Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë të Futbollit në Rio de Janeiro. Emerson Leao dhe Osealdo de Oliveira shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së trajnerëve të huaj në pankinën e “Selecaos”.
“Pasi të fitojë Kupën e Botës, le të kthehet një brazilian”, tha Osealdo, ndërsa Ancelotti, i ftuari i nderit, dëgjoi me qetësi komentet kritike. Incidenti surprizoi organizatorët e CBF-së (Federatës), të cilët më pas kërkuan falje publike, duke i cilësuar komentet “të papërshtatshme”.
Ngjarja mori jehonë ndërkombëtare, me media italiane dhe argjentinase që e përshkruan si “mungesë respekti” ndaj një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit evropian.
Sipas CBF-së, Ancelotti reagoi me qetësi dhe pa acarim, duke e konsideruar dialogun me trajnerët vendas si një hap të rëndësishëm për të përmirësuar bashkëpunimin. Sjellja e qetë e trajnerit italian ndihmoi që situata të mos përshkallëzohej në konflikt të hapur, duke treguar profesionalizëm edhe përballë sfidave kulturore.
Tag: ancelotti
-

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
-

Ancelotti “driblon” sërish Neymar: Nuk kam folur me të, 17-18 lojtarë janë të sigurt për Botërorin…
5 Nëntor 2025
11:59
Alfred Lleshi
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli listën e lojtarëve për miqësoret e nëntorit ndaj Senegalit (15 nëntor në Londër) dhe Tunizisë (18 nëntor në Lille). Mbi polemikën e fundit të Vinícius Junior, pas reagimit të tij ndaj zëvendësimit nga Xabi Alonso në “El Clásico”, italiani tha: “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Vinícius. Folëm, i thashë që bëri një gabim dhe ai kërkoi falje. Çështja është mbyllur. Është një lojtar kyç, pa probleme këtu apo në klubin e tij. Jeta e tij personale nuk më intereson; unë jam trajneri i tij, jo babai i tij”.
Ai komentoi edhe përzgjedhjet e tjera: “Në këtë listë ka lojtarë si Fabinho, Luciano Juba dhe Vítor Roque, që po kalojnë një sezon të madh. Kam thirrur 7 lojtarë nga ‘Brasileirão’; këto testime do të ndihmojnë për ta përcaktuar më mirë ekipin”.
Për mesfushën: “Dua një profil si Casemiro. Fabinho ka karakteristikat e duhura dhe njeh mirë rolin”. Për Neymar: “Nuk kam folur ende me të. Do të shohim kur do të rikuperohet dhe kthehet në fushë”. Për Botërorin 2026: “Kemi 17-18 lojtarë të sigurt. Lista e marsit do të jetë shumë e ngjashme me atë përfundimtare; për Botërorin do të marr vetëm 26 lojtarë”.
-

Mbappe: Xabi Alonso ndryshon shumë nga Ancelotti, të parët por s’kemi fituar ende asgjë
3 Nëntor 2025
11:06
Telesport
Kylian Mbappé po shijon një sezon të dytë si figurë kyçe te Real Madrid. Që kur Xabi Alonso mori drejtimin e ekipit si trajner, ylli francez ka shënuar tashmë 16 gola dhe ka dhënë dy asiste në 13 ndeshje.
Ai ka konfirmuar pozicionin e tij si lideri teknik dhe karizmatik i “Los Blancos”. Në një intervistë me Marca, sulmuesi francesz foli për ndjenjat e tij në këtë udhëtim të ri, duke bërë paralele me epokën e Carlo Ancelotti, trajnerit të tij sezonin e kaluar.
“Kam pasur shumë trajnerë, secili me filozofinë e vet. Xabi është i ndryshëm nga Ancelotti. Ai ka metodën e tij të punës dhe ne po mësojmë se çfarë pret ai nga ne“, shpjegoi Mbappé.
“Që nga fillimi i sezonit dhe që nga Kupa e Botës për klube, jemi rritur shumë, megjithëse ende kemi vend për përmirësim. Nuk kemi fituar asgjë ende, por jemi në rrugën e duhur”, tha francezi.
Këto fjalë demonstrojnë harmoninë midis Mbappé dhe Xabi Alonso, ndërsa Real Madrid vazhdon të lulëzojë si në La Liga ashtu edhe në Evropë, i nxitur nga talenti dhe uria e numrit të tyre 7. -

‘Do doja një finale ndaj Italisë’, Trajneri i njohur: Shpresoj të fitoj Botërorin
Qëllimi i Carlo Ancelottit është i qartë. Trajneri i njohur kërkon të fitojë Kupën e Botës.
Ai do të përpiqet ta bëjë këtë me Brazilin, në në Botërorin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.
Ancelotti tregoi dëshirën e tij të madhe, në një intervistë të dhënë së fundmi.
‘Ëndrra është që të bëj Brazilin të fitojë titullin e 6 botëror…ka shumë pritshmëri, por edhe shumë entuziazëm-është shprehur Ancelotti-fakti që Brazili nuk fiton një botëror prej 24 vitesh, peshon shumë, shpresojmë që të mos bëhen 28. Duam të fitojmë dhe nuk e fshehim.
‘Do të më pëlqente një finale mes Brazilit dhe Italisë, do të ishte diçka e bukur për mua në nivel emocional”- tha Ancelotti. -

“Napoli refuzoi 100 milionë euro për mua, Ancelotti kërcënoi me dorëheqje nëse largohesha”
31 Tetor 2025
8:56
Alfred Lleshi
Kalidou Koulibaly, sot mbrojtës i Al Hilal, ka zbuluar një prapaskenë befasuese nga koha e tij te Napoli. Në podcastin “Zack en Roue Libre”, ai tregoi: “Manchester United ofroi 100 milionë euro për mua, por Napoli refuzoi. Ancelotti më tha: Jam këtu për të fituar kampionatin, ti çfarë do të bësh? Iu përgjigja se doja të largohesha. Ai më tha se do të jepte dorëheqjen ditën tjetër, nëse unë ikja”.
Senegalezi shpjegoi se ndiente se cikli i tij te Napoli kishte mbaruar dhe se kërkonte “kontratën e jetës”. Më pas, kujtoi një episod domethënës: “Në mbrëmje, Ancelotti më thirri në dhomën e tij. Ishim të dy me pizhama. Më priti duke folur frëngjisht: ‘Ah, mon ami Kalidou!’ Mbeta i shokuar. Ishte një trajner i madh, që më priste me përzemërsi”.
Koulibaly shtoi se ndihej i zhgënjyer nga presidenti, i cili, sipas tij, e kishte trajtuar pa respekt. -

Ancelotti dhe Gattuso nuk flasin prej 6 vitesh, e zbulon vajza e “Carletto”: Babai u ndje i tradhtuar…
24 Tetor 2025
10:13
Alfred Lleshi
Ftohja e raportit mes Ancelotti dhe Gattuso daton në dhjetor 2019, kur Aurelio De Laurentiis kontaktoi ish-mesfushorin energjik për të zëvendësuar “carletto”. Që atëherë, marrëdhënia e tyre u prish, siç tregon Katia Ancelotti: “Rino nuk e ka telefonuar më kurrë babain, nuk flasin më. Babai u mërzit, sepse ia punuan pas shpine, nuk bën dot sikur asgjë s’ka ndodhur”.
Më 10 dhjetor 2019, Napoli mposhti Genk 4-0 dhe u kualifikua në 1/8 e finale të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht suksesit, De Laurentiis komunikoi në darkë shkarkimin e Ancelottit, duke paralajmëruar Gattuson “të rrinte qetë dhe të priste”. Akordi që Gattuso bëri pas shpinës së Ancelottit shkaktoi prishjen e marrëdhënies.Nuk pati grindje publike apo akuza, por probleme personale kanë thyer lidhjen, që i bashkonte dikur. Fotoja e një përqafimi më 2018 në “Maradona” është tani kujtim i një kohe që nuk ekziston më. Sot, Ancelotti drejton Brazilin, ndërsa Gattuso ka marrë frenat e Brazilit. Katia shpreson për një përballje në Botërorin 2026, ndoshta në një finale Brazili-Itali, megjithëse pakënaqësia mbetet e thellë mes të dyve.
-

Nisin kontaktet e para, Inter dhe Napoli në garë për transferimin që do surprizojë botën e futbollit
14 Tetor 2025
19:12
Telesport
Neymar po përgatitet për një rikthim të bujshëm në Europë. Kontrata e brazilianit me Santos përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, ndaj do të kthehet përkohësisht tek Al-Hilal.
Megjithatë, Neymar nuk ka të ardhme tek ekipi arab, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri. “Mundo Deportivo” raporton se agjentët e Neymar kanë nisur bisedimet me dy klube të Serie A, për një transferim të mundshëm të brazilianit në janar drejt Italisë.
Bëhet fjalë për Interin dhe Napolin, të cilat po e shqyrtojnë seriozisht nënshkrimin e tij. Neymar po bën gjithçka ç’të jetë e mundur për të rigjetur formën e dikurshme dhe për të qenë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës.
Carlo Ancelotti është treguar i qartë me të, nëse do jetë në formë, sigurisht që Neymar do jetë pjesë e Brazilit për Botërorin. “Kur është në formë të mirë, Neymar ka cilësinë për të luajtur jo vetëm për ekipin kombëtar, por për çdo ekip në botë”, tha Ancelotti, gjatë konferencës së fundit për shtyp. -

Statistika të pabesueshme me trajnerin italian, Ancelotti ka gjetur “Toni Kroos e ri” te Brazili
14 Tetor 2025
10:44
Alfred Lleshi
Brazili po përshpejton drejt Botërorit 2026. Mini-cikli i Carlo Ancelottit ka sjellë frymë të re te “Seleção”, pas tri vitesh të vështira. Nën drejtimin e “Carlinhos”, siç e quajnë me dashuri teknikun italian, Brazili ka rigjetur stabilitetin dhe identitetin. Në qendër të këtij projekti qëndron një figurë; Bruno Guimarães.
Mesfushori i Newcastle është i vetmi që ka luajtur titullar në 5 ndeshjet me Ancelottin, duke u bërë shtylla e kombëtares. Statistikat flasin qartë: 67% duele të fituara, 5 topa të rikuperuar për ndeshje, 87% saktësi pasimesh, një gol dhe një asist në 439 minuta lojë. Për shumëkënd, “Brazili i së ardhmes do të jetë Bruno dhe 10 të tjerë”.
“Ancelotti më ka dhënë besim, po jetoj momentin më të mirë timin me kombëtaren”, – tha Bruno, i cili pritet të bëhet një nga kapitenët e 5 herë kampionëve të botës. Vetë Ancelotti e kishte kërkuar që në kohën e Real Madridit për të zëvendësuar Casemiron. Sot e ka më në fund nën urdhrat e tij. Bruno është “zgjatimi” i Ancelottit në fushë; ai që mendon, organizon dhe udhëheq. Me të, Brazili ka rigjetur ekuilibrin dhe besimin për triumf më 2026. -

Ancelotti dhe ëndrra e tij për Kupën e Botës: Do të bëj gjithçka për ta fituar me Brazilin
Carlo Ancelotti dëshiron të lërë gjurmë edhe në stolin e Brazilit. Pasi siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian mund të shkruajë histori, pasi gjigantët amerikano-jugorë nuk e kanë fituar ndonjëherë Kupën e Botës me një trajner të lindur jashtë vendit.
“Gjithmonë ka një herë të parë, – tha Ancelotti në prag të miqësores së “Seleçãos” në Tokio, kundër Japonisë, pas fitores 5-0 ndaj Koresë së Jugut në Seul. – Objektivi im është të jap maksimumin për Brazilin, ta bëj të luajë në mënyrën më të mirë dhe të fitojmë Botërorin. Është e vërtetë se asnjë trajner i huaj nuk e ka arritur këtë me Brazilin, por në jetë ka gjithmonë një herë të parë”.
Megjithatë, rruga drejt Botërorit 2026 nuk ishte e lehtë, Brazili e mbylli në vendin e pestë në eliminatoret e Amerikës së Jugut. Pas 5 golave ndaj Koresë së Jugut, tifozët kanë përshëndetur “rikthimin e lojës së bukur”, por Ancelotti mbetet kërkues: “Kemi cilësi të mëdha individuale, por loja e bukur vjen vetëm kur bashkohet puna kolektive dhe lëvizja pa top. Kjo është thelbësore”.
Në këtë tur aziatik mungon Neymar, i dëmtuar në kofshë. Ancelotti shtoi: “Nëse do të jetë në formë, sigurisht që mund të jetë pjesë e kombëtares. Në formë optimale, ai mund të luajë në çdo skuadër në botë”. -

Heroi dhe ylli i Chelsea kërkon të bëjë emër edhe me Brazilin: Gati të luaj kudo që dëshiron Ancelotti
I grumbulluar gjithnjë që kur Carlo Ancelotti është emëruar në krye të Brazilit, sulmuesi i Chelsea, Estêvão, po lufton për të siguruar një vend në formacionin titullar sulmues të ekipit kombëtar brazilian për Kupën e Botës të ardhshme. Ai është i vetëdijshëm se sulmi është fusha më konkurruese e Brazilit, por lojtari është deklaruar i disponueshëm për të luajtur kudo.
“Te Chelsea, shpesh luaj në të djathtë. Edhe në stërvitje, kam luajtur në pozicione të ndryshme sulmuese për të zgjeruar repertorin tim dhe për të pasur më shumë mundësi. Jam i hapur për lloje të ndryshme loje, çfarëdo që është e disponueshme, brenda ose jashtë. Këtu, bëj atë që është më e mira për ekipin kombëtar brazilian“, deklaroi Estevão.
Lojtarë si Raphinha, Rodrygo dhe Neymar, paraqesin konkurrencë të drejtpërdrejtë për Estêvão. “Ata janë lojtarë me cilësi të lartë që përbëjnë sulmin e ekipit kombëtar dhe është e qartë se konkurrenca është e fortë. E shoh si një motivim për të vazhduar të rritem në futboll, për të punuar shumë dhe për të qenë këtu. E shoh si një mënyrë për t’u zhvilluar”, tha Estevao.
“Duhet të punoj më shumë te Chelsea, të punoj më shumë këtu, për të dhënë një kontribut në rritje dhe, me vullnetin e Zotit, të jem në Kupën e Botës. Në këtë kuptim, jam një djalë shumë i qetë dhe shumë prej kësaj vjen nga familja ime. I gjithë vetëbesimi im, për gjithçka që po përjetoj këtu, është falë Zotit”, deklaroi Estevao.