Këshilli i Ministrave ka shpallur të martën, 2 shtator 2025, ditë zie kombëtare në kujtim të regjisorit dhe personalitetit të shquar të artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Vendimi vjen në shenjë respekti për kontributin e tij të gjatë në kinematografinë shqiptare dhe skenën artistike.
Sipas njoftimit të bërë nga Agjencia për Media dhe Informim, gjatë kësaj dite flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike. Po ashtu, në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, si shenjë nderimi për figurën e Anagnostit.
Homazhet publike do të zhvillohen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe, Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre.
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, që do të veprojë nën mbikëqyrjen e Kryeministrit. Shpenzimet për homazhet dhe varrimin do të mbulohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e filmit. Ai konsiderohet si një prej emrave më përfaqësues të kinemasë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Tag: anagnostit
-

2 Shtatori shpallet ditë zie kombëtare në nder të Dhimitër Anagnostit
-

Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer
Regjisori i njohur Altin Basha ka ndarë emocionet dhe reflektimet e tij pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Basha tha se humbja e Anagnostit është e pazëvendësueshme për kulturën dhe artin shqiptar.
“Kontributi i tij në historinë e kinemasë shqiptare është i paçmuar, i jashtëzakonshëm dhe humbja fizike e një personaliteti si Anagnosti është një humbje edhe për komunitetin e kulturës shqiptare. Për fat të mirë, brenda keqardhjes për humbjen fizike të tij, ne dhe brezat e ardhshëm kanë mundësinë që kinemanë e tij ta ndjekim dhe ta shijojmë dhe, nëpërmjet saj, të kuptojmë si është zhvilluar arti në kulturën shqiptare, por nga ana tjetër, me anë të asaj kinemaje të arrijmë të kuptojmë një copë nga historia e Shqipërisë”, u shpreh Basha.
Ai theksoi se veprimtaria e Anagnostit ishte një pasqyrë e karakterit të tij, ku spikasnin skrupuloziteti, vëmendja ndaj detajeve dhe përkushtimi i rrallë artistik.
“Në tërësi kinemaja e Anagnostit ngjan edhe me natyrën dhe me karakterin e tij që ishte një artist skrupuloz, i vëmendshëm, detajist, i shkëlqyer. Kinemaja është një art në të cilin regjisori duhet të bëjë hesapet dhe të ekuilibrojë një mur shumë të madh të shumë elementëve, siç janë kamerat, ndriçimi, interpretimi, skenari dhe shumë elementë të tjerë. Pra, në këtë kuptim, duke qenë një njeri skrupuloz, një artist i vërtetë, Anagnosti dinte të gjente masën e duhur në harmonizimin e të gjithë këtyre elementëve dhe në estetizimin e tyre”, u shpreh Basha.
Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, ka lënë pas një trashëgimi të vyer filmash që mbeten gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe identitetin e vendit. Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një nga emrat e saj më të mëdhenj të artit, por kinemaja e tij do të mbetet përherë një dritare për të kuptuar artin dhe historinë e shqiptarëve. -

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori Mevlan Shanaj: Lamtumirë “diktatori i së bukurës! Sa e varfër kinemaja pa ty
Regjisori i njohur shqiptar Mevlan Shana ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit.
Ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij, bashkëshortes Roza Anagnostit dhe dy vajzave.
“Lamtumirë “diktatori i së bukurës”, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era!’, ka shkruar Kabo.Top Channel