Tag: amerikë

  • Atentati në Rinas, pas Koçiut spiropalizohet edhe Bido: Krime ndodhin kudo, vrasje ka edhe në Amerikë

    Atentati në Rinas, pas Koçiut spiropalizohet edhe Bido: Krime ndodhin kudo, vrasje ka edhe në Amerikë

    Pas ministres Koçiu ka nisur me radhë spiropalizimi i anltarëve të organizatës së rilindjes.

     

    Ardit Bido është në garë me rilindasit kush e kush të bëhet më qesharak se tjetri duke relativizuar ngjarje të rënda kriminale dhe duke i paralelizuar ato me ngjarje që ndodhin kudo në botë si Amerikë etj.

     

    I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti socialist Ardit Bido tha se, pavarësisht ngjarjes së rëndë, kjo nuk e bën Shqipërinë një vend të pasigurt dhe se të tilla ngjarje tani në 2025 kanë ndodhur edhe në Amerikë.

     

    Sipas tij, për sa kohë ekziston krimi i organizuar, do të ketë edhe ngjarje kriminale.

     

    Pjesë nga biseda:

     

    Borakaj: Është Shqipëria një vend i sigurt?

     

    Bido: Patjetër që është një vend i sigurt. Duke ardhur nga një ngjarje e rëndë te kjo pyetje, duket sikur s’kemi emocione. Patjetër që është një ngjarje që duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një vrasje në një pikë kyçe, të një personazhi të njohur të botës së krimit. Duhet hetuar dhe duhet të dalin para drejtësisë individët. Por nuk duhet ta vendosim direkt pyetjen përballë. Vrasje të tilla mafioze ndodhin në çdo vend të botës. Edhe në Amerikë kanë ndodhur vrasje mafioze. Sa ekziston krimi i organizuar, do të ketë vrasje të tilla.

  • “Unë votoj edhe në Amerikë”/ Robert Berisha flet pas votimit në Prishtinë

    “Unë votoj edhe në Amerikë”/ Robert Berisha flet pas votimit në Prishtinë

    Këngëtari Robert Berisha, ishte ndër qytetarët që sot kanë marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen në 18 komuna. Ai u paraqit në vendvotim i shoqëruar nga vajza e tij, Rene, duke vënë theksin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare. Pas votimit, Berisha dha një prononcim për RTV Dukagjini, ku tha se shpreson që ky të jetë procesi i fundit zgjedhor për këtë cikël.
    “Po, është hera e dytë që po vij me votu. Shpresoj që s’bohet e treta, s’na vjen puna më,” u shpreh ai me humor, duke shtuar se procesi shkoi shpejt dhe pa vonesa.
    Roberti theksoi se votimi nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një kulturë qytetare që duhet të përcillet brez pas brezi.
    “Kulturë është me votu. Unë votoj edhe në Amerikë, edhe këtu. Atje të qortojnë nëse nuk voton. Edhe në sistem ju del gjithçka kur të shkon me nxjerr një pasaportë, shohin nëse ke votuar apo jo,” tha ai, duke bërë thirrje që edhe të tjerët të mos qëndrojnë pasivë.
    Në vazhdim të deklaratës së tij, këngëtari preku edhe disa nga çështjet me të cilat përballet kryeqyteti, duke veçuar trafikun si një nga problemet më të mëdha të Prishtinës. Megjithatë, ai u shpreh optimist për zhvillimet e ardhshme.
    “Besoj që do të ketë përmirësime. Vetëm duhet durim dhe punë,” theksoi Berisha.

  • Karrierat kr’iminale të 10 bosëve që shënuan historinë e mafias në Itali dhe Amerikë

    Kanë qenë të shumtë bosët që, ashtu si Salvatore Riina, kanë krijuar kupola mafioze, por pak kanë arritur të godasin në zemër institucionet, siç bëri ai. Revista italiane “Focus” sjell një listë të bosëve që shkruan historinë e përgjakur të mafias, nga Italia në Amerikë.

    SALVATORE RIINA: MË MIZORI

    Mbi bosin e Palermos rëndojnë shumë vrasje, përveç atyre të Prefektit Carlo Alberto Dalla Chiesa (1982) dhe sulmeve të Capacit (maj 1992) dhe Rrugës Amelio (korrik 1992): ku u vranë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. I arrestuar në vitin 1993, Totò, i thirrur “‘u curtu” për shkak të gjatësisë vetëm 158 cm, u dënua me shumë dënime të përjetshme. Ai vdiq në burg. Metodat që ai përdori për të sjellë klanin e tij në krye të Cosa Nostra-s, ishin të njëjtat me ato të përdorura nga “baballarët e tij shpirtërorë”, shumë prej të cilëve kishin vdekur pa bërë asnjë ditë burg.

    VITO CASCIO FERRO: BOSI I PARË

    “Fateci vagnari ‘u pizzu” – “na lagni sqepin”: ishte kjo mënyra me të cilën mafiozët u kërkonin para tregtarëve në fillim të shekullit që kaloi. Ishte Vito Cascio Ferro (1862-1943), një prej të parëve bosë të mëdhenj siçilianë, që e bëri zhvatjen një biznes i cili më pas u eksportua në Amerikë. I lindur në Palermo, në pak vitet që kaloi në Nju Jork konsolidoi marrëdhëniet me kriminalitetin e përtej oqeanit dhe u njollos me makabrin “krimin e fuçisë” (ku futi, të bërë copë-copë, një mashtrues i cili donte të bënte biznes në territorin e tij). Ia hodhi paq plot 69 herë, por të shtatëdhjetën arrestimi ishte fatal: në vitin 1930 prefekti i hekurt Cesare Mori e dënoi me burgim të përjetshëm. Cascio Ferro vdiq i harruar në burg në Pozzuoli, pa ushqim dhe pa ujë, gjatë evakuimit të 1943.
    LUCKY LUCIANO: MË NDIKUESI
    Në moshën 19 vjeç, Salvatore Lucania (1897-1962) e ndryshoi emrin e tij në Charlie Luciano. “Lucky” erdhi pasi i mbijetoi në Nju Jork rrëmbimit prej mafias, që i la një shenjë në fytyrë dhe pseudonimin. Me origjinë nga Lercara Friddi (Padova), pasi eleminoi rivalin Joe Masseria u bë shefi i familjes Genovese (dhe revista Time e vuri në listën e 20 burrave më me ndikim të shekullit të 20-të). Në vitin 1936 u arrestua në Shtetet e Bashkuara dhe u dënua me 50 vjet burg. Ai doli nga burgu 10 vjet më vonë: sipas disa historianëve e fitoi lirinë dhe një të drejtë largimi për Itali, duke punuar me amerikanët për të favorizuar zbarkimin e aleatëve në Siçili në vitin 1943.

    AL CAPONE: NJERIU SIMBOL
    Më shumë se një bos i mafias, ai ishte një gangster dhe përfundoi duke u bërë simbol i krimit italo-amerikan. Biri i emigrantëve nga Campania, Alphonse Gabriel Capone (1899-1947), me emrin Al, lindi në Bruklin. Që i ri në moshë mori një shenjë plage me thikë në faqe (ndaj edhe nofka Njeriu me Shenjë), për mbrojtjen e nderit të motrës së tij. Pasi u transferua në Çikago u shpall “Armiku publik nr. 1”, por për ta arrestuar atë u deshën 9 agjentë të pakorruptueshëm (Të paprekshmit, të rrëfyer në filmin e 1987 nga Brian De Palma). Ai u dënua në vitin 1931 me 11 vjet burg, por për evazion fiskal.

    CARLO GAMBINO: DHELPRA

    Ishte një nga emigrantët e shumë, Carlo Gambino (1902-1976), kur në moshën 19 vjeç erdhi në Nju Jork nga Siçilia. Por në gjysmë shekulli të aktivitetit kriminal, ai themeloi, në fund të viteve 1950, një nga familjet më të fuqishme në Nju Jork: Gambinot. Pa u ekspozuar shumë, i lidhur me vlerat më tradicionale të mafias, ai e bëri dinakërinë armën e tij (por nuk tërhiqej shumë, kur bëhej fjalë për të vrarë kundërshtarët). Me stilin e tij “të vjetër”, ai u bë një nga modelet e personazhit të Vito Corleones në filmin The Godfather (Francis Ford Coppola, 1972). Ai vdiq nga një atak në zemër duke parë një lojë bejsbolli në TV.
    JOHN GOTTI: BIZNESMENI
    Jo të gjithë mund të kenë të gjithën për vete një kopertinë të revistës Time, si ajo e Andy Uarhol projektuar në vitin 1986 për John Gottin (1940-2002), bosi i familjes Gambino të Nju Jorkut, i cili u gjykua për vrasjen e paraardhësit të tij Paul Castellano. Nën pamjen e njeriut të botës, Gotti ishte një vrasës i pamëshirshëm dhe një narkotrafikant i madh. I quajtur “doni i teflonit”, për shkak të aftësisë për t’u rrëshqitur akuzave, doli i pastër nga çdo gjyq deri kur, në vitin 1992, krahu i tij i djathtë e tradhëtoi.
    GAETANO BADALAMENTI: PIZZA CONNECTION
    Pica dhe mafia: nga kjo pikëpamje Gaetano Badalamenti (1923-2004) ishte një italian tipik. Kreu i mafias së Cinisit (Palermo), don Tani ishte një prej eksponentëve më të fuqishëm të Cosa Nostras, i dënuar në 1987 në SHBA me 45 vite burg, për të ashtuquajturën “pizza connection” (nga emri i hetimit). Nga 1975 deri në 1984 Badalamenti menaxhoi një trafik ndërkombëtar heroine dhe kokaine, mes Palermos dhe SHBA. Shpërndarja ndodhte në pjesën e pasme të disa picerive italiane në Amerikë, ku droga vinte e fshehur mes produkteve tipike italiane. Me emrin e tij është e lidhur edhe vdekja e Pepino Impastatos (1978), aktivist antimafia që nga mikrofonët e radios Aut përqeshte veprimtarinë e “Tano sedutos”. Për këtë vrasje Badalamenti u dënua me burgim të përjetshëm në 2002.
    JOE BONANNO: MË I RIU
    Një gazetar i hutuar, në një gazetë amerikane lokale, e shndërroi emrin e tij në Joe Bananas: ai pseudonim i mbeti, por Joe Bonanno (1905-2002) u bë themeluesi i një familje mafioze të Nju Jorkut. Me origjinë nga Castellammare del Golfo (Trapani), në vitin 1931, në moshën 26 vjeçare, ai u bë shefi më i ri i mafias së Amerikës. Ai kishte një prirje për biznes (të paligjshëm, por jo vetëm), dhe ndër aktivitetet e tij kishte funeralet. Dhe jo rastësisht: ai përdorte metodën e “arkëmortit të dyfishtë” për të fshehur viktimat e vrasësve të tij nën ato të “pronarëve” legjitimë. Në vitin 1983 ai shkroi nën një pseudonim, një libër autobiografik, por … i bindur se fotografia në kapakun e tij e paraqiste atë si një gangster pesëlekësh, denoncoi botuesin e tij.
    JOE VALACHI: I PENDUARI
    Joseph Valachi (1903-1971) ishte i penduari i parë i madh, ai që foli publikisht për ekzistencën e mafies dhe e përcaktoi atë me termin “Cosa Nostra”. I lindur në Rumani, ai jetonte në Nju Jork në kontakt të drejtpërdrejtë me fuqinë e Cosa Nostra-s (ai ishte shoferi i Gaetano Reinas, klan i fuqishëm i Joe Masserias) dhe mori pjesë në Luftën e Mafias të nxitur nga Joe Masseria, Vito Genovese dhe Lucky Luciano kundër rivalëve napolitanë. Rrëfimet e tij ndihmuan në rindërtimin e organigramës së organizatës mafioze dhe në kuptimin më të mirë të rregullave që qeverisin mafien. Ai vdiq nga një atak në zemër pas një përpjekje për vetëvrasje (1971): historia e tij frymëzoi personazhin e Frankie Pentangeli në The Godfather II (Francis Ford Coppola, 1974).
    JOE MASSERIA: THE BOSS
    Në Amerikë e quanin Joe Masseria (1886-1931), ose Joe the boss, por emri i tij i vërtetë ishte Giuseppe Masseria. Me origjinë nga Castellammare del Golfo, në krahinën e Trapanit, në moshën 43 vjeç, ai fitoi një emër të denjë, diçka si “njeriu që mund të shmangte plumbat”, për shkak të një prite nga e cila doli mrekullisht i paprekur dhe me dy vrima plumbi në kapelën e kashtës. Që nga viti 1920 ai komandoi bandën Morello, një nga klanet më të fuqishme në Nju Jork. Vrasjen e tij në vitin 1931 e urdhëroi bosi Lucky Luciano gjatë konfliktit të udhëheqjes italo-amerikane, që u luftua në Nju Jork mes Maranzanove dhe Masseriave./Vox News

  • Fahri Balliu: Berisha, një visar i rrallë që duhet mbrojtur. Rama ikën me një fishkëllimë, do e rrëzojmë me Trump-in

    Fahri Balliu: Berisha, një visar i rrallë që duhet mbrojtur. Rama ikën me një fishkëllimë, do e rrëzojmë me Trump-in

    Fahri Balliu e konsideroi “një procedurë normale për një personalitet të madh” rikandidimin e Sali Berishës për kryetar të PD-së në 2026-ën.
    Sipas Balliut, Rama ndodhet në një paranojë ekzistenciale, e cila sa vjen dhe rritet për shkak të korrupsionit dhe aferave.
    Ai vuri në dukje se mbështetja e Ramës ka qenë gjithmonë deep state i Sorosit, i cili tanimë po goditet nga Trump në Amerikë.
    “Unë e shoh një procedurë normale për një personalitet të madh historik të lëvizjes demokratike dhe gjithë zhvillimeve politike të Shqipërisë, të cilët nuk ikin nga skena me deklaratat e gjendjes civile, por ikin me deklaratat kombëtare, të votimit, votimi është baza.
    Ne i kemi ata njerëz si visare të rralla dhe ata duhen mbrojtur si jo vetëm si një kujtesë, por si një nevojë emergjente për zgjedhje të pjekura dhe të nevojshme për gjendjet tepër të rënda që janë në Shqipëri.
    Berisha është edhe më i nevojshëm se ç’ka qenë, përpos që me dhjetëra kryetar shtetesh dhe udhëheqës të politikës në botë janë mbi moshën e tij. Njeri (Rama) ka gjithë jetën duke vjedhur tjetri (Berisha) ka gjithë jetën duke punuar. Janë dy gjithë jeta të ndryshme. Qytetarët s’e kanë votuar këtë, qytetarët janë te vjedhur në votë.
    Themeli i kësaj çështje është kapja e shtetit dhe Administratës dhe DASH nga Sorosi, që bëri që Departamenti i Shtetit i kohës ta mbajë me beton pjellën e vet, kukullën e vet të Sorosit që është Rama.
    Beteja e opozitës s’ka qenë me Ramën, se Rama ikën me një të fërshëllyer, por ka qenë me DASH dhe ambasadorët që luanin biznes edhe për veten e vet, edhe për Ramën. Sorosi i shpallur kartel krimi në Amerikë, vepron në Europë.
    Ky është shteti i Sorosit që ka kukull Ramën. Prokurorët janë shpikur për t’i shërbyer këtij pushteti, kësaj platforme. Ky është mbështetja ku po mbahet Rama. Goditjet që po jep Trump në Amerikë do ta përzënë këtë dhe gjithë të tjerët.
    Kemi të bëjmë me gjithë këtë deep state të rrezikshëm të Sorosit, dhe kjo është baza e tij, po të bjerë kjo, bie gjithçka. Kjo ka rënë në Amerikë.
    Ai s’është se s’e kishte të kapur Gjykatën Kushtetuese. Por çdo orë që kalon i rritet paranoja, dhe ka frikë për ngjarjet që do vijnë. Proceset që po ndodhin të zbulimit të korrupsionit dhe aferave… Ky njeri ndodhet përballë një paranoje ekzistenciale”, tha Balliu për MCN.

  • Historiku i Panaireve të Librit Shqip në Amerikë

    Historiku i Panaireve të Librit Shqip në Amerikë

    Nga Adnan Mehmeti

    Tetori është muaji i librit dhe i leximit dhe si i tillë bashkon shpirtin krijues të autorëve me lexuesin e çdo moshe. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka tashmë 24-vjet që artikulon dhe realizon një mision të qartë në veprimtaritë e pandërprera në shërbim të kulturës dhe letërsisë shqipe. Gjatë këtyre viteve, mbi 200-anëtarë kanë kontribuar me vepra, botime dhe pjesëmarrje aktive në jetën kulturore të komunitetit shqiptar, duke e kthyer Shoqatën në një vatër bashkimi, ku krijuesit ndajnë përvojat, frymëzimin dhe dashurinë ndaj fjalës. Çdo arritje e jona shpejton rrjedhën e vendimeve dhe veprimeve që ndërmerr kjo iniciativë, jo vetëm për zgjerimin e radhëve me talente të reja, por mbi të gjitha mbështetjen dhe inkurajimin e krijuesve të rinj drejt krijimit të urave kulturore të bashkëpunimit për të forcuar lidhjen mes krijuesve shqiptarë në Amerikë dhe trojeve të tyre.

    Panairet e librit shqip: Një tribunë për krijuesit shqiptaro-amerikanë

    Këto panaire janë krijuar posaçërisht për shkrimtarët, poetët, përkthyesit dhe krijuesit shqiptarë në SHBA. Ato ofrojnë mundësinë që autorët të mbajnë gjallë gjuhën shqipe, të shprehin historitë e tyre dhe të ruajnë trashëgiminë kulturore përmes shkrimit e botimit. Çdo libër i ekspozuar pasqyron historinë e emigrimit, kujtimet nga vendlindja dhe përpjekjen për të ruajtur identitetin shqiptar jashtë trojeve të atdheut.

    Që prej panairit të parë, qëllimi ka qenë i qartë: të krijohet një hapësirë e përbashkët për autorët shqiptarë në Amerikë, duke u dhënë vlerësimin që meritojnë. Panairi është një pikëtakim që lidh krijuesin me lexuesin, bashkëatdhetarët me artin dhe fjalën me komunitetin, duke dëshmuar se kultura shqiptare jeton përtej kufijve dhe fjala jonë nuk shuhet, por mbetet gjallë. Ai shërben si frymëzim për autorët e rinj dhe lexuesit, si nxitje për ata që ende nuk e kanë botuar librin e parë e si dëshmi se kultura është forca që na bashkon, kudo që jemi.

    Kronologjia e Panaireve të Librit Shqip

    Panairi i Librit Shqip, New York, 2009

    (Edicioni i Parë)

    Ky edicion shënoi realizimin e ëndrrës së zjarrtë mbi fillimin e një tradite të re kulturore për shqiptarët që krijojnë dhe mbajnë gjallë artin e fjalës shqip në diasporë. Panairi i Parë i Librit u organizua më 4 qershor 2009, në Monroe College në Bronx, me ndihmën e Ted Goldstein, Dekan i programit Bachelor dhe bashkëpunimit të Prof. Haxhi Berisha. Aktiviteti u pagëzua si “Festivali i Librit Shqip në Amerikë” nga Prof. Agron Fico dhe ishte i pari i këtij lloji jo vetëm në SHBA, por në mbarë diasporën shqiptare.

    Panairi i librit mblodhi autorë të shumtë dhe ofroi një tribunë të veçantë për promovimin e krijimtarisë shqiptaro-amerikane, duke theksuar rëndësinë e letërsisë shqipe jashtë Atdheut. Presidenti i Shoqatës, Adnan Mehmeti, theksoi se kjo nismë synonte ndërtimin e një baze për një Bibliotekë Kombëtare Shqiptaro-Amerikane dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes shkrimtarëve të diasporës.

    Në mesin e Të Ftuarve të Nderit ishte edhe Dr. Albert Jerasi, Konsull i Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, i cili e konsideroi panairin një ngjarje të veçantë e shpërblyese për përpjekjet e autorëve dhe organizatorëve: “Jam i nderuar që ndodhem këtu për të hapur Panairin e Parë të Librit në Nju Jork. Në çdo tavolinë mund të prekësh e të marrësh në dorë librat tuaj të mrekullueshëm, libra që i bëjnë jehonë fjalës së bukur shqipe dhe që dëshmojnë pasionin, talentin dhe mbajnë gjallë dashurinë për Shqiperinë. Kjo është meritë e të gjithëve ju që keni arritur të mblidhni kaq shumë autorë dhe libra, sa do t’i kishin zili edhe kolegët tuaj në vendlindje.”

    Panairi u shndërrua në një festë të vërtetë arti, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të takonin krijues të tjerë, të shkëmbenin autografë, ndanin përvoja dhe të ekspozonin veprat e tyre. Piktura që krijoi poetja Iliriana Sulkuqi u bë simboli i këtij panairi, duke përdorur metaforën e një peme gjenealogjike që përfaqëson rrënjët, degët dhe frytet e krijuesve shqiptarë në SHBA, si shenjë e erudicionit dhe identitetit kombëtar të diasporës. Takimi u moderua nga poeti Mëhill Velaj, njëherësh bashkëideator i Panairit të Librit.

    Ky edicion vendosi themelet e sigurta të një Kështjellë të kulturës dhe artit shqiptar që do të zgjerohej në vitet e ardhshme, duke e shndërruar Panairin e Librit të Nju Jork-ut në një Qendër Gravitacionale referimi për Letërsinë Shqipe jashtë vendlindjes.

    Panairi i Librit Shqip, New York, 2010

    (Edicioni i Dytë)

    Më 23 maj 2010, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizoi në Qendrën Kulturore CCM, Bronx, Edicionin e Dytë të Panairit “Dita e Librit Shqip”. Ky aktivitet ishte më shumë se një ekspozim librash, ishte një festë e fjalës shqipe në të cilën autorët shqiptaro-amerikanë u takuan, shkëmbyen libra, kujtime dhe ide, duke forcuar e zgjeruar lidhjet krijuese e shpirtërore mes tyre. Pjesëmarrësit kishin ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës: Illinois, Michigan, Missouri, Massachusetts, New Jersey, Pennsylvania dhe Connecticut; dëshmi e gjallë e përhapjes së gjerë të komunitetit letrar shqiptar në diasporë. Në këtë veprimtari morën pjesë edhe Konsullja e Shqipërisë në New York, znj. Admira Jorgji, shkrimtari i njohur Fatos Kongoli, si dhe personalitete të tjera të komunitetit shqiptar. Aktiviteti u moderua nga poetja Kozeta Zylo.

    Ky edicion konsolidoi suksesin e dytë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të Shoqatës së Shkrimtarëve. Ai u veçua për pjesëmarrjen e gjerë të autorëve, për krijimin e hapësirave të dialogut letrar dhe për prezantimin e veprave të reja, përfshirë edhe botime të përkthyera, që forcuan urën ndërkulturore mes Letërsisë Shqiptare dhe Letërsisë Amerikane.

    Një nga momentet më të veçanta ishte pjesëmarrja e shkrimtares amerikane Cara Lefebvre, e cila foli në gjuhën shqipe, duke ndarë përvojën e saj me Shqipërinë: “Vetëm një javë më mjaftoi që të bija në dashuri me Shqipërinë”, – tha ajo, duke emocionuar të pranishmit.

    Ekspozita e Librit Shqip, 2021

    (Fjala që ndriçon udhëtimin)

    Në vitin 2021, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizoi një nga veprimtaritë më të bukura e më domethënëse në historinë e saj: Ekspozitën e Librit Shqip në Amerikë. Pas dy Edicioneve të Panairit (2009 dhe 2010), kjo ekspozitë shënoi një rikthim të fuqishëm të librit shqip në hapësirën publike amerikane, në një format modern dhe gjithëpërfshirës.

    E organizuar në qendrën e qytetit të Stamford-it, në një mjedis artistik, ekspozita u kthye në një dritare të gjuhës dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar dhe publikun amerikan. Meqë ishte e hapur për tri javë rresht, ajo u vizitua nga nxënës, studentë, gazetarë, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve amerikane, duke u shndërruar në një nga Promovimet më të suksesshme të Letrave Shqipe në SHBA.

    Në stendat e ekspozitës u shfaqën botime nga autorë shqiptaro-amerikanë, me poezi, prozë, romane, përkthime, kujtime dhe monografi, dëshmi e një trashëgimie shpirtërore që mban gjallë historinë, mallin dhe shpresën e një populli që ruan fjalën si pasuri të shpirtit. U promovua edhe libri i Prof. Sami Repishti, në anglisht: In the Shadow of Rozafa Castle.

    Ekspozita u moderua me profesionalizëm nga Dr. Yllka Filipi dhe Arjeta Ferlushkaj duke ripohuar misionin e Shkrimtarëve për të ruajtur Identitetin dhe Gjuhën Shqipe, e për ta përhapur atë në një shoqëri që gjithnjë e më shumë vlerëson diversitetin dhe bashkëjetesën kulturore.

    Panairi i Librit Shqip, 2024

    (Edicioni i Tretë)

    Pas jehonës së ekspozitës së vitit 2021, Shoqata riktheu me madhështi Panairin e Librit Shqip, në Edicionin e tij të Tretë, gjatë muajit prill 2024. Ngjarja u zhvillua në Bibliotekën e Stamfordit, në një atmosferë festive që bashkoi autorë, lexues, artistë dhe dashamirës të kulturës e letërsisë nga mbarë Amerika.

    Në stendat e mbushura me botime të reja, poezi, romane, përkthime ese dhe studime, vizitorët gjetën gjuhën e zemrës, atë që i mban të lidhur me rrënjët, me kujtesën dhe me origjinën. Ndër momentet më të spikatura ishte prania e shkrimtarit dhe disidentit të njohur Visar Zhiti, i cili, me zërin e tij të përvuajtur e të ndritshëm, i dha ngjarjes një dimension të veçantë shpirtëror. Fjalët e tij për lirinë, qëndresën dhe rolin e letërsisë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor u dëgjuan me emocion, respekt dhe admirim të thellë. Shkrimtarët e pritën me nderim të veçantë poetin Visar Zhiti, duke e vlerësuar si simbol të fjalës që nuk shuhet, të atij ideali të rrallë që e bën librin dëshmi të pavdekshme. Panairi u moderua me profesionalizëm nga poeti Mëhill Velaj.

    Ky edicion u bë dëshmi e gjallë e këtij udhëtimi, një kapitull që lidh të kaluarën me të ardhmen, librin me shpirtin dhe shqiptarët me njëri-tjetrin.

    Panairi i Librit Shqip në Amerikë, 2025

    (Edicioni i Katërt)

    Në Galerinë e Artit të qytetit të Stamfordit u zhvillua Edicioni i Katërt i Panairit të Librit Shqip në Amerikë, në kuadër të Tubimit Tradicional të Shkrimtarëve. Ky aktivitet, tashmë i kthyer në traditë, bashkoi autorë, poetë, përkthyes, piktorë, gazetarë dhe dashamirës të librit nga komuniteti shqiptar në SHBA, në një ditë të mbushur me art, kulturë dhe frymë bashkimi.

    Moderatorja, Dr. Yllka Filipi, njëherësh Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve, përshëndeti përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie, ndërsa Presidenti, z. Adnan Mehmeti, në fjalën e tij vuri në dukje rrugëtimin 24-vjeçar të Shoqatës, duke theksuar se qëllimi i kësaj nisme është të krijojmë një hapësirë të përbashkët për autorët shqiptarë, ku fjala dhe kultura bashkojnë brezat dhe diasporën me atdheun.

    Gjatë këtij edicioni u prezantuan botime të reja nga anëtarë të Shoqatës dhe autorë të tjerë të diasporës, të cilët ndanë me publikun përvojat e tyre krijuese dhe lexuan fragmente nga veprat më të fundit, duke e kthyer takimin në një ditë frymëzimi dhe ndjeshmërie artistike.

    Atmosferën e Panairit e pasuroi ekspozita e piktorit të njohur George Pali, i cili i dha ngjarjes një dimension të veçantë estetik, duke e quajtur galerinë “Një shtëpi arti, ku libri dhe piktura flasin të njëjtën gjuhë”.

    Ky edicion dëshmoi edhe një herë se fjala shqipe jeton përtej kufijve, duke konfirmuar tetorin si muajin e librit dhe të kulturës shqiptare në Amerikë.

    Mision që vazhdon

    Çdo libër i ekspozuar është një dritë që ndriçon përtej kohës, pjesë e shpirtit dhe historisë së atdheut. Letërsia lidh të shkuarën me të tashmen, lexuesin me autorin dhe komunitetin shqiptar me rrënjët e tij. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të vazhdojë ta mbajë gjallë këtë traditë, duke organizuar çdo vit Panairin e Librit në Amerikë. Këto panaire nuk janë thjesht takime letrare; janë ura që lidhin shkrimtarët me lexuesit dhe fjalën e shkruar me shpirtin e një komuniteti që nuk do ë harrohet kurrë. Në një vend ku kultura shqipe kërkon të ruhet e të hapë horizonte të reja, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mbetet streha që mbledh pasionin dhe përkushtimin ndaj Letërsisë dhe Librit Shqip, duke i dhënë çdo vepre një dritë dhe çdo autori një vend në zemrën e komunitetit. Ky është angazhimi ynë! Ky është misioni ynë! Të kultivojmë gjuhën, historinë dhe artin e shqiptarëve në Amerikë, në ëndrrën që u bë realitet 16-vite më parë drejt këtij misioni të pafund.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TETORI DHE FESTA E LIBRIT NË AMERIKË

  • ‘Shqiptarët në Amerikë meritojnë zërin e tyre në Kongres’/ Lulgjuraj: Me krenari për prejardhjen dhe mbiemrin tim

    ‘Shqiptarët në Amerikë meritojnë zërin e tyre në Kongres’/ Lulgjuraj: Me krenari për prejardhjen dhe mbiemrin tim

    Robert Lulgjuraj, shqiptaro-amerikan me profesion avokat dhe Prokuror Republikan nga qyteti Sterling Heights në Michigan, ka shpallur kandidaturën e tij për në Kongresin amerikan në zgjedhjet e vitit 2026. Ai synon të përfaqësojë Distriktin e 10-të të Michiganit, duke zënë vendin e John James, i cili do të kandidojë për postin e guvernatorit të shtetit.

    Lulgjuraj është i besimit katolik dhe anëtar i Famullisë shqiptare të Shën Palit në Michigan. Familja e tij ka rrënjë nga viset shqiptare në Mal të Zi, ndërsa gjyshërit dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1969, duke u larguar nga komunizmi dhe persekutimi fetar.

    Në një intervistë në A SHOW në SYRI TV, Lulgjuraj ka theksuar krenarinë për origjinën dhe mbiemrin e tij shqiptar. Ai ka treguar se vjen nga Mali i Zi, nga ana e babait dhe nga Kelmendi nga ana e nënës, duke nënvizuar se ndjehet plotësisht shqiptar edhe pse ka lindur dhe është rritur në Amerikë.

    Sipas tij, koha ka ardhur që komuniteti shqiptaro-amerikan të ketë një përfaqësues në Kongres. Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhje dhe në mbështetjen e kandidatëve të tyre, duke e krahasuar këtë me mënyrën se si komunitete të tjera etnike, si arabët, grekët, italianët dhe aziatikët, kanë përfaqësuesit e vet politikë në institucionet amerikane.

    Në qëndrimet e tij politike, Lulgjuraj shprehet mbështetës i presidentit Donald Trump dhe platformës republikane “Amerika e Para”. Ai ka theksuar se politika e demokratëve po tenton të sjellë modele socialiste që, sipas tij, nuk kanë funksionuar asnjëherë në asnjë vend. Lulgjuraj kujton se familja e tij u largua nga Shqipëria për të shpëtuar nga regjimi komunist dhe thekson se në Amerikë populli duhet të qëndrojë mbi qeverinë, ashtu siç e garanton Kushtetuta.

    Ai deklaron se nuk vjen nga pozita të privilegjuara, por nga një familje shqiptaro-amerikane që beson në shërbimin publik dhe në vlerat tradicionale. Si prokuror në profesion, Lulgjuraj thotë se është përkushtuar ndaj njerëzve, së vërtetës dhe drejtësisë. Ai premton të jetë një përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe i qytetarëve të distriktit të 10-të në Kongres, duke theksuar se ka marrë mbështetje të gjerë dhe do të vazhdojë të punojë për këtë qëllim.

    Lulgjuraj:

    Jam shumë krenar për mbiemrin tim, është mbiemri i babait tim, ai është nga Malësia e Madhe, dhe nga ana e nënës janë nga zona e Kelmendit kështu që jam 100% shqiptar.

    Kam lindur në Amerikë, tani është koha që të garoj për Kongresin amerikan, sigurisht që kam shtetësinë amerikane por kam gjak shqiptar në deje.

    Në këtë zonë ku jetoj unë, në Michigan ka shumë shqiptarë kështu që njerëzit janë të njohur me shqiptarët.
    Jam shumë krenar për mbiemrin sepse është shumë i bukur.

    Kemi nevojë për të gjithë shqiptarët të votojnë, të dhurojnë, të suportojnë, e të tjera sikurse janë arabët, grekët, italianët, aziatikët, ata kanë përfaqësuesit e tyre në Kongres dhe tani kemi nevojë për një shqiptar që shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre në Kongres.

    Nën drejtimin e presidentit Donald Trump, pjesë e partisë së cilës jam edhe unë, demokratët duan të sjellin socializmin, asnjëherë nuk ka funksionuar dhe në asnjë vend nuk ka funksionuar.
    Prandaj edhe familja ime u arratis nga Shqipëria, nga Malësia e Madhe, dhe ne në Amerikë shohim se kemi të drejtat tona nën Kushtetutën dhe mbi të gjitha populli është mbi qeverinë, dhe ne nuk e lavdërojmë dhe nuk i lutemi qeverisë, njësoj si disa vende të tjera e kanë qeverinë si idhullin e tyre dhe pikërisht këtë mbështet edhe Trump.

    Ne jemi të interesuar për paqen, kudo populli, kudo do administratë, ne duam që të kemi paqe kudo në vend.
    Tani ne jemi në krye të republikanëve, kemi pasur donacione edhe prej republikanëve, edhe prej demokratëve. Jam i vetmi person i cili ka lindur dhe është rritur në këtë distrikt dhe votuesit duan dikë të tillë.

    Unë nuk vij nga pozicione me pushtet prestigji, unë vij nga një familje shqiptaro-amerikane që beson te shërbimi publik, që beson te rrënjët e te vlerat. Gjithashtu kam qenë edhe prokuror, kështu që kujdesem për njerëzit, për të vërtetën, për drejtësinë dhe ky është udhëheqësi që duan amerikanët, dhe unë këtë lloj lideri do t’ju jap. Do të jem përfaqësues shumë i mirë i personave të këtij distrikti dhe do të përfaqësoj komunitetin shqiptaro-amerikan në Kongres dhe ne kemi marrë shumë mbështetje, dhe vazhdojmë të punojmë.

  • Nuk thotë ç’ndodhi me zarfet e diasporës, Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen zgjedhjet, ka më shumë probleme se këtu

    Nuk thotë ç’ndodhi me zarfet e diasporës, Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen zgjedhjet, ka më shumë probleme se këtu

    I ftuar në emision Kafe Shqeto në Syri tv kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilrirjan Celibashi ka shpjeguar edhe arsyet se perse akoma nuk janë ekzekutuar faturat e pagesave për DHL një biznes që bëri shpërndarjen e zarfeve të votës në diasporë.

    Një votë kjo e kontestuar ashpër nga opozita me akuza të qarta dhe me fakte për manipulime dhe mos respektim të së drejtës së qytetarëve.

    Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, Celibashi është munuad të shpjegojë se si qëndron e vërteta me pagesat për DHL edhe pse nuk dha ndonjë shpjegim se si kishte mundësi që në shumë kuti që vinin nga diaspora rilindja kishte mbi 90 për qind të votave.

    Ilirjan Celibashi: Besoj, punë ditësh, ne përfundojmë të gjithë procesin e vlerësimit të dokumentacionit. Së fundmi i bëmë një kërkesë që besoj se jeni njohur, sepse e gjithë korrespondenca e KQZ me të tretë është publike. Jemi i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë dhe në dijeninë time edhe më gjerë ku protokolli është publik i gjithi, konsultohet në kohë reale në faqen e internetit të KQZ dhe po thoja që mund të jeni në dijeni të komunikimit të fundit me DHL ku i kemi kërkuar që të sjellë dokumentacionin ashtu si do të duhet që ne të vendosim nëse do ti paguajmë të gjitha detyrimet, do paguajmë një pjesë, apo s’do paguajmë fare.
     
    Flavio Qarri: Nëse ju vendosni për të mos i paguar fare, çfarë ndodh me votat dhe me ndikimin që kanë patur ato vota në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
     
    Ilirjan Celibashi: Nuk është kaq e thjeshtë kjo gjë, sepse flasim për vullnet të qytetarëve se kush do ti qeverisë ata.
     
    Flavio Qarri: Me zarfe janë vjedhur zgjedhjet në Amerikë e jo më në Shqipëri.
     
    Ilirjan Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen, dhe në Amerikë kë më shumë probleme se këtu për disa aspekte. Sikurse është model për shumë gjëra të tjera që duhet ndjekur.

  • Mesi vendos fatin e karrierës, argjentinasi shokon botën me vendimin e tij

    Mesi vendos fatin e karrierës, argjentinasi shokon botën me vendimin e tij

    Leo Mesi është drejt rinovimit me Inter Majemin. Argjentinasi ka rënë dakord me kushtet, ndërsa qëndrimi i tij në Amerikë mund të përkthehet ndryshe edhe me mbylljen e karrierës së tij. Kështu nuk do të kishte rikthim në Argjentinë te Njuell.
    Negociatat po shkojnë drejt mbylljes me sukses. 38-vjeçari vendosi të largohet nga Europa pas aventurës me PSG-në.
    Dhe dy vite për të mund të thuhet se kanë shkuar mjaft mirë, pasi në MLS nuk kanë munguar golat dhe asistet. Me përfaqësuesen e tij ndërkohë pret të japë kontributin e fundit te Botërori 2026.
    Mesi është futbollisti më i paguar në Amerikë. Në sezon fiton mbi 20 milionë dollarë.

  • Pse njerëzit e pasur nuk i mbulojnë dritaret e tyre?

    Pse njerëzit e pasur nuk i mbulojnë dritaret e tyre?

    Ecni nëpër bllokun e një lagjeje të pasur në Amerikë natën dhe do të mahniteni nga sa shumë mund të shihni. Disa nga perdet janë të mbyllura, por shumë janë të hapura, dhe pjesa e brendshme e shtëpisë është e ekspozuar, sikur të ishit duke parë në një hapësirë ​​ekspozite.

    Dritaret e pambuluara janë bërë në heshtje një tipar i shtëpive luksoze në Amerikë. Ndërsa ky fenomen është më i dukshëm në qytete, lidhja midis pasurisë dhe dritareve të ekspozuara shtrihet në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

    Shumica e njerëzve ende i mbyllin perdet, por amerikanët që fitojnë më shumë se 150,000 dollarë kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa t’i lënë dritaret pa mbuluar sesa ata që fitojnë 20,000 deri në 29,000 dollarë, sipas një studimi të gjerë të vitit 2013 për Departamentin e Energjisë të SHBA-së. Trendi i përgjithshëm është i qartë: Zgjedhja për të ulur ose jo perdet varet pjesërisht nga klasa.

    Ka shumë përfitime nëse nuk i mbyllni perdet, pavarësisht se kush jeni. Dritaret e pambuluara sjellin dritë natyrale, rrisin mirëqenien dhe ofrojnë një pamje të botës së jashtme. Kompromisi, sigurisht, është se ato gjithashtu ekspozojnë atë që është brenda për kalimtarët dhe, në verë, kanalizojnë nxehtësinë.

    Për shumë njerëz, shqetësimet për privatësinë dhe financiarët janë më të rëndësishme se përfitimet estetike dhe të shëndetit mendor. Por për ata me të ardhura më të larta, llogaritja është e ndryshme: Njerëzit me një shtëpi më të madhe mund ta përballojnë më lehtë dritën natyrale dhe privatësinë, dhe nuk kanë pse të shqetësohen aq shumë për kostot e ngrohjes dhe ftohjes.

  • Ed Sheeran bën një lëvizje të papritur: vendos të zhvendoset me familjen

    Ed Sheeran bën një lëvizje të papritur: vendos të zhvendoset me familjen

    Ed Sheeran ka zbuluar planet e tij për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e tij për një periudhë të pacaktuar. Këngëtari i njohur, 34 vjeç, ka udhëtuar shpesh për punë, por tani ka vendosur të bëjë një hap të rëndësishëm duke kaluar kohë të gjatë në Amerikë, si pjesë e turneut të tij të ardhshëm.
    Në një intervistë në podcast-in “2 Johnnies”, Sheeran zbuloi: “Po përgatitem të zhvendosem në Amerikë. Ndihem sikur jam personi i vetëm që po zhvendoset në Amerikë. Po shkoj për një turne atje për një kohë, dhe kam familje, kështu që nuk mund të vij dhe të shkoj. Po shkojmë dhe do të vendosemi atje.”
    Përveç karrierës së tij, Ed ka investuar në pasuri të paluajtshme në SHBA. Ai ka blerë një shtëpi luksoze në Nju Jork për 9 milionë paund, ndërsa ka një pronë të madhe në Sheeranville, Suffolk, ku jeton me gruan e tij Cherry Seaborn dhe dy vajzat e tyre, Lyra dhe Jupiter.
    Një arsye tjetër për këtë zhvendosje mund të jetë dëshira e Sheeran për të pasur një karrierë në muzikën country. Ai ka theksuar më parë se Nashville është qyteti i tij i preferuar në SHBA dhe qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të kalojë në këtë zhanër muzikor.
    Ky vendim vjen pas disa polemikash të mëparshme, duke përfshirë një deklaratë të tij për identitetin kulturor irlandez, pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Angli.