Real Madrid do të nisë sonte zyrtarisht sezonin e ri në La Liga, ku pret Osasunën në “Santiago Bernabeu”. Kur ishte trajner Carlo Ancelotti, formacioni zyrtar i Real Madridit publikohej 2 orë deri 2 orë e gjysmë para ndeshjes, qoftë në La Liga apo edhe në Champions League.
Xabi Alonso ka kërkuar që formacioni të publikohet vetëm një orë para ndeshjes maksimumi, duke lënë vend për “suspancë” deri në fund. Përsa i përket formacionit të sotëm, fillojnë nga minuta e parë tre nga katër transferimet e bujshme: Trent, Hujisen dhe Carreras. Franco Mastantuono gjendet në stol.
Bashkë me argjentinasin në stol gjendet edhe Rodrygo, i cili është përfolur shumë për një largim nga Madridi këtë verë. Një tjetër emër që bie në sy ndryshe nga ata të zakonshmit në stol është edhe Thiago Pitarch Pinar, mesfushori i talentuar i Akademisë, vetëm 18 vjeç, duke treguar besimin që Alonso ka te talentet e reja.
REAL MADRID XI: Courtois; Trent, Militão, Huijsen, Carreras; Valverde, Tchouameni, Güler; Brahim, Mbappé, Vinícius.
OSASUNA XI: Sergio; Boyomo, Catena, Juan Cruz; Rosier, Bretones; Moncayola, Lucas Torró, Rubén Gª, Aimar; Budimir.
Tag: ancelotti
-

Alonso “thyen” rregullin e Carlo Ancelotti-t në formacionin e ndeshjes së parë ndaj Osasunës
-

Ancelotti nuk grumbullon Vinin, ka bërë një marrëveshje me Real Madrid
Skuadra e Carlo Ancelottit nuk dë ketë në përbërje Vinicius Junior, mungesa më e rëndësishme nga lista e tij e dytë e grumbullimeve si trajner i Brazilit: skuadra kombëtare do të garojë në kualifikueset e Kupës së Botës, për të cilat ata tashmë janë kualifikuar në raundin e fundit, por do ta bëjnë këtë pa një nga sulmuesit e tyre kryesorë.
Lojtari i Real Madrid-it nuk është përfshirë në listën që trajneri i dërgoi FIFA-s, por përjashtimi i tij nuk po shkakton ndonjë polemikë.
Është një kombinim i vendimit teknik të trajnerit dhe pezullimit të lojtarit, që do ta pengojë atë të luajë kundër Kilit më 4 shtator për shkak të një serie kartonësh të verdhë.
Ndeshja jashtë fushe kundër Bolivisë në El Alto më 9 shtator mbetet një pengesë e madhe për lojtarët e pamësuar të luajnë në lartësi, por këtu hyn në lojë një marrëveshje që Ancelotti thuhet se ka bërë me ekipet europiane për t’u kursyer emrave më të mëdhenj lodhjen, siç theksohet nga Marca.
Brazili përballet me ndeshje të vështira, por ata tashmë e kanë siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026 në Meksikë, SHBA dhe Kanada.
Në veçanti, për ndeshjen në shtëpi kundër Bolivisë, Ancelotti ka bërë një lloj pakti me Real Madrid dhe ekipet e tjera evropiane.
Marrëveshja përcakton që asnjë lojtar që luan në Europë nuk do të dalë në fushë më 9 shtator, një lloj kompensimi për të shmangur dëmtimet e mundshme të lojtarëve që janë sprovuar tashmë pas një sezoni të gjatë dhe që mund të përballen me vështirësi të mëdha në lartësi, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën. -

Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…
5 Gusht 2025
12:27
Alfred Lleshi
Periudha e errët tek Al-Hilal duket se ka mbetur pas. Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë me fanellën e Santos, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij mbrëmë ndaj Juventude, me rezultatin 3-1. Goli dhe festimi i tij treguan një lehtësim të madh dhe japin shpresë për të ardhme më të ndritur.
Pas ndeshjes, ai foli për mediat: “Jam i lumtur që luajta një ndeshje të mirë dhe fituam sërish, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e njohin stilin tim”.
I pyetur për një rikthim të mundshëm në kombëtaren braziliane, Neymar u shpreh i qartë: “Jam i gatshëm, ndjehem gjithmonë mirë. Tani iu takon atyre të vendosin”.
Në shtator do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Neymar i ka dërguar një sinjal të fortë trajnerit Carlo Ancelotti.
Vetë Ancelotti, në ditën e prezantimit të tij si trajner i ri i Brazilit, kishte deklaruar për Neymar: “Duhet të përgatitet mirë dhe ka kohë ta bëjë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në rrugën drejt Botërorit”.
Një tjetër kapitull duket gati të shkruhet në historinë e Neymarit me fanellën e “Seleção”. -

Neymar nën vëzhgim të veçantë, Ancelotti mund ta thërrasë në kombëtare qysh në shtator
Me kualifikimin për Botërorin 2026 tashmë të siguruar, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, është i përqendruar te përzgjedhja e skuadrës për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Më 4 shtator, Brazili do të presë Kilin në “Maracanã”, ndërsa më 9 shtator do të përballet me Bolivinë në “El Alto”, në një lartësi prej 4.150 metrash mbi nivelin e detit. Pika më e madhe e paqartësisë lidhet me grumbullimin e Neymarit.
Ylli i “Seleçao” po kalon një periudhë të vështirë. Ekipi i tij, Santos, ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, por kjo nuk e ndalon Ancelottin. Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit ka dërguar disa anëtarë të stafit të tij për të ndjekur nga afër formën e lojtarit të lindur më 1992, në funksion të një grumbullimi të mundshëm. Të hënën e ardhshme, Neymar do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Juventude, që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij me kombëtaren.
Neymar nuk ka luajtur me Brazilin që nga shtatori i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim serioz në ligamentin dhe meniskun e gjurit të majtë. Sot, ai ka rifituar njëfarë vazhdimësie, duke luajtur nga 90 minuta për 4 ndeshje radhazi, gjë që nuk ndodhte prej kohësh. Edhe pse nuk ka arritur ende nivelin e tij më të mirë, brenda kombëtares ekziston bindja se ai do të jetë gati për të dhënë spektakël në Botërorin e ardhshëm, ndoshta objektivi i fundit i madh i karrierës së tij.
-

“Allegri është garanci për Milanin. Ancelotti? Mund ta fitojë Kupën e Botës me Brazilin”
Zemër kuqezi, Alexandre Pato flet për rikthimin e Massimiliano Allegrit te Milani dhe jo vetëm, në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”: “Ta shoh Allegrin në këtë pankinë më sjell ndërmend kujtime të bukura, ato të titullit kampion që fituam së bashku.
Kishim një skuadër me kampionë si Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso, Pirlo, Seedorf, Nesta dhe të gjithë të tjerët. Ishim një grup i jashtëzakonshëm dhe e rikthyem Milanin në majë. Tani shpresoj që këtë ta arrijnë këto lojtarë.
Objektivi i parë duhet të jetë kualifikimi në Champions League, pastaj… do të shihet. Allegri është një garanci, trajnerë të zotë si ai ka shumë pak. Është i njëjti si 15 vite më parë dhe ende di si ta fitojë dashurinë e grupit”.
Ashtu si Ancelotti, që tani drejton kombëtaren e Brazilit: “Për ne brazilianët është nder të kemi një trajner kaq fitues. Carlo do të mbetet gjithmonë një person i veçantë për mua, sepse ai më mori te Milani dhe më ndihmoi të rritem.
Lojtarët do ta ndjekin dhe do të marrin kënaqësi, por mirë do të bëjë edhe djali i tij, Davide, në drejtimin e Botafogos. Të jesh në pankinën e Brazilit sjell presion të madh, por nëse dikush mund ta përballojë dhe të arrijë rezultate, ai është Ancelotti. Mund ta fitojë Kupën e Botës”.
Vazhdojmë me trajnerët që sjellin rezultate. A është impresionuar nga Conte, që fitoi titullin në sezonin e parë me Napolin dhe tani synon ta përsërisë suksesin? Ja si përgjigjet braziliani: “Napoli po bën mirë, sepse ka një president shumë ambicioz dhe një trajner mjaft të fortë.
Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe ata festuan titullin kampion, por vazhdojnë të investojnë, sepse Interi do të kërkojë të hakmerret. Milani vjen nga një sezon i vështirë dhe tani ka kthyer faqe, me Allegrin shpresoj ta shoh sërish lart”. -

Crespo vlerëson Ancelotti: Është e vështirë të gjesh një lojtar që flet keq për të
18 Korrik 2025
13:00
Telesport
Ish-sulmuesi Hernan Crespo, që së fundi është emëruar si trajner i ri i skuadrës së São Paulo, foli për ardhjen e Carlo Ancelotti si drejtues në kombëtaren e Brazilit.
“Është e vështirë të gjesh një lojtar që flet keq për të. As nuk e di nëse ekzistojnë lojtarë të tillë”, tha Crespo, që e njeh mirë trajnerin italian.
Ata kanë punuar së bashku te Milan dhe PSG, duke e patur argjentinasin lojtar e më pas në stafin e tij.
“Carlo më mësoi se përpara teje nuk ke vetëm lojtarë, por edhe njerëz. Ai më ndihmoi të kuptoja se mund të kesh një marrëdhënie të mirë pa humbur autoritetin tënd”, deklaori Crespo. -

Ancelotti e kërkoi me ngulm lojtarin që po shkëlqen te PSG, por Perez nuk pranoi, sot është bërë pishman
11 Korrik 2025
18:04
Telesport
Humbja e Real Madrid në gjysmëfinale 4-0 ndaj PSG-së ka lënë një shije të hidhur te tifozët madrilenë. Përtej rezultatit, ajo që i acaroi vërtet tifozët e Real Madridit ishte performanca e Fabian Ruiz, i cili shënoi dy gola dhe ishte dirigjenti i orkestrës së ekipit parizien në një natë për t’u harruar për të bardhët.
Por, çfarë e lidh Fabian Ruiz me Real Madridin? Perfomanca e shkëlqyer e mesfushorit spanjoll ndaj Real Madridit dhe jo vetëm, pasi ka vite që është në nivel të lartë, nxjerr zbuluar një nga gabimet më të mëdha që kanë bërë drejtuesit e Real Madridit.
Carlo Ancelotti, ish-trajneri i Real Madridit, i kërkoi vazhdimisht Florentino Perez të nënshkruante me Fabian Ruiz, të cilin trajneri italian e njihte në mënyrë të përsosur që nga koha kur drejtoi Napolin për një sezon.
Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Ancelotti-t, Perez doli kundër teknikut italian dhe nuk e aprovoi transferimin e mundshëm të Fabian Ruiz. Pas 4 sezonesh te Napoli, Fabian Ruiz u transferua te PSG në verën e vitit 2022 për 55 milionë euro dhe ka rezultuar një goditje e shkëlqyer për francezët në merkato.
Te Reali sigurisht që mund të jenë bërë pishman që nuk e dëgjuan Ancelotti-n në këtë rast, duke humbur një lojtar që sot është një nga top mesfushorët më të mirë në qarkullim. -

Ancelotti, një vit burg nga epoka spanjolle
Trajneri italian i Brazilit u shpall fajtor për evazion fiskal që daton që nga viti 2014, kur ishte trajner i Real Madridit. Ai u akuzua për fshehje të të ardhurave që lidhen me të drejtat e tij të imazhit.
Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për shkelje të tjera të mundshme tatimore nga viti 2015, gjithashtu të lidhura me të ardhurat nga të drejtat e imazhit ndërsa ishte i punësuar nga Real Madridi.
Pavarësisht vendimit, Ancelotti nuk ka gjasa të shkojë në burg.
Sipas ligjit spanjoll, një dënim prej më pak se dy vjetësh për një krim jo të dhunshëm rrallë pasohet me burg nëse personi i dënuar nuk ka dënime të mëparshme.
Ancelotti drejtoi fillimisht Real Madridin për tre vjet, duke u larguar nga klubi në vitin 2016 për të marrë drejtimin e Bayern Munich. Më pas ai drejtoi Napolin dhe Evertonin, duke u rikthyer në Madrid në vitin 2021, përpara se të merrte drejtimin e ekipit kombëtar të Brazilit këtë vit.
Trajneri 66-vjeçar u akuzua për mashtrim të autoriteteve tatimore për të shmangur pagesën e më shumë se 833,000 £ në tatimin mbi të ardhurat.
Ancelotti ka mohuar me forcë çdo shkelje – megjithëse më parë ka pranuar se nuk ka paguar shumën e plotë të taksës. Ai fajësoi kontabilistët e tij për dështimet e vitit 2014.
Ai pretendon se nuk e ka shkelur ligjin dhe nuk ka qëndruar në Spanjë për 183 ditë, gjë që dikton kërkesa ligjore për t’u bërë taksapagues.
