7 Prill 2025
10:04
Telesport
Manchester United arriti të marrë një pikë në derbin ndaj Manchester City (0-0). Trajneri i “djajve të kuq”, Ruben Amorim, u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.
“Skuadra është më komode. Ne po kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, duke qenë në gjendje të mbrojmë lojtarë të talentuar si ata të Manchester City. Çdo lojtar mund të përmirësohet ende, sepse ata kanë treguar diçka në klube të tjera”, tha Amorim.
“Mendoj se ne po përmirësojmë mënyrën se si mbrohemi, jemi më kompaktë. U kemi dhënë rivalëve më pak hapësira në ndeshjet e fundit. Megjithatë, ne vazhdojmë të kemi të njëjtin problem: mungesën e golave”, u shpreh trajneri portugez.
Më tej, Amorim foli mbi situatën e Harry Maguire: “Ai nuk është ende 100% dhe kjo është arsyeja pse e zëvendësova. Nuk mund të humbasim më lojtarë, duhet të përpiqemi t’i menaxhojmë ata. Kemi një ndeshje vërtet të rëndësishme të enjten”.
Të enjten, në Europa League do të luajnë ndaj Lion: “Është me të vërtetë e rëndësishme. Ne mund të arrijmë Champions sezonin e ardhshëm dhe të fitojmë diçka, kështu që do të bëjmë gjithçka që të përpiqemi të shkojmë në fazën tjetër”.



