Tag: amerikën

  • Operacioni kundër trafikut të drogës! Prokurori Italian: Krim që kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Operacioni kundër trafikut të drogës! Prokurori Italian: Krim që kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm Italian Michele Carbone, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.

    Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.

    Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone: Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.

    Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan.

  • Prokurori i Përgjithshëm italian: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm italian: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm i Italisë, Michele Carbone, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.
    Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.
    Michele Carbone: “Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.
    Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan”

  • “Forconi marrëdhëniet me Amerikën”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria të përfitojë nga situata

    “Forconi marrëdhëniet me Amerikën”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria të përfitojë nga situata

    “Shqipëria duhet të përfitojë nga situata, por edhe të negociojë më të mirën me Amerikën.”

    Është kjo thirrja që presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i drejton bizneseve, por edhe qeverisë, pas politikës së ndjekur nga administrata Trump në vendosjen e tarifave të reja, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
    Grant Van Cleve mbron politikën e re të SHBA-së dhe udhëzon Shqipërinë të mos distancohet.
    “Ndodhemi në një udhëkryq interesant në ekonominë globale, jemi pjesë e një tranzicioni dhe evolucioni masiv. Shqipëria ndodhet në një pozicion shumë interesant për të përfituar nga këto tranzicione. Në lidhje me marrëdhëniet me Amerikën, me mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie bilaterale dhe jo vetëm në nivel blloku në Bashkimin Evropian.”
    Sugjerimet e Dhomës Amerikane u paraqitën në një takim me partitë politike, të cilat përballën programet e tyre ekonomike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë takim munguan përfaqësues të Partisë Socialiste.
    “Mungesa e fuqisë punëtore është shqetësimi ynë në 3 vitet e fundit. Vijojmë të mbështesim zhvillimin e kapitalit human. Ndërsa do t’i mëshojmë dialogut të mëtejshëm të institucioneve me bizneset për problematikat aktuale,” shprehet drejtori ekzekutiv i AMCHAM, Nertian Mullaj.
    Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka ndërtuar propozimet e saj mbi 7 shtylla kryesore, përfshirë këtu stabilitetin në taksa, mbështetjen e luftës kundër korrupsionit, si dhe një ligj të ri për investimet e huaja.

    Top Channel

  • “Jam krenar që mbroj Amerikën, dhe jo mashtruesit e tregtisë në të gjithë globin”/ Reagon ashpër Trump për…

    “Jam krenar që mbroj Amerikën, dhe jo mashtruesit e tregtisë në të gjithë globin”/ Reagon ashpër Trump për…

    Duke folur në një darkë të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Kongresit Republikan, Trump u shpreh krenar për gjithçka ka ndpdhur. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vendimet e marra për vendosjen e tarifave, vendime që kanë trazuar ujërat në bashkëpunimet tregtare mes SHBA dhe shteteve të tjera, ishin të duhurat.
    “Jam krenar që jam presidenti për punëtorët, jo për të huajt, jo Wall Street; që mbron klasën e mesme, jo klasën politike; dhe që mbron Amerikën, jo mashtruesit e tregtisë në të gjithë globin”, tha Trump.
    Aksionet amerikane pësuan sërish rënie të martën, duke shtuar humbjet e rënda të javës së kaluar.