Botërori 2026 është në prag dhe një numër i konsiderueshëm skuadrash janë kualifikuar për në fazën finale. Por cilët janë trajnerët që paguhen më shumë në ekipet e tyre kombëtare dhe që kanë siguruar kualifikimin?
Në krye të listës dhe shumë i shkëputur nga të tjerët është Carlo Ancelotti. Trajneri italian drejton Brazilin, ndërkohë që në “top-5” ndodhet edhe Fabio Cannavaro, që vetëm pak ditë më parë firmosi një kontratë të majme.
Natyrisht që në këtë listë janë trajnerët e Anglisë, Francës e Gjermanisë, pa harruar edhe ata që po shkëlqejnë me ekipet amerikano-latine. I fundit në këtë renditje është trajneri kampion bote në fuqi, Scaloni.
“Top-10 trajnerët” më të paguar në kombëtare
1-Carlo Ancelotti (Brazil), 9.5 milionë euro
2-Thomas Tuchel (Anglia), 5.9 milionë euro
3-Julian Nagelsmann (Gjermani), 4.9 milionë euro
4-Fabio Cannavaro (Uzbekistan), 4 milionë euro
5-Roberto Martinez (Portugali), 4 milionë euro
6-Didier Deschamps (Francë), 3.8 milionë euro
7-Marcelo Bielsa (Uruguaj), 3.5 milionë euro
8-Ronald Koeman (Holandë), 3 milionë euro
9-Gustavo Alfaro (Paraguaj), 2.5 milionë euro
10-Lionel Scaloni (Argjentina), 2.3 milionë euro
Tag: ancelotti
-

Ja 10 trajnerët më të paguar në botë që drejtojnë ekipet kombëtare, kryeson Ancelotti
-

Ibrahimovic: “Këta trajnerë kanë ndryshuar përgjithmonë futbollin”
Zlatan Ibrahimovic ka vlerësuar Pep Guardiola, Jose Mourinho, Carlo Ancelotti dhe Fabio Capello si trajnerët që “ndryshuan futbollin”, ndërsa pranoi se gjithmonë ka dashur të luajë nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe Sir Alex Ferguson.
Këshilltari special i Milan-it gjithashtu beson se Ancelotti muna ta udhëheqë Brazilin drejt lavdisë së Kupës së Botës 2026, duke thënë se “çdo gjë që ai prek shndërrohet në ar”.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Klubeve në Romë, Ibrahimovic reflektoi mbi karrierën e tij të shkëlqyer dhe trajnerët që përcaktuan suksesin e tij.
44-vjeçari punoi me disa nga mendjet më të mëdha të futbollit gjatë periudhave te Barcelona, Inter, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, duke përfshirë emra si Massimiliano Allegri, Roberto Mancini, Ronald Koeman dhe Laurent Blanc, por ai identifikoi katër emra të tjerë që qëndrojnë mbi të tjerët.
Ibrahimovic pati një marrëdhënie të diskutueshme me Guardiola-n gjatë periudhës së tij të shkurtër në Barcelonë. Ai shënoi 22 gola në 46 paraqitje për klubin spanjoll para largimit të tij të bujshëm për shkak të problemeve të tij me trajnerin aktual të Manchester City. Megjithatë, ai e renditi katalanasin ndër më të mirët në karrierën e tij.
“Kisha Capello-n, Mourinho-n, Guardiola-n, Ancelotti-n: këta të katër janë futbolli dhe ata e ndryshuan atë”, tha Ibrahimovic. “Do të doja të më kishin trajnuar Klopp dhe Ferguson”, shtoi ai, ndërsa kujtoi përvojat e tij duke punuar me trajnerë të klasit botëror në të gjithë Europën.
Ish-sulmuesi suedez rezervoi lëvdata të veçanta për Ancelotti-n, ish-trajnerin e tij te PSG, duke e vlerësuar atë si udhëheqësin e Brazilit drejt suksesit në Kupën e Botës 2026.
“Shpresoj që Brazili të fitojë për mikun tim Ancelotti-n. Unë mbështes ata. Çdo gjë që ai prek shndërrohet në ar, le të shohim nëse mund të bëjë të njëjtën gjë me Brazilin”, tha Zlatan.
Ibrahimovic beson se lidershipi i qetë dhe fleksibiliteti taktik i Ancelottit mund t’i japin fund pritjes 24-vjeçare të Seleçaos për një trofe të Kupës së Botës, duke e bërë atë trajnerin e parë europian që e ngre atë me Brazilin. -

Ancelotti zbulon kombëtaren për dy miqësoret e tetorit, rikthen Rodrygo: Mund t’i japë shumë Brazilit
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar skuadrën për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut (10 tetor) dhe Japonisë të martën, më 14 tetor. “Nuk është lista përfundimtare, por shumë nga këta lojtarë do të jenë të pranishëm në Kupën e Botës. Është një listë e prekur nga dëmtimet që kemi pasur ditët e fundit“, shpjegoi Carletto.
Marquinhos, zakonisht kapiteni i Selecao, mungon: “Nëse Casemiro pranon, ai mund të jetë kapiten. Unë e mbështes Casemiro si kapiten.” Lidhur me thirrjen e Rodrygo, ish-trajneri i Real Madridit deklaroi: “Ai po luan shumë mirë tani. Nuk luan shumë, por kur luan, është në gjendje të mirë fizike”.
“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë ekip kombëtar. Është një sulmues që mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese dhe mendoj se mund t’i sjellë shumë ekipit. Të gjithë e njohin Rodrygo. Sezonin e kaluar, ai pati disa probleme që i kapërceu, por tani është shumë i motivuar. Dua ta shoh këtu me ne“, tha Ancelotti.
Një koment për Militao: “Ai pati një problem në ndeshjen e fundit, një dëmtim, por stafi mjekësor i ekipit kombëtar dhe ai i Real Madrid janë në kontakt. Kam folur me të dhe nëse është mirë dhe nuk ka probleme, do të doja që ai të ishte me ne.”
“Do të luajmë për të luajtur mirë dhe për të fituar. Ky është prioriteti. Do të ketë lojtarë të rinj që do të hyjnë në fushë, të cilët do të kem mundësinë t’i njoh, por prioriteti është shumë i qartë: duhet të fitojmë, të luajmë mirë nëse është e mundur dhe të përmirësohemi në të gjitha fushat që kam përmendur tashmë”, tha Ancelotti. -

Ancelotti “thumbon” Bayern: Shkarkimi më i pakuptueshëm që kam patur në karrierë
25 Shtator 2025
8:50
Telesport
Mandati i Carlo Ancelotti si trajner i Bayern Munich përfundoi me një humbje 3-0 ndaj PSG-së në Champions League të vitit 2017. Në autobiografinë e tij të re, “Ëndrra”, trajneri italian u rikthye në temë, duke mos e fshehur zhgënjimin e tij:
“Ky rezultat ishte humbja më e rëndë e klubit në këtë garë në 21 vjet. Të nesërmen, bordi u mblodh dhe arriti në përfundimin se problemi isha unë”, deklaroi Ancelotti.
“Performancat e ekipit tonë që nga fillimi i sezonit nuk kanë përmbushur pritjet tona. Ndeshja në Paris tregoi qartë se nevojitej veprim“, shtoi trajneri aktual i kombëtares braziliane, duke cituar atë që tha Rummenigge asokohe.
“E pakuptueshme. Sezonin e kaluar, ne kishim dominuar, duke përfunduar 15 pikë përpara, pesë më shumë se sa kishte arritur Pep Guardiola në dy sezonet e mëparshme. Megjithatë, te Bayern, kjo nuk u konsiderua një sukses”, tha Ancelotti. -

Ancelotti i dha ultimatum për kombëtaren, Neymar katranos gjithçka me Santosin
15 Shtator 2025
12:07
Alfred Lleshi
Një tjetër ditë e keqe për Neymar me Santosin, që rrezikon e rënien nga elita e futbollit brazilian. Kundër Atlético Mineiro, ylli brazilian bëri dy gabime të pazakonta. Vetëm 6 minuta pas fillimit të lojës, ai dështoi në një rast të pastër, ndërsa 10 minuta para fundit të pjesës së parë humbi një tjetër shans të artë, me topin që i kaloi mes këmbëve, në një duel një kundër një me portierin Everson.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “L’Equipe”, u shpreh për pjesëmarrjen e Neymar në Botërorin 2026: “Do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike. Ai duhet të jetë në 100%, jo 80%”.
Kjo lë të kuptohet se fati i yllit brazilian në kombëtare dhe potenciali i tij për Kupën e Botës është nën presion, duke u lidhur drejtpërdrejt me formën aktuale dhe performancat në klub.
-

“Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian
14 Shtator 2025
18:30
Telesport
Edhe pse u përfol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm nga Real Madrid, Endrick vendosi të qëndrojë. Por braziliani nuk preferohet shumë nga Xabi Alonso, duke e lënë atë vazhdimisht në stol.
“Calciomercato.com” raporton se Carlo Ancelotti, tashmë trajner i Brazilit, ka këshilluar Endrick të largohet sa më shpejt nga Real Madrid, gjë që me siguri do të ndodhë në merkaton e janarit. Ancelotti është treguar i qartë me Endrick, në rast se ai nuk luan rregullisht, nuk do jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në verën e ardhshme.
Sipas raportimit në fjalë, Ancelotti i ka sugjeruar 19-vjeçarit të transferohet në Serie A, ku më parë për të ka pasur interes konkret nga Napoli dhe Milan. Real Madrid pagoi 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, por deri tani braziliani nuk ka arritur dot të përshtatet dhe të tregojë aftësitë e tij në fushë. -

Ancelotti ka një këshillë për Alonson: Nëse Mbappe luan në krah…
14 Shtator 2025
13:09
Telesport
Carlo Ancelotti ka vetëm fjalë të mira për ish-lojtarin e tij, Kylian Mbappe.
Në një intervistë për L’Equipe, ai ka deklaruar se të punosh me francezin është shumë e lehtë. “Ai nuk më ka kërkuar asgjë: As të gjuajë penallti, as ta ruaj kur nuk dëshiron të lëndohet, as të gjuajë goditjet e lira… Asgjë. Gjithmonë është sjellë me përulësi të madhe”.
“Roli i tij perfekt? Sipas meje, Mbappe është qendërsulmues. Aty shfaq më së miri cilësitë e tij. Duhet të jetë sa më afër portës. Në krah sigurisht që do të tregojë cilësi, por do të shënojë më pak gola”. -

Ancelotti paralajmëron Alonson: Pas Brazilit rikthehem në Madrid
14 Shtator 2025
10:45
Telesport
Për trajnerin Carlo Ancelotti, pas Brazilit ekziston vetëm një skuadër: Real Madrid.
Në një intervistë për L’Equipe, italiani u shpreh hapur se ku e sheh veten nëse largohet nga kombëtarja amerikano-jugore: “Real Madridi është i vetmi ekip që do të pranoj të drejtoj pas Brazilit.”
“Viti i kaluar ishte i ndërlikuar. Patëm shumë dëmtime. Kishte ndeshje ku nuk kisha asnjë qendërmbrojtës titullar. Luaja me lojtarë akademie si Asencio, megjithëse ishte i mirë,” theksoi Don Carlo. -

Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…
13 Shtator 2025
11:42
Alfred Lleshi
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për ESPN, duke folur mbi të ardhmen e tij. Aktualisht ka kontratë deri pas Botërorit 2026, por nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë më gjatë: “Pas Botërorit 2026, gjithçka është e hapur. Nëse CBF do të dëshirojë, nuk kam problem të vazhdoj deri më 2030. Jam shumë i lumtur këtu, edhe familja ime është e kënaqur. Do të ishte fantastike”.
Ancelotti ka konfirmuar gjithashtu se dëshiron ta përgatisë Brazilin për Botërorin dhe e konsideron këtë një përvojë të veçantë: “Përgatitja e Brazilit për Botërorin është diçka speciale”.
Brazili, i kualifikuar për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, përfundoi i pesti në grupin e madh të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Ndeshja e fundit nuk shkoi mirë, duke humbur 1-0 ndaj Bolivisë në kushte të vështira, në 4.100 metra lartësi mbi nivelin e detit, në tokën boliviane. -

“Nuk do të rri duarkryq dhe të shikoj se si luan Neymar. Nëse është në formë, do ta grumbulloj”
13 Shtator 2025
11:49
Alfred Lleshi
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për ESPN lidhur me Botërorin 2026 dhe Neymar: “Nuk do të shikojmë vetëm si luan Neymar, të gjithë e njohin talentin e tij. Në futbollin modern, për të shfrytëzuar talentin e tij, një lojtar duhet të jetë në formë të mirë fizike. Nëse është në gjendje optimale, nuk do të ketë problem të thirret në kombëtare”.
Ancelotti gjithashtu komentoi favoritët për Botërorin e vitit të ardhshëm: “Favoritët janë gjithmonë të njëjtët: Argjentina, fituesja e fundit; Spanja po bën shumë mirë; Franca ka cilësi të mëdha individuale; Anglia mund të jetë në grupin e favoritëve. Brazili është padyshim favorit, edhe Italia, por ka vështirësi për t’u kualifikuar. Dua të shoh edhe Gjermaninë”.
Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…