Tag: anagnosti

  • Ikona e skenës dhe filmit shqiptar, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen

    Ikona e skenës dhe filmit shqiptar, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen

    Sot, Shqipëria nderon një nga ikonat më të mëdha të teatrit dhe kinemasë, Roza Anagnosti, e cila feston ditëlindjen e saj. Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër dhe është një aktore me një karrierë të shkëlqyer dhe të gjallë që ka sjellë një kontribut të madh në artin shqiptar.
    Roza Anagnosti është një përkrenare e bukurisë së jashtme dhe të brendshme që ka ndriçuar skenën dhe ekranin shqiptar për dekada. Bukuria e saj e jashtme është e paarritshme, me tipare të hollësishme dhe sy që reflektojnë një dritë të thellë dhe të ngrohtë. Zëri i saj melodik ka një ëmbëlsi dhe një forcë që prek zemrat e shikuesve.
    Mënyra e saj e bukur e interpretimit e bën të bjerë në sy dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithë publikut. Roza Anagnosti ka aftësinë unike për të përçuar emocionet më të ndjeshme dhe të forta përmes një ndjeshmërie të thellë dhe një pasioni të papërmbajtur për artin. Performancat e saj janë një simfoni e ndjenjave dhe e fjalëve, që të bëjnë për vete dhe të mbajnë të magjepsur nga fillimi deri në fund.
    Bukuria e saj e brendshme shkëlqen përmes përkushtimit dhe pasionit që ajo ka për çdo rol që interpreton. Ajo është një artiste me një shpirt të madh dhe një zemër të dashur, duke mbajtur gjithmonë në mendje dhe në zemër nevojat dhe dëshirat e publikut të saj.
    Roza Anagnosti është një inspirim për brezat e rinj dhe një simbol i madhështisë dhe bukurisë në artin shqiptar.

     
     

  • “Përrallë nga e kaluara” nga Anagnosti hap “Netët e filmit shqiptar”, filma të tjerë shqiptarë vijojnë deri në dhjetor

    “Përrallë nga e kaluara” nga Anagnosti hap “Netët e filmit shqiptar”, filma të tjerë shqiptarë vijojnë deri në dhjetor

    Nga Julia Vrapi
    Filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti hap dhe eventin kulturor “Netët e filmit shqiptar”. Për këtë event kulturor është bërë një përzgjedhje e filmave shqiptarë, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Ky cikël do të vijojë deri në muajin dhjetor këtë vit me shfaqjen e filmave të tjerë shqiptarë të regjisorëve Xhanfise Keko, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi, Saimir Kumbaro, për publikun e gjerë si dhe me shfaqje  dedikuara për shkollat e Prishtinës. Cikli “Netët e filmit shqiptar”, një event kulturor i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, do të hapë siparin ditën e mërkurë në mbrëmje. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka njoftuar për hapjen e ciklit “Netër e Filmit Shqiptar” në Kosovë. “Kjo shfaqje është edhe një homazh për mjeshtrin e madh Dhimitër Anagnosti (1936-2025) – një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, regjisor i dhjetëra veprave të mëdha, që solli në ekran dramën njerëzore me një gjuhë filmike moderne dhe të fuqishme”, shkruan Malaj në Facebook. Eventi kulturor te Kino Armata me shfaqjet e filave shqiptarë është në vijim dhe të tjerë aktiviteteve, që ka qenë në bashkëpunim dhe Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Herë pas here AQSHF sjell në vëmendje projekte të filmave shqiptarë ndër vite, ndërsa dhe bashkëpunon për shfaqjen e tyre në evente të ndryshme kulturore. Filmi prodhim kinematografik i vitit 1987 me regji nga Dhimitër Anagonsti “Nderi i Kombit” u shfaq më parë gjatë verës në muajin korrik nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në kinemanë verore të DPA-së.
    Filmi me regji nga Anagnosti
    Filmi “Përrallë nga e kaluara” i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, është mbështetur mbi disa motive të veprës së Andon Zako Çajupit “14 vjeç dhëndër” dhe më pas skenari është zhvilluar si krijim origjinal i Dhimitër Anagnostit. Regjisori Dhimitër Anagnosti i dha jetë kësaj novele me një trupë aktorësh të papërsëritshëm, në vitin 1987. Disa vite më parë ky film iu nënshtrua dhe procesit të restaurimit. Filmi tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton dashurinë dhe jetën e saj. Muzika e filmit është nga Limos Dizdari. Aktorë në role Admir Sorra, Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Hajrie Rondo, Xhevdet Feri, Xhemil Tagani, Mira Minga, Mimika Luca, etj. Regjisori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936.  U nda nga jeta në orët e para të 1 shtatorit 2025 në moshën 89-vjeçare.  Dhimitër Anagnostit nderuar me titullin “Nderi i Kombit” i numërohen në karrierën e tij mbi 40 vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

  • Shpërthen Eno Milkani: Mezi pritën të vdiste Anagnosti, ta qanim dhe t’i bënin këtë puç

    Shpërthen Eno Milkani: Mezi pritën të vdiste Anagnosti, ta qanim dhe t’i bënin këtë puç

    Regjisori Eno Milkani, i ftuar këtë të martë në studion e “Living Day” në Vizion Plus, të moderuar nga Brunilda Lahe, ngriti disa shetësime me të cilat përballen sot autorët e veprave të mëdha artistike në Shqipëri.
    Milkani theksoi se plejada e vjetër e aktorëve, regjisorëve ju është hequr e drejta e autorsisë mbi punën e tyre me një të rënë të lapsit.
    Ai shtoi se u duk sikur anëtarët e Këshillit Kombëtar të të Drejtës së Autorit mezi pritën që të ikte nga kjo botë i madhi Dhimitër Anagnosti që me një të rënë të lapsit tu hiqnin të drejtën autorëve dhe trashëgimtarëve të tyre të përfitonin nga veprat e tyre.

    “Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit me një të rënë të lapsit të gjithë këtyre autorëve të audiovizualëve të filmit shqiptar, ua ka hequr të drejtën direkt, ose trashëgimtarëve. U duke në një moment që të ikte Anagnosti, ta qanim e pastaj t’i bënim këtë puç të gjithë këtyre autorëve. Praktikisht këta autorë apo trashgimtarët e  tyre nuk kanë të drejtë të marrin atë shpërblimin që llogaritet në bazë të përqindjes sa herë jepet vepra e tyre”, u shpreh Milkani në studion e “Living Day”. /Vizionplus.tv/

  • Dhimitër Anagnosti, dashuria ime

    Dhimitër Anagnosti, dashuria ime

    Nga Roza Anagnosti

    Dhimitër Anagnosti, artisti shumëdimensional, regjisor i kamerës, skenarist, regjisor dhe poet.

    Bashkëshorti im, dashuria ime.

    Mendjendrituri, duarfloriri, zemërbardhi im.

    Dhimitri ishte artist në zemër e në shpirt. E donte vendin e tij pa kushte dhe kulturën e gjuhën shqipe i vlerësonte në maksimum.

    Dashuronte vendin ku lindi, Vunoin. Jali dhe deti ishin frymëzimi i tij. Ishte njeri me një modesti të paparë. Ishte me karakter të fortë, po me një ndjeshmëri dhe dashuri të madhe për njerëzit. Dhe këtë e ka treguar në të gjitha veprat e tij.

    Dashuronte pa masë familjen, mua, vajzat Juna dhe Era. “Duhet t’i bëjmë qytetare të mira – më thoshte – e kemi për detyrë”.

    Dhimitri ishte njeri i papërtuar. Lexonte dhe punonte shumë. Ishte organizator i përsosur. E vlerësonte njeriun e punës dhe thoshte: “Puna është kokëfortë”! Nuk ankohej për çdo situatë të krijuar në punë e shtëpi, mundohej të gjente zgjidhje. “Nuk i kam bërë asnjeriu keq – thoshte – dhe në qoftë se kam lënduar njeri, e kam bërë pa dashje”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LASGUSH PORADECI: GJUHA NUK KA FAJ, POR KA POETË QË S’DINË TË PËRKTHEJNË…

  • Kurti nderon regjisori Dhimitër Anagnosti: “Ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit”

    Kurti nderon regjisori Dhimitër Anagnosti: “Ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit”

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve të hapur në nderim të regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Me këtë rast, ai u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.

    Në shënimin e tij, Kurti theksoi ndikimin e veprës së Anagnostit në breza të tërë:

    “Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë.”

    Ai shtoi se trashëgimia artistike e regjisorit e ka vendosur kinemanë shqiptare në hartën botërore:

    “Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!”/KultPlus.com

  • Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, në fshatin e lindjes në Vuno

    Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, në fshatin e lindjes në Vuno

    Iu dha sot lamtumira e fundit regjisorit të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Ashtu siç kishte lënë amanet, trupi i tij do të prehet përjetë në fshatin e tij të lindjes, në Vuno.

    Pas ceremonisë shtetërore të homazheve dhe shpalljes Ditë Zie Kombëtare më 2 shtator, familja, ish-kolegë e dashamirës të artit të tij, u zhvendosën sot drejt Vunoit për përcjelljen për në banesën e fundit.

    Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave.

    Lidhja e Anagnostit me Vunoin, ka qenë e thellë dhe e pasqyruar në shumë prej prodhimeve të tij kinematografike. Aty ku gjeti frymëzimin në rrugëtimin e tij profesional, pikërisht tek Vunoi, ai kërkoi edhe prehjen e përjetshme.

    Kolosi i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në 1 shtator, në moshën 89-vjeçare.

  • I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno

    I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno

    Sot iu dha lamtumira e fundit një prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare, regjisorit Dhimitër Anagnosti.

    I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti – Prehet në Vuno, siç kishte lënë amanet
    Pas një jete të dedikuar artit dhe kulturës shqiptare, trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, Vuno, aty ku ai kishte lënë amanet të prehej.
    Familjarë, të afërm, miq, kolegë, personalitete dhe dashamirës të kinemasë shqiptare u mblodhën për të nderuar figurën e tij të paharruar. Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave.
    Prej dekadash, krijimtaria e tij ka pasur ndikim të thellë në formësimin e identitetit artistik të vendit, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara në jetën kulturore shqiptare.

    Top Channel

  • Osmani: Dhimitër Anagnosti i dha identitet kinemasë shqiptare në botë

    Osmani: Dhimitër Anagnosti i dha identitet kinemasë shqiptare në botë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Anagnostin si një mjeshtër të madh të kinematografisë në Shqipëri.

    “Veprat e tij mbeten të ngulitura thellë në kujtesën e publikut dhe janë dëshmi e talentit, përkushtimit dhe guximit të tij artistik. Ai ishte një njeri që i dha artit dinjitet dhe shoqërisë reflektim”, shkruan Osmani ndër të tjera.

    Teksti i plotë:

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    1 shtator 2025Prishtinë, Republika e Kosovës

    E nderuar familje Anagnosti,

    Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    Ai ishte një prej figurave më të shquara të artit tonë, i cili me krijimtarinë e tij prej disa dekadash pasuroi kulturën kombëtare, duke i dhënë dinjitet dhe identitet kinemasë shqiptare në botë. Veprat e tij, të ngulitura thellë në kujtesën e publikut, mbeten dëshmi e përhershme e talentit, guximit intelektual dhe përkushtimit të tij për artin dhe shoqërinë. Trashëgimia e tij e çmuar do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive dhe frymëzim për gjeneratat që vijnë.

    Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe kolegëve!

    Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

    I përhershëm qoftë kujtimi për Dhimitër Anagnostin!

    Sinqerisht:Vjosa Osmani

    Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare, ditën e hënë, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”, ndërsa Këshilli i Ministrave shpalli datën 2-shtator si ditë zie kombëtare.

    Ai lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama.

    Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes” – sipas tregimit të Heminguejt, që u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Holandë (1961).

    Pas studimeve u emërua në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku dha kontributin e tij të gjatë e të rëndësishëm si regjisor, skenarist e kino-operator në zhvillimin e artit të ri të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera.

    Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006).

    Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10-të të Filmit Artistik Shqiptar.

    Ka qenë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist shqiptar dhe në vitin 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë demokratike.

    Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011)./atsh/KultPlus.com

  • Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, artistët: Në çdo film të tij, ne gjejmë…

    Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, artistët: Në çdo film të tij, ne gjejmë…

    Nga Julia Vrapi
    Dhimitër Anagnosti kolosi i kinematografisë shqiptare u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. I vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX filma të suksesshëm mbajnë emrin e tij. Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën e tij mbi 40 vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.  Personalitete të artit dhe kulturës në vend, politikanë dhe më gjerë shprehën mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit “Nderi i Kombit”. Ndërsa regjisori Mevlan Shanaj thotë se nuk ka një të dytë si ai. “Dhimitër Anagnosti maja më e lartë ekranit shqiptar apo zbuluesi i perlave të karaktereve shqiptare! Intelektuali krijues që na dha shqiptarin përmes vizatimeve të psikologjisë më mirë seç e dinim, kujtoni karakteret e Kadri Roshit ( Safa Ymeri “Malet me blerim mbuluar”, apo kujdestari në “Lulëkuqet mbi mur”) Ndrekë Lucën te prifti në “Komisari i dritës”, apo kapter Ramiu te “Dueli i heshtur” si edhe Gjini te “Plagë të vjetra” Rikard Ljarja me Roza Anagnostin, bashkëpunimet me Robert Ndrenikën te “Përrallë nga e kaluara” apo “Në shtëpinë tonë” pra kudo në krijimet e tija vuloste Shqipëri. Sqimtar i së bukurës, vendoste flamurin e fitores në pikën më të lartë! Lamtumirë “diktatori i së bukurës”,  maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare! Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria  sot ka pësuar një humbje të madhe”, shprehet Shanaj. Regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti prej kohësh ishte i sëmurë dhe u nda nga jeta në orët e para të 1 shtatorit 2025.
    Qëndistar i kujtesës sonë kombëtare
    Kineasti dhe producenti Skënder Jaçe thotë se në çdo film të Dhimitër Anagnostit ne gjejmë një copëz të shpirtit shqiptar. Me ndarjen e tij nga jeta, Jaçe shprehet se u shua një dritë e madhe e kinemasë sonë. “Dhimitër Anagnosti nuk ishte thjesht regjisor. Ai ishte qëndistar i kujtesës sonë kombëtare, mjeshtër i fjalës dhe i figurës që dinte të fliste me heshtje, me dritë, me fytyra njerëzish. Në çdo film të tij, ne gjejmë një copëz të shpirtit shqiptar: dhimbjen dhe krenarinë, varfërinë dhe dinjitetin, të shkuarën dhe të ardhmen. Ai dinte të na bënte të qeshnim me butësi, të na sillte lot në sy, e sidomos të na bënte të ndiheshim më pranë njëri-tjetrit”, shprehet Jaçe. Ndër të tjera Jaçe thotë se Anagnosti jetoi për artin, por mbi të gjitha jetoi për njeriun. “Ai e deshi Shqipërinë në mënyrën më të bukur: duke i dhuruar filma që do të mbeten si pasqyrë e shpirtit tonë. Me largimin e tij, ndjejmë një boshllëk të madh, por njëkohësisht kemi një trashëgimi që nuk shuhet kurrë”, shprehet Skënder Jaçe. Ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në mesazhin e tij u shpreh se Anagnosti la pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti! Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare”, shprehet ministri Gonxhja. Në nderim të kujtimit dhe veprës së mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti, do të organizohet sot ceremonia shtetërore e homazheve publike në nder të tij nga ora 10:00 deri në 13:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ashtu siç kishte vetë e la amanet, regjisori do të prehet në Vuno të Himarës. Mesazh për Dhimitër Anagnostin ndau dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. “Ai nuk ishte thjesht një artist-ishte një shpirt që e ndiente çdo detaj të jetës dhe e pasqyronte atë në çdo vepër filmike”, shprehet QKK ndër të tjera. Ndërsa Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se Anagnosti e ktheu dhimbjen, dashurinë, historinë dhe ëndrrën e shqiptarëve në filma, që mbeten përjetësisht dëshmi e kohërave tona.
     Puna me filmat
    Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama. Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”  sipas tregimit të Hemingway-t, që u vlerësua me “Çmimin e Parë” në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Hollandë (1961). Pas studimeve u emërua në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku dha kontributin e tij të gjatë e të rëndësishëm si regjisor, skenarist e kino-operator në zhvillimin e artit të ri të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera. Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006). Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10 të Filmit Artistik Shqiptar.

  • “Të pandarë”, marrëdhënia e veçantë e Roza dhe Dhimitër Anagnostit/ Çfarë thoshte aktorja për njohjen me të

    “Të pandarë”, marrëdhënia e veçantë e Roza dhe Dhimitër Anagnostit/ Çfarë thoshte aktorja për njohjen me të

    Gjatë së martës, janë mbajtur homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë duke lënë pas vepra të pavdekshme. 2 shtatori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa të mërkurën, ai do të përcillet në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno.
    Në homazhet që u mbajtën të martën nuk munguan figurat e njohura, ndërsa një pamje e trishtë ishte Roza Anagnosti duke i dhënë lamtumirën shokut të saj të jetës. Aktorja ishte muza e regjisorit dhe siç e përshkruan kineasti Agron Domi marrëdhënien e tyre në “Rudina” në Tv Klan, ata ishin të pandarë.
    Agron Domi: Çift i pandarë, të ardhurueshëm. Roza ishte grua, bashkëshorte, asistente, i bënte të gjitha që të kujdesej. Për librin e tij që bëri, kujdesej ta linte te “Corner” te Akademia e Arteve, “e ke atje në këtë orë, më thuaj kur ta marrësh”, një merak i paparë. Një grua inteligjente, përveç talentit teatral dhe kinematografik. Një muzë pranë Taqos. Më ka ndihmuar shumë në 2016, koincidoi 80-vjetori i Taqos dhe 40-vjetori i Lulëkuqe mbi mure dhe menduam atëherë në kuadër të tij që t’i jepnim një çmim nderi, bufin e TIFF-it, meritë e madhe dhe për gjithë organizimin kjo duhet të ishte si surprizë dhe që Taqo të ishte pjesë e kësaj dhe të kishte emocionin…
    Rudina Magjistari: Ia dolët?
    Agron Domi: Ia dolëm sigurisht, me garancinë që jepte Roza.
    Në vitin 2018, Roza Anagnosti ka dhënë një intervistë për “Rudinën” duke ndarë edhe historinë e njohjes me regjisorin e saj.
    “Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket. Regjisor në filmin ‘Toka jonë’ ka qenë Hysen Hakani, i cili krijonte situata shumë komike në xhirime. Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeçe në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi  “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të. Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest. Unë kam pasur në krah një mbështetje shumë të madhe”, shprehej aktorja.