Tag: ançelotit

  • Brazili kualifikohet në Botëror, dhuratë Ançelotit për ditëlindje

    Me një gol të Vinicius shënuar në të 44′, Brazili mund Paraguain dhe kualifikohet me dy ndeshje nga fundi për në Botërorin 2026.

    Tej suksesit, kjo duket si dhuratë ndaj Ançelotit i cili feston 66 vjetorin e lindjes.

    Pas Argjentinës, së bashku me Seleçiao-n kualifikohet edhe Ekuadori. Dy javët e fundit zhvillohen më 9 dhe 14 shtator 2025.

    Shifrat e CONMEBOL të mengjesit të sotëm:

    Peru-Ekuador 0-0

    Argjentinë-Kolumbi 1-1

    Brazil-Paraguai 1-0

    Uruguai-Venezuelë 2-0

    Vazhdo leximin

  • Brazili publikon listën e parë nën drejtimin e Ançelotit, surprizë mungesa emrave me peshë

    Brazili publikon listën e parë nën drejtimin e Ançelotit, surprizë mungesa emrave me peshë

    Trajneri i ri i përfaqësueses së Brazilit, Karlo Ançeloti, ka shpallur sot listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, ku nuk kanë munguar surprizat.
    Në listën e publikuar, spikat mungesa e yjeve si Neymar dhe Rodrigo, ndërsa në ekip rikthehet Kasemiro, i besuari i Ançelotit nga periudha e tij te Real Madrid.
    Ançeloti theksoi para mediave:
    “Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Kam përzgjedhur lojtarët më të gatshëm dhe të përgatitur që mund të kontribuojnë për skuadrën dhe të luftojnë për fitoren.”
    Lista e Brazilit:
    Portierë: Alison, Bento, Hugo Souza.Mbrojtës: Danilo, Vanderson, Aleks Sandro, Karlos Augusto, Uesli, Aleksandro, Beraldo, Leo Ortiz, Markinjos.Mesfushorë: Andreas Pereira, Andrei Santos, Bruno Gimaraesh, Kasemiro, Ederson, Gerson.Sulmues: Antoni, Estevao, Gabriel Martineli, Mateus Kunja, Rafinja, Riçarlison, Vinícius Junior.
    Kjo përzgjedhje tregon synimin e Ançelotit për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.

  • Legjenda Del Boskue: Ançeloti vështirë të zëvendësohet

    Legjenda Del Boskue: Ançeloti vështirë të zëvendësohet

    Njëri nga trajnerët historikë të Realit dhe Kombëtares spanjolle flet për largimin e Ançelotit nga Reali. Druan se Alonso do të bëjë më mirë

    Visente del Boske ka komentuar largimin e Karlo Ançelotit nga Real Madrid. Ish-trajneri i Spanjës e vlerësoi kolegun e tij italian dhe parashikoi se “do të jetë e vështirë për ata që vijnë pas tij” të përmirësojnë performancat e tij dhe mënyrën se si e menaxhoi ekipin.

    Sipas legjendarit spanjoll teksa ka drejtuar me sukses edhe Realin, Karleto ishte “një shembull i njohurive të futbollit dhe, mbi të gjitha, i një dhome zhveshjeje të koordinuar mirë.

    Më pas ish-trajneri i ekipit kombëtar spanjoll foli për anësorin e Barcelonës, Lamine Jamal, duke theksuar se, pavarësisht moshës së tij të re, “ai po demonstron sjellje të jashtëzakonshme si futbollist dhe gjithashtu si person”.

    I pyetur nëse do të kishte qenë titullar në ekipin kombëtar që fitoi Kupën e Botës 2010 nën drejtimin e tij, Del Boske u përgjigj: “Ai luajti shumë mirë në ekipin që fitoi Kampionatin Europian. Ai do të ishte gjithashtu një lojtar i rëndësishëm, nuk kam dyshim për këtë, edhe në moshën 17 vjeç.”

    Vazhdo leximin

  • “Sot bëmë 40 gjuajtje”, Flik mbështet Ançelotin: Nuk është e mirë kjo që po i ndodh

    “Sot bëmë 40 gjuajtje”, Flik mbështet Ançelotin: Nuk është e mirë kjo që po i ndodh

    Barcelona ka marrë 3 pikët e radhës në La Liga dhe tani ka hedhur vështrimin te Kupa e Mbretit, atje ku e pret Reali i Madridit. Hansi Fliku ka komentuar pas ndeshjes së sotme edhe situaën e homologut të tij. Sipas tij kritikat dhe trajtimi karshi Ançelotit nuk i përshtaten profilit që ka ndërtuar me sukseset e arritura ndër vite.
    “Mendoj se ishin 40 gjuajtje. Sot luajmë një futboll vërtetë shumë të mirë. Humbëm shumë shanse, por po largohemi me rrjetën e paprekur. Ançeloti? Nuk është mirë ajo që po i ndodh Ançelotit. Ai ka fitiar gjithçka dhe unë kam respektin më të madh për të. Nuk e dimë nëse është diçka e mirë fakti që Madridi ka një ditë më pak për të pushuar përpara finales së Kupës. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer dhe një nga trajnerët më të mirë në botë”, është shprehur Hansi Fliku./Sport Ekspresl

  • Shihet si zëvendësuesi i Ançelotit, reagon agjenti i Klop

    Shihet si zëvendësuesi i Ançelotit, reagon agjenti i Klop

    Real Madrid po mendon të gjejë menjëherë zëvendësuesin e Karlo Ançelotit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë marrdhëniet me Los Bancos pas zhgënjimit në Champions league.
    Një nga emrat që flitet më shumë si zëvendësues i Ançelotit në mjedisin madrilen ëhstë ai i Jurgen Klop.
    Ndërkohë që Mark Kosicke ka hedhur poshtë zërat për kalimin e gjermanit në krye të skuadrës së Realit.

    “Jurgeni është shumë i lumur me rolin e tij Red Bull. Ai është totalisht i fukusuar dhe i lumtur aty”, u shpreh agjenti.
    Në këtë mënyrë i hapet rruga transferimit të bujshëm të Ksabi Alonsos. 43-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në vitin e ardhshëm.

  • Në Itali dhe në Spanjë janë të sigurt, Ançeloti largohet përfundimisht nga Real Madridi pas Barcelonës

    Në Itali dhe në Spanjë janë të sigurt, Ançeloti largohet përfundimisht nga Real Madridi pas Barcelonës

    Te Real Madridi nuk besojnë më në projektin e Ancelotit. Ka mjaftuar një eliminim nga Champions League dhe ekipi spanjoll është gati për të shtrënguar duart me trajnerin e madrilenëve. Anceloti e ka pasur të qartë që pas natës së mbrëmshme pas ndeshjes me Arsenalin, ku u shpreh i gatshëm për ta mbyllur duke parë situatën: “Në fund, do të kemi vetëm falënderime”, tha Anceloti.
    Ndërkohë Sky Sport në Itali dhe mediat spanjolle kanë raportuar se tani është mbyllur përfundimisht eksperienca e Ancelotit te Reali. Sipas tyre, ndeshja kundër Barcelonës në 26 prill do të jetë e fundit në stolin e Realit dhe më pas do të mbyllet historia e një cikli fitues. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Edhe Ançelotit ka filluar “t’i shpifet” sjellja e Vinicius Junior në fushë, zbulohet biseda pas ankesave të brazilianit: Mos fol, shko luaj

    VIDEO/ Edhe Ançelotit ka filluar “t’i shpifet” sjellja e Vinicius Junior në fushë, zbulohet biseda pas ankesave të brazilianit: Mos fol, shko luaj

    Një Top i Artë i humbur për shkak të sjelljeve të tij jo profesionale në fushë, por Vinicius nuk dëshiron të ndryshojë. Shumë stimulime, grindje me kundërshtarët, ankesa të mëdha me arbitrat dhe përplasje me ta. Carlo Ancelotti mundohet t’i sugjerojë të heshtë sepse çdo bisedë në fushë është e tepërt, por Vini nuk ndalet. Bisedat e tyre u regjistruan gjatë një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad. Carlo iu lut brazilian që të hesht, por nuk funksionoi.
    “Mos fol, mos fol”, i ka bërtitur trajneri Vinit, ndërsa ky i fundit gjithmonë shprehet: “Nuk thashë asgjë”. “Shko luaj”, ishin fjalët e radhës të Ançelotit për brazilianin që po protestonte në fushë dhe menjëherë nxjerrë në nxehmje Diaz. Nuk është e vështirë të humbasësh durimin ndaj Vinicius dhe nëse ai nuk do të ishte një lojtar kyç për klubin, me siguri do të kishte qenë në stolin e gjigantëve madrilenë për një kohë të gjatë. /Elio Hajdari-Sprot Ekspres/