Tag: anagnosti

  • Begaj: Dhimitër Anagnosti, plejadës së artistëve iu shkëput sot një tjetër yll

    Begaj: Dhimitër Anagnosti, plejadës së artistëve iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, u shpreh Begaj.

    Regjisori i mirënjohur Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

    Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera.

    Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006). Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10 të Filmit Artistik Shqiptar.

    Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011)./atsh/KultPlus.com

  • Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

    Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

    Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike.
    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno të Himarës më 23 janar 1936. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze u nderua me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjeti të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin u zgjodh edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
    Veprat artistike:
    Gjoleka, djali i Abazit (2006)Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)Përrallë nga e kaluara (1987)Gurët e shtëpisë sime (1985)Kujtime nga Gjirokastra (1983)Vëllezër dhe shokë (1982)Në shtëpinë tonë (1979)Monumenti (1977)Lulëkuqet mbi mure (1976)Kur hiqen maskat (1975)Cuca e maleve (1974)Përjetësi (1974)Motive nga dita e diel (1973)Malet me blerim mbuluar (1971)Parafabrikatet (1970)Plagë të vjetra (1968)Duel i heshtur (1967)Komisari i dritës (1966)Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

  • Shuhet Dhimitër Anagnosti, ministri i Kulturës: La pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare

    Shuhet Dhimitër Anagnosti, ministri i Kulturës: La pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare

    Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.

    Ai thekson se Anagnosti la pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare.
    “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!
    Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi.
    Lamtumirë Mjeshtër! “, shkruan Gonxhe.

    Top Channel

  • “Çfarë boshllëku po lë pas ”Felini” ynë, deti ynë nga sot do jetë i trishtuar”, Përparim Kabo reagon pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit

    “Çfarë boshllëku po lë pas ”Felini” ynë, deti ynë nga sot do jetë i trishtuar”, Përparim Kabo reagon pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit

    Profesori Përparim Kabo ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

    Ai e ka cilësuar Anagnostin si “fanari i madh i detit të filmit”.
    Profesori thekson se me ndarjen nga jeta të tij është shuar një institucion i vërtetë i artit.
    “U shuajt fanari i madh i detit të filmit, filozofi ynë i pelikulës Dhimitër Anagnosti. Sa fat që ishim bashkëkohës me të dhe shijuam artin e tij.” Komisari i Dritës”, ” Dueli i Heshtur”, ” Plagë të Vjetra”, “Në shtëpinë tonë”, “Malet me blerim mbuluar”, dhe më tej me kryevepra si “Lulë kuqet mbi mure”, “Përrall nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ” Gurët e shtëpisë sime”, ” Gjoleka i biri i Abazit”. Mbeti skenar e më tej u kthye në roman një ngjarje shumë ineresante titulluar: “Koburja nga Europa”. Dhimitër Anagnosti ndërtonte figura filmike tejet organike, larg zbukurimeve si fiksion, kombinonte mrekullisht fizionominë dhe karakterin e artistit me tipologjine dhe tiparet e personazhit. Filmi tij refuzoi deklarimet sepse ai si rrall kush kombinoi imazhin me lojën, episodin, ngjarjet dhe tërësinë arkitektonike të filmit krejt organikisht.
    U shuajt institucioni Dhimitër Anagnosti. Të përunjem me respekt për artin që na fale. Të falenderoj nga zemra për kohën e bisedave, telefonatave dhe mundësisë për një intervistim kur shkruajta shkrimin me titull: ” Të faleminderit Anagnosti ynë”. Çfarë boshllëku po lë pas ”Felini” ynë. Deti Jonë nga sot do jetë i trishtuar, malet e jugut diçka do murmurisin me erën, ullinjtë do heshtin këtë vjeshtë. Ndofta tani si shpirt engjëllor, brigjeve të tjera deteve të eterit, sheh gjemitë e Anagnostëve që u nisën deteve dhe s’u kthyhen më. Sa e dhimbshme do të jetë që tani e tutje Rozën, trëndafilin tënd të jetës që nga viti 1965 që e shihnim pranë jush, do e takojmë pa Ty, i paharruari, filozofi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti.
    Me lot në sy të themi qofsh me dritën e pasosur!
    Panteoni i të Mëdhenjve ju pret asaj bote të paqtë!
    MIRENJOHJE, MIRENJOHJE, MIRENJOHJE!
    P.Kabo. 1 shtator, 2025|”, ka shkruar Kabo.

    Top Channel

  • Dhimitër Anagnosti, poet i madh i dritës dhe i ekranit shqiptar…

    Dhimitër Anagnosti, poet i madh i dritës dhe i ekranit shqiptar…

    Nga ILIR ÇUMANI
    (Lamtumirë, Mjeshtër)
    Kur largohet nga kjo botë një njeri i zakonshëm, si gjithmonë jeta vazhdon duke lënë pas gjurmët e një dhimbjeje që të shoqëron gjatë, por, kur largohet një artist i madh, jeta ndalet për një çast dhe shpirti kolektiv dridhet….
    Kështu ndodhi sot me lajmin e ndarjes nga jeta e Dhimitër Anagnostit, mjeshtrit të madh të ekranit, Artist i Popullit dhe Nder i Kombit. Me të, Shqipëria humbi jo vetëm një regjisor, por një poet të dritës, një kronikan të shpirtit të saj, një artist që e ktheu realitetin e thjeshtë në art universal.
    Anagnosti nuk ishte thjesht regjisor; ai ishte poet i imazhit, mjeshtër i rrëfimit, ku çdo plan filmik ishte një varg poezie dhe çdo sekuencë një metaforë e jetës.
    Filmografia e tij është një mozaik i gjallë i fatit shqiptar: nga dashuria e pamundur, tek vuajtjet e luftës; nga dilemat morale të njeriut, tek triumfi i shpirtit njerëzor mbi vështirësitë.
    Ai e ngriti kinemanë shqiptare në një dimension që i kapërcente kufijtë. Në artin e tij nuk mungonte as humori i hollë, as ironia e nënkuptuar, as tragjikja e fateve njerëzore.
    Ekrani i tij nuk ishte kurrë i ftohtë; ishte gjithmonë i mbushur me ndjenjë, si një letër dashurie për popullin e vet.
    Në filmat e tij shfaqet një enciklopedi e gjallë e jetës shqiptare. Ai e shihte njeriun jo si individ të izoluar, por si pjesë të një universi, të lidhur me zakone, me sofrën, me këngën, me dhimbjen kolektive.

    Në figurat e tij kinematografike gjejmë bujkun, intelektualin, nënën që pret të birin nga lufta, fëmijën që kërkon dritën e lirisë… Të gjitha këto arketipe, të mbledhura bashkë, formojnë ADN-në shpirtërore të kombit tonë.
    Anagnosti ishte një antropolog i fshehtë: ai ruajti në film traditat, gjuhën e trupit, ritualet, mënyrën si shqiptarët gëzonin e vajtonin. Falë tij, shumë prej këtyre pasurive do të mbeten të gjalla edhe kur koha t’i ketë fshirë nga kujtesa e përditshme.
    Në zemër të filmave të Anagnostit është gjithmonë drama e shpirtit njerëzor. Personazhet e tij nuk janë kurrë të thjeshtë. Ata përballen me zgjedhje të dhimbshme, me dilema morale, me ndjenja që i përplasin mes dashurisë dhe detyrimit, mes ëndrrës dhe realitetit.
    Ai e kuptoi thellë se njeriu është një univers i brishtë, ku përplasen forcat e arsyes dhe të emocioneve. Prandaj filmat e tij nuk janë vetëm histori për t’u parë, por pasqyra ku shikuesi sheh veten. Ky dimension psikologjik i dha kinemasë shqiptare një thellësi që e afron me artin e madh botëror.
    Anagnosti nuk e kuptonte artin si luks për elitën, por si bukë shpirtërore për shoqërinë. Në periudha të vështira politike dhe sociale, ai arriti të krijojë filma që i dhanë popullit jo vetëm argëtim, por edhe mendim të thellë e reflektim për shpresë.

    Ai ishte i vetëdijshëm se kinemaja ishte kujtesë kolektive, një arkiv i shpirtit kombëtar. Filmat e tij sot janë dokumente shoqërore po aq sa janë kryevepra artistike. Përmes tyre, gjeneratat e ardhshme do të kuptojnë si jetuan shqiptarët, si ëndërruan, si vuajtën dhe si rezistuan.
    Dhimitër Anagnosti iku fizikisht, por ai mbetet i pranishëm në çdo ekran ku shfaqen filmat e tij, në çdo bisedë ku përmendet kinemaja shqiptare, në çdo zemër ku arti i tij ka lënë gjurmë. Ai është kujtesa e gjallë dhe e përjetshme e së përditshmes tonë, një dritë që nuk do të shuhet kurrë…
    Të flasësh për të sot është një akt mirënjohjeje, por edhe një thirrje për të kuptuar se arti nuk është kurrë i rastësishëm: është kujtesë, identitet dhe përjetësi.
    Dhimitër Anagnosti e bëri kinemanë shqiptare të flasë me gjuhën e përjetësisë. Dhe kjo është trashëgimia e tij më e madhe.

    Ishim fatlumë që shijuam dhe jetuam magjinë e artit tënd të rrallë!
    Tashmë, Panteoni i Kulturës sonë Kombëtare e ka gdhendur me shkronja ARI emrin tënd të pavdekshëm, ashtu si italianët emrin e Fellinit.
    Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!
    Të qoftë dheu i lehtë dhe pusho në paqen e merituar!

  • “Na ka lënë një vepër madhështore”, Mevlan Shanaj: Ja episodi që më ka lënë mbresa me Anagnostin

    “Na ka lënë një vepër madhështore”, Mevlan Shanaj: Ja episodi që më ka lënë mbresa me Anagnostin

    Në një intervistë në “Dita jonë” në A2 CNN, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj kujtoi vitet e bashkëpunimit me ikonën e kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, i ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare.
    “Isha i ri dhe po xhironim në studio. Në atë kohë, ishte ideja nga stafet nga që këta të rinjtë po sjellin një kinema të re, në nënzëshme, jo të bërtitur. Dhe mjeshtri më thotë “ngrije zërin”. I them: “Nuk kam pse të ngre zërin unë, ti bëj si të duash, unë kështu do ta interpretoj…”. Anagnosti, që ishte strikt, një tel i sertë për rezistencën e së bukurës, nuk foli. Dëgjoi debatin mes meje dhe personelit teknik dhe nuk tha asnjë fjalë, vetëm “pushim”. Kjo ishte madhështia e tij”, tha Shanaj në një bisedë telefonike. “Reagimin e tij e mbaj mend prej 50 vitesh. Një reagim i matur, dinjitoz, dhe nuk ndërhyri. As mua nuk mund të më thoshte që je gabim por edhe teknikës nuk kishte çfarë t’i bënte dhe zgjodhi rrugën e mençurisë”.
    “Publikut nuk do t’i mungojë madhështia e mendimit të Anagnostit. Ai do t’i mungojë shqiptarëve me kontaktin e tij fizik, por vepra që na ka lënë është madhështore”, shtoi ai.

  • Edi Rama: Anagnosti, babai i kinemasë shqiptare

    Edi Rama: Anagnosti, babai i kinemasë shqiptare

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrjeteve sociale, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, një prej figurave themelore të kinematografisë shqiptare.

    Në postimin e tij, Rama e kujton Anagnostin si “babain e kinemasë shqiptare”, autorin e shumë skenarëve dhe filmave të arrirë, përfshirë filmin e njohur “Lulëkuqe mbi mure”, të cilin e cilëson si “kryetitullin e ekranit të historisë së filmit shqiptar”.

    “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart”, ka shkruar Rama.

    Dhimitër Anagnosti mbetet një prej emrave më të rëndësishëm të artit shqiptar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e gjuhës dhe identitetit të filmit shqiptar ndër dekada.

    Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936.  Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera./KultPlus.com

  • Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!

    Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!

    Arti shqiptar humbi sot jo vetëm një prej regjisorëve më të shquar të vendit, por një prej themeleve mbi të cilat u ngrit vetë institucioni i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnostin.
    Mbi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej arkitektëve të parë të kinemasë shqiptare, kanë reaguar edhe politikanët.
    Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj, iu shkëput një tjetër yll
    Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj.
    Gonxhja: Lamtumirë Mjeshtër!
    Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të “Nderit të Kombit”, Dhimitër Anagnosti.
    “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!
    Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi.
    Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.
    Meta: Trashëgimia e tij e vyer do të mbetet monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit
    Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se artisti i Popullit Dhimitër Anagnosti do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifenjve më të mëdhenj.
    Në postimin e tij në rrjeëtin social Facebook, Meta thekson se trashëgimia e lënë nga Anagnosti, do të frymëzojë gjeneratat e ardhshme.
    “Në panteonin e kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti, do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifejve më të mëdhenj.
    Kineast dhe regjisor i shquar, skenarist e mendimtar, ai na la trashëgim një vepër të ndritur, që do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e ardhshme, duke u bërë metaforë emblematike e historisë së kinematografisë shqiptare dhe model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë.
    Filmat e Anagnostit, edhe pse të krijuar në një kohë të caktuar historike, falë vizionit e talentit të tij të jashtëzakonshëm, mbeten vepra universale që përcjellin mesazhe të përjetshme dhe gjithmonë aktuale”, shkruan Meta.
    Kujtojmë se katër vite më parë, në 85-vjetorin e lindjes së Anagnostit, Ilir Meta (asokohe president i vendit) i dorëzoi atij Dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti Begaj.

    Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërime dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.  Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë./vizionplus.tv

  • “Pas lëngimit të gjatë iu binde ligjit të jetës”, e bija e Dhimitër Anagnostit rrëqeth me fjalët, regjisori u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

    “Pas lëngimit të gjatë iu binde ligjit të jetës”, e bija e Dhimitër Anagnostit rrëqeth me fjalët, regjisori u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

    Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare.

    Lajmi është bërë publik nga e bija Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

    Top Channel