Tag: analiza

  • Kanceri i vezores mund të zbulohet me një analizë gjaku

    Kanceri i vezores mund të zbulohet me një analizë gjaku

    Shkencëtarët kanë krijuar një analizë të thjeshtë gjaku për të zbuluar kancerin e vezores në fazë të hershme, çka mund “të përmirësojë dukshëm” gjendjen e grave me këtë sëmundje.

    Sipas Fondit Botëror të Kërkimeve të Kancerit, mbi 300 mijë gra, pjesa më e madhe mbi 50 vjeç, diagnostikohen çdo vit. Kanceri i vezores diagnostikohet vonë, çka e vështirëson trajtimin.

    Analiza është eksperimentuar nga shekncëtarët amerikanë dhe britanikë, ku ata kërkojnë për dy lloje të ndryshme treguesish gjaku te ata që shfaqin simptoma si dhimbja e legenit dhe barku i fryrë. Më pas përdoret Inteligjenca Artificiale për të dalluar lidhjet që mund të jenë të vështira për njerëzit, raporton The Guardian.

    Për momentin, sëmundja diagnostikohet me skanerë e biopsi deri në ndërhyrjen kirurgjikale që mund të kërkojë heqjen e indeve të prekura apo vezores.

    Analiza zbulon çfarë derdh kanceri i vezores në qarkullimin e gjakut, edhe në fazat e hershme. Qelizat kancerogjene çlirojnë fragmente në gjak me molekula të vogla që quhen lipide dhe me proteina. Kombinimi i tyre është treguesi më i qartë i kancerit në vezore.

    Më pas hyn në lojë algoritmi, i cili është trajnuar te mijëra pacientë për të dalluar shenjat e lehta te lipidet dhe proteinat që sinjalizojnë kancerin në vezore.

    Analiza mund ta zbulojë sëmundjen “në faza të hershme dhe me më shumë saktësi sesa mjetet e tanishme”.

  • Analiza e CNN: Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn dhe mund të mos jetë kurrë?

    Analiza e CNN: Pse Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn dhe mund të mos jetë kurrë?

    Pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për një takim të ardhshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, përgjigjja e Moskës ka treguar se marrëveshja është larg të qenurit konkrete.

    Kremlini la të kuptohet se nuk ka vendosur ende për një takim të nivelit më të lartë. Ndihmësi i Putinit, Yury Ushakov, tha se diskutimi i mundshëm për të rritur nivelin e përfaqësuesve ishte në konsideratë, por pa përmendur emrat e udhëheqësve dhe pa garanci që kjo do të përfshinte presidentët.
    Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, mori një ton më të butë duke thënë se Rusia nuk refuzon “forma të punës – as dypalëshe as tripalëshe”, por paralajmëroi se çdo kontakt me zyrtarë të lartë duhet të përgatitet me kujdes.
    CNN thekson se kjo nuk është surprizë. Lufta filloi nga Putini pas njohjes njëanshme të pjesëve të Donetsk dhe Luhansk si republika të pavarura dhe retorika e tij historike e kulturale e lidh Ukrainën me Rusinë e bën të vështirë pranimin e një dialogu të barabartë me Zelensky-n.
    Ekspertët e analizës politike, përfshirë Orysia Lutsevich nga Chatham House, thonë se takimi, nëse ndodh, do të ishte një ndryshim dramatik i qëndrimit, të vështirë për t’u shpjeguar popullit rus, i cili është ekspozuar përmes propagandës ndaj Ukrainës dhe presidentit të saj.
    Sipas Tatiana Stanovaya, Putini mund të pranojë një takim vetëm nëse ka shanse reale për të arritur qëllimet e tij, përfshirë presionin ndaj Ukrainës për t’u bërë më fleksibile, ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, Zelensky ka refuzuar kërkesat kyçe të Rusisë, të cilat përfshijnë dhënien e territoreve ende nën kontroll ukrainas.
    Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump postoi në rrjetin Truth Social se kishte nisur përgatitjet për takim, situata është komplekse dhe Putini nuk ka arsye të pranojë pa marrë asgjë. Rusia, ndërkohë, ka vazhduar ofensivën me 270 dronë dhe 10 raketa mbi qytete ukrainase të hënën në mbrëmje, duke treguar se presioni ushtarak mbetet një alternativë e fuqishme.
    Analiza e CNN tregon se me gjithë deklaratat publike dhe përpjekjet diplomatike, shanset për një takim real dhe efektiv mes dy presidentëve mbeten të ulëta, dhe e ardhmja e negociatave duket më shumë një lojë strategjike sesa një kompromis i vërtetë.

    Top Channel

  • Suksesi ndaj Liverpool, analiza e Allegrit: Kjo është loja që kërkoj!

    Suksesi ndaj Liverpool, analiza e Allegrit: Kjo është loja që kërkoj!

    Trajneri i Milanit, Allegri analizoi fitoren 2-4 ndaj Liverpool në miqësore.
    “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme. 50 mijë tifozë në stadium, një atmosferë fantastike dhe një impiant i jashtëzakonshëm. Jemi shumë të lumtur që patëm mundësinë të luanim këtu.”

    “Gjëja më e bukur dhe më e rëndësishme nga këta 20 ditë të para është që skuadra ka një qasje shumë pozitive. Po e rrit ndjeshëm nivelin e durimit në fazën pa top dhe po reagon si grup në mbrojtje. Kur kemi topin, përpiqemi të ndërtojmë lojë, dhe kur nuk e kemi, të gjithë së bashku mbyllemi mirë. Kjo është baza për të ndërtuar një ekip të fortë.”

  • “Analiza për humbjen bëhet në shtator”, Zhupa: “Lufta e shtrigave” s’na ndihmon, duhet të gjejmë mekanizmin e fitores

    “Analiza për humbjen bëhet në shtator”, Zhupa: “Lufta e shtrigave” s’na ndihmon, duhet të gjejmë mekanizmin e fitores

    Deputetja e PD ishte e ftuar në studion e News24, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri më tani ka vijuar me publikimin e fakteve që sipas PD tregojnë qartë se çfarë ndodhi më 11 maj.
    E pyetur nga moderatori Renaldo Salianji se kur do të ketë PD një analizë të shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Zhupa tha se kjo analizë do të bëhet në muajin shtator.
    Sipas saj, nuk mund të bëheshin në të njëjtën kohë dy proceset, edhe denoncimi i asaj cfarë ndodhi më 11 maj dhe analiza e brendshme në PD, pasi vëmendja do të fokusohej tek kjo e fundit.
    “Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të bnredshm, çfarë duhet të bëhet më mirë. Energjia do kanalizohej në situatën e brendshme, sesa tek farsa zgjedhore.
    Deputetja demokrate Ina Zhupa duke u ndalur tek ajo çfarë pritet të ndodhë brenda selisë së PD në shtator, theksoi se nuk ka arsye të ketë “luftë shtrigash”, por duhet gjetur mekanizmi që i jep fitoren PD-së.
    “Duhet të analizojmë kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur”, tha Zhupa.
    Ina Zhupa: Ka qenë gjithçka e vënë në përdorim për marrjen e votës. Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të bnredshme, cfarë duhet të bëhet më mirë. Energjia do kanalizohej në situatën e brendshme, sesa tek farsa zgjedhore.
    Analiza do të jetë e plotë dhe askush s’do ti shmanget asnjë lloj diskutimi, çdo gjë do të diskutohet me përgjegjësinë, jo për të bërë luftë se nuk fitojmë asgjë nëse bëjmë luftë “shtrigash” me njëri-tjetrin, por për të kuptuar kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur.
    Të jeni të sigurt se në Shqipëri edhe të kandidonte Donald Trump me mënyrën si organizoi zgjedhjet Edi Rama do të fitonte Edi Rama. Ishin kushtet e tilla që pamundësuan edhe shprehjen e vullnetit të qytetarëve, ndaj ne do duhet të kuptojmë dhe mekanizmat për ti luftuar dhe analizën tonë të brendshme, sepse dhe ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar, kemi shumë mundësi më shumë të njerëzve opozitarë që ende nuk i janë bashkuar PD, të të rinjve, profesionistëve që mund të japin kontribut që mund të ndikojnë në ndryshimin e frymës për shkak të situatës ku ndodhemi ku rezultati përfundimtar ankimohet në momentin e duhur pa u certifikuar, edhe sipas raportit të OSBE-ODIHR ka qenë një garë midis shtetit dhe PD.

  • Çfarë i ndodhi? Nga burgu në spital, Erion Veliaj kryen disa analiza

    Çfarë i ndodhi? Nga burgu në spital, Erion Veliaj kryen disa analiza

    Erion Veliaj

    TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë për dy orë qelinë e paraburgimit të Durrësit. Ai është transferuar në spitalin e burgut në Tiranë, ku ka kryer disa analiza. Por nuk dihet se përse i ka kryer analizat, ka pasur ndonjë shqetësim specifik, apo ka qenë thjesht rutinë.
    Pasi ka përfunduar marrjen e analizave dhe vizitat, është kthyer sërish në paraburgim.
    Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’.
    Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI

  • Monitorim i afërt i aktivitetit ekonomik në Bullgari, ndërsa afrohet anëtarësimi në Eurozonë

    Monitorim i afërt i aktivitetit ekonomik në Bullgari, ndërsa afrohet anëtarësimi në Eurozonë

    Aktiviteti ekonomik në Bullgari duhet të monitorohet nga afër nga qeveria dhe Banka Kombëtare Bullgare (BNB), ndërsa vendi po i afrohet anëtarësimit në Eurozonë, thuhet në një analizë të re të publikuar nga Këshilli Bullgar për Analiza Ekonomike (CEA).Raporti, me autor Plamen Nenov, krahason dinamikat ekonomike të Sllovenisë dhe Kroacisë, dy vende me karakteristika të ngjashme, pas fillimit të përdorimit të Euros nga secili prej tyre.Analiza nënvizon mundësinë që Bullgaria të ketë nevojë për një politikë fiskale më të kujdesshme, për të stabilizuar ecurinë e ekonomisë në kushtet e një rritjeje të shpejtë, si dhe për një politikë më agresive makroprudenciale për të kufizuar ritmin e rritjes së kredive. Nëse vendi përballet me presione inflacioniste të ngjashme me ato që u vunë re në Kroaci, do të jenë të nevojshme masa të synuara për shtresat më të varfra të popullsisë, të cilat janë më të ekspozuara ndaj efekteve të mundshme inflacioniste dhe që nuk përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja e të ardhurave nga puna, siç janë kryesisht pensionistët, thuhet në raport.Ekspertët e CEA-së theksojnë më tej se rritja e integrimit financiar, që shoqëron adoptimin e Euros, përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zbatimin e politikave që nxisin zhvillimin financiar, si për shembull përmirësimi i tërheqjes së Bursës Bullgare për investitorët vendas dhe të huaj.Në të dyja rastet e analizuara, qoftë kur Sllovenia kaloi në përdorimin e Euros, qoftë kur Kroacia e ndoqi vite më pas, u vu re rritje më e shpejtë e PBB-së, punësimit, të ardhurave nga puna, konsumit dhe investimeve, krahasuar me vendin tjetër. Kur Sllovenia futi Euron, ekonomia e saj filloi të rritej më shpejt se ajo e Kroacisë; kur Kroacia e adoptoi monedhën e përbashkët, nisi t’i afrohej ecurisë ekonomike të Sllovenisë. Në rastin e Sllovenisë nuk u vu re asnjë efekt inflacionist, ndërsa Kroacia përjetoi një rritje të moderuar të çmimeve — dukshëm më të vogël sesa rritja reale e të ardhurave nga puna.Analiza thekson se këto trende nuk mund të interpretohen si prova të një lidhjeje shkak-pasojë, por tregojnë një drejtim të mundshëm ndikimi dhe, si të tilla, janë të rëndësishme për debatin publik mbi efektet e mundshme ekonomike të hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Analiza: Trump kthehet i buzëqeshur në SHBA, ndërsa NATO i jep atë që ai ka kërkuar

    Analiza: Trump kthehet i buzëqeshur në SHBA, ndërsa NATO i jep atë që ai ka kërkuar

    Donald Trump është duke u kthyer në Uashington pas një takimi të shkurtër, por miqësor me udhëheqësit e aleatëve të Amerikës në NATO.
    Nuk pati asnjë përplasje të dukshme diplomatike, deklarata kontraverse apo fyerje që kërkonin përpjekje urgjente për pastrim. Me këtë president amerikan, një udhëtim i qetë nuk është aspak i garantuar.

    Por gjithçka, nga shtrimi i qilimit të kuq te akomodimet madhështore e deri te trajtimi me respekt nga aleatët, dukej se ishte menduar për ta bërë Trumpin të ndihet i qetë.
    Pakënaqësia e Trump dukej se ishte përqendruar kryesisht te media amerikane dhe ajo që ai e quajti mbulim të padrejtë të një vlerësimi të rrjedhur të Pentagonit për sulmin ushtarak të së shtunës në mbrëmje ndaj Iranit.
    Duke qëndruar midis udhëheqësve të tjerë dhe në konferencën e tij të vetme për shtyp, Trump ishte gjithë buzëqeshje.
    Ai tha se e donte Holandën, e komplimentoi presidentin finlandez për lojën e tij të golfit dhe shprehu empati për një gazetare të Shërbimit Ukrainas të BBC-së, partnerja e së cilës po shërben në forcat e armatosura të atij vendi.
    Trump mund të jetë në një humor veçanërisht të mirë, sepse vendet e NATO-s i dhanë atë që ai kishte kërkuar.
    Me përjashtim të Spanjës – e cila mori një paralajmërim të ashpër nga presidenti – të gjitha kanë premtuar të rrisin shpenzimet ushtarake në 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto.
    Është lloji i arritjes së prekshme që Trump me siguri do ta reklamojë në ditët në vijim si provë se stili i tij diplomatik, ndonjëherë i paturpshëm, mund të japë rezultate.(BBC)

  • Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD

    Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD

    Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, i ftuar në  një studio televizive deklaroi se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
    “Fokusi ynë kryesor do të jetë te farsa elektorale e 11 majit. 100% e energjive tona është e fokusuar te 11 Maji. Kjo do të zgjasë të paktën derisa të mbyllet raporti final i OSBE/ODIHR. Pastaj, analiza e çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike për mendimin tim do të ndodhë në vjeshtë. Do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen”, tha Këlliçi.
    “Por, pa diskutim që fokusin e kemi te çmontimi i farsës. Fokusin dhe të gjitha energjitë i kemi të orientuara aty”, shtoi Belind Këlliçi.

  • Analiza e një 4-vjeçari! Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në kopshtin e Gramshit

    Analiza e një 4-vjeçari! Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në kopshtin e Gramshit

    Foto ilustruese

    GRAMSH- Një tjetër rast me salmonela është zbuluar në Gramsh. Ditën e djeshme në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital, por duket se nuk është i vetmi! Gazetari Osman Stafa ka zbuluar se një tjetër rast me ushqim të kontaminuar me salmonelë është zbuluar në këtë Bashki të vendit. Analiza e mëposhtme është e një 4-vjeçari, i cili është dianostifikuar me këtë infeksion.

    Analiza

    Dje, rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar më 24 maj, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit, por ende nuk ka detaje të tjera./ZËRI

  • Gramsh/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë, fëmijët duhet të trajtohen në spital

    Gramsh/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë, fëmijët duhet të trajtohen në spital

    Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin e News24, Osman Stafa ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë të konfirmuar mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh.
    Mjekja tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll. Sipas saj janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik.
    Nga ana tjetër, mjekja i ka bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të agravuar të kërkojnë ndihmën e speciluar në spital.
    “Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.