Tag: anagnostin

  • Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

    Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

    Anagnosti.
    Kryedemorkati shkruan në një postim në rrjetet sociale, se “dielli” perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe intelektualin e kombit. Por Berisha thekson se ai do të jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.
    Postimi i kryetarit të PD, Berisha:
    Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN
    Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje.
    Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë.
    Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.
    Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. #sb

  • Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe intelektualin e kombit

    Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe intelektualin e kombit

    Edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti. Në një postim homazh në rrjetet sociale, kreu i selisë blu vlerëson Anagnostin dhe shprehet se dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe intelektualin e kombit. Por Berisha thekson se ai do të jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.
    “Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN
    Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje.
    Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë.
    Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.
    Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijëve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar”, shkruan Berisha.