Tag: amerikën

  • Trashëgimia e Charlie dhe Erika Kirk/ Një thirrje beteje për vlerat

    Trashëgimia e Charlie dhe Erika Kirk/ Një thirrje beteje për vlerat

    Nga Lindita Komani:

    Charlie Kirk u vra, por kush ka parë të paktën një nga filmimet e debatave nëpër kampuset universitare amerikane, mund ta kuptojë mirë që ajo që ndodhi ishte që vranë Charlie Kirk, por jo Charlie Kirk brenda të rinjve dhe të rriturve që ishin tashmë ndjekës të tij.

    “Turning point” ka mbirë tashmë si farë, sepse njeriu ka aftësinë të kthehet dhe të rimëkëmbet, të ketë një “turning point” në jetë, duke dëgjuar dhe duke mos u radikalizuar, duke dashur Zotin dhe të afërmin, duke zgjedhur bashkimin përballë përçarjes.

    Charlie Kirk ishte deri dje një njeri me të ardhme të ndritur përpara. Nga sot unë mendoj që modeli që ai ngriti është e ardhmja. Pjesë e këtij modeli është edhe e shoqja e tij, Erika.

    Me Erikën, Charlie krijoi jo vetëm një familje të shëndetshme dhe të lumtur, por dëshmoi që kjo lloj familjeje është e mundur, edhe për të rinjtë, në mes të çmendurisë kolektive të shekullit të 21-të, kur prej tyre, si pjesë e një eksperimenti të pamëshirshëm psikosocial global, ose më mirë një lufte të fshehtë-të hapur mbi njeriun, pritet që ta kenë humbur krejtësisht arsyen, marrëdhënien me Zotin dhe familjen, të jenë qenie të vogla, egoiste, narciziste, të paqëndrueshme, të vetmuara, të izoluara, urrejtës ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga ata.

    Charlie dhe Erika krijuan një shembull publik të çiftit të krishterë, të cilët me Zotin në zemër e me ta, ishin të dashur, miq, familje për njëri-tjetrin dhe fëmijët dhe frymëzues për miliona të rinj të tjerë, që një jetë në Krishtin fal lumturi, siguri, mbrojtje.

    Ky shembull ishte ndryshe nga ai i shumë personazheve të rrjeteve sociale, të cilët ekspozojnë jetën familjare për të siguruar fitime të drejtpërdrejta përmes marketizimit të saj.

    Çifti Charlie – Erika ishte një çift që po punonte për të ardhmen, të tyren ndoshta në politikën e lartë, por njëkohësisht edhe për një shoqëri më të mirë, më pranuese, në shenjën e Krishtit. Kjo e fundit i jepte këtij çifti dhe familjeje të re hirin e misionarëve, të cilët mund t’i njohim edhe nga angazhimi i tyre në terren edhe këtu në Shqipëri.

    Po sa njerëz arritën të frymëzoheshin nga puna e misionarëve amerikanë, që synonin përhapjen e një mënyre jetese që përngjante deri diku me atë të familjeve shqiptare që dolën nga komunizmi, por që vendoste Krishtin në qendër dhe jetën e virtytshme nuk e lidhte me “Nënën Parti” dhe diktatorin e radhës, por me Shpëtimtarin e njerëzimit? Për 35 vjet tranzicion, në mënyrë konstante dhe të egër, kjo përpjekje misionare u zhurmua nga një përpjekje tjetër, e cila ishte zhvlerësuese e çdo vlere që jo vetëm ne, por edhe vetë amerikanët, mund të kishin për jetën familjare, rritjen e fëmijëve dhe virtytet mbi të cilat një njeri mund të ndërtonte jetën.

    Ne njohëm jo Amerikën e besimit, por Amerikën e zhbërjes së tij, që vinte në qendër individin, vazhdimisht në përpjekje për një lumturi që nuk u kuptua kurrë sesi duhet të ishte, por që vazhdimisht transformohej sipas një agjende të majtë globaliste, një agjendë që e radikalizoi Amerikën duke ia kthyer qytetarët kundër njëri-tjetrit.

    Tridhjetepesë vjet pas rënies së komunizmit, e ndoshta për shqiptarët që nuk kanë kontakt me Amerikën e besimit, me rastin e vrasjes së Charlie Kirk, për herë të parë u kuptua që ekziston një Amerikë më e madhe dhe shumë ndryshe nga ajo që kemi njohur. Prandaj, misioni i pambyllur i Charlie-t për ungjillizim, dialog dhe çradikalizim politik, për të qenë një burrë dhe baba i mirë dhe kushtrimi i Erikës si grua ideale, tani e ve, nënë e dhimbsur e fëmijëve dhe mikeshë e ngushtë po jehojnë vërtet nëpër botë si një thirrje beteje.

  • “Një moment i zi për Amerikën”, Trump reagon ndaj vrasjes së Charlie Kirk

    “Një moment i zi për Amerikën”, Trump reagon ndaj vrasjes së Charlie Kirk

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar për hakmarrje pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën mbrëma gjatë një aktiviteti në një kampus në Utah. Kirk, bashkëthemelues i organizatës rinore Turning Point USA dhe një figurë e njohur e së djathtës amerikane, u vra me një të shtënë të vetme teksa po fliste për dhunën me armë në SHBA.
    Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur Kirk po i përgjigjej një pyetjeje mbi numrin e të shtënave masive në vend gjatë dy viteve të fundit. Sulmuesi dyshohet se ka qëlluar nga çatia e një ndërtese aty pranë, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utah-s, i cili konfirmoi se sulmi ishte “i synuar”.
    Në një fjalim në Zyrën Ovale, Trump e quajti ngjarjen një “moment të errët për Amerikën” dhe fajësoi “të majtën radikale” për një valë të dhunës politike në SHBA, duke përmendur edhe atentatin ndaj jetës së tij dhe vrasjen e CEO-së së United Healthcare, Brian Thompson.

    TO MY GREAT FELLOW AMERICANS… pic.twitter.com/oRsrE5TTHr

    — Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 11, 2025

    “Administrata ime do të gjejë secilin prej atyre që kontribuan në këtë mizori dhe në dhunë tjetër politike,” tha Trump. “Për vite me radhë, ata që janë në të majtën radikale i kanë krahasuar amerikanët e mrekullueshëm si Charlie me nazistët dhe vrasësit dhe kriminelët më të këqij masivë në botë. Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që po shohim në vendin tonë sot dhe duhet të ndalet menjëherë,” shtoi ai.
    Trump nuk përmendi raste të ngjashme të dhunës ndaj figurave demokratike, siç ishte vrasja e ligjvënëses së Minnesotës, Melissa Hortman, në muajin qershor. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Kirk po vazhdojnë. Të enjten, policia intensifikoi kërkimet duke shkuar derë më derë për të identifikuar autorin. Deri tani janë arrestuar dhe më pas liruar dy të dyshuar, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, bëri të ditur se një prej tyre u përjashtua nga hetimet pasi u vërtetua se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
    “Hetimi ynë vazhdon dhe ne do të vazhdojmë të publikojmë informacione në interes të transparencës,” shkroi Patel në rrjetin social X.

  • Trafikoi 11 tonë kokainë/ Arrestohet në Amerikën Latine Vilson Pepa, pjesë e grupit të Franc Çopjas

    Trafikoi 11 tonë kokainë/ Arrestohet në Amerikën Latine Vilson Pepa, pjesë e grupit të Franc Çopjas

    Arrestohet në Amerikën Latine, Vilson Pepa, i njohur si anëtar i grupit të drogës qe drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja. Ai është arrestuar nga autoritetet atje me 3 shtator ku me vete kishte dokumente shqiptare dhe Italiane. I jane sekuestruar edhe celulare te enkriptuar.
    Prokuroria e Posaçme e cila e ka shpallur në kërkim thotë se Pepa lidhet me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, përfshirë 600 kilogramë të kapur në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020, si dhe me financimin e një sasie tjetër prej 10 kilogramësh në të njëjtin qytet.

  • Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

    Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

    Pasi SHBA-të lajmëruan se do të kontrollonin vizat dhe do të ishin selektiv në dhënien e tyre, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në Facebook.

    “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm”, shkruhet në postimin e ambasadës.
    Që nga ardhja në pushtet e Trump, ndalimi i emigracionit të paligjshëm ka qenë kryefjala e administratës së re.
    Postimi i plotë
    Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • Trump akuzon Sorosin për krim të organizuar dhe mashtrim: Nuk do t’i lëmë këta lunatikë të shkatërrojnë Amerikën

    Trump akuzon Sorosin për krim të organizuar dhe mashtrim: Nuk do t’i lëmë këta lunatikë të shkatërrojnë Amerikën

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se financuesi miliarder dhe donatori kryesor demokrat, George Soros, dhe djali i tij duhet të akuzohen sipas Aktit të Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara, ose RICO, por nuk ofroi prova për të mbështetur akuzat.

    Trump ka nisur një fushatë kërcënimesh dhe padish kundër kundërshtarëve politikë, organizatave të lajmeve dhe firmave ligjore, duke përdorur një përzierje të padive, pushtetit ekzekutiv dhe ndikimit të tij në atë që aleatët e përshkruajnë si një përpjekje për t’i mbajtur të fuqishmit përgjegjës dhe kundërshtarët e quajnë një sulm të frikshëm ndaj disidencës.
    Soros, një i mbijetuar 95-vjeçar i Holokaustit, është konsideruar prej kohësh një keqbërës nga Trump dhe baza e tij konservatore. Organizata e tij filantropike, Open Society Foundations, është një nga financuesit më të mëdhenj në botë të kauzave, duke përfshirë të drejtat e njeriut, transparencën qeveritare, shëndetin publik dhe arsimin.
    “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të akuzohen për krim të organizuar për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, duke mos i dhënë kurrë as edhe një shans për të “MARRË FRYMË” dhe për të qenë të LIRË”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
    “Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, përfundoi presidenti.

     
    Një zëdhënës i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur denoncoi komentet e Trump.
    “Këto akuza janë të skandaloze dhe të rreme. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur nuk mbështesin ose financojnë protesta të dhunshme. Misioni ynë është të përparojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në vend dhe në mbarë botën”, tha zëdhënësi.
     

    Top Channel

  • Trump pret udhëheqësit europianë: Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë! Një nder për Amerikën!

    Trump pret udhëheqësit europianë: Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë! Një nder për Amerikën!

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale në minutat e fundit, duke e quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”.

    “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë“, shkroi ai në llogarinë e tij në Truth Social.
    “Një nder i madh për Amerikën!!!! Le të shohim se cilat do të jenë rezultatet???“, shton më tej ai, ku duket entuziast.
    Ndërkohë, Agjencia Ukrinform raporton se Volodymyr Zelensky do të takohet me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg në Uashington përpara bisedimeve të tij me Trump.

    Top Channel

  • SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

    SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

    Në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës dhe Suedisë thuhet se “jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe ngacmuar njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë”
    Më tej thuhet se “Këto shërbime po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me organizatat kriminale ndërkombëtare për të synuar gazetarët, disidentët, qytetarët hebrenj dhe zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kjo është e papranueshme”.
    Ky mesazh është publikuar edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë: “Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin.”

  • A e dini që Amerika u zbulua 7 herë! Kolombo nuk ishte i pari…

    A e dini që Amerika u zbulua 7 herë! Kolombo nuk ishte i pari…

    Nga Nicholas R. Longrich

    Kur Kristofor Kolombo zbarkoi në vitin 1492, Amerika ishte në fakt e banuar nga njerëzit prej dhjetëra mijëra vjetësh. Pra ai nuk ishte njeriu i parë që e zbuloi këtë kontinent. Mendohet se njerëzit e kanë zbuluar Amerikën të paktën në 7 kohë të ndryshme. Eksploruesit erdhën nga deti dhe toka, duke sjellë me vete gjene, gjuhë dhe teknologji të reja. Disa qëndruan, eksploruan dhe ndërtuan perandori. Të tjerët u kthyen në shtëpi dhe lanë disa shenja si për të treguar se dikur kishin qenë atje. Nga e fundit tek e para, ja cila është historia se si e zbuluam Amerikën:

    7. Kristofor Kolombo: Vitit 1492 Pas Krishtit

    Në vitin 1492, evropianët mund të shkonin në Azi nëpërmjet Rrugës së Mëndafshi, ose duke lundruar në Rrugën e Kepit përreth cepit jugor të Afrikës. Lundrimi në perëndim mendohej të ishte i pamundur. Grekët e lashtë e kishin llogaritur me saktësi se perimetri i Tokës ishte 40.000 km, gjë që e vendoste Azinë shumë larg në Perëndim.

    Por Kolombo gaboi në llogaritjet e tij. Perimetri i doli vetëm 30.000 km. Ky gabim, dhe disa supozime të tjera, e nxitën Kolombin të mendonte se distanca nga Evropa në Japoni ishte vetëm 4500 km. Ndërkohë distanca aktuale është gati 20.000 kilometra. Ndaj anijet e Kolombit u nisën pa furnizime të mjaftueshme për të arritur në Azi.

    Për fatin e tij ai ndeshin rrugës Amerikën. Por duke menduar se kishte zbuluar Inditë Lindore, ai i quajti njerëzit e saj “Indios”, ose Indianë. Ai vdiq pa e kuptuar gabimin e tij. Ishte lundërtari Amerigo Vespuçi ai që e kuptoi se Kolombi kishte zbuluar një tokë të panjohur. Ndaj në vitin 1507 ky kontinent mori emrin e tij.

    6. Polinezianët: Viti 1200 Pas Krishtit

    Rreth vitit 2500 Para Krishtit, një popull lundërtarësh u nis nga Tajvani për të zbuluar toka të reja. Këta njerëz lundruan në jug përmes Filipineve, në lindje përmes Melanezisë, më pas në Paqësorin e Jugut. Polinezianët ishin mjeshtra në lundrim, duke ditur të lexonin mirë erën, valët dhe yjet për të udhëtuat mijëra kilometra në oqean të hapur.

    Duke përdorur kanoe të mëdha, polinezianët nisën të vendosen në ishujt Samoa, Fixhi, Tongan dhe Kuk. Disa prej tyre shkuan në jug, në Zelandën e Re, duke u bërë Maori. Të tjerë shkuan në lindje në Tahiti, Hauai, Ishullin e Pashkëve dhe Markeze. Nga këtu, ata shkuan më në fund në Amerikën e Jugut.

    Por më vonë, pasi e kishin eksploruar pjesën më të madhe të Paqësorit, hoqën dorë nga eksplorimi dhe harruan plotësisht Amerikën e Jugut. Por mbetën gjithsesi dëshmitë e atij udhëtimi të jashtëzakonshëm. Amerikanët e Jugut morën pulat nga polinezianët, ndërsa polinezianët mund të kenë marrë patatet e ëmbla të Amerikës së Jugut. Por ata ndanë më shumë sesa ushqimin. Polinezianët lindorë kanë ADN-në e amerikanëve vendas, pasi u martuan dhe patën fëmijë me ta.

    5. Norvegjezët: Viti 1021 Pas Krishtit

    Sipas sagave të Vikingëve, rreth vitit 980 Pas Krishtit, Eriku i Kuq, një viking i egër dhe një tregtar shumë dinak, e quajti një shkretëtirë të madhe prej akulli “Grenlandë” për t’i joshur njerëzit të zhvendoseshin të banonin atje. Më pas, në vitin 986, një anije e vogël e nisur nga Grenlanda zbuloi brigjet e Kanadasë .

    Rreth vitit 1021, djali i Erik, Leif, krijoi një vendbanim në Njufaundlend. Vikingët u përballën në fillim me klimën e ashpër atje, përpara se lufta me amerikanët vendas t’i detyronte ata të ktheheshin në Grenlandë. Këto histori u hodhën poshtë për një kohë të gjatë si mite. Kjo deri në vitin 1960, kur arkeologët gjetën mbetjet e vendbanimeve vikinge në Njufaundlend.

    4. Inuit: Viti 900 Pas Krishtit

    Populli Inuit udhëtoi nga Siberia në Alaska përmes varkave prej lëkure. Duke u marrë me gjuetinë e balenave dhe fokave, dhe duke jetuar në kasolle dhe Igloo (shtëpi prej akulli), ata ishin përshtatur mirë me Oqeanin e ftohtë Arktik, dhe në një moment i kaluan brigjet e tij deri në Grenlandë. Çuditërisht, ADN-ja e tyre është më afër me atë të banorët vendas të Alaskës. Kjo nënkupton se paraardhësit e tyre kolonizuan Azinë nga Alaska, dhe më pas u kthyen për të zbuluar sërish Amerikën.

    3. Eskimo-Aleut: Vitet 2000-2500 Para Krishtit

    Inuitët e kanë origjinën nga një migrim i mëparshëm: ai i folësve të gjuhëve Eskimo-Aleut. Këto janë të dallueshme nga gjuhët e tjera vendase amerikane, dhe madje mund të jenë të lidhura me gjuhët urale si finlandishtja dhe hungarishtja. Provat e ADN-së tregojnë se ajo e Eskimo-Aleut ishte një migrim i veçantë. Ata kaluan nëpër Detin Bering nga Rusia e sotme në Alaskë, ndoshta 4000-4500 vjet më parë, pjesërisht duke u zhvendosur dhe përzier me emigrantët e mëparshëm: popullin Na-Dene.

    2. Na-Dene: Vitet 3000-8000 Para Krishtit

    Një grup tjetër, Na-Dene, kaloi përmes Detit Bering për në Alaskë rreth 5000 vjet më parë. Edhe pse studime të tjera sugjerojnë se ata u vendosën në Amerikë deri në 10.000 vjet më parë. ADN-ja nga kockat e tyre nuk i lidh ata me njerëzit modernë të grupit Eskimo-Aleut, por me amerikanët vendas që flasin familjen e gjuhëve Na-Dene, si populli Navajo, Dene, Tlingit dhe Apash. Gjuhët Na-Dene, janë më të afërta me gjuhët e folura në Siberi, duke sugjeruar sërish se ato përfaqësojnë një migrim të veçantë.

    1. Amerikanët e parë: 16.000-35.000 vjet më parë

    Thuajse të gjitha fiset vendase amerikane, Siuks, Komançe, Irokuis, Çeroki, Aztekët, Maat, Keçuat, Janomanit dhe dhjetëra të tjerë, flasin gjuhë të ngjashme. Dher kjo sugjeron se gjuhët e tyre evoluan nga një gjuhë e përbashkët paraardhëse, e folur nga një fis i vetëm që erdhi në Amerikë shumë kohë më parë. Diversiteti i ulët gjenetik i pasardhësve të tyre, sugjeron që ky fis themeltar ishte i vogël, ndoshta më pak se 80 njerëz .

    Por si arriti në Amerikë? Para se të përfundonte epoka e fundit akullnajore 11.700 vjet më parë, sasi të mëdha uji u bllokuan në akullnaja dhe niveli i detit ra. Fundi i detit Bering u tha, duke krijuar Urën Tokësore të Beringut. Pra njerëzit e parë të Amerikës shkuan në këmbë nga Rusia në Alaskë.

    Por koha e migrimit të tyre është ende e diskutueshme. Arkeologët mendonin dikur se populli Klovis, që ka jetuar 13.000 vjet më parë, ishte kolonia e parë të Amerikës. Por tani provat e reja sugjerojnë se njerëzit mbërritën në Amerikë shumë më herët. Kështu disa gjurmë këmbësh të gjetura në Nju Meksiko datojnë 23.000 vjet më parë. Veglat prej guri në një shpellë meksikane mund të datojnë 32.000 vjet më parë. Dhe një mamuth i therur i gjetur i fosilizuar në Kolorado daton midis 31.000-38.000 vjet më parë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “NGJARJA ËSHTË FILMUAR”, MEDIA AMERIKANE JEP DETAJE PËR VDEKJEN E AKTORIT SHQIPTAR

  • “Do të nisesha me gjithë dëshirë por…”/ Kur Ahmet Zogu refuzonte ftesën e Ruzveltit për të vizituar Amerikën, gazetari publikon letrën e rrallë

    Gazetari i njohur Ilir Ikonomi ka rikthyer në vëmendjen e publikut shqiptar ftesën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Ruzvelt i kishte dërguar Mbretit Zog për të vizituar Amerikën. Por nga ana e tij, Mbreti Zog e kishte refuzoi me mirësjellje këtë ftesë.

    Statusi i plotë:

    NJË FTESË PËR TË VIZITUAR AMERIKËN

    Në vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, i dërgoi Mbretit Zog një ftesë për të vizituar Amerikën. Zogu refuzoi me mirësjellje, siç lexohet edhe në këtë letër që i ktheu presidentit amerikan:

    “Adhurimi që ushqej për vendin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos për Shkëlqesinë Tuaj, do të më bënte të nisesha me gjithë dëshirë për në Amerikë, por punët e shtetit kërkojnë në këtë moment praninë time në vendin tim. Me kënaqësi të madhe do të nxitoja të përfitoj nga ftesa mjaft bujare e Shkëlqesisë Suaj në rastin e parë që do të më paraqitej.”

    Një udhëtim vajtje-ardhje në Amerikë zgjaste rreth një muaj, pa llogaritur kohën e qëndrimit. Me gjasë, Mbreti Zog druhej se një mungesë e tij e gjatë në Shqipëri mund ta shtynte Musolinin ta rrëzonte nga pushteti. Italia fashiste kishte dhënë prova se ishte gati t’i bënte puçin. Gjithashtu, mbreti nuk e dinte se si do të pritej nga shqiptarët e Amerikës.

    Në vitin 1938, Zogu dërgoi tri nga motrat e tij për të vizituar Amerikën. Më 4 mars ato u pritën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. “Princeshat pinë çaj me zonjën Ruzvelt dhe në dhomë hyri Presidenti për t’i takuar në shenjë respekti,” shkruan gazeta Ëashington Times.

    Në Boston të shtetit Masaçusets, ku shqiptarët formonin koloninë më të madhe, motrat e mbretit u pritën me një entusiazëm që i befasoi gazetarët. Vizita shënoi pajtimin përfundimtar të Mbretit Zog me Fan Nolin, të cilët më shumë se një dekadë më parë e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje.

    Sa ishte në pushtet, Mbreti Zog nuk mundi ta vizitojë Amerikën, edhe pse ftesa e Presidentit Ruzvelt mbeti në fuqi.

  • Amerika u zbulua 7 herë

    Amerika u zbulua 7 herë

    Nga Nicholas R. Longrich

    Kur Kristofor Kolombi zbarkoi në vitin 1492, Amerika ishte në fakt e banuar nga njerëzit prej dhjetëra mijëra vjetësh. Pra ai nuk ishte njeriu i parë që e zbuloi këtë kontinent. Mendohet se njerëzit e kanë zbuluar Amerikën të paktën në 7 kohë të ndryshme. Eksploruesit erdhën nga deti dhe toka, duke sjellë me vete gjene, gjuhë dhe teknologji të reja. Disa qëndruan, eksploruan dhe ndërtuan perandori. Të tjerët u kthyen në shtëpi dhe lanë disa shenja si për të treguar se dikur kishin qenë atje. Nga e fundit tek e para, ja cila është historia se si e zbuluam Amerikën:

    7. Kristofor Kolombi: Vitit 1492 Pas Krishtit

    Në vitin 1492, evropianët mund të shkonin në Azi nëpërmjet Rrugës së Mëndafshi, ose duke lundruar në Rrugën e Kepit përreth cepit jugor të Afrikës. Lundrimi në perëndim mendohej të ishte i pamundur. Grekët e lashtë e kishin llogaritur me saktësi se perimetri i Tokës ishte 40.000 km, gjë që e vendoste Azinë shumë larg në Perëndim.

    Por Kolombi gaboi në llogaritjet e tij. Perimetri i doli vetëm 30.000 km. Ky gabim, dhe disa supozime të tjera, e nxitën Kolombin të mendonte se distanca nga Evropa në Japoni ishte vetëm 4500 km. Ndërkohë distanca aktuale është gati 20.000 kilometra. Ndaj anijet e Kolombit u nisën pa furnizime të mjaftueshme për të arritur në Azi.

    Për fatin e tij ai ndeshin rrugës Amerikën. Por duke menduar se kishte zbuluar Inditë Lindore, ai i quajti njerëzit e saj “Indios”, ose Indianë. Ai vdiq pa e kuptuar gabimin e tij. Ishte lundërtari Amerigo Vespuçi ai që e kuptoi se Kolombi kishte zbuluar një tokë të panjohur. Ndaj në vitin 1507 ky kontinent mori emrin e tij.

    6. Polinezianët: Viti 1200 Pas Krishtit

    Rreth vitit 2500 Para Krishtit, një popull lundërtarësh u nis nga Tajvani për të zbuluar toka të reja. Këta njerëz lundruan në jug përmes Filipineve, në lindje përmes Melanezisë, më pas në Paqësorin e Jugut. Polinezianët ishin mjeshtra në lundrim, duke ditur të lexonin mirë erën, valët dhe yjet për të udhëtuat mijëra kilometra në oqean të hapur.

    Duke përdorur kanoe të mëdha, polinezianët nisën të vendosen në ishujt Samoa, Fixhi, Tongan dhe Kuk. Disa prej tyre shkuan në jug, në Zelandën e Re, duke u bërë Maori. Të tjerë shkuan në lindje në Tahiti, Hauai, Ishullin e Pashkëve dhe Markeze. Nga këtu, ata shkuan më në fund në Amerikën e Jugut.

    Por më vonë, pasi e kishin eksploruar pjesën më të madhe të Paqësorit, hoqën dorë nga eksplorimi dhe harruan plotësisht Amerikën e Jugut. Por mbetën gjithsesi dëshmitë e atij udhëtimi të jashtëzakonshëm. Amerikanët e Jugut morën pulat nga polinezianët, ndërsa polinezianët mund të kenë marrë patatet e ëmbla të Amerikës së Jugut. Por ata ndanë më shumë sesa ushqimin. Polinezianët lindorë kanë ADN-në e amerikanëve vendas, pasi u martuan dhe patën fëmijë me ta.

    5. Norvegjezët: Viti 1021 Pas Krishtit

    Sipas sagave të Vikingëve, rreth vitit 980 Pas Krishtit, Eriku i Kuq, një viking i egër dhe një tregtar shumë dinak, e quajti një shkretëtirë të madhe prej akulli “Grenlandë” për t’i joshur njerëzit të zhvendoseshin të banonin atje. Më pas, në vitin 986, një anije e vogël e nisur nga Grenlanda zbuloi brigjet e Kanadasë .

    Rreth vitit 1021, djali i Erik, Leif, krijoi një vendbanim në Njufaundlend. Vikingët u përballën në fillim me klimën e ashpër atje, përpara se lufta me amerikanët vendas t’i detyronte ata të ktheheshin në Grenlandë. Këto histori u hodhën poshtë për një kohë të gjatë si mite. Kjo deri në vitin 1960, kur arkeologët gjetën mbetjet e vendbanimeve vikinge në Njufaundlend.

    4. Inuit: Viti 900 Pas Krishtit

    Populli Inuit udhëtoi nga Siberia në Alaska përmes varkave prej lëkure. Duke u marrë me gjuetinë e balenave dhe fokave, dhe duke jetuar në kasolle dhe Igloo (shtëpi prej akulli), ata ishin përshtatur mirë me Oqeanin e ftohtë Arktik, dhe në një moment i kaluan brigjet e tij deri në Grenlandë. Çuditërisht, ADN-ja e tyre është më afër me atë të banorët vendas të Alaskës. Kjo nënkupton se paraardhësit e tyre kolonizuan Azinë nga Alaska, dhe më pas u kthyen për të zbuluar sërish Amerikën.

    3. Eskimo-Aleut: Vitet 2000-2500 Para Krishtit

    Inuitët e kanë origjinën nga një migrim i mëparshëm: ai i folësve të gjuhëve Eskimo-Aleut. Këto janë të dallueshme nga gjuhët e tjera vendase amerikane, dhe madje mund të jenë të lidhura me gjuhët urale si finlandishtja dhe hungarishtja. Provat e ADN-së tregojnë se ajo e Eskimo-Aleut ishte një migrim i veçantë. Ata kaluan nëpër Detin Bering nga Rusia e sotme në Alaskë, ndoshta 4000-4500 vjet më parë, pjesërisht duke u zhvendosur dhe përzier me emigrantët e mëparshëm: popullin Na-Dene.

    2. Na-Dene: Vitet 3000-8000 Para Krishtit

    Një grup tjetër, Na-Dene, kaloi përmes Detit Bering për në Alaskë rreth 5000 vjet më parë. Edhe pse studime të tjera sugjerojnë se ata u vendosën në Amerikë deri në 10.000 vjet më parë. ADN-ja nga kockat e tyre nuk i lidh ata me njerëzit modernë të grupit Eskimo-Aleut, por me amerikanët vendas që flasin familjen e gjuhëve Na-Dene, si populli Navajo, Dene, Tlingit dhe Apash. Gjuhët Na-Dene, janë më të afërta me gjuhët e folura në Siberi, duke sugjeruar sërish se ato përfaqësojnë një migrim të veçantë.

    1. Amerikanët e parë: 16.000-35.000 vjet më parë

    Tuajse të gjitha fiset vendase amerikane, Siuks, Komançe, Irokuis, Çeroki, Aztekët, Maat, Keçuat, Janomanit dhe dhjetëra të tjerë, flasin gjuhë të ngjashme. Dher kjo sugjeron se gjuhët e tyre evoluan nga një gjuhë e përbashkët paraardhëse, e folur nga një fis i vetëm që erdhi në Amerikë shumë kohë më parë. Diversiteti i ulët gjenetik i pasardhësve të tyre, sugjeron që ky fis themeltar ishte i vogël, ndoshta më pak se 80 njerëz .

    Por si arriti në Amerikë? Para se të përfundonte epoka e fundit akullnajore 11.700 vjet më parë, sasi të mëdha uji u bllokuan në akullnaja dhe niveli i detit ra. Fundi i detit Bering u tha, duke krijuar Urën Tokësore të Beringut. Pra njerëzit e parë të Amerikës shkuan në këmbë nga Rusia në Alaskë.

    Por koha e migrimit të tyre është ende e diskutueshme. Arkeologët mendonin dikur se populli Klovis, që ka jetuar 13.000 vjet më parë, ishte kolonia e parë të Amerikës. Por tani provat e reja sugjerojnë se njerëzit mbërritën në Amerikë shumë më herët. Kështu disa gjurmë këmbësh të gjetura në Nju Meksiko datojnë 23.000 vjet më parë. Veglat prej guri në një shpellë meksikane mund të datojnë 32.000 vjet më parë. Dhe një mamuth i therur i gjetur i fosilizuar në Kolorado daton midis 31.000-38.000 vjet më parë. / “The Conversation” – Bota.al