Tag: ancelotti

  • Largim nga Real Madridi në rast të tripletës? Ancelotti “driblon” me përgjigjen aspak diplomatike…

    Largim nga Real Madridi në rast të tripletës? Ancelotti “driblon” me përgjigjen aspak diplomatike…

    “Largim në rast të tripletës? Nuk do të jem unë, personi që thotë se po largohem”. Carlo Ancelotti është treguar i qartë; e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Valencias, trajneri italian ka theksuar se nuk do të jetë ai që do të largohet nga Real Madridi.
    Fokusi, pra, te fusha e lojës dhe ndeshjet e mbetura të sezonit: “Është e vërtetë që jemi përmirësuar në aspektin kolektiv. Mendoj se ndaj Real Sociedad, Alaba zhvilloi një ndeshje të mirë. Për shkak të qëndrimit që patëm në mbrojtje, – ka theksuar trajneri duke u rikthyer te Kupa e Mbretit, – nuk meritonim të pësonim 4 gola.
    Këtë vit kemi shumë më tepër efikasitet në sulm falë ardhjes së Mbappé, që ka shënuar 33 gola, si dhe pak më shumë vështirësi prapa. Kjo është normale. Kur duhet të zgjedhësh diçka, mund të ndodhë. Ne menduam të kishim këtë efikasitet sulmues dhe të bënim pak më shumë punë kolektive në fazën mbrojtëse”.
    Ndeshja kundër Valencias, pra, nuk do të jetë e lehtë për merenguesit: “Jemi mirë, natyrisht që kam disa dyshime për formacionin, por skuadra ka motivimin e duhur. Jemi të vetëdijshëm që Valencia po bën shumë mirë, e dimë që ky do të jetë një moment shumë delikat i sezonit për ne”.

  • Edhe Mourinho në listën e Brazilit, Ancelotti i preferuari, në garë për stolin tre trajnerë portugez

    Edhe Mourinho në listën e Brazilit, Ancelotti i preferuari, në garë për stolin tre trajnerë portugez

    Carlo Ancelotti dhe José Mourinho janë tashmë në listën e vogël të kandidatëve për postin e trajnerit të Brazilit.
    Pas shkarkimit të Dorival Junior, pankina e pesë herë kampionëve të botës pret të njoftohet emri i ri që do të udhëheqë skuadrën për pjesën e mbetur të eliminatoreve të Kupës së Botës dhe më pas edhe për Botërorin 2026.
    Sipas mediave braziliane, i preferuari i presidentit të federatës është Carlo Ancelotti, por problem mbetet kontrata që e mban lidhur italianin deri në qershor 2026. Pas tij, në listë janë tre trajnerë portugezë.

    I pari dhe kryesuesi është veterani Zhorzh Zhezus, i cili ka trajnuar shumë skuadra gjatë karrierës së tij, përfshirë Sporting Lisbonën dhe Benfikën.
    I dyti është Abel Ferreira, i cili ka fituar gjithçka në Brazil dhe Amerikën e Jugut me Palmeiras. Së fundmi, emri i José Mourinho ka rikthyer interesin, pasi ai aktualisht drejton Fenerbahçen në Turqi./vizionplus/tv

  • Gjithçka varet nga Carlo Ancelotti/ Mourinho drejt marrjes së Brazilit

    Gjithçka varet nga Carlo Ancelotti/ Mourinho drejt marrjes së Brazilit

    Tekniku ka mjaftueshëm angazhime, me Realin e Madridit që garon për tripletën, ndërsa kur gjithcka të mbarojë me gjasa ai do ti japë përgjigjen presidentit të federatës atje. Në rast se Ancelotti do të refuzojë ofertën, Brazili e ka një plan e kurrsesi sdo të qëndrojë pa trajner. Në listë janë 3 emra të tjerë krahas italianit, konkretisht 3 teknikë nga Portugalia, udhëhequr nga Jose Mourinho si dhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira.
    Brazili vijon tratativat me Carlo Ancelottin, e po provon të bindë italianin për të marrë drejtimin e skuadrës, por ka ende kohë deri në përfundim të këtij sezoni. Favorit padyshim për stolin është Mourinho që aktualisht është nën kontratë me Fenerbahce-n në kampionatin turk. “The special one” po kalon një periudhë jo në shkëlqim në karrierën e tij, por gjithmonë mbetet një emër i madh në trajningun botëror.
    Mediat braziliane kanë konfirmuar se Mourinho është në listën e Selesao, por do të duhet të pres përgjigjen e Ancelottit. Sa i përket 2 emrave të tjerë, Jesus drejton Al Hilalin e Ferreira Palmeirasin.

  • Di Biagio: Trajneri perfekt për Romën nuk është Ancelotti, por një italian tjetër

    Di Biagio: Trajneri perfekt për Romën nuk është Ancelotti, por një italian tjetër

    2 Prill 2025

    12:21

    Alfred Lleshi

    “Pozita e Romës në renditje është e drejtë, vendi i 6-të është një arritje, duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në fillim të sezonit”, – u shpreh Luigi Di Biagio për “Gazzetta dello Sport”. Ish-mesfushori, i intervistuar për garën e ethshme të fundit të kampionatit, ndan mendimin e tij mbi formën e ekipit të Claudio Ranieri dhe atë që mund të jetë e ardhmja e tij.
    A mund ta mbajë këtë ritëm skuadra verdhekuqe kundër Juventusit dhe Lazios? Pa Dybala, cilën lëvizje prisni? Shpresoj, por kalendari është i vështirë. Pas një rikthimi fantastik, janë ende 4 pikë pas. Më shqetëson më shumë Juventusi se Bologna, sepse ka një trajner të ri dhe ndeshje që në letër duken më të lehta. E diela është shumë e rëndësishme. Nuk do ta ndryshoja shumë formacionin. Soulé ka aftësitë e nevojshme, edhe Baldanzi po përmirësohet. Megjithatë, nevojitet një reagim nga Pellegrini, i cili deri tani ka dështuar. Po ashtu, pres nga mesfushorët ato pesë gola më shumë që Dybala na i garantonte.
    Po flitet shumë edhe për të ardhmen. Cili do të ishte i përshtatshëm në pankinën e Romës? Emri perfekt për Romën nuk është Ancelotti ose Klopp në këtë moment, por Antonio Conte. Ndoshta është vetëm një ëndërr, por do të ishte ideali. Romës i duhet konkretësia. Edhe Pioli do të ishte i përshtatshëm.

  • Nisi në Madrid gjyqi për evazion fiskal ndaj Ancelottit, prokurori kërkon 4 vite e 9 muaj burg

    Nisi në Madrid gjyqi për evazion fiskal ndaj Ancelottit, prokurori kërkon 4 vite e 9 muaj burg

    2 Prill 2025

    11:25

    Alfred Lleshi

    Gjykata Provinciale e Madridit ka caktuar për sot nisjen e procesit gjyqësor ndaj trajnerit Carlo Ancelotti, i akuzuar për mashtrim të dyshuar fiskal ndaj autoriteteve tatimore spanjolle. Prokuroria ka kërkuar dënimin prej 4 vitesh e 9 muajsh burg për trajnerin e Real Madridit.
    Në veçanti, Ancelotti akuzohet se ka mashtruar shtetin spanjoll me një shumë prej 1.062.079 euro gjatë viteve fiskale 2014 dhe 2015. Trajneri italian ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga djali i tij, Davide, dhe bashkëshortja Mariann Barrena. Para gazetarëve të pranishëm, ai deklaroi se nuk është i shqetësuar: “Kam besim tek drejtësia dhe në pafajësinë time”.

  • Ancelotti: Nuk është mirë të pësosh 4 gola nga Real Sociedad, por rëndësi ka që jemi në finale

    Ancelotti: Nuk është mirë të pësosh 4 gola nga Real Sociedad, por rëndësi ka që jemi në finale

    Carlo Ancelotti ishte pranë zëvendësimit të Viniciusit në pjesën e dytë. E gjitha kjo u pa në “Bernabéu”, kur Davide dhe vetë trajneri italian shpërthyen për shkak të qëndrimit apatik të brazilianit në shumë momente të ndeshjes, sidomos në mbrojtje. Biseda mes tyre në fushë nuk linte vend për dyshime, gjë që e konfirmoi edhe vetë trajneri pas ndeshjes.
    “Çfarë ndodhi me Vinicius? A i thatë se do ta nxirrnit nga loja nëse nuk mbronte?” – u pyet Ancelotti në konferencën për shtyp. “Po. Dhe pas asaj bisede, Vini rriti ritmin, tregoi të gjithë cilësinë e tij dhe ishte shumë i rëndësishëm në kohën shtesë. Dhuroi dy asistime”, – shpjegoi Carletto.
    Ancelotti ishte shumë i kënaqur për arritjen në finalen e “La Cartuja”. Edhe pse ekzistonte ndjesia se Realit i ishte dashur të vuante më shumë seç pritej, italiani u përqendrua tek aspektet pozitive: “Ishte një ndeshje argëtuese, me shumë gabime, por edhe me shumë gjëra të mira. E rëndësishme është që jemi në finale. Në fund e arritëm objektivin”.
    Ndeshja e 50-të e sezonit: “Mendoj se jemi në një gjendje mjaft të mirë. Ata që hynë në fushë bënë mirë dhe e mbyllëm ndeshjen me më shumë energji se Real Sociedad”.
    A e pa veten të eliminuar në ndonjë moment: “Asnjëherë. Në ‘Bernabéu’ gjithçka mund të ndodhë. Kur duhet të përmbysim, nuk dorëzohemi kurrë, veçanërisht në shtëpi, me tifozët tanë”.
    Një mendim për gjyqtarin: “Për mua ishte karton i kuq, por nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”.
    Çfarë ndodhi në mbrojtje: “Pak fat i keq, Alaba e preku topin dy herë. Janë gjëra që ndodhin”.
    Vlerësim pozitiv për Endrick: “Luajti shumë mirë. I kërkuam të jetë gati për të bërë lëvizje pa top. Ky është Endrick, pasim në hapësirë dhe finalizim. Nuk ka luajtur shumë, ndaj kur luan 60-70 minuta në këtë nivel, është e mjaftueshme”.
    Mbi ekuilibrin e skuadrës: “Nuk është mirë të pësosh 4 gola. Jemi një ekip që nuk ka shumë ekuilibër, por kemi shumë cilësi në sulm. Shënimi i 4 golave ndaj Real Sociedad nuk është diçka e lehtë”.
     

  • ANALIZA / Ancelotti gaboi ndaj Real Sociedadit, por nuk e braktisi fati…

    ANALIZA / Ancelotti gaboi ndaj Real Sociedadit, por nuk e braktisi fati…

    Në fillim thuhej se ishte fati i Zidane, kur trajneri francez, për një arsye ose një tjetër, gjithmonë arrinte të shpëtonte nga situatat e vështira. Por në këtë pikë është e drejtë ta rimarrim këtë “fat” nga kopshti i “Bernabéu” dhe t’ia japim Carlo Ancelottit, i cili, ndaj Real Sociedadit, pavarësisht disa vendimeve të gabuara dhe të përmirësueshme, arriti të siguronte biletën për finalen e Kupës së Mbretit falë një sërë episodesh të çuditshme.
    Italiani është i njerëzishëm, mund edhe të gabojë. Mbrëmë në “Bernabéu”, që nga fillimi, hodhi një formacion që në fund doli se nuk ishte ideal. Camavinga pati vështirësi në mbrojtje në krahun e majtë, ndërsa Lucas ishte edhe më i dobët në të djathtin. E vetmja zgjedhje e duhur ishte Endrick, i cili shënoi, por u zëvendësua në minutën e 66-të, ndërkohë që kishte ende energji për të luajtur.
    Gjithashtu, Ancelotti nuk ishte në ditën e tij më të mirë me Alaba, i cili nuk kishte ritmin e duhur dhe u bë protagonist negativ me dy autogola, përveçse ishte pjesë e aksionit të golit të tretë të Sociedadit. Edhe Lunin nuk ishte në formën më të mirë, por ndryshe nga ai, Courtois nuk mund të luante, pasi nuk ishte i disponueshëm.
    Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, 4 gola të pësuar, një momenti ku rezultati ishte 1-3 dhe një loje më shumë efektive sesa e bukur, Real Madridi do të jetë në finalen e Sevilla. Dhe atje do të përballet me një “përbindësh”; ose Barcelona, ose Atlético Madrid.
    Megjithatë, edhe pse logjika thotë se do ta ketë të vështirë, Real Madridi, dhe mbi të gjitha Ancelotti, nuk mund të përjashtohen kurrë nga gara. Sepse do të mbështeten te magjia e fanellës së bardhë, te fati që duket se nuk e braktis asnjëherë as ekipin, as trajnerin.

  • Një tjetër kandidat del në skenë për të zëvendësuar Ancelotti-n! Ish-ylli i Barcelonës, i cili po shkëlqen edhe si trajner…

    Një tjetër kandidat del në skenë për të zëvendësuar Ancelotti-n! Ish-ylli i Barcelonës, i cili po shkëlqen edhe si trajner…

    Florentino Perez mund të marrë një vendim surprizues nëse Carlo Ancelotti largohet nga drejtimi i Real Madridit në fund të këtij sezoni. Sipas “Defensa Central”, presidenti i “Los Blancos” thuhet se po konsideron Cesc Fábregas, trajnerin aktual të Como-s, si një opsion befasues për t’i besuar drejtimin e ekipit nëse ikën Ancelotti.
    E ardhmja e Ancelotti-t është në ajër, pasi kontrata e tij te Reali skadon në vitin 2026 , por spekulimet për një largim të mundshëm drejt kombëtares së Brazilit janë rritur shumë javët e fundit, sidomos pas shkarkimit të Dorival nga stoli i 5 herë kampionëve të Botës pas humbjes së fundit 4-1 me Argjentinën.
    Nisur nga ky skenar, klubi madrilen po shqyrton disa alternativa. Xabi Alonso është opsioni i parë, por spanjolli duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Leverkusen. Pikërisht për këtë arsye del në skenë emri i Cesc Fabregas, i cili po spikat me punën e tij si trajner te Como në Serie A, aty ku ka dhe disa aksione në klub.
    Edhe pse spanjolli është ende në fillimet e karrierës, drejtuesit e Realit janë të bindur nga aftësitë e tij dhe besojnë se është profili i duhur për t’i besuar drejtimin e skuadrës. Gjithsesi, Reali po shqyrton edhe emra të tjerë. Javën e fundit janë përmendur edhe Jurgen Klopp, apo një rikthim i mundshëm i Zinedine Zidane.

  • Ancelotti bekon Mbappe: Te Real mund të arrijë po ato rekorde si Ronaldo, më pas do të jetë legjendë

    Ancelotti bekon Mbappe: Te Real mund të arrijë po ato rekorde si Ronaldo, më pas do të jetë legjendë

    1 Prill 2025

    9:24

    Telesport

    “Kylian Mbappé ka shansin për të krahasuar trashëgiminë e tij me atë të Cristiano Ronaldo te Real Madrid”. Ai që e bën këtë deklaratë është trajneri Carlo Ancelotti pas golit të shënuar nga francezi fundjavën e kaluar në kampionat.
    Ky ishte goli i 33-të sezonal për Mbappe, që në sezonin e tij të parë me fanellën “los blancos” ka barazuar rekordin e yllit portugez, në sezonin e tij të parë te Real Madrid (sezoni 2009-2010). Dhe sezoni s’ka përfunduar ende për francezin.
    “Është e vështirë të bësh krahasime mes lojtarëve të ndryshëm. Ajo për të cilën mund të shpresoj është që Mbappe të arrijë të fitojë dhe të bëjë atë që Cristiano Ronaldo ka arritur në Real Madrid”, tha trajneri italian.
    Më tej, Ancelotti shtoi: “Mendoj se Kylian e ka aftësinë për ta bërë këtë gjë. Nëse ia del, ai do të jetë një legjendë e Real Madrid ashtu siç është edhe Cristiano Ronaldo“.
    Deri më tani, Mbappe ka shënuar 22 gola në kampionat, 7 në Champions League dhe nga një gol në Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën UEFA dhe Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s.

  • Ideja e bujshme! Real Madrid kontakton Jurgen Klopp për të zëvendësuar Ancelotti-n?

    Ideja e bujshme! Real Madrid kontakton Jurgen Klopp për të zëvendësuar Ancelotti-n?

    31 Mars 2025

    17:30

    Telesport

    Edhe pse kontrata me Real Madrid i skadon në verën e vitit 2026, ky mund të jetë sezoni i fundit për Carlo Ancelotti-n në krye të “Los Blancos”.
    Prej kohësh italiani përflitet për të marrë drejtimin e Brazilit dhe këto zëra sa vijnë e shtohen. Ancelotti mund të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës menjëherë sapo të mbyllë këtë sezon me Real Madridin.
    Dëshira e madhe e drejtuesve të Realit për t’i besuar stolin ka qenë Xabi Alonso, por spanjolli duket se do të respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në fund të saj te Leverkusen.
    Për të mos mbetur “bosh” nëse Ancelotti ikën në fund të sezonit, sipas mediave gjermane Real Madrid po mendon emrin e Jurgen Klopp për t’i besuar drejtimin e skuadrës. Sipas disa burimeve pranë klubit madrilen, Florentino Perez e sheh Jurgen Klopp si kandidatin ideal për të drejtuar skuadrën në vitet e ardhshme.
    Trajneri gjerman ka qenë pushim pas largimit nga Liverpool dhe tani duket se është gati të rikthehet në aksion. Perez duket se është i gatshëm t’i plotësojë dëshirat që ai ka për merkaton dhe sigurisht një rrogë të majme. Stili i tij “agresiv” i lojës dhe aftësia për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e kanë bindur Perez sipas raportimit në fjalë për të zgjedhur pikërisht Klopp si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e Realit në verë.