Tag: anagnosti

  • Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, 2 shtatori shpallet ditë zie kombëtare

    Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, 2 shtatori shpallet ditë zie kombëtare

    Dhimitër Anagnosti

    TIRANË-Sot i jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij. Homazhet në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen sot, 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informoi se ceremonia do të ketë karakter shtetëror dhe do të jetë e hapur për publikun.
    Data 2 shtator është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, regjisorit të madh që u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

    Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme (1 shtator) në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. 

    Kush ishte Dhimitër Anagnosti
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. 
    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti./ZËRI

  • Flamujt në gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

    Flamujt në gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

    Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

    Në respekt të vendimit, në të gjithë Shqipërinë flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.

    Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2 shtator 2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

    “Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre”, thuhet në vendimin e qeverisë.

    Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë: Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë; Drejtorin e Protokollit të Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.

    Protokolli i Shtetit ngarkohet që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.

    Vendimi parashikon që shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DHIMITËR ANAGNOSTI, MJESHTRI QË FILMOI SHPIRTIN SHQIPTAR

  • Dhimitër Anagnosti, mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

    Dhimitër Anagnosti, mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

    Dhimitër Anagnosti

    Nga Lutfi Dervishi

    Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por pasqyra ku herë u pamë siç ishim dhe herë siç duhet të ishim.Breza të tërë u rritën duke mësuar lirinë në sytë e fëmijëve te Lulëkuqet mbi mure…, panë hijet e së shkuarës që riktheheshin te Kthimi i ushtrisë së vdekur. Zbuluam veten dhe problemet tona te Në shtëpinë tonë, ndjemë tensionin moral te Duel i heshtur, dhe buzëqeshëm hidhur me satirën e Përrallë nga e Kaluara. Sepse Anagnosti dinte ta kthente jetën e zakonshme në art.Siç thoshte vetë, “jetë të gjatë kanë veprat që ngrenë pyetje dhe trajtojnë jetën njerëzore” – dhe filmat e tij e dëshmojnë këtë më së miri. Edhe në filmin e tij të fundit, Gjoleka, djali i Abazit, ai na dha një metaforë të fortë për brezat e rinj që rriten mes dashurisë e urrejtjes, mes traditës dhe përpjekjes për t’u integruar në një botë të re.Sot i themi lamtumirë, por më saktë do të ishte mirupafshim. Sepse çdo brez që do të shohë një djalë me lulekuqe në xhep, një duel të heshtur, një përrallë që ngjan si realitet, një familje rreth tryezës apo një ushtri që kthehet nga e shkuara, do të njohë aty shpirtin e një artisti të vërtetë. Një mjeshtër që na mësoi se kinemaja nuk është zbavitje, por një hapësirë ku mund të pasqyrohemi dhe të mbijetojmë si individë dhe si shoqëri.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI

  • Sot, homazhet në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

    Sot, homazhet në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

    Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë (Sot), në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

    Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike.

    Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e hënë, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”.

    Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar e trashëgimisë që la pas Anagnosti, intitucione dhe personalitete të shumta reaguan menjëherë pas këtij lajmi të hidhur./atsh/KultPlus.com

  • Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Mbahen sot homazhet për babain e kinematografisë shqiptare

    Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Mbahen sot homazhet për babain e kinematografisë shqiptare

    Ditën e sotme, 2 shtator, regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit.

    Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00.
    Detajet u bënë me dije nga e bija e regjisorit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale një ditë më parë.

    “Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, njoftoi Juna ditën e djeshme.
    Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare më 1 shtator.
    I vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX, filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike.
    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno të Himarës më 23 janar 1936. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë.
    Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze u nderua me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjeti të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin u zgjodh edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
    Veprat artistike:
    Gjoleka, djali i Abazit (2006)Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)Përrallë nga e kaluara (1987)Gurët e shtëpisë sime (1985)Kujtime nga Gjirokastra (1983)Vëllezër dhe shokë (1982)Në shtëpinë tonë (1979)Monumenti (1977)Lulëkuqet mbi mure (1976)Kur hiqen maskat (1975)Cuca e maleve (1974)Përjetësi (1974)Motive nga dita e diel (1973)Malet me blerim mbuluar (1971)Parafabrikatet (1970)Plagë të vjetra (1968)Duel i heshtur (1967)Komisari i dritës (1966)Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

  • Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit

    Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit

    Dhimitër Anagnosti

    TIRANË-Sot i jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij.
    Homazhet në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen sot, 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informoi se ceremonia do të ketë karakter shtetëror dhe do të jetë e hapur për publikun.
    Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme (1 shtator) në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. 

    Kush ishte Dhimitër Anagnosti
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. 
    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti./ZËRI

  • Vdekja e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 Shtatorin ditë zie kombëtare

    Vdekja e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 Shtatorin ditë zie kombëtare

    Dhimiter dhe Roza Anagnosti

    TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë këtë të martë të 2 Shtatorit ditë zie kombëtare, në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Në nderim të tij të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë.
    Vendimi:
    Vendimim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:
    V E N D I M
    PËR
    SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.
    2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
    3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
    4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
    5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
    6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:
    – Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; – Ministrin e Mbrojtjes; – Ministrin e Brendshëm; – Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë; – Drejtorin e Protokollit të Shtetit; – Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; – Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë; – Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; – Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit; – Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.
    7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
    8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA
    Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU
     

  • Sot, homazhet në TKOB për Dhimitër Anagnostin. Regjisori do të prehet në Vuno

    Sot, homazhet në TKOB për Dhimitër Anagnostin. Regjisori do të prehet në Vuno

    I jepet sot lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit. Homazhet në nder të një prej themeluesve të kinematografisë shqiptare do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00.
    Më pas do të bëhet përcjellja për në banesën e tij të fundit në vendin e lindjes, në Vuno të Himarës.
    Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme (1 shtator) duke lënë në pikëllim jo vetëm familjen e tij, por të gjithë artëdashësit.
    Dhimitër Anagnosti lindi në 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator.
    Anagnosti ishte një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, me shumë filma artistikë dhe dokumentarë që trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore, historike dhe psikologjike. Anagnosti dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe si regjisor, skenarist, shkrimtar dhe më vonë si politikan. Skenarët e pothuajse të gjithë filmave të tij ai i shkroi vetë.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare, Anagnosti realizoi 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Ai u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Bamir Topi në vitin 2011, si një nga regjisorët më të shquar të inematografisë shqiptare.
    Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

  • Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer

    Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer

    Regjisori i njohur Altin Basha ka ndarë emocionet dhe reflektimet e tij pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Basha tha se humbja e Anagnostit është e pazëvendësueshme për kulturën dhe artin shqiptar.
    “Kontributi i tij në historinë e kinemasë shqiptare është i paçmuar, i jashtëzakonshëm dhe humbja fizike e një personaliteti si Anagnosti është një humbje edhe për komunitetin e kulturës shqiptare. Për fat të mirë, brenda keqardhjes për humbjen fizike të tij, ne dhe brezat e ardhshëm kanë mundësinë që kinemanë e tij ta ndjekim dhe ta shijojmë dhe, nëpërmjet saj, të kuptojmë si është zhvilluar arti në kulturën shqiptare, por nga ana tjetër, me anë të asaj kinemaje të arrijmë të kuptojmë një copë nga historia e Shqipërisë”, u shpreh Basha.
    Ai theksoi se veprimtaria e Anagnostit ishte një pasqyrë e karakterit të tij, ku spikasnin skrupuloziteti, vëmendja ndaj detajeve dhe përkushtimi i rrallë artistik.
    “Në tërësi kinemaja e Anagnostit ngjan edhe me natyrën dhe me karakterin e tij që ishte një artist skrupuloz, i vëmendshëm, detajist, i shkëlqyer. Kinemaja është një art në të cilin regjisori duhet të bëjë hesapet dhe të ekuilibrojë një mur shumë të madh të shumë elementëve, siç janë kamerat, ndriçimi, interpretimi, skenari dhe shumë elementë të tjerë. Pra, në këtë kuptim, duke qenë një njeri skrupuloz, një artist i vërtetë, Anagnosti dinte të gjente masën e duhur në harmonizimin e të gjithë këtyre elementëve dhe në estetizimin e tyre”, u shpreh Basha.
    Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, ka lënë pas një trashëgimi të vyer filmash që mbeten gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe identitetin e vendit. Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një nga emrat e saj më të mëdhenj të artit, por kinemaja e tij do të mbetet përherë një dritare për të kuptuar artin dhe historinë e shqiptarëve.

  • Amaneti të prehet në fshatin e lindjes, Dhimitër Anagnosti udhëton për herë të fundit drejt Vunoit

    Amaneti të prehet në fshatin e lindjes, Dhimitër Anagnosti udhëton për herë të fundit drejt Vunoit

    Nesër i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00.
    Ai kishte lënë amanet që do të varroset në fshatin e lindjes, Vuno të Himarës. Detajet u benë me dije nga vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
    “Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00.”, ka shkruar ajo.
    Regjisori dhe një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, ka ndërruar jetë sot, më 1 Shtator, pas një sëmundjeje të rëndë që e kishte munduar prej vitesh.
    Anagnosti mbetet një figurë e shquar e artit shqiptar, autor i disa prej filmave më të njohur dhe më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.
    Ai ka realizuar filma që kanë lënë gjurmë të paharruara në kujtesën e publikut, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” dhe shumë të tjerë. Përveçse një regjisor i njohur, ai ka qenë gjithashtu skenarist dhe autor librash.
    Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe u vlerësua me dhjetëra çmime.
    Në vitet ’90, ai u angazhua gjithashtu në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.