Tag: analisti

  • “Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata”/ Përplasja në Elbasan, analisti Çupi: Dhuna në PD, ciklike…

    “Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata”/ Përplasja në Elbasan, analisti Çupi: Dhuna në PD, ciklike…

    Teksa iu referua përplasjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur, djali i deputetit demokrat, Luçiano Boçi Analisti Frrok Çupi thotë se dhuna në PD është ciklike. Në një intervistë televizive analisti u shpreh se PD po jep shfaqje të shëmtuara në fushata.
    “Është ciklike, që kur ka lindur PD, ka lindur me dhunën. Dhuna është kthyer në bërthamën e vet, PD është vetëm dhunë. Dhuna po ushtrohet brenda për brenda PD. Ky është biri i një politikani të dhunshëm. PD e ka jetë dhunën. PD është duke u përçarë dhe po përçahet një e keqe. Mund të ndodhë që, mund të kishim frikë gjatë periudhës 2 ditore nga zgjedhjet, që mund ta nxjerrin dhunën jashtë shtëpisë, por pak gjasa ka. Vetë PD, në vitet e para, menjëherë zbriti në dhunë, pas ’90. Të thuash PD sot, është të thuash një oaz ku është mbledhur sekti më i keq. Më shumë shpresoj, por ka edhe një realitet. Teksa shoqëria është e shëndetshme, do hapë rrugë. Por këta kanë mbetur aq pak. Këta, fjalën e parë kanë armën”, theksoi Çupi.

  • “Liderët janë më të pëlqyer se partitë?”, analisti: Berisha, lokomotivë që pengon trenin opozitar

    “Liderët janë më të pëlqyer se partitë?”, analisti: Berisha, lokomotivë që pengon trenin opozitar

    Analisti Arben Meçe komentoi sondazhin e fundit të publikuar në ABC News në bashkëpunim me kompaninë Angi Ricerche.
    Analisti tha se zgjedhjet tashmë janë të lexueshme dhe se liderët politikë janë më të pëlqyer se partitë. Më tej, Meçe në bazë të rezultateve të sondazheve komentoi Ramën si lokomotivën e partisë, ndërsa Berishën si lokomotiva që pengon trenin opozitar
    “Zgjedhjet janë bërë gati të lexueshme, por janë pasqyrim i dinjitetit të individëve lidership. Sondazhet përgjithësisht kanë në vëmendje liderin e grupit ose alenacës. Personaliteti, besueshmëria e liderit ëshët baza e këtij sondazhi.
    Kur sondazhi kalon në besueshmërinë e ldierit, do shihni një sinkron, komunikim që transmetiohet te partia. Rama është dy piëk mbi partinë, Berisha është 2 pikë nën partinë. Opinioni ndaj liderit transmetohet në opininonin ndaj grupimit poltik. Rama ndodhet mbi partinë pra është lokomotiva, Berisha është një lokomotivë që pengon trenin opozitar.” 

  • “Jo për PD-në, por për Berishën”,  Lapardhaja reagon ashpër: Kontrata lobuese tregon krizën e vërtetë të opozitës

    “Jo për PD-në, por për Berishën”, Lapardhaja reagon ashpër: Kontrata lobuese tregon krizën e vërtetë të opozitës

    “Problemi i kontratës së lobimi 10 ditë para zgjedhjeve përveçse është një problem që i takon drejtësisë për ta zgjidhur. Është edhe politik që do të duhet ta vlerësojnë njerëzit. Por në gjykimin tim është edhe problemi moral i PD, e cila në kohët e fundit ka pasur mjaft probleme me të vërtetën.
    Një parti që synon pushtetin, opozitë që synon një maxhorancë të korruptuar duhet të jetë e vërtetë dhe të ketë kauzë morale, të cilën PD e Berishës edhe me këtë kontratë lobimi vërteton të kundërtën. PD pretendon se s’ka probleme me SHBA, se non grata e Berishës ka rënë ndërkohë që i duhet të marrë një avokat për hallin personal të Berishës.
    Se aty nuk bëhet fjalë për çështjen e non gratës dhe vizitës së mundshme të Berishës pak ditë para zgjedhjeve, por bëhet për këtë person dhe jo problematikën e PD si parti në vetvete.”, u shpreh analisti.
    Sipas tij, kontrata lidhet drejtpërdrejt me Sali Berishën dhe hallin personal të tij, non gratën nga SHBA. Ai thotë se PD ndodhet në këtë ngërç vetëm prej shkakut të Berishës.
    “Kjo është një kontratë që ka lidhej thellësisht me Berishën. PD pa Sali Berishën në krye dhe hallin personal të tij s’do të kishte asnjë problem qoftë me SHBA, BE dhe Britaninë. Pra është Berisha që e ka futur në këtë ngërç PD. Nëse PD ka pretenduar se shpallja  non grata është çështje lobimi, kjo lloj padrejtësie dhe amoraliteti s’mund të zgjidhet me një korrupsion edhe më të madh.
    Se do të dalë nesër edhe një tjetër i shpallur non grata, fjala vjen si Tom Doshi dhe të paguajë shumë më shumë se PD. Përtej asaj çfarë thotë PD dhe a funksionon kjo, tregon për një ngërç të thellë moral dhe politik të kësaj partie politike.”, shtoi analisti.
    Politologu tha se përtej asaj që tha Berisha një ditë më parë, patriotët shqiptarë nuk mund të  mbledhin kurrë një shumë kaq të madhe për një person, pasi edhe kur ra tërmeti shkatërrimtar, emigrantët e SHBA arritën të mblidhnin rreth 1.2 milionë dollarë.
    “Pavarësisht asaj që thotë Berisha, është e qartë se janë para të krijuara në rrugë informale, të zezë ose janë dhurime nga oligarkët që janë pasuruar nga Rama ndërkohë që bëjnë dhurata për Berishën në opozitë, ose janë para të vetë familjes Berisha që duhet të gjejë një justifikim për atë veprimin që ka kryer. Në këtë rast është përgjegjësi e atij që ka firmosur. I takon drejtësisë të japë një verdikt për këtë çështje”, shtoi politologu.
    Sipas tij, mburrja me këshilltarin amerikan Chris LaCivita do t’i bëjë më shumë dëm PD sesa mirë. Analisti tha gjithashtu se kur një partie i humbet legjitimiteti në vend, tenton të përdorë figura ndërkombëtare sikur ka mbështetje, dhe se të njëjtën gjë po bën edhe Berisha.
    “Edhe LaCivita për shkak të punës dhe funksionit të tij, puna e tij duhet të ishte shumë diskrete. Vetëm Berisha duhej të nxirrte një amerikan përpara atje dhe ndihet edhe i bezdisur se më duan mua në krye, ndërkohë që asnjë nga udhëzimet dhe strategjitë e tij nuk ndiqet.
    Po të shohësh strategjinë e PD është kaotike, si flet njëri në Elbasan nuk flet tjetri në Librazhd. E kanë marrë LaCivitan për të thënë kemi Amerikën në krah ndërkohë që as LaCivita s’e përfaqëson Amerikën dhe askush nuk ka mbështetës zyrtarë nga politika evropiane apo e SHBA.
    Ka të bëjë me humbjen e legjitimitetit brenda vendit, kështu e kërkojnë te ndërkombëtarët ndërkohë që BE dhe Amerika kanë halle dhe problematika të tyre. Ata flasin përmes raporteve”, shtoi mes të tjerash analisti.

  • Lobimi 6 mln dollarësh, analisti: Padrejtësia e ‘non gratës’ që pretendon Berisha s’mund të zgjidhet me një korrupsion më të madh

    Lobimi 6 mln dollarësh, analisti: Padrejtësia e ‘non gratës’ që pretendon Berisha s’mund të zgjidhet me një korrupsion më të madh

  • Sondazhi i Angi Ricerche / Analisti Lami: PS drejt mandatit të nëntë në Elbasan, PD humb një mandat

    Sondazhi i Angi Ricerche / Analisti Lami: PS drejt mandatit të nëntë në Elbasan, PD humb një mandat

    Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.
    Analisti Roland Lami, ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar. Ai u shpreh se Partia Socialiste, ka tetë mandate dhe se sipas tij shkon drejt mandatit të 9 në Elbasan. Ndërsa Partia Demokratike sipas tij humb një mandat.
    “Nëse do marrim 56 % PS ka tejkaluar përqindjen e siguruar në Elbasan në 2021. Mbron mandatin e 8 dhe është afër me votat e veta me mandatin e 9. Pra nga 2021 sot që po flasim PS ka 8 mandate të sigurta shkon te mandati i 9. PD humb një mandat dhe rrezikon një mandat tjetër. Luhet mandati i 9 nëse do ta marrë Lapaj ose, jo. Dhe ka shumë mundësi që votat e partive të vogla t’i shkojnë partisë fituese që është parti e parë”, tha ai.

  • “Po dekurajojnë votuesin shqiptar”/ Analisti për fushatën elektorale: PS dhe PD kanë oferta të ulëta politike

    “Po dekurajojnë votuesin shqiptar”/ Analisti për fushatën elektorale: PS dhe PD kanë oferta të ulëta politike

    Analisti Lavdrim Lita komentoi situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit.
    I ftuar në emisionin “Review”, analisti Lavdrim Lita komentoi situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit. Lita theksoi se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës, ndërsa Sali Berisha nuk ka arritur të ngrejë një vrull shoqëror për ndryshim, por është fokusuar te besnikët e tij tradicionalë.
    Lita shpjegoi arsyet se pse ndodhin këto fenomene dhe theksoi se situata aktuale është pasojë e një produkti të bashkëpunimit midis PS dhe PD. Ai po ashtu theksoi se pasojat e ndryshimeve kushtetuese, si dhe mbyllja e Kodit Zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, kanë sjellë përdorimin e listave të mbyllura, të cilat kanë mbyllur gjithashtu mundësitë për konkurrencë të brendshme në partitë politike. Në këtë mënyrë, ato kanë favorizuar individë besnikë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në parlament sipas udhëzimeve të liderëve të partisë.
    “Rama dhe Berisha kanë dhënë raste ku dinë të bashkëpunojnë. Produktet dhe pasojat që diskutojmë sot janë pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe mbylljes së kodit zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, ku u miratuan listat e mbyllura. Ky ndryshim ka mbyllur edhe partitë politike, duke futur në to besnikët nga njëra anë, dhe anonimet e suksesshme nga ana tjetër, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo në Parlament sipas urdhrave të shefit. Oferta e të dyja palëve është e ulët dhe e dekurajon në masë të madhe votuesin. Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës që të dalin në zgjedhje, dhe duke mos dalë as shumica heshtur, ai e ka fitoren pothuajse në xhep. Berisha duhej të kishte pasur një qasje ndryshe, jo destruktive, në këtë fushatë.
    Kjo do të thoshte të ngrihej një vrull shoqëror për ndryshim, por për shkak të karrierës politike, problemeve me ligjin, me ndërkombëtarët ai nuk mund të bënte një qasje pozitive. Për të bërë këtë, do duheshin figura të reja, por ai zgjodhi besnikët e tij, si Jozefina Topalli, Edmond Spaho, Edi Paloka dhe njerëzit e gardës së vjetër të PD, të cilët i flasin militantëve dhe jo shoqërisë së studiuar jashtë, e cila përbën një numër të caktuar në sektorin privat ose publik. Ky është problemi, pasi partitë e mëdha luajnë me letra të hapura dhe duhet të zgjedhësh të keqen më të vogël”, tha Lita.
    Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës. Lita tha se ai është angazhuar në një fushatë të gjerë mediatike dhe një fushatë në terren, ku ka përzgjedhur kandidatë që kanë një mbështetje të caktuar në qarqet përkatëse. Këta kandidatë kanë nga 3.000 deri në 5.000 vota personale dhe Basha synon që partia e tij të fitojnë 3 deri në 4 mandate deputetësh.

  • Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës! Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën

    Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës! Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën

    Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën.
    Në një intervistë për Report TV, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.
    “Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti’ gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t’i shkojnë dëm.SHBA s’mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje”, u shpreh Spahiu.

  • “Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën”/ Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës

    “Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën”/ Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës

    Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën. Në intervistën që dha për një emision televiziv, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.
    “Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti’ gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t’i shkojnë dëm.
    SHBA s’mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje. “, u shpreh Spahiu.

  • “PD, repart dhune”, Çupi: Nëse voton PD, ke votuar dhunën

    “PD, repart dhune”, Çupi: Nëse voton PD, ke votuar dhunën

    Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit në garën elektorale të 11 majit. Lidhur me dhunën e ushtruar nga kandidati Xhelal Mziu, Çupi u shpreh se PD është një repart dhune dhe kush ka votuar PD, ka votuar dhunën. Më tej, analisti tha se i duhet thënë stop dhunës nga politika.
    “Është vonuar shumë që të ndodh kjo gjë, këta janë zgjedhur fillimisht si kandidatë dhe si besnikët e njeriut më të dhunshëm.  Mziu bëri thirrje në zgjedhjet e kaluara që kështu do e pësojnë si kandidati i Elbasanit i cili u vra. PD është repart dhune, herë është konsideruar paramilitar ose militar, është në raportin e dhunës.
    Në zgjedhjet e ardhshme zor se kemi PD, i jep një shpresë qytetarëve që do zvogëlohet dhuna. Nëse do votohen këta, ke votuar dhunën. Problemi për mua nuk janë këta, janë institucionet e shtetit që janë ende të dobëta edhe kur vjen nga politika. Mziu është paraqitur në SPAK po të jesh i sigurt që do dal i palagur, ashtu siç nuk u hetua Gaz Bardhi për vrasjen në Elbasan, ashtu siç nuk thërritet në SPAK kryetari i PD që u thotë zonjave të PS dashnore të Gadaf etj.”

  • “Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve

    “Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve

    I ftuar në studion e “NOW me Erla Mëhillin”, analisti politik Elvis Iljazaj tha se gjyqi i ish-kryeministrit Sali Berisha do të shtyhet përsëri dhe vendimi nuk do të merret para zgjedhjeve.
    Ai theksoi se seanca e parashikuar vetëm 5 ditë para datës së zgjedhjeve gjithashtu do të shtyhet.
    ““Çështja është shtyrë dhe do të shtyhet përsëri. Nuk besoj se do të ketë një vendim 5 ditë para zgjedhjeve. E shoh këtë si një mundësi për të mos marrë një vendim para zgjedhjeve por, gjithsesi, mendoj se nuk ka ndikim politik pasi zoti Berisha i ka kaluar këto momente. Gjyqet vazhdojnë, por kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë, pasi ka pasur politikanë të tjerë që kanë pasur procese gjyqësore, si p.sh. Donald Trump. Ata që e votojnë dhe e simpatizojnë Berishën nuk ndikohen nëse çështja kalon në gjykim apo jo”, tha ai.
    Ai theksoi gjithashtu se Berisha është i lirë, pasi u nxor nga arresti shtëpiak, po bën fushatë dhe ka të gjitha mjetet politike për të vazhduar betejën për zgjedhjet.
    “Zoti Berisha sot është i lirë, e nxorrën nga arresti shtëpiak, bën fushatë dhe ka të gjitha instrumentet politike për të bërë fushatë dhe fituar zgjedhjet. Kjo histori e gjykatës nuk është diçka që ka shumë ndikim, por unë mendoj se do të shtyhet pas 11 majit, jo për të penalizuar, por përkundrazi.”,” tha Iljazaj.
    Në fund, Iljazaj vuri në dukje se, sipas tij, SPAK dhe GJKKO janë “pak të ngrira” gjatë kësaj fushate.
    “Mendoj se SPAK-u dhe GJKKO-ja po qëndrojnë pak të ngrirë gjatë kësaj fushate. Duket sikur i kanë ngrirë dosjet, dhe ndoshta po bëjnë mirë, mendimi im është kështu,” tha analisti Iljazaj.