Tag: amerikani

  • Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

    Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

    Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është vetëvrarë sot në ambientet e IEVP Shkodër.

    I paraburgosuri Brendon Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.
    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.
    Saporito, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
    Ai u arrestua më 2 maj për vrasjen e gruas dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.
     

    Top Channel

  • Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i vetëvarur në qelin e paraburgimit

    Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i vetëvarur në qelin e paraburgimit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur burgun e Shkodrës, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij.

    Punonjësit e burgut e nxorën menjëherë me puls dhe shenja jete dhe e dërguan në urgjencë, ku stafi mjekësor i dha ndihmën e parëm, por Saporito nuk arriti të mbijetojë.

    Saporito ndodhej në paraburgim për vrasjen e bashkëshortes së tij në Shkodër, dhe ishte arrestuar më 2 maj 2025. Ai kishte marrë masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
    gijotina.com/

  • Canelo dhe Crawford gati për duelin më të kuotuar të vitit, amerikani synon të shkruajë historinë e boksit

    Canelo dhe Crawford gati për duelin më të kuotuar të vitit, amerikani synon të shkruajë historinë e boksit

    Mëngjesin e së dielës me orën shqiptare, në Las Vegas do të zhvillohet sfida më e kuotuar nga bastexhinjtë e këtij viti deri më tani, ajo mes meksikanit Canelo Alvarez dhe amerikanit Terence Crawford.
    Dy boksierët janë kampionë në peshat e tyre, madje Crawford është i pamposhtur në ring (41 fitore e asnjë humbje). Por dueli është në një peshë më të madhe për të, atë super të mesme, ku Alvarez është “mbret”.
    Meksikani (63 fitore, 2 humbje e 2 barazime), do të mbrojë titujt ndaj një rivali të vështirë, por gjithsesi shihet favorit. Të enjten, të dy u takuan për konferencën për shtyp para duelit, duke treguar respekt ndaj njëri-tjetrit. Në fund një foto magjike para hotelit Bellagio në Las Vegas.
    Crawford kërkon të bëjë histori duke u bërë njeriu i parë që fiton tituj të padiskutueshëm në tre divizione të ndryshme (mban titujt në peshën ëelter dhe e mesme e lehtë).
    “Jemi dy legjenda që luftojnë me njëri-tjetrin dhe unë padyshim që guxoj të jem i shkëlqyer. Nuk po ia heq meritat aftësive të Canelo. Shumë njerëz flasin vetëm për fuqinë e tij, ai është shumë i aftë atje dhe është i respektuar”, tha Crawford.
    “Të dy kemi lloje të ndryshme presioni me të cilat përballemi dhe do ta trajtojmë atë profesionalisht. Dhe mezi pres të bëhem kampioni i parë mashkull i padiskutueshëm tre herë në tre kategori të ndryshme peshe”, tha amerikani.