Tag: ançeloti

  • Ançeloti: Barcelona e meritoi titullin

    Trajneri n; largim Karlo Ançeloti rikthehet për të folur si trajner i Real Madridit, për herën e parafundit në karrierën e tij. Trajneri 65-vjeçar, i cili është gati të marrë stolin e Brazilit dhe t’ia dorëzojë çelësat e klubit Çabi Alonsos, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Seviljes dhe u pyet menjëherë për festimet e Barcelonës për LaLigën dhe tripletën sezonale vendase:

    “Është pjesë e futbollit që nuk është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga të gjithë si ekip. Barça ia doli. E merituan, luajtën shumë mirë”, pranoi Karleto. Për momentet e fundit në dy ndeshjet e mbetura si trajner i blancos, ai tha: “Po e shijoj, në një mënyrë tjetër, sepse donim të luftonim për La Ligën deri në fund.

    Një përmbledhje e sezonit? Ka shumë gjëra. Mund të kishim marrë më shumë nga secili. Por sot është e pamundur të vlerësosh diçka në nivel individual. Për mua ata janë më të mirët, edhe nëse ndonjëherë nuk e kanë treguar versionin e tyre më të mirë”.

    Pastaj një koment mbi njoftimin zyrtar në orët e fundit të Dean Huijsen, ish-mbrojtës i Juventusit i blerë nga Bournemouth për rreth 60 milionë euro: “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Një blerje e shkëlqyer. Madridi gjithmonë synon më të mirën. Nuk mund ta kishit imagjinuar se çfarë na ndodhi me lëndimet”.

    Vazhdo leximin

  • Nga paga rekord te aeroplani privat, ja favoret që i bëri Brazili trajnerit Karlo Ançeloti

    Nga paga rekord te aeroplani privat, ja favoret që i bëri Brazili trajnerit Karlo Ançeloti

    Adriatik BALLA
    Një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, Karlo Ançeloti, edhe zyrtarisht dje nga një konferencë shtypi lajmëroi ndarjen me Realin e Madridit dhe pranimin e ofertës nga federata braziliane për të drejtuar ekipin “Seleçao”. Sikurse u bë e qartë tashmë, Karlo Ançeloti i dha kështu fund periudhës së lavdishme tek Reali i Madridit, me të cilin fitoi gjithçka që është e mundshme. E tash, mediat e huaja kanë nisur t’i zbulojnë benefitet që do t’i gëzojë trajneri italian tek Kombëtarja e Brazilit, e cila pritet ta zyrtarizojë atë më 26 maj, një ditë pasi të përfundojë sezoni në La Liga dhe kur ai të jetë i lirë nga angazhimet që i ka me “Los Blancos”. Ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Çelsi, Paris San Zhermen, Bajern Munihut, Napolit dhe Evertonit do të paguhet 770 mijë euro në muaj nga Konfederata Braziliane e Futbollit, që i bie afro 9 milionë euro në vit, me ç’rast do të bëhet trajneri më i paguar ndonjëherë në Brazil, raporton gjiganti mediatik “ESPN” në versionin e tij brazilian.
    Kjo njëherësh është edhe paga më e lartë e ndonjë selektori në Kombëtaret më të forta të botës. Derisa do ta marrë dyfishin e paraardhësve të tij, Tite e Dorival Junior, 66 vjeçari do t’i marrë edhe 5 milionë euro bonus në rast se e fiton Kupën e Botës 2026 me Brazilin. Ndër benefitet tjera, “Don Carlo” do ta ketë në dispozicion edhe një aeroplan privat, i cili do t’ia mundësojë atij të fluturojë për në Evropë ose në Kanada, ku jeton aktualisht gruaja e tij, kurdo që të dojë ai. Trajneri italian, nga 26 maji do të jetë selektor i ri i Kombëtares së Brazilit, ndërsa pa dyshim se kjo ishte tema kryesore e ditës së sotme. “Ndjesia ime është se në moshën 66 vjeçare do të jem trajner i Brazilit. Është një sfidë e madhe, por jam ende trajner i Realit dhe dua ta mbyll mirë këtë pjesë të fundit të kësaj aventure fantastike. Duhet të mendoj për ditët që më kanë mbetur këtu, për respekt që kam për këtë skuadër dhe për tifozët e saj. Jam i përqendruar në periudhën e fundit të kësaj avanture spektakolare”, deklaroi trajneri italian.
    “Jam mjaft i lumtur për përvojën e re me Brazilin, por nuk dua të flas më shumë këtu, sepse e kam fanellën e Madridit deri më 25 maj dhe kam respekt të madh për këtë klub. Dua ta respektoj deri në ditën e fundit. Doja ta fitoja kampionatin, Ligën e Kampionëve, por shkoi kështu. Sidoqoftë, jam prapë i lumtur”, shtoi ai. “Don Carlo” i pati dy eksperienca mjaft pozitive në “Santiago Bernabeu” duke i fituar 11 trofe brenda 4 vjetësh qëndrimi në Madrid.

  • “Mos harroni që na mungonin 5 mbrojtësa”, Ançeloti kënaqet me Realin: Loja ishte e barabartë deri në fund

    “Mos harroni që na mungonin 5 mbrojtësa”, Ançeloti kënaqet me Realin: Loja ishte e barabartë deri në fund

    Ançeloti ka humbur të gjitha përballjet kundër Barcelonës në këtë sezon. Reali i Madridit është mposhtur edhe sot përballë katalanasve, këtë herë me shifrat 4-3. Trajneri i Madrilenëve ka deklaruar në konferencë për shtyp se loja ishte e barabartë deri në fund, si dhe ka theksuar faktin se skuadrës së tij i mungonin 5 mbrojtësa në këtë sfidë.
    “Mos harroni që na mungonin 5 mbrojtës, 5. Kishim 2 herë mundësinë të shkonim në 4-4… Loja ishte e ngushtë deri në minutën e fundit. Ne garuam, ishte një ndeshje e barabartë deri në fund”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

  • Xabi Alonso konfirmon largimin nga Leverkuseni dhe Ançeloti do të përcillet si legjendë, Reali zgjidh problemin e trajnerit

    Xabi Alonso konfirmon largimin nga Leverkuseni dhe Ançeloti do të përcillet si legjendë, Reali zgjidh problemin e trajnerit

    Reali i Madridit e ka zgjidhur çështjen e trajnerit. Fabricio Romano bën me dije se Karlo Ançeloti do të ndajë rrugët me hapa formale pas “El Klasikos”. Trajneri italian do të përcillet si një legjendë nga klubi.
    Ndërkohë pasardhësi i tij është gjetur. Xabi Alonso do të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Ish-mesfushori spanjoll ka konfirmuar largimin e tij nga Leverkuseni, teksa është shprehur: “Është koha për të konfirmuar se këto do të jenë ndeshjet e mia të fundit te Bajeri”./Sport Ekspres/

  • Ançeloti mbyll me 25 maj, Alonso përshëndetet me Leverkusen, gati aventura në Madrid

    Ançeloti mbyll me 25 maj, Alonso përshëndetet me Leverkusen, gati aventura në Madrid

    Tymi i bardhë ka mbërritur, por trajneri i ri do të marrë detyrën pas disa javësh. Më 25 maj, Real Madridi do të mbyllë një nga epokat më të lavdishme në historinë e tij duke i thënë lamtumirë Karlo Ançelotit, sukseset e të cilit do të mbeten në librat e historisë së futbollit.

    Pesëmbëdhjetë tituj, askush si ai. Më 25 maj, ai do t’i thotë lamtumirë Real Madridit dhe do të fillojë një epokë të re te Kombëtarja e Brazilit, teksa Reali do të udhëhiqet nga Çabi Alonso. Sot trajneri i ri Los Blancos i ka dhënë lamtumriën Leverkusenit me të cilin edicionin e kaluar fitoi titullin kampion në Bundesligë.

    Vazhdo leximin

  • Ançeloti drejt largimit nga Reali, Brazil e pret

    Ançeloti drejt largimit nga Reali, Brazil e pret

    Karlo Ançeloti

    ITALI- Karlo Ançeloti ka qenë për disa muaj në fokusin e mediave për të ardhmen e tij te Real Madrid, duke i shmangur vazhdimisht pyetjet në lidhje me largimin e tij. Edhe pse është ende në garë për titullin e La Liga, pas disa humbjeve të thella në El Clásico dhe një sezoni zhgënjyes, e ardhmja e tij te Reali duket e vendosur.
    Trajneri italian është shprehur se do të flasë për të ardhmen pas përfundimit të sezonit, më 25 maj, duke lënë të kuptohet se mund të jetë largimi i tij nga klubi pas një periudhe të suksesshme. Pavarësisht rezultateve negative këtë sezon, ku humbi ndaj Barcelonës, Arsenalit dhe Valencias, Ançeloti ka shprehur gjithmonë mirënjohje për Realin e Madridit dhe lojtarët, duke e mbajtur një marrëdhënie të ngrohtë me klubin dhe tifozët.
    Sipas ESPN, me dështimet e këtij viti, është e qartë se drejtuesit e Real Madridit nuk mund të jenë të kënaqur. Klubi ka standarde të larta dhe Ançeloti ka qenë nën presion për të arritur më shumë.
    Siç e ka pranuar vetë, ndoshta është koha për një ndryshim të madh dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë kombëtarja e Brazilit. Brazili e ka përzgjedhur atë si trajnerin e saj kryesor dhe të dy vendimet, largimi nga madrilenët dhe firmosja me Brazilin, janë në dorën e tij. Ndikim për firmën te Brazili do të kenë edhe marrëdhëniet e forta me lojtarë të tillë si Vinícius Júnior dhe Rodrigo, apo Militao, si edhe të tjerë brazilianë në të shkuarën e tij të gjatë si trajner./ZËRI

  • Thjesht formalitet, Ançeloti lë Realin dhe drejton Brazilin në qershor

    Thjesht formalitet, Ançeloti lë Realin dhe drejton Brazilin në qershor

    Marca: Ançeloti do të bëhet trajneri i ri i Seleção-s dhe do të drejtojë ekipin në qershor. Largimi i tij nga Real Madridi do të njoftohet këtë fundjavë, menjëherë pas El Clasicos.

    Karlo Ançeloti dhe Real Madridi pritet të njoftojnë fundin e marrëdhënies së tyre të gjatë menjëherë pas Clásico-s kundër Barcelonës, pavarësisht rezultatit përfundimtar të ndeshjes, e cila është planifikuar të dielën, 11 maj në orën 16:15.

    Siç raportohet nga The Athletic- shkruan prestigjiozja italane-, gjithçka është vendosur tashmë dhe është një ndarje konsensuale e pasuar me një klimë harmonie midis palëve, pas bisedës së fundit midis ish-trajnerit të AC Milan dhe presidentit të Ralit Florentino Perez. E gjithë kjo, përpara se Ançeloti të mund të nënshkruajë me ekipin kombëtar të Barzilit.

    Ndërkaq Santiago Solari duket të jetë profili ideal për të vijuar përkohësisht si trajner i Los Blancos, për t’i bërë më pas vend Çabi Alonsos, duke filluar nga korriku.

    Arsyeja për këtë “nxitim” niset nga fakti se Brazili do të duhet të shpallë skuadrën për dy ndeshjet deri më 18 maj dhe Federata qartësisht do të donte që ajo të hartohej nga vetë Ançeloti.

    Vazhdo leximin

  • “Akull” mes Ançelotit dhe Perez,mediat zbulojnë çfarë fshihet në raportet e krisura mes trajnerit dhe presidentit të…

    “Akull” mes Ançelotit dhe Perez,mediat zbulojnë çfarë fshihet në raportet e krisura mes trajnerit dhe presidentit të…

    Adriatik BALLA
    Në Spanjë ka zhvillime të reja në lidhje me Realin e Madridit. Raportet e mira që presidenti Fiorentino Perez kishte me trajnerin italian Karlo Ançeloti nuk ekzistojnë më dhe mes dy “pleqve” ka një fazë akullnajore që sa vjen e theksohet, për të bërë që brenda pak ditësh Ançeloti të largohet nga pankina e “Los Blancos”. Në fakt, mediat e ndryshme spanjolle thonë se palët po diskutojnë një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës. Sipas mediave, Real Madrid dhe Karlo Ançeloti duken si të destinuar të ndahen në fund të këtij sezoni, përveç nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e madhe gjatë verës. Italiani është vënë nën presion të vazhdueshëm nga media gjatë gjithë vitit, por presidenti Florentino Perez ka ruajtur besimin te ai – të paktën deri muajin e kaluar. Ançeloti thuhet se kishte punën në rrezik që në nëntor, pas humbjeve të dhimbshme njëra pas tjetrës ndaj Barcelonës dhe Milanit.
    Megjithatë, pas një fitore të thellë ndaj Xhironës, ai mori përkrahje për të vazhduar sezonin. Por në Evropë, rezultatet ishin ato që bënë që Perez të humbte besimin. Pas dy ndeshjesh të ngushta me Atletiko Madridin, në të cilat kaluan me penallti, Real Madridi udhëtoi në Londër për të përballur Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një humbje dërrmuese 3-0 në Emirates dhe më pas një tjetër 2-1 në shtëpi, bënë që marrëdhënia midis klubit dhe trajnerit të arrinte një pikë pa kthim. Sipas “Cadena SER”, kjo ishte pika e ndarjes, ku drejtuesit humbën besimin në aftësinë e Ançelotit për të përmbysur situatën. Edhe pse pati pakënaqësi për mënyrën si u menaxhua interesi i Brazilit për Ançelotin, trajneri ishte i vetëdijshëm se Real Madridi kishte kontaktuar me trajnerë të tjerë javë më parë dhe nuk e kishin më në planet për sezonin e ardhshëm.
    Ndërprerja e bashkëpunimit pritet të ndodhë në fund të sezonit – ose sapo të humbasin matematikisht La Ligën – dhe më pas Ançeloti do t’i bashkohet përfaqësueses së Brazilit. Përforcimi i skuadrës me Kilian Mbape pritej të ishte pika që do të dominonte sezonin, por Real Madridi ka dështuar vazhdimisht në ndeshjet e mëdha. Ançeloti nuk ka arritur të gjejë balancën e nevojshme në formacion, dhe qoftë nga dëshira e tij apo nga urdhrat nga lart, ka refuzuar të lërë jashtë Rodrygo Goes, Vinicius Junior apo Mbapenë – të tre kanë qenë thuajse të paprekshëm. Mungesa e ekuilibrit me këtë treshe në fushë ka qenë në fund të fundit edhe arsyeja kryesore e dështimit këtë sezon.

  • Brazili nuk duron më, Ançeloti takim urgjent me Perez

    Brazili nuk duron më, Ançeloti takim urgjent me Perez

    Situatë e koklavitur rreth trajnerit italian të Realit Karlo Ançeloti. Ai mund të mos jetë trajneri i ri i Brazilit. Pas muajsh negociatash dhe një marrëveshjeje financiare të arritur tashmë – 10 milionë euro në vit -, CBF ka vendosur të ndërpresë negociatat për shkak të kundërshtimit të fortë të Real Madridit, i cili refuzoi të paguante tarifën e ndërprerjes për të liruar trajnerin italian, sipas kontratës deri në vitin 2026.

    Megjithatë, sot mund të ketë ardhur pika e kthesës: siç raportohet nga ESPN Brasil, trajneri italian u takua këtë pasdite me Florentino Perez në Valdebebas, në një përpjekje për të zhbllokuar situatën në lidhje me largimin e tij. Presidenti kishte shprehur pakënaqësinë e tij kur negociatat midis Seleçao dhe Ançeloti u bënë publike, por tani ai ka rënë dakord të gjejë një zgjidhje, duke pasur parasysh se ‘Karleto’ është një legjendë e klubit falë shumë trofeve të fituara.

    Sipas TMW, ky takim shihet si një zgjidhje e fundit në anën tjetër të Atlantikut. CBF dëshiron që çështja të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të planifikojë afatet e ardhshme. Marrëveshja me Ançelotin, parashikonte kalimin e tij që në fund të majit, në kohë për të udhëhequr ekipin ‘Seleçao’ në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguait. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Brazili do t’i drejtohet Horge Zhezus me portugezin që do të largohet nga Al-Hilal.

    Vazhdo leximin

  • E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    Karlo Ançeloti do të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri italian ka zhvilluar një sezon të dobët, teksa deri në këto momente është në garë vetëm për La Ligën. Madrilenët rrezikojnë të mbeten pa trofe, çka e bën të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit me Ançelotin.
    Fabricio Romano ka njoftuar se italiani ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Brazilit. Karlo Ançeloti ka rënë dakort në parim për të drejtuar verdheblutë në Kupën e Botës 2026. Marrëveshja do të jetë e vlefshme duke nisur që në qershor, pa pritur Kupën e Botës e Klubeve. Nga “mbretërit” e Europës, Ançeloti do të ketë mundësinë të drejtojë rekordmenët e Botës. Brazili është ekipi kombëtar me më shumë Kampionate Botërore./Sport Ekspres/