Tag: ancelotti

  • Ancelotti në stolin e Brazilit nuk ishte vetëm fantazi…; Ronaldo zbulon si qëndron e vërteta

    Ancelotti në stolin e Brazilit nuk ishte vetëm fantazi…; Ronaldo zbulon si qëndron e vërteta

    E ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madridi është e lidhur me fitimin e një titulli këtë sezon. Pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij, kërkesat e larta të klubit më të miri në botë e bëjnë këtë situatë realitet.
    Fitimi i La Liga-s ose i Champions League do të siguronte vazhdimin e tij si trajner i ekipit të barsdhë. Megjithatë, nuk përjashtohet që Ancelotti mund të zgjedhë vetë ta përfundojë ciklin e tij te merenguesit. Mundësia për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit mbetet ende në tavolinë.
    Interesi i përsëritur i Brazilit për Ancelottin sipas “El Chiringuito” vazhdon të jetë i pandryshuar. Pesë herë kampionët e botës u përpoqën ta kontratonin dy vite më parë si pasues të trajnerit Tite, madje besonin se marrëveshja ishte afër. Megjithatë, ata kuptuan që, nëse Real Madridi do t’i ofronte rinovim kontrate, Ancelotti do të preferonte të qëndronte te klubi i bardhë. Gjë që ndodhi, në fakt.
    Tashmë mbi këtë çështje ka folur Ronaldo Nazario në “Charla Podcast”, duke zbuluar detaje të reja rreth mundësisë që italiani të kalonte në stolin e Brazilit. “Nëse Real Madridi do ta kishte lënë Ancelottin, ai do të kishte shkuar në Brazil, – komentoi “Fenomeni”. – Nuk ishte vetëm një fantazi, sepse kam ndihmuar vetë në këtë projekt.
    Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madridi do ta kishte shkarkuar dhe ‘Carletto’ do të kishte shkuar të trajnonte Brazilin, por në fakt fitoi Ligën e Kampionëve dhe qëndroi për një vit tjetër. Atëherë nuk u lirua dot, Real Madridi nuk e lejoi të largohej”.
    Florentino Pérez vendosi të vazhdojë me Carlo Ancelottin si trajner të Real Madridit, duke çuar në refuzim të ofertës braziliane.

  • As Zidane dhe as Alonso, Reali po mendon për trajnerin gjerman si pasues të Ancelotti-t

    As Zidane dhe as Alonso, Reali po mendon për trajnerin gjerman si pasues të Ancelotti-t

    25 Mars 2025

    19:28

    Telesport

    Pavarësisht shumë zërave për një largim të Carlo Ancelotti-t në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madrid, klubi madrilen duket se ka vendosur të vazhdojë me teknikun italian deri në verën e vitit 2026, kohë kur atij i skadon kontrata me “Los Blancos”.
    “Defensa Central” raporton se drejtuesit e Realit pëlqejnë shumë Julian Naglesmann, trajnerin aktual të kombëtares gjermane dhe e shohin atë si pasuesin ideal të Ancelotti-t.
    Kontrata e Nagelsmann me Gjermaninë skadon në vitin 2028, por ai mund të largohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, pikërisht kohë kur skadon dhe kontrata e Ancelott-it me Realin.
    Stili ofensiv i lojës që aplikon gjermani dhe përvoja që ai ka, i bindin më shumë drejtuesit e Realit sesa kandidati tjetër i përfolur shumë, që është Xabi Alonso.