Tag: ancelotti

  • Champions League/ Ancelotti ka besim para Arsenalit: Mund ta përmbysim, jemi Real Madrid

    Champions League/ Ancelotti ka besim para Arsenalit: Mund ta përmbysim, jemi Real Madrid

    Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Arsenalit, pas humbjes 3-0 në “Emirates Stadium”, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shfaqur i vendosur dhe optimist përpara gazetarëve në konferencën për shtypin.
    “Tifozët janë shumë të rëndësishëm, na kanë ndihmuar shumë. Nesër do të kemi nevojë për një ndeshje të jashtëzakonshme për të ndryshuar fatin e kësaj sfide. Është e komplikuar, por do të përpiqemi të ndryshojmë mentalitetin. Do të luajmë me kokë, me zemër dhe me topin,” u shpreh tekniku italian.
    Ancelotti u ndal edhe te veçantia e “Bernabéut”, që shpesh ka përmbysur ndeshje të pamundura:

    “Këtu ndodhin gjëra që nuk ndodhin diku tjetër. Kemi cilësi, përkushtim, përvojë dhe mbi të gjitha, tifozët. Kemi dhënë prova në të kaluarën për të përmbysur rezultatet. Tani është momenti të japim më të mirën.”
    I pyetur për të ardhmen e tij në krye të Real Madridit, Ancelotti ishte i qartë:
    “Nuk mendoj se ajo varet nga rezultati i nesërm. Motivimi është aty. Dua që lojtarët të jenë të qetë dhe të fokusuar. Jam i bindur se do të japim gjithçka.”
    Në lidhje me komentet e ish-lojtarit të Atleticos, Thomas Partey, mbi atmosferën në ‘Bernabéu’, italiani u përgjigj me ironi: “Është normale që një kundërshtar ndien presionin këtu. Fusha është e njëjtë, bari ka të njëjtën ngjyrë, por gjithçka tjetër është ndryshe.”
    Trajneri mohoi të ketë ndonjë “as nën mëngë”: “Asgjë speciale, thjesht do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje intensive.”
    Sipas tij, për të përmbysur sfidën, skuadra ka nevojë për “cilësi, përqendrim dhe performancë të plotë – si fizike, ashtu edhe taktike.”
    I pyetur për gjendjen e Mbappé-së, pas ndëshkimit në ndeshjen e fundit, Ancelotti u shpreh:
    “Është i zhgënjyer, por u stërvit shumë mirë dje. Kemi nevojë për të, jo vetëm për të mbrojtur, por mbi të gjitha për të shënuar.”
    Në fund, me nota humori, Ancelotti iu shmang me zgjuarsi pyetjes për rolin e Valverde-s:
    “E di se ku do të luajë, por nuk do t’jua them!” – tha ai mes të qeshurash.

  • Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin

    Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për RSI, një podcast i drejtuar nga Armando Ceroni. Mes rrëfimeve që ndau, foli edhe për të kaluarën e tij tek Evertoni, megjithëse kishte pasion për skuadrën rivale të qytetit:
    “Ëndrra ime ishte të trajnoja Liverpool-in, por më pas u gjenda tek Everton dhe përjetova rivalitetin e tyre. Tani jam absolutisht tifoz i Evertonit. Më pëlqeu shumë ambienti, sepse ka një pasion të jashtëzakonshëm për ngjyrat e klubit. Atje vëren edhe vuajtjen që kanë tifozët përballë Liverpool-it, që prej shumë vitesh dhe ende sot mbizotëron në Premier League”.
    Më tej, për kalimin te Real Madridi: “A u befasova kur Florentino Pérez më thirri sërish? Në fakt, isha unë që i telefonova. Një vit më parë e kisha kontaktuar për të parë nëse kishte lojtarë të lirë për ne, tek Evertoni kishim marrë James Rodriguez. Vitin pasues e dija që po kërkonin trajner dhe, kur fola me presidentin, i thashë se duhej të merrnin një të mirë”.
    Së fundi, foli edhe për ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi: “Ishte një talent i madh, sepse dinte të lexonte situatat dhe të çlirohej nga mbulimi si askush tjetër. Ka shënuar, besoj, më shumë se 300 gola, por mendoj se ato të shënuar me më shumë se një prekje nuk i kalojnë 10 për qind”.
    “Carletto” foli edhe për refuzimin e tij ndaj kombëtares italiane: “I thashë jo kombëtares italiane sepse nuk kisha dëshirë… Më pëlqen shumë të jem çdo ditë në fushë, duke përgatitur stërvitjet. Kombëtarja më dukej si një punë ‘part-time’, që do të më bënte të humbisja pak nga pasioni. Vetëm për këtë arsye e refuzova Italinë”.

  • “Ju tregoj ku ndryshojnë Zidane, Mourinho dhe Ancelotti si trajnerë”

    “Ju tregoj ku ndryshojnë Zidane, Mourinho dhe Ancelotti si trajnerë”

    Ish-lojtari i Alavés dhe i Real Madridit, Jorge Franco Alviz, i njohur si “Burgui”, sot 31 vjeç, i cili u detyrua të largohej nga futbolli në moshën 28-vjeçare për shkak të një bakteri, ka rikujtuar karrierën e tij, ka trajtuar edhe çështje aktuale në një intervistë për gazetën “As”.
    “Burgui” është stërvitur nga Zidane, Ancelotti dhe Mourinho. I pyetur për këtë, ai tha: “Secili kishte stilin e vet. Mourinho kërkonte shumë, të çonte në limite për të nxjerrë më të mirën nga ti. Ancelotti është shumë më i qetë, ndërsa Zidane ka lënë më shumë gjurmë tek unë. Më trajtonte si një djalë të vetin, më inkurajonte, më jepte këshilla dhe qëndronte me mua pas stërvitjeve për të punuar me finalizimet para portës, që të përmirësohesha. U soll shumë mirë me mua”.
    Për Mourinhon tregoi një episod të veçantë: “Një ditë, Mourinho bëri një rreth me ekipin dhe më vuri shumë në siklet. Tha që kisha dy muaj në ekip dhe ende nuk e dinte si flisja. Më detyroi të thoja disa fjalë, shokët e skuadrës më bënë një ‘tunnel’ nderimi dhe që nga ajo ditë integrimi im në ekip u përmirësua shumë”.
    “Burgui” foli edhe për transferimin e tij tek Alavés, tërheqjen nga futbolli dhe situatën aktuale të Real Madridit, i cili po përgatitet për një përmbysje të vështirë ndaj Arsenalit (3-0) në Ligën e Kampionëve.
    Ndër pjesët më të rëndësishme të intervistës është deklarata e tij për Ancelottin: “Sipas mendimit tim, duhet të qëndrojë në Madrid, çfarëdo që të ndodhë. Do të shohim se si do të mbyllet sezoni, por është një trajner që e ka fituar besimin. Edhe pse në Madrid nuk tolerohet një vit i dobët, Ancelotti i ka dhënë shumë klubit. Edhe pa fituar asnjë trofe të madh, duhet të vazhdojë”.

  • Arda Guler në udhëkryq, zbulohen klubet që e kërkojnë! Ancelotti po i dëmton ëndrrën

    Arda Guler në udhëkryq, zbulohen klubet që e kërkojnë! Ancelotti po i dëmton ëndrrën

    13 Prill 2025

    10:33

    Telesport

    Arda Guler është sot një nga talentet më të kërkuar në tregun europian.
    Turku nuk po gjen hapësira te Real Madrid dhe po kërkon largimin, edhe pse për të është skuadra e ëndrrave. Trajneri Ancelotti nuk beson te mesfushori, të paktën jo aq sa për t’i dhënë minimalisht 20-25 minuta për ndeshje.
    Kjo ndodh rrallë, kështu që Guler ka vendosur të largohet. Për të kanë interes disa klube big në Europë. I pari është Interi, më pas Chelsea, Arsenal, Bayern dhe Leipzig.
    Për të është përfolur se ka interes edhe Milani, por nuk përballon dot blerjen e tij, vetëm huazimin. Real Madrid ende nuk ka marrë një vendim për turkun.

  • Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti

    Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti

    Xabi Alonson është një emër që po përflitet gjithnjë e më shumë si trajner i ardhshëm i Realit të Madridit, ndërsa pozitat e Carlo Ancelotti-t janë lëkundur ndjeshëm sidomos pas humbjes 3-0 në Londër nga Arsenali.Megjithatë, e ardhshmja e strategut italianë mund të jetë edhe nën drejtimin e kombëtares braziliane.
    E përditshmja katalanase Sport ka raportuar se Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) i ka dhënë atij një datë përfundimtare në të cilën ai duhet t’i informojë ata për vendimin e tij: finalja e Ligës së Kampionëve.Pa marrë parasysh nëse Real Madridi është pjesë e saj apo jo, CBF janë të etur për ta dëgjuar përgjigjen e tij më 31 maj, për t’u siguruar nëse ai mund të marrë drejtimin e tyre për kualifikimet e Amerikës së Jugut në qershor, ku Brazili do të përballet me Ekuadorin dhe Paraguain.

  • Ancelotti shkarkohet nëse nuk kalon Arsenalin, Perez gjen menjëherë pasuesin

    Ancelotti shkarkohet nëse nuk kalon Arsenalin, Perez gjen menjëherë pasuesin

    11 Prill 2025

    15:56

    Telesport

    Carlo Ancelotti rrezikon shkarkimin. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk ka më durim. Nëse Los Blancos nuk kalojnë Arsenalin në Champions, “finito”.
    Real Madrid u mposht 3-0 në Londër, një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë, për fatin e keq të madrilenëve. Ishte ndeshje e turpshme, ku Los Blancos dukeshin pa dëshirë për të fituar.
    Marca raporton se Ancelotti tashmë ka një ultimatum të transmetuar jo personalisht nga Perez, por të nënkuptuar: nëse nuk kalon Arsenalin, koha të largohesh.
    Pasuesi i tij? Ka vetëm një alternativë. Ai është ish-lojtari i Real Madrid, Xabi Alonso.

  • “Ancelotti të provojë lojtarët e stolit. Mbappe e Vinicius nuk donin të fitonin ndeshjen”

    “Ancelotti të provojë lojtarët e stolit. Mbappe e Vinicius nuk donin të fitonin ndeshjen”

    10 Prill 2025

    16:04

    Telesport

    Sipas ish-lojtarit të Real Madrid, Guti, përgjegjësit për humbjen 3-0 të Los Blancos me Arsenalin në Londër janë yjet e sulmit.
    “Lojtarët e Arsenalit donin të fitonin. E shprehën më shumë dëshirën për fitore. Madrilenët, jo”, ka thënë ish-mesfushori.
    “Më të mirët duhet të tregojnë veten në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Mbappe, Vinicius, Rodrygo, madje edhe Bellingham, nuk ishin aty për të marrë përgjegjësi”.
    “Loja nuk është e ndarë: me top, pa top. Ndoshta me top shënon pesë gola, por nëse nuk shënon, mund të vraposh pafund dhe të kërkosh një gol”.
    “Ancelotti ka super yje në skuadër. Nëse titullarët nuk bëjnë dot një gjë efikase, atëherë duhen provuar lojtarët e stolit, padiskutim”.

  • Ancelotti: Skuadra ime u rrëzua mendërisht. Përmbysja? E vështirë, por do ta tentojmë

    Ancelotti: Skuadra ime u rrëzua mendërisht. Përmbysja? E vështirë, por do ta tentojmë

    9 Prill 2025

    8:38

    Alfred Lleshi

    Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli për mikrofonat e “Movistar” pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit: “Për një orë, skuadra ime ishte e mirë në fushë, e vendosur siç duhej. Pastaj paguam golat që pësuam nga goditjet e dënimit. Skuadra u rrëzua mendërisht, është një humbje e rëndë, sidomos sepse në pjesën e dytë nuk arritëm të bënim atë që në pjesën e parë funksionoi mirë. Në ndeshjen e kthimit duhet të bëjmë gjithçka për të provuar të rikuperojmë”.
    I pyetur se çfarë mungoi, Ancelotti nuk u tregua diplomatik: “Na mungoi futbolli. Skuadra u rrëzua mendërisht pas dy golave. Para atyre golave, ndeshja ishte e ekuilibruar, e menaxhonim mirë topin, ata nuk hynin shumë mes linjave, gjë që filluan ta bënin pas golit.
    Duhet të shikojmë përpara, të sakrifikohemi, të mendojmë çfarë mund të bëjmë dhe ta bëjmë të gjithë së bashku. Përmbysja? Do të jetë shumë e vështirë, por duhet të provojmë nga minuta e parë deri në të fundit”.

  • “Ancelotti është një frymëzim për mua”! Para ndeshjes në Champions League, trajneri i Arsenal: Më pëlqen “qetësia e frikshme” e tij

    “Ancelotti është një frymëzim për mua”! Para ndeshjes në Champions League, trajneri i Arsenal: Më pëlqen “qetësia e frikshme” e tij

    Champions League po hyn në fazën e saj përfundimtare dhe lufta për gjysmëfinale është përpara dhe me siguri do të na presë një spektakël i vërtetë. Nesër futbolldashësit mund të shijojnë përballjen mes Arsenalit dhe Real Madridit, të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë në Emirates në Londër. Para kësaj ndeshje u mbajt konferenca për shtyp e klubit londinez, ku në qendër të vëmendjes ishte trajneri spanjoll Mikel Arteta. Arteta u pyet për Carlo Ancelottin dhe ai dha mendimin e tij rreth kësaj.
    “Ancelotti? Ai është një frymëzim për mua. Ai ka fituar kaq shumë në të gjitha vendet ku ka qenë dhe është gjithmonë kaq i qetë në pankinë. Të jesh i qetë është gjëja më e vështirë me të cilën përballen trajnerët, sepse ata janë shpesh në mjedise ku ka shumë presion, por arrin të përballet me të”, tha Arteta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua

    Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua

    Rasti i Dani Olmo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes mes Real Madrid dhe Valencia, Carlo Ancelotti ka ndërhyrë duke u përpjekur të ulë tonet mbi atë që po ndodh te Barcelona:“Nuk është një pyetje për mua, nuk dua të komentoj mbi këtë çështje. A e shtrembëron Dani Olmo garën? Jo, nuk mendoj kështu”.
    Pyetja iu drejtua trajnerit italian, duke qenë se merenguesit do të përballen me azulgranat në finalen e Kupës së Mbretit: “Tifozët gjithmonë shprehin mendimin e tyre. Barcelona po luan shumë mirë. Kur luan një finale duhet të respektosh çdo kundërshtar, ne kemi shumë respekt për katalanasit”.
    Pra, asnjë koment konkret nga Ancelotti mbi rastin Dani Olmo. Në orët e fundit, Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) është shprehur në favor të Barcelonës mbi mosmarrëveshjen për licencat që përfshijnë ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit dhe Pau Víctor, duke vendosur se Komisioni RFEF-Liga nuk kishte kompetencë për të vlerësuar vlefshmërinë e kontrollit ekonomik të zbatuar nga La Liga.
    Vendimi, i përfshirë në një dokument zyrtar prej 34 faqesh, e forcon pozicionin e klubit blaugrana, i cili do të mund t’i mbajë në skuadër të dy lojtarët. Megjithatë, nuk përjashtohet që disa klube të protestojnë zyrtarisht për atë që po ndodh në këtë fundsezoni të nxehtë të La Liga-s.