Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.
Mësohet se Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnate. Ai prej kohësh ishte i sëmurë.
Vajza e tij, Juna Anagnosti lajmëron vdekjen e të atit në rrjetet sociale.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes!
Lamtumirë babush!”, shkruan e bija.
Tag: anagnosti
-

Arti në zi, shuhet regjisori Dhimitër Anagnosti
-

Kryeministri Kurti për vdekjen e Dhimitër Anagnostit: Humbje e madhe për kinemanë dhe kulturën shqiptare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
Në mesazhin e tij, Kryeministri Kurti ka theksuar rolin e jashtëzakonshëm që Anagnosti ka pasur në zhvillimin e kinematografisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga regjisorët më të pjekur dhe më të rëndësishëm të historisë së filmit shqiptar.
“Regjia e tij është pa dyshim një ndër më të pjekurat e historisë së kinemasë shqiptare. Falë regjisë së tij ne trashëgojmë një fond të vërtetë stilistik. Falë lojës me kamerën e ndriçimin, në filmat “Dueli i heshtur” dhe “Malet me blerim mbuluar” na mbetën në mendje portretet më të mirë të yjeve tanë të kinemasë. Lartësinë e bjeshkëve dhe ashpërsinë e virtytit e zbuluam në “Cuca e maleve” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”. Dramaturgjinë e lartë të skenës do ta trashëgojmë me filmin monument “Lulëkuqet mbi mure”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar gjithashtu kontributin e Anagnostit jo vetëm si artist, por edhe si personalitet i shquar publik, duke përmendur angazhimin e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku ai dëshmoi maturi dhe virtyt në çdo detyrë që mori përsipër.
Në fund të mesazhit, Kryeministri i Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e regjisorit, miqtë dhe kolegët e tij, me një përmendje të veçantë për bashkëshorten, aktoren e njohur Roza Anagnosti. Ai ka përfunduar duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë artistike që Anagnosti ka lënë pas dhe rëndësinë e kujtesës së tij për brezat e ardhshëm./KultPlus.com
-

Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, homazhet nesër te TKOB
Homazhet në nderim të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, do të zhvillohen të martën, më 2 shtator, në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Lajmi është bërë i ditur nga e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti, e cila njofton se ceremonia e homazheve do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 13:00.Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës shqiptare, u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të vyer filmash që kanë shënuar breza të tërë.
-

Nesër në TKOB, homazhet për Dhimitër Anagnostin
Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë, datë 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10.00 – 13.00.
Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”
Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar e trashëgimisë që la pas Anagnosti, intitucione dhe personalitete të shumta reaguan fill pas këtij lajmi të hidhur./atsh/KultPlus.com
-

14 filma artistikë në 40 vite karrierë/ Ja veprat e pavdekshme të Dhimitër Anagnostit
Regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare realizoi 14 filma artistikë në 40 vite karrierë në kinematografinë shqiptare.
Ai gjithashtu realizoi edhe 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar.
Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”.
Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i cili rrëmbeu dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
Filmat më të njohur nga Dhimitër Anagnosti:
* Gjoleka, djali i Abazit (2006)* Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)* Përrallë nga e kaluara (1987)* Gurët e shtëpisë sime (1985)* Kujtime nga Gjirokastra (1983)* Vëllezër dhe shokë (1982)* Në shtëpinë tonë (1979)* Monumenti (1977)* Lulëkuqet mbi mure (1976)* Kur hiqen maskat (1975)* Cuca e maleve (1974)* Përjetësi (1974)* Motive nga dita e diel (1973)* Malet me blerim mbuluar (1971)* Parafabrikatet (1970)* Plagë të vjetra (1968)* Duel i heshtur (1967)* Komisari i dritës (1966)* Njeriu kurrë nuk vdes (1961).
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI
-

Kryeparlamentarja Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti: U prehsh në paqe Mjeshtër!
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
Kryeparlajmentarja e quan Anagnostin një artist, kineast, skenarist dhe regjisor të klasit të parë.
“Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. Me personazhet emblematikë që krijoi, Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar dhe do të jetojë në kujtesën tonë si një ndër më të mëdhenjtë e kinemasë shqiptare.
Kuvendi i Shqipërisë nderon sot me respekt të thellë deputetin që shërbeu me përkushtim gjatë dy legjislaturave,1991–1992 dhe 1992–1996, si dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1992–1994.
U prehsh në paqe Mjeshtër!”Top Channel
-

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të regjisorit mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit
Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen të marten datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00.
“Homazhet per Dhimitër Anagnostin do te zhvillohen te marten date 02 shtator ne Hollin e Teatrit te Operes dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, ka shkruar e bija Juna Anagnosti.
Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.
Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.Top Channel
-

Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti
Shqipëria humbi sot një nga figurat më të shquara të artit të saj. Regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi:“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”.Ndërsa dhimbja për humbjen e një prej ikonave të kinemasë shqiptare përshkoi botën e artit, nuk munguan reagimet edhe nga politika. Kryeministri Edi Rama e quajti Anagnostin “babai i kinemasë shqiptare”, autor i skenareve që shënuan rrugëtimin e shtatëmbëdhjetë kinematografisë kombëtare. Presidenti Bajram Begaj u shpreh se “plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll”, ndërsa ish-presidenti Ilir Meta e përshkroi trashëgiminë e tij si “një monument të pavdekshëm”.Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00.Sipas dëshirës së tij, Dhimitër Anagnosti do të prehet në vendlindje, në Vuno të Himarës.Me një karrierë mbi 40-vjeçare, Anagnosti u shqua si një nga regjisorët më të mëdhenj të historisë së kinemasë shqiptare. Ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke fituar çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare. Ishte gjithashtu autor i 15 skenarëve, shumicën e të cilëve i realizoi vetë në ekran.Anagnosti kishte pasion edhe letërsinë. Ai botoi dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.Përveç artit, ai ka dhënë kontribut edhe në politikë. Ka shërbyer si deputet i PD-së (1991-1996). Në 12 prill 1992, u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjenAnagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.Jeta pas Ciak-ut Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar.Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”.Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i cili rrëmbeu dy çmime ndërkombëtare në Itali.Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.Filmat më të njohur nga Dhimitër Anagnosti:* Gjoleka, djali i Abazit (2006)* Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)* Përrallë nga e kaluara (1987)* Gurët e shtëpisë sime (1985)* Kujtime nga Gjirokastra (1983)* Vëllezër dhe shokë (1982)* Në shtëpinë tonë (1979)* Monumenti (1977)* Lulëkuqet mbi mure (1976)* Kur hiqen maskat (1975)* Cuca e maleve (1974)* Përjetësi (1974)* Motive nga dita e diel (1973)* Malet me blerim mbuluar (1971)* Parafabrikatet (1970)* Plagë të vjetra (1968)* Duel i heshtur (1967)* Komisari i dritës (1966)* Njeriu kurrë nuk vdes (1961).
-

Shuhet babai i kinematografisë, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare
Është shuar në moshën 89-vjeçare regjisori, skenaristi dhe “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të ndritura të artit shqiptar, njeriu që i dha zë dhe shpirt ekranit shqiptar për dekada me radhë.
Lajmin e hidhur e konfirmoi vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.
Lindur më 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Vlorës, Dhimitër Anagnosti do të rritej për t’u bërë një ndër themelet e kinemasë shqiptare. Gjithçka nisi në vitin 1961, ku realizoi filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, vepra e parë e një rrugëtimi që do të shndërrohej në histori arti.Dhimitër Anagnosti nuk bëri thjesht filma. Ai krijoi karaktere dhe momente që do mbeten në kujtesë edhe pas vdekjes së tij. Me një ndjeshmëri të rrallë dhe një mjeshtëri të rrallë narrative, ai solli disa prej filmave më të dashur për publikun shqiptar, si: “Komisari i dritës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara” etj.
Përtej kamerës, Anagnosti ishte edhe një zë i ndërgjegjes kulturore. Në vitet 1991–1996 u përfshi në jetën publike si deputet i Kuvendit dhe shërbeu si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Gjatë karrierës së tij, Dhimitër Anagnosti u nderua me titulljt “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit” si dhe shumë çmime ndërkombëtare për regji dhe skenar
Ditën e nesërme në Tiranë pritet të mbahen homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit një figure që e nderoi Shqipërinë brenda dhe jashtë saj.
Ndërsa nuk kanë munguar dhe reagimet e para pas ndarjes nga jeta të artistit. Kryeministri Edi Rama e cilëson Anagnostin si babain e kinematografisë shqiptare, ndërsa kujton se si e ka njohur regjisorin e madh.
Edhe Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij duke shkruar se shqiptarët do të vijojnë të admirojnë punën e vyer të Anagnostit ndërsa nga radhët e njerëzve të shquar, u shkëput një yll. -

Dhimitër Anagnosti: “Filmi, ky Art Kohor”
Botuar në revistën “Kult”, tetor 2006
“Filmi është një art kohor. Nuk ngjan me një pikturë, por është si një muzikë simfonike. Jashtë kohës industriale, filmi është një kohë tjetër, pa rregulla të përcaktuara”. Janë mendimet e para që shkëmbejmë me kineastin Dhimitër Anagnosti. I “rehatuar” në poltronin e shtëpisë së tij, ka pranuar të flasë për revistën “Kult” (duke e cilësuar paraprakisht se nuk do të jetë një intervistë), duke shembur mitin e regjisorit hermetik me median. Në këtë shkrim vijnë për herë të parë disa nga mendimet e tij për procesin filmik, filmat e prodhuar, raportin mes fjalës dhe imazhit, teoria e fillesës në një realizim filmik, punën nën presionin e diktaturës, uljet dhe ngritjet e kohës.
Nga Milena Selimi
Ka kërkuar para së gjithash të tregojë histori rreth njeriut, karakterit njerëzor, individit universal, duke e çuar rrëfimin filmik drejt “energjisë së tij vitale”. Ka dashur të tregojë njeriun, në të cilin bashkëjeton gëzimi dhe hidhërimi, dashuria dhe urrejtja, zilia dhe intriga, njeriun me skllavëritë e momentit (nëpërmjet gjetjes- metaforë në sistemin komunist) dhe, sot, pavarësisht sistemit është përpjekur të gjejë tek ky njeri aspiratat e tij të mëdha për të ecur përpara, ikje-ardhjet dhe rrënjët në vendin e origjinës. Çdo film, (në fakt rreth 19 si regjisor) në të vërtetë ka hapur porta të reja, duke na lejuar të hyjmë në kompleksin e universit të regjisorit, që në qendër të gjithçkaje vendos njeriun, karakterin njerëzor, me frikërat e tij, luftën dhe përpjekjen për të qenë i lirë dhe i lumtur.
Për këtë arsye, profesionalizmi i autorit, aftësia e tij për të ndërtuar në detaje çdo pasazh të parabolës artistike krijuese, ngjyrat e forta të dekorit të kontrasteve, e bëjnë unik këtë regjisor të mençur dhe të rreptë, kritik ndaj vetes dhe gjithçkaje që ndodh në sheshxhirim, të pakfjalshëm dhe të pakapshëm në kërkimet e tij filmike, e bëjnë të ekzistojë përgjatë një 40-vjeçari, një kinema me emrin Anagnosti. Një kërkim i vazhdueshëm rreth njeriut, brenda tij dhe jashtë tij, gjithmonë e më preciz në detajin. As më shumë dhe as më pak, por një lëvizje estetike e kronometruar perfekt rreth njeriut, karakteri. Anagnosti rrëfen se ka bërë ç’ka dashur, në filmat e tij, edhe atëhere, edhe sot. Skalit një Kadri Roshi dhe e bën të pavdekshëm me “kujdestar surrat patate” në “Lulëkuqet mbi mure”, ndërsa rrënqeth tërë ekranin e madh kur projekton sytë e fëmijëve të jetimores teksa ndjekin poezinë “Anës lumenjve” në një interpretim monumental nga aktori i mirënjohur Timo Flloko. Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Marigonë, që e stërmundon ndërsa përpiqet t’i shpëtojë baltës dhe llohës që se lë të ecë përpara nga barra e shpinës, apo me Vangjelin që “tërbohet” ndërsa është duke u tallur nga i gjithë fshati, apo me Marjana Kondin, që arrin ta largojë nga komedia (pa menduar kurrë se ai edhe mundet të gabojë) duke e sjellë në një film dramatik. Një sy kineasti i pagabueshëm që thuhet nga aktorët me të cilët ka punuar se “Ai nuk të lë kurrë të mbytesh”. Dhimitër Anagnosti është nga kineastët e vetëm që ka aftësinë të jetë brenda dhe jashtë botës së kinemasë, që si një asket e di se mund të influencojë me prezencën, ose mosprezencën e tij ditë pas dite . Duke kontrrolluar të gjitha aspektet e filmit, ai mbetet unik në fillesën dhe vazhdimësinë e realizmit të një filmi, duke punuar me teorinë e përjashtimit dhe jo të justifikimit, me aftësinë për të kuruar të gjithë dialogët dhe montazhin, me dëshirën për të refuzuar disa kushte që për të mbeten të pakapërcyeshme dhe parime të mëdha, pasi ai thotë se“Nuk nisem të pasqyroj ngjarjet, pasi filmi nuk është një pasqyrim fotografik, por pasqyroj njerëzit mbi përgjithësimet filozofike, karakteret dhe magjinë e tyre”.. Qejfmbetjet dhe pengjet..një temë “e vështirë” për tu shpjeguar…rasti më i fundit Festivali i Filmit të 12-të..për të cilin thotë se “Do të flas njëherë tjetër, ndoshta do të shkruaj, ose ndoshta do të them diçka. Tani, jo akoma”. Koka e fantazisë punon për projekte të reja, por nuk tregon asgjë konkrete, duke lënë të vazhdojë misteri rreth tij, rreth emrit, rreth veprës, rreth hermetizmit së komunikimit me median..por e vërteta kokëfortë flet me gjuhën e filmit…ajo është vepra kohore që mbetet.
Koha në një film
“Ka dy lloj kohësh. Koha industriale dhe koha dramaturgjike.. Filmi është një art kohor. Filmi rritet në qartësinë e veprimit dhe koordinimit të të gjithë proceseve. Nuk ngjan me një pikturë, por është si një simfoni, si një balet. Është një kohë tjetër, nuk ka rregulla të përcaktuara”.
Si erdhi filmi i fundit
“Thjesht dhe natyrshëm. Nuk më peshojnë vitet, aspak. Kurosava realizoi një film në moshën 80-vjeçare. Mendoj se shumë kolegë, me filmin tim të fundit, prisnin dështimin tim. Por nuk ndodhi kështu. Nuk më vjen keq për këtë, kolegët e mi janë ata që janë, na bashkon vetëm arti. Ndërsa kam raportet e mia me publikun. Ballafaqohemi me publikun, që është i mrekullueshëm. Ai ma ka kthyer përherë me bujari të madhe”.
Censura e dikaturës
“Nuk mohoj asgjë. E kam shkruar edhe në një artikull timin “Jam ndihmës i Partisë”, se arti kinematografik, në kohën e dikaturës ishte arti i propagandës komuniste. Por, jo të gjithë kemi patur të njëjtat vizione. Kam qenë i ndërgjegjshëm që ky sistem e ka një fund. Këtë e dija, edhe atë tjetrën, se do të përgjigjesha një ditë për filmat e mi. Ndoshta prandaj unë nuk kam krijuar personazhe komikë dhe qesharakë. Kam qenë i idesë që personazhi të mbrojë idetë e veta. Kujtoj filmin “Malet me blerim mbuluar”, i cili për mua mbetet dinjitoz. Nuk më kanë tërhequr ngjarjet. Përpjekja ime ka qenë krijimi i karaktereve. Historia e filmit është historia e artit të personazhit, është “arti i syve”, asaj që buron nga brenda. Kanë qenë karaktere realiste. Kam bashkëpunuar me njerëz të talentuar. Ndoshta kështu kanë mbijetuar filmat e mi”.
Filmat e ndryshimit
“Duel i heshtur” është filmi i parë panoramik. Aty ka ndodhur përmbysja e parë. Kemi një ndryshueshmëri të madhe të personazhit pozitiv, i cili lufton deri në fund për të mirën…dhe sipas porosive të Partisë ai “duhej të mbytej në det”, por ai nuke bën këtë, kthehet fitimtar, duke e pmoshtur të keqen. Tek filmi “Lulëkuqet mbi mure” ka rëndësi fabula. Ishtë një film i vështirë, që nga përzgjedhja e fëmijëve e deri tek karakteret e aktorëve. Kërkova identitetin nëpërmjet fëmijëve. Unë mendoj se nuk mund të perceptohet një jetë pa fëmijët, andaj nuk mund të shoh një film pa praninë e fëmijëve. Në këtë krijim artistik është fabula ajo që krijon metaforën. Flitej për dhunim të personalitetit të njeriut në një sistem të caktuar, (flasim për vitet ’70), nën gjetjen artistike me emrin “brenda fashizmit”. Tek “Përrallë nga e kaluara”më kujtohet se Pëllumb Kulla më tha atëhere, po ku të vajti mendja, o Dhimitër! Kërkova të krijoja një realitet grotesk, karaktere dhe personazhe, edhe jashtë vetë Çajupit..intriga, hilera, manipulime. Filmi sjell një shoqëri pluraliste dhe është bërë nëpërmjet një situate njerëzore dhe parë si në një përrallë. Situata, në një kohë filmike nuk duhet tjetërsuar, kur emocionon atëhere mbetet dhe është e përjetshme”.
Përvoja&eksperienca
“Përvoja si operator, shkrimi si skenarist dhe regjia janë tri elementë që e detajojnë veprën kinematografike në një dorë të fortë. Më duhet dekori që kapërcen syri. Atëhere krijohet ansambli, stafi i punës. Kam punuar me profesionistë të shkëlqyer gjithmonë, por, sot në këtë kohë ne na pengon teknika e vjetëruar, për të realizuar filma të mirë, pasi operatorë, montazhierë, kompozitorë I kemi shumë të mirë. Duhet kuptuar njëherë e mirë se Kinostudio mbaroi. Duhen gjetur mënyra të tjera, nga ana teknike për të mbijetuar. Duhet të ndryshojë ligji, duhet punuar për rregullimin e tij. (Kujtojmë këtu se ia vetë ka qenë një nga ligjbërësit e ligjit “Mbi kinematografinë”)”.
Raporti fjalë-imazh
“Është një raport që mbetet shumë i rëndësishëm. Fjala hyn në veprim , atëhere kur plastika nuk ka mundësi të çojë deri në fund veprimin. Ndihmoj aktorët që të shkojnë aty ku duhet. I kam bashkëpunëtorët e mi dhe në një sheshxhirimi duhet dirigjuar drejt që të kuptohet se kush është diletanti dhe kush profesionisti. Punoj me teorinë e përjashtimit, jo të justifikimit. Arti është përzgjedhje. Asgjë të re s’ka më në këtë botë. Nuk nisem të pasqyroj ngjarjet, pasi filmi nuk është një pasqyrim fotografik, por njerëzit mbi përgjithësimet filozofike, karakteret dhe sjell magjinë e tyre. Arti është krijuar për të dhënë emocione. Nuk është detyrë e artit të rrëfejë ngjarje, ato i takojnë historisë për t’i analizuar. Duhet shumë dashuri për të realizuar një film.
Imazhi i Shqipërisë
“Jemi një shtet i ri dhe një komb i vjetër. Ka një kontradiktë këtu, por ne e kemi treguar se kemi mbijetuar në shekuj dhe unë mendoj se, ajo që kam treguar në filmat e mi ,është vetëm një pjesë e asaj ç’ka janë shqiptarët në të vërtetë. Nuk është ky imazhi, imazh është tregimi i një historie dhe një ngjarjeje të vërtetë. Por ne jemi një komb i lashtë në kërkim të identitetit, në këtë kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit, një popull me figura të rëndësishme kombëtare që kanë sjellë ndryshime si Fan Noli, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina. Por kjo është një temë e gjerë që mund të flasim njëherë tjetër”.
Largohem nga kineasti Dhimitër Anagnosti, duke marrë me vete një kuptim “ndryshe”për filmin..një proces i gjatë në celuloid që krijon më shumë karaktere dhe më pak pasqyrim i ngjarjes reale. Sipas kineastit, kjo temë le t’i mbetet historisë. Më vijnë ndërmend disa fjalë të të famshmit Kubrik kur thotë se “Një film është, ose duhet të ngjajë më shumë me muzikën, sesa me një fiction. Duhet të jetë një progresion i gjendjes shpirtërore dhe emocionit. Fabula është ajo që vjen pas emocionit..gjithçka vjen pas…”….pas më ndjekin sytë e kineastit që përpiqen të thonë se do të donte t’a “kontrrollonte” këtë shkrim..si në një sheshxhirim…si i tërë procesi filmik…por kultura, apo besimi tek gazetarja… e pengojnë të shprehet..iki duke lënë pas një botë të trazuar filmike dhe sy që vëzhgojnë për karakterin e rradhës.
Lazio: Anagnosti, personaliteti shqiptar i kulturës
Nga 21 shtatori -10 tetor 2006 u zhvillua në Lazio, Itali, edicioni i parë i Festivalit “Lazio, mes Europës dhe Mesdheut”, një rast për t’u njohur me horizontet kulturore mes të cilëve lëvizin piktorë, skulptorë, fotografë mesdhetarë, mes vazhdimësisë dhe traditës dhe aspiratës drejt së ardhmes. Giuseppe Talamo, presidenti i Institutit të Historisë del Risorgimento, i dorëzoi çmimin për gjininë audiovizive regjisorit shqiptar, Dhimitër Anagnosti, me motivacionin për “një prodhim kinematografik të gjerë dhe të larmishëm dhe kontributin në kinemanë shqiptare, esenciale për shpëndarjen e kulturës së vendit në tij në botë, kundër çdo lloj regjimi dhe çdo diktature”./KultPlus.com