Tag: analisti

  • “Problemi më i madh i opozitës është Sali Berisha”/ Protesta e dështuar, reagon analisti Leka: Duhet të japë dorëheqjen

    “Problemi më i madh i opozitës është Sali Berisha”/ Protesta e dështuar, reagon analisti Leka: Duhet të japë dorëheqjen

    Analisti politik Martin Leka tha se qeveria ka gabime, por gabimi më i madh është tek opozita. Ai u shpreh se Sali Berisha duhet të largohet menjëherë, sepse ka 35 vite në politikë, teksa e cilësoi edhe si problemin kryesor të PD-së.
    Pjesë nga biseda:
    Leka: Tek qeveria ka 1 mijë gabime, një nga to është korrupsioni, por edhe krimi i organizuar, dikur edhe për kanabizimin. Gjithashtu kemi 2 zv.kryeministra të pandehur. Por problemi i madh që ka opozita është ai personi që ka 35 vjet në politikë që keni në krye, Sali Berisha. Pse? Sepse është shpallur non grata, vrasja e 4 personave gjithashtu.
    Kuçana: Pra ju mendoni se i vrau Berisha?
    Leka: Sali Berisha mban përgjegjësi për gjithçka. Quhet krim shtetëror.

  • “Nuk prodhoi frymë”/ Protesta e opozitës, flet analisti Leka: Më zhgënjeu, parti pa ide

    “Nuk prodhoi frymë”/ Protesta e opozitës, flet analisti Leka: Më zhgënjeu, parti pa ide

    Analisti Martin Leka, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar protestën e opozitës një ditë më parë. Leka tha se protesta zhgënjeu dhe tregoi se nuk prodhon as frymë e as aksion.
    Pjesë nga biseda:
    Gazetari: Çfarë ju ngeli nga protesta e djeshme e opozitës?
    Leka: E kam të vështirë të perifrazoj disa që thonin foltore, revoltore etj. Për mua ishte zhgënjim i madh.
    Gazetari: Pse?
    Leka: Sepse unë prisja nga opozita njerëz që të mund të ndryshojnë regjimin. Regjimi i çdo lloji qoftë nuk mund të ndryshojë pa njerëz, pa frymë. Po të vijoj me disa figura, dikush mund të kishte pasur kaq veta në dasmë.
    Gazetari: Nga Shkodra?
    Leka: Nga Shkodra, nga Lezha.

  • “Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, analisti godet PD-në:Po ushqeni militantët me lugë bosh, s’ka revolucion..

    “Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, analisti godet PD-në:Po ushqeni militantët me lugë bosh, s’ka revolucion..

    Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një vlerësim për situatën aktuale politike, duke e konsideruar opozitën e drejtuar nga Sali Berisha si pengesën kryesore për një alternativë reale ndaj Edi Ramës.
    “Berisha nuk është i paaftë, por është i konsumuar dhe i pavotueshëm. Është non grata, është hetuar, është akuzuar; njerëzit e kanë larguar me 1 milion vota. Çdo lider tjetër do kishte më shumë shanse përballë Edi Ramës, por me Berishën në krye nuk prodhohet as shpresë, as entuziazëm,” ka thënë Mërtiri.
    Sipas tij, opozita aktuale nuk ka mbështetje popullore reale: “Kanë kaluar muaj nga 11 maji dhe nuk kanë bërë asnjë protestë të madhe. Nëse do kishin popullin pas, do e thërrisnin në shesh dhe do e rrëzonin Ramën. Madje edhe Lulzim Basha bënte protesta çdo dy javë me 40–50 mijë njerëz dhe nuk e rrëzoi dot. Këta pretendojnë ta rrëzojnë me 200 veta?”
    Mërtiri e ka cilësuar si “gënjeshtër qesharake” pretendimin se protestat e opozitës çuan në hetimin e Erion Veliajt dhe ka akuzuar PD-në se po ushqen me “lugë bosh” militantët, duke mos realizuar revolucionin që premtoi Berisha.
    “Në zgjedhjet e fundit PD humbi mbi 200 mijë vota të djathta; diferenca me PS-në ishte gati 300 mijë. Shumica e atyre që votuan PD e bënë jo për Berishën, por sepse nuk duan Ramën,” ka shtuar analisti.
    Në fund, analisti ka vlerësuar punën e SPAK-ut, sidomos hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku: “SPAK po bën gjëra të mrekullueshme duke hetuar njeriun më të fuqishëm pas Ramës. Balluku është perandori, ka ushtarë dhe gjeneralë pas vetes. Kjo tregon se SPAK po ecën me hapa të matur, por të sigurt.”

  • Abilekaj për protestën e PD: Serenatë për Ramën, Berisha do të shmangë analizën e 11 majit

    Abilekaj për protestën e PD: Serenatë për Ramën, Berisha do të shmangë analizën e 11 majit

    Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me të ashtuquajturën protestë që kishte premtuar opozita sonte përpara kryeministrisë për të denoncuar korrupsionin në qeverinë Rama dhe bllokimin e parlamentit nga PS në dëm të PD-së.
    Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ajo nuk ishte protestë, por një mish-mash dhe këtë ajo e bën qëllimisht për të mos bërë analizën e humbjes në 11 maj.
    “Është e vëshirë t’i rekomandosh një opozite se si duhet të reagojë në një sistem autokratik. Dikur ishte më e lehtë se dikur kishe një botë demokratike, ndërsa sot kërkesa për demokraci është bërë më e ulët.
    Nëse këtu mund të kishte dialog mund ta justifikonim pjesëmarrjen dhe tonet e ulëta. Nuk duhet të flisnin 5 funksionarë dhe një qytetare në emigracion. Opozita duhet të bëjë analizën e asaj çfarë ka ndodhur. E tha edhe Salianji që duhet nuk duhet protestë, por revoltë për të angazhuar njerëzit.
    Nëse oferta e opozitës nuk funksionon duhet bërë revoltë. Por të bësh një mish-mash aty dhe të bësh serenatë siç tha Vrenozi, kjo është gjëja më kot. Kjo s’mund ta zëvendësojë analizën e asaj që ndodhi më 11 maj. Këta vazhdojnë me taktikën e vjetër, duke bërë të njëjtën opozitë, që të mos bëjnë analizë dhe dalin në bulevard”- tha analisti Enton Abilekaj.

  • “Mospjesëmarrja në komisione është një…”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti: PD, parti pa vullnet

    “Mospjesëmarrja në komisione është një…”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti: PD, parti pa vullnet

    Analisti Artur Nura u shpreh se Partia Demokratike është një parti pa vullnet dhe se kreu i saj Sali Berisha nuk është aspak i qartë në atë që thotë. Gjatë intervistës televizive, Nura tha se me situatën që ka sot PD edhe mbështetësit më të ‘zjarrtë’ do të fillojnë të tërhiqen.
    “Vullneti brenda PD është i paqartë, është i paqartë për atë që drejton dhe çfarë mund të presësh për demokratët”, tha ai.
    Ndërsa bëri një analizë të zgjedhjeve në 5 Bashki, Nura tha se ishte e qartë që Partia Demokratike do të ishte humbëse. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët.
    “Pjesëmarrja në zgjedhje ishte nga më të ulëtat. Në këto zgjedhje lokale nuk ka pasur votim me postë. Shifra është e përgjysmuar. Unë i sugjeroj me dashamirësi opozitës një strategji tjetër. Por ato jo që nuk po marrin dot në zgjedhje lokale përfaqësi, por ishte një test që ne dhe ne zgjedhje të ardhshme politike mund të kemi të njëjtën situatë nëse nuk kemi ndryshime në PD. Kam pyetur mbështetës të PD, anëtarë që janë të pakënaqur që kanë tre vite që janë në pritje të ardhjes në pushtet. Ka shumë njerëz të aftë por aftësia e tyre nuk korrespondon me aftësinë e drejtuesit të PD”, tha ai.

  • “Formula e mbështetjes së të pavarurve ishte ‘kurth‘ i PD-së për të testuar partitë e vogla”

    “Formula e mbështetjes së të pavarurve ishte ‘kurth‘ i PD-së për të testuar partitë e vogla”

    Analisti Plator Nesturi, në një analizë për emisionin “3D” në RTSH, me Alban Dudushin, ka vënë në pikëpyetje strategjinë e Partisë Demokratike për të mbështetur kandidatë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një lëvizje taktike “të destinuar për të dështuar“.
    Sipas Nesturit, kjo formulë ishte një dredhi e PD-së për të margjinalizuar partitë e vogla opozitare.
    “Ishte një taktikë nga PD-ja për testimin e partive të vogla. PD-ja, duke parë krizën e madhe që ka brenda saj, mungesën e mbështetjes së elektoratit, përdori këtë taktikë sepse e dinte se do të humbte thellë. Futi partitë e vogla në këtë kurth për t’u treguar se ato nuk kanë peshë dhe ide,”, theksoi analisti.
    Rrymat brenda PD-së dhe dorëheqja e Leskajt
    Nesturi shpjegoi se brenda PD-së kishte dy rryma të qarta mbi pjesëmarrjen, ku njëra kërkonte përballjen direkte dhe tjetra mospjesëmarrjen.
    Ai e lidhi dorëheqjen e deputetit të Vlorës, Bujar Leskaj, pikërisht me këtë përplasje, duke thënë se Leskaj ka qenë pro betejës në Vlorë dhe hyrjes së PD-së me kandidatë të saj në zgjedhje.
    Sistemi ka rënë, ka humbur besimi
    Nesturi vuri theksin te problemi sistemik që shfaqën këto zgjedhje, duke u larguar nga fokusi i fitores së socialistëve, e cila ishte e parashikuar për shkak të organizimit më të mirë elektoral.
    “Sistemi ka rënë. Ai bie kur nuk funksionon. Votimi ku mungon qytetari dëshmon humbje besimi. Nuk janë vetëm plagë të PD-së, por edhe të politikës në përgjithësi,”, argumentoi analisti, duke bërë thirrje që edhe PS-ja të bëjë analizën e saj, pasi sistemi ka nevojë të rregullohet për të qenë funksional.

  • “Partitë politike po braktisen”/ Rezultatet e pjesëmarrjes në zgjedhje, analisti: PS po ‘përmbytet’ çdo vit

    “Partitë politike po braktisen”/ Rezultatet e pjesëmarrjes në zgjedhje, analisti: PS po ‘përmbytet’ çdo vit

    Analisti Lavdrim Lita duke analizuar rezultatet e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë, e cilësoi si një alarm sidomos për opozitën.
    Lita tha se nisur nga shifrat shumë të ulëta të publikuara nga KQZ, duket se në zgjedhjet e 9 nëntorit kanë votuar vetëm patronazhistët dhe familjarët e tyre dhe ata që kanë interesa klienteliste.
    “Sot qeverisja vendore po braktiset nga shqiptarët. Bashkia e Vlorës qeveriset prej 12 vitesh nga PS dhe cdo pikë shiu përmbytet dhe nuk ka reagim, kjo çon në dorëzim të qytetarëve dhe ky është një alarm për partitë politike, D dhe PS, kemi një shkëputje të qytetarëve nga politika, tha analisti Lavdrim Lita.
    Lavdërim Lita: Kanë votuar vetëm patronazhistët dhe familjarët e tyre dhe ata që kanë interesa klienteliste, kemi një braktisje. Sot qeverisja vendore po braktiset nga shqiptarët. Bashkia e Vlorës qeveriset prej 12 vitesh nga PS dhe cdo pikë shiu përmbytet dhe nuk ka reagim, kjo çon në dorëzim të qytetarëve dhe ky është një alarm për partitë politike, D dhe PS, kemi një shkëputje të qytetarëve nga politika.

  • “Moçal politik”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti Bejko: Partitë e reja mund të ishin frymëzim, por u bënë…

    “Moçal politik”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti Bejko: Partitë e reja mund të ishin frymëzim, por u bënë…

    Analisti Roland Bejko i ftuar në një studio televizive, u shpreh se partitë e reja treguan se ishin instrumente të politikës së vjetër. Sipas tij nuk kanë arritur të krijojnë besim tek qytetari duke shtuar se në këto zgjedhje mund të ishin një frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik.”
    “Vlora është e inatosur e revoltuar edhe me qeverinë edhe me opozitën. Edi Ramës ia ka dhënë votat me shumicë. Por nuk ja ka borxh që t’i heqë kryetarët e Bashkisë. Për më tepër që kompetencat ia ka marrë pushteti qendror. Ndërsa Partitë e vogla kishin rastin që të ishin sfidues. Por në qytetet e mëdha kishte shumë elektorat gri dhe ky lloj elektorati e do të pavarurin, por jo atë që është gjasme i pavarur. Qytetarët janë gënjyer sot nga të gjitha palët. E rithem se Edi Rama nuk i angazhoi patronazhistët…Por opozita sërish nuk frymëzoi. Partitë që dolën të ashtëquajtura të reja ishin instrumente të politikës së vjetër…”, tha Bejko.

  • “Kaq në derezhe të fundit është kjo PD…?”/ Zgjedhjet e pjesshme analisti:Do të ishte më e ndershme, të mos kandidonte

    “Kaq në derezhe të fundit është kjo PD…?”/ Zgjedhjet e pjesshme analisti:Do të ishte më e ndershme, të mos kandidonte

    Analisti Fatmir Merkoçi theksoi se pjesëmarrja ka qenë e lartë duke marrë parasysh faktin se opozita nuk doli me kandidatë të saj por zgjodhi të mbështesë të pavarur. Ai tha se këto kandidatë që u cilësuan si të pavarur nuk ishin të tillë. Sipas tij, do të ishte më e drejtë që opozita të bojkotonte zgjedhjet, në vend që të mbështeste njerëz të pavarur.
    “Ka pjesëmarrje të lartë. Nuk është ironi. Po të llogarisësh se opozita braktis zgjedhjet, pjesëmarrja ishte e lartë. Dëgjova kandidatë të pavarur. Nuk ka kandidat i pavarur. Nga kush? Kur thua se është i pavarur dmth se nuk ka bindje fare. I pavarur nuk më tregon asgjë. Të thuash se kandidon dhe nuk është anëtar i një partie apo një tjetre, jam dakord. Por çdo gjë varet diku. Pse duhet të fshihen pas një kandidati. Edhe opozita është e fshehur pas këtyre kandidatëve. Me çfarë u regjistruan? E kam thënë që në fillim shmangia e opozitës. E dyta ka qenë fushatë inekzistente.
    Se më tepër u morën me Veliajn. E them sinqerisht, në mungesë totale, dalin njerëzit por ama çfarë programi kanë? Kaq në derezhe të fundit është kjo PD sa nuk ka kandidatë për të nxjerrë. Do ishte më e qartë se nuk futemi në zgjedhje për këto arsye, qoftë edhe për raportin e OSBE/ODIHR dhe në këto kushte nuk futemi. Do të ishte më e ndershme, po jo të tallesh me njerëzit. “, tha analisti.

  • Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme

    Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te debati mbi ligjin për barazinë gjinore dhe qëndrimet e opozitës.
    Sipas Lubonjës, ligji për barazinë gjinore është “në përputhje me normat europiane” dhe nuk ka arsye për t’u kundërshtuar. “Ky është një ligj që është në normat evropiane për mendimin tim, dhe nuk arrij ta kuptoj si opozita mban ato qëndrime që sulmon edhe ambasadorin e BE-së, ku më pas i vijnë sulme nga ambasadorët në Shqipëri si pasojë”, deklaroi ai në emisionin “Kjo Javë” në News24,.
    Analisti theksoi se një qasje e tillë nga opozita vetëm sa i shërben kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. “Kjo i jep një komardare Ramës ndërkombëtarisht, në një kohë kur ai duhet të demaskohet për korrupsionin dhe problemet e qeverisjes,” u shpreh Lubonja.
    Ai shtoi se Shqipëria aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ndërsa opozita duhet të ruajë një qëndrim të qartë pro-europian. “E kuptoj logjikën e opozitës që mendon se mund të bëjë një aleancë me Trump për të nxjerrë Shqipërinë nga bataku, por duke vepruar kështu, ajo përplaset me forcat liberale dhe popullore të BE-së, ku bën pjesë vetë Partia Demokratike,” tha Lubonja.
    Në vijim, ai kritikoi edhe fokusin e partive politike te reforma zgjedhore, duke theksuar se ajo nuk sjell ndryshime të thella. “Pse merren me reformën zgjedhore që nuk zgjidh asgjë dhe e votojnë bashkë?” pyeti Lubonja, duke nënvizuar se mungesa e alternativave reale po e mban vendin në një krizë të vazhdueshme politike.