHF-së kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”-it.
    Ajeti: “E dinim që do të ishte një ndeshje e tillë. Andorra është një kundërshtar shumë i papërshtatshëm. Luajnë shumë pranë zonës së 16-shes dhe kryejnë shumë faulla. Por megjithëse fituam vetëm 1-0, e kemi kryer detyrën. Jo vetëm mbrojtësat, por të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë në mbrojtje. Me Gjimshitin njihem prej 17 vitesh. Jemi shokë me njëri-tjetrin. Në Kombëtare ndihem krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe që përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Në çdo ndeshje do të jap maksimumin. E kam dhënë që nga ndeshja e parë dhe do ta jap deri në ndeshjen e fundit. Sot kishim pak vështirësi, sepse Andorra mbyllej shumë mirë. Ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të mbyllur çdo pjesë të fushës. Edhe ne i mbyllemi të tjerëve, kjo është e vërtetë”.
    Manaj: “E dinim që sot do të ishte ndeshje shumë e vështirë. Kishte 3 ditë që ndihej ai tensioni i objektivit, sepse kur je kaq pranë objektivit… Fatmirësisht që futi atë top mjaft mirë Uzuni dhe erdhi goli. Kemi 8 ndeshje pa humbur, bashkë me miqësoret. Sot nuk bëmë një ndeshje të mirë, por me karakterin që treguam, treguam që donim ta fitonim ndeshjen. Kjo ka rëndësi. Le t’i bëjnë golat Asllani dhe të tjerët, për mua nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të fitojë Kombëtarja.
    Mërzia e Brojës? Nuk e pashë këtë situatë, sepse po festoja me ekipin. Të gjithë ndihen mirë. Nuk duhet të fokusohem vetëm te një lojtar. Të gjithë djemtë janë në harmoni. Ne që kemi më shumë vite, duam t’i ndihmojmë. Jemi këtu jo vetëm për të luajtur, por edhe për momentet e vështirë. Nëse dikush ka nevojë për një fjalë të mirë, ne jemi këtu. Kombëtarja është me faza. Në kualifikueset e Europianit luanin të tjerë lojtarë, tani trajneri ka futur të tjerë. Nuk duhet të ketë xhelozi se cili luan dhe cili nuk luan. Vetëm kështu mund të shkojmë në Botëror”.
    Silvinjo: “A mund t’i bënim zëvendësimet më përpara? Jo. Mendoj që jo. Broja? Bëra një mbledhje me stafin. Ishte një ndeshje e vështirë. Kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 0-1. Barazoi 2-2 me Letoninë. Duhet t’i respektojmë. Jemi rritur shumë, por nuk jemi Gjermania që të fitojmë thellë. Pashë që Broja ishte pak i trishtuar. Nuk e di pse, është problemi i tij. Por çfarë nate e mrekullueshme. Kemi një ditë historike që mund të shijojmë një arritje në ‘play off’. I gjithë vendi duhet të festojë. 3 milionë shqiptarët në shtëpi dhe 6 milionë jashtë duhet të festojnë. Të gjithë punën e bëj për tifozët”.
    Hoxha: “Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim që Andorra do të luante kështu. Në 45 minutat e para ishte shumë, shumë e vështirë për të gjetur hapësira për të shpuar mbrojtje. Në pjesën e dytë rritëm edhe ritmin sulmues. Sa minuta luaj unë e vendos trajneri. Unë jam gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren. Normalisht që do të doja të isha në formacion edhe ndaj Anglisë. Tani te klubi luaj çdo ndeshje dhe e kam rritur ritmin. Këtë fitore ia dedikoj të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës dhe të gjithë atyre që morën një rrugë të largët për të qenë këtu”.
    Duka: “Asnjë nuk mund të mendonte që ka kundërshtarë të lehtë. Me Andorrën të gjithë ekipet e grupit tonë nuk e kanë pasur të lehtë. Anglia këtu ka fituar 0-1. Ngarkesa ekziston. Padyshim që ka presion. Mënyra se si u zgjidh tregon një profesionalizëm të mirë të skuadrës. M’u duk sikur ata kanë pasur më pak emocion. Unë kam pasur më shumë emocion në shkallët e stadiumit. Ndërsa lojtarët më të qetë. Patëm një mini-festë dhe thamë që tani duhet të shikojmë ‘play off’-in.
    Nëse nuk impenjohesh, nëse nuk përqendrohesh, nëse nuk luan si skuadër, humb kundër Andorrës edhe kundër çdo kundërshtari tjetër. Jam shumë i sigurt që do të kemi një lojë shumë më të mirë ndaj Anglisë. A po e ndiqja edhe ndeshjen e Serbisë? Kam parë vetëm ndeshjen tonë. Gjatë gjithë ndeshjes kam qenë i përqendruar te ndeshja jonë. Kisha besim që Anglia do të fitonte kundër Serbisë. Kam pasur jashtëzakonisht shumë presion”./Sport Ekspres/

  • Nis krisja në Kombëtare? Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra (VIDEO)

    Nis krisja në Kombëtare? Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra (VIDEO)

    Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Andorra ishte historike, pasi për herë të parë Kombëtarja do jetë pjesë e play-off të një Kupe Bote, duke synuar fazën finale. Suksesi i djeshëm nuk ishte i plotë, pasi pas ndeshjes sulmuesi Armando Broja u pa i dëshpëruar dhe i vetëm në stolin e ekipit. 
    Me futbollistët dhe stafin që rendi drejt tifozëve për të festuar, sulmuesi Broja qëndroi i vetëm dhe kamerat e fokusuan të trishtuar. Sylvinho e hodhi në fushë 23-vjeçarin nga minuta e parë, por e largoi pas 59 minutave lojë për t’i bërë vend Uzunit, nga këmbët e të cilit erdhi edhe pasimi final për golin e Asllanit. 
    Me Brojën që më shumë e ka me veten, ashtu siç u shpreh edhe Sylvinho pas ndeshjes, klima në ekip është prishur disi. Që Broja nuk po gjen formën as me Burnley dhe as me Kombëtaren kjo është e dukshme. 
    Si të mos mjaftonte kjo, në festën për në dhomat e zhveshjes presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk e ka përqafuar Brojën, ashtu siç bëri me futbollistët e tjerë. Në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, duket Broja jo shumë në formë që largohet dhe Duka që nuk e përqafon apo uron./ Shqiptarja.com  

    Armand Duka, Armando Broja – Andorra 0-1 Albania pic.twitter.com/wzmE7MgMQI
    — News video (@Newsvideo13) November 14, 2025
     

  • LIVE Andorra-Shqipëria/ Festë kuqezi, Asllani gjen golin (VIDEO)

    LIVE Andorra-Shqipëria/ Festë kuqezi, Asllani gjen golin (VIDEO)

    Andorra-Shqipëria 0-1
    Shqipëria luan ndaj Andorrës në orën 20.45, në një nga sfidat më të rëndësishme sa i takon fatit tonë për Play Off. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Alvarez që kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 11 pikë në kualifikueset e botërorit. Në krahun tjetër, Andorra luan pa pretendime, pasi është në fundin e klasifikimit të grupit.

    Formacioni:

    Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Laci, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja.
    Minutë pas minute:
    67- Gool. Asllani realizon më në fund. Asist Uzuni.

     
    51- Asllani vendos në provë portierin e Andorrës. Pranë golit Shqipëria.
     
    46- Nis e dyta.
    45- Mbyllet fraksioni me një rast për Shqipërinë. Traversa ndal Gjimshitin.
    36- Manaj me kokë, nuk kordinohet si duhet. Mbetet rezultati i pandryshuar.
    28- Provon Andorra, Rodrigo gjuan nga larg.

     
    16- Tenton Asllani nga distanca, nuk gjen dot portën.
     

    7- Top i gjatë për Manaj, nuk e mbërrin dot. Mbetemi në sulm.
    5- Ritëm i lartë, kuqezinjtë në sulm. Ndërkaq mbrohen me forca të shumta vendasit.
    4- Del nga zona portieri i Andorras, duke rrezikuar disi. Gjithsesi, topi shkon në rivënie anësore.
    1- Nis ndeshja.
     
    Para ndeshjes:
     
    https://www.youtube.com/watch?v=li8czGDbh98

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Andorra-Shqipëri 0-1/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasve

    Andorra-Shqipëri 0-1/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasve

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë.
    Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës. Një fitore është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.
    Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.

  • Takim me historinë për Kupën e Botës 2026, Shqipëria përballë Andorrës në ‘Encamp’

    Takim me historinë për Kupën e Botës 2026, Shqipëria përballë Andorrës në ‘Encamp’

    Andorra-Shqipëri, pjesa e parë

    13’- Kristjan Asllani shpërdoron një mundësi të mirë. Mesfushori rrëzohet në momentin e fundit, kur po përgatitej për gjuajtje.
    12’- Mundësia e parë e rrezikshme për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë, rrotullohet shumë mirë, por tentativa ndalet nga mbrojtësi i Andorrës.
    10’- Shtyn Andorra, Berat Gjimshiti mbyll një aksion të rrezikshëm.
    7’- Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta të para. Gjithsesi ende nuk ka tentativa drejt portës.
    4’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri, por ndalet në momentin e fundit. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.
    0′- Starton sfida. Kuqezinjtë synojnë 3 pikët me çdo kusht.

    Shqipëria e futbollit mund të shkruajë sot historinë në Kupën e Botës. Këtë të enjte djemtë e Sylvinhos kanë një sfidë të lehtë në letër kundër Andorrës në shtëpinë e këtyre të fundit, por rivalët i kanë hapur punë emrave si Anglia apo Serbia në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Sfida e sotme mund të jetë deçizive, pasi një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut.
    Një gjë e tillë do ndodhte për herë të parë në historinë e futbollit tonë, andaj tri pikët janë detyrim, por me një sy edhe në Londër, ku duket se Anglia e kualifikuar e ka një ‘kafshatë’ të lehtë Serbinë, pasi kujtojmë se në Beograd i shënoi 5 herë.
    Dueli i sotëm është i parafundit për Grupin K kualifikues, me Shqipërinë që pret Anglinë në Tiranë më 16 nëntor, ndaj sfida kundër Andorrës merr tjetër vlerë.
    Formacionet zyrtare:
    Andorra (5-4-1): Alex Ruiz, Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas, Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos, Rosas, Lopez Trajner: Koldo Alvarez
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior
    Prag ndeshje
    Cake dhe Pajaziti në tribunë
    Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin.
    Vlera në ‘Transfermarkt’
    Sipas faqes së specializuar të vlerësimit të futbollistëve, në treg ekipi i Andorrës vlen 3.56 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i tyre është portieri Iker Alvarez. Ai luan në Spanjë me Cordoba CF dhe kartoni i tij kushton 800 mijë euro. Ndërkohë Shqipëria në këtë grumbullim ka një vlerë lojtarësh prej 88.20 milionë euro. Armando Broja, Kristjan Asllani apo Mirlind Daku janë futbollistët më me vlerë të tanëve.
    Historia dhe statistikat mes dy skuadrave
    Ndeshja e sotme do jetë e nënta mes dy skuadrave. Shqipëria mban vendin e 61-të në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur me pesë pozicione pas fitores së një muaji më parë në Serbi. Nga ana tjetër Andorra është në vendin e 172-të në këtë renditje.
    Në përballjet kundër Andorrës në gjithë historinë, Shqipëria e futbollit ka gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje. Dueli i parë mes dy skuadrave është luajtur më 6 shkurt të vitit 2000 në Maltë për turneun “Rothmans” dhe tanët fitonin 3-0 me golat e Edmond Dalipit, Rudi Vatës dhe Johan Drizës.
    Ndeshja e dytë më 17 prill 2002, një miqësore zhvilluar në Andorra, përfundonte me fitoren 2-0 të vendasve. Më pas tanët kanë dy fitore radhazi, para se në 14 nëntor 2019 skuadrat të barazonin 2-2 në “Elbasan Arena” për kualifikueset e Euro 2020.
    Më pas Shqipëria numëron edhe tre fitore kundër Andorrës, më 2021 në dy takime, si edhe më 24 marsin e këtij vitit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në total, Shqipëria i ka shënuar 14 gola Andorrës në tetë takime, kundrejt katër të pësuarve.
    Arbitri – Rumuni Horatiu Mircea Fesnic do jetë arbitri kryesor i duelit të sotëm.
    Tifozët – Mbi 5 mijë tifozë priten sot në stadiumin “Encamp” të Andorrës, me Federatën e këtij vendi që ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur. Në stadium priten ngjyrat kuqezi, pasi rëndësia e ndeshjes ka bërë që tifozët e Kombëtares të ‘infiltrohen’ si vendas gjatë shitjes së biletave, paçka se Federata e Andorrës kishte vendosur disa kushte për t’u pajisur me bileta.
    Klasifikimi
    Pas gjashtë ndeshjeve, Shqipëria me 11 pikë mban vendin e dytë në grup, shtatë më pak se Anglia kryesuese që është kualifikuar dhe një më shumë se Serbia e vendit të tretë. Letonia me pesë pikë renditet e katërta, ndërsa mbyll tabelën Andorra me vetëm një pikë.
    Shqipëria ka vetëm një humbje në këto kualifikuese, atë kundër Anglisë në duelin e parë hapës, ndërsa pozicioni i dytë do të thotë një vend në play-off për të kërkuar biletën e finalave të Botërorit 2026, një ëndërr për gjithë shqiptarët, pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur në historinë e futbollit tonë.

  • LIVE/ Andorra-Shqipëria, minutat e para, kuqezinjtë në sulm

    LIVE/ Andorra-Shqipëria, minutat e para, kuqezinjtë në sulm

    Andorra-Shqipëria 0-0
    Shqipëria luan ndaj Andorrës në orën 20.45, në një nga sfidat më të rëndësishme sa i takon fatit tonë për Play Off. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Alvarez që kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 11 pikë në kualifikueset e botërorit. Në krahun tjetër, Andorra luan pa pretendime, pasi është në fundin e klasifikimit të grupit.
    Formacioni:Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Laci, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja.
    Minutë pas minute:
    7- Top i gjatë për Manaj, nuk e mbërrin dot. Mbetemi në sulm.
    5- Ritëm i lartë, kuqezinjtë në sulm. Ndërkaq mbrohen me forca të shumta vendasit.
    4- Del nga zona portieri i Andorras, duke rrezikuar disi. Gjithsesi, topi shkon në rivënie anësore.
    1- Nis ndeshja.

  • Andorra-Shqipëri/ Fomacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

    Andorra-Shqipëri/ Fomacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

    Trajneri Silvinjo ka bërë publik formacioni e Shqipërisë e cila do të zbresë në fushë pas pak minutash përballë Andorras, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Në portë nga minuta e parë do të luajë Strakosha, mbrojtja do të jetë e përbërë nga Gjimshiti, Hysaj, Mitaj dhe Ajeti.

    Në mesfushë do të luajnë Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndërsa mnë sulm nga minuta e parë do të luajë treshja Broja, Hoxha, Manaj.

  • Pamje emocionuese/ Me sytë mbyllur dhe i këndon zemra, tifozi i Shqipërisë brohoret fort në Andorra

    Pamje emocionuese/ Me sytë mbyllur dhe i këndon zemra, tifozi i Shqipërisë brohoret fort në Andorra

    Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Andorrës. Stadiumi do të jetë i stërmbushur nga tifozët shqiptarë pasi në një rast fitore, me shumë gjasa, do të kalonim zyrtarisht në Play Off të Botërorit për herë të parë në historinë tonë.
    Ndërkohë tifozët kanë nisur që të pushtojnë qendrën e qytetit afër stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe të gjithë janë optimistë dhe të bindur për fitoren e Kombëtares. 2-0 dhe 3-1 janë dy versionet më të dëgjuara të rezultatit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni poshtë live pamjet direkte. Gjithashtu një prej tifozëve të Shqipërisë këndonte me sytë mbyllur, me zemrën që nxirrte fjalët duke dhuruar jo pak emocion në Andorra. /Sport Ekspres/?

  • VIDEO-Tifozët e Kombëtares nisin festën me flamuj dhe plisa/ Andorra ‘vishet’ kuqezi

    VIDEO-Tifozët e Kombëtares nisin festën me flamuj dhe plisa/ Andorra ‘vishet’ kuqezi

    Në stadiumin ‘Encamp’, Andorra pret Shqipërinë sot në orën 20:45. Impianti modest në Andorra ka një kapacitet prej 5100 ulësesh, ndërsa pritet që 60 përqind e stadiumit të jetë i ‘veshur’ kuqezi.
    Tifozët e Kombëtares ia kanë dalë të sigurojnë bileta në shumë sektorë të stadiumit, paçka se zyrtarisht në stadium do duhet të ishin diçka më shumë se 200 të tillë.
    Me një popullsi prej 80 mijë banorësh, sot në Andorra do shtohen të paktën 3 mijë shqiptarë për ndeshjen që mund të jetë historike. Kuqezinjtë kanë nisur festën me flamuj dhe plisa.

    Andorra – Albania, World Cup Group K, Albania Ultras on Andorra. Credit: Fatlum Kurtaj pic.twitter.com/1PMWzt2m11
    — News video (@Newsvideo13) November 13, 2025