Tag: amerikanëve

  • Macron: Duhet të vazhdojmë ta forcojmë Ukrainën ushtarakisht, uniteti SHBA-Evropë është thelbësor

    Macron: Duhet të vazhdojmë ta forcojmë Ukrainën ushtarakisht, uniteti SHBA-Evropë është thelbësor

    Presidenti francez Emmanuel Macron, bëri thirrje për ruajtjen e “përpjekjeve të luftës” në favor të Ukrainës, duke rritur “presionin mbi ekonominë ruse” dhe duke ruajtur unitetin midis evropianëve dhe amerikanëve kundër Moskës.
    “Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet për të rritur presionin kryesisht mbi ekonominë ruse “, tha Emmanuel Macron .
    “Uniteti midis amerikanëve dhe evropianëve për çështjen ukrainase është thelbësor “, tha ai.

    “Mbi të gjitha, ne nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë fryme përçarjeje midis evropianëve dhe amerikanëve. Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të kenë paqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për ne në mënyrë që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë”.
    Sipas revistës Der Spiegel, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë shprehur dyshimin e tyre ndaj administratës Trump për qëllimet e saj në trajtimin e çështjes ukrainase.
    Sipas Der Spiegel, presidenti francez foli gjatë një bisede telefonike me homologët e tij evropianë, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, rreth rrezikut që “Shtetet e Bashkuara ta tradhtojnë Ukrainën territorialisht pa garanci të qarta për çështjen e sigurisë”.gurisë”.

  • “Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

    “Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

    Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku njëherësh e konsideron si një nga vendet ballkanike më miqësore për këta shtetas.
    “Teksa turizmi përballet me reagime negative në shtete të tjera, ky komb ballkanik i përqafon dhe i mirëpret amerikanët, duke ofruar mikpritje të pakrahasueshme dhe politika lehtësuese të vizave në rajon.”
    “Forbes” shkruan se, me një vijë bregdetare mahnitëse, rrënoja të lashta dhe kosto të ulët jetese, Shqipëria po bën bujë veçanërisht në mesin e udhëtarëve amerikanë dhe nomadëve dixhitalë.
    “Riviera Shqiptare është bërë virale në mediat sociale për shkak të ujërave të saj mahnitëse ngjyrë bruz dhe vijës bregdetare të bukur që rivalizon ishujt grekë, por kushton shumë më pak. Qytete si Vlora ofrojnë jetë në bregdet pa turma turistësh ose çmime të fryra të pasurive të patundshme që gjenden diku tjetër në Evropë”.
    “Megjithatë, ajo që e dallon vërtet Shqipërinë është dashuria e saj e sinqertë për amerikanët. Në vitin 2007, George W. Bush u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi vendin. Udhëtimi i tij u prit me gëzim”, shkruan revista prestigjioze e biznesit “Forbes”.
    “Teksa shumë vende evropiane zbatojnë kufizime të rrepta për vizat Shengen, Shqipëria shtron tapetin e kuq. Qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për një vit të plotë pas mbërritjes, pa pasur nevojë për dokumente, tarifa ose aplikim për vizë. Është një ofertë e jashtëzakonshme krahasuar me shumicën e vendeve të tjera, të cilat lejojnë vetëm qëndrim nga 1 deri në 3 muaj”./ Klan News

  • Paralajmëron Karamuço: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

    Paralajmëron Karamuço: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.
    “Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai.

  • Senatori demokrat: Shumica e amerikanëve nuk duan që SHBA-të të përfshihen në një luftë tjetër

    Senatori demokrat: Shumica e amerikanëve nuk duan që SHBA-të të përfshihen në një luftë tjetër

    Me disa fronte të hapura lufte në Europë dhe Lindjen e Mesme, Capitol Hill është plot me gazetarë që mezi presin të dëgjojnë se çfarë kanë për të thënë senatorët rreth përshkallëzimit në rritje midis Izraelit dhe Iranit dhe përfshirjes së mundshme të Amerikës.

    Demokrati nga Virxhinia, Tim Kaine, thotë se shumica e amerikanëve nuk duan që SHBA-të të përfshihen në një luftë tjetër.
    “Do të ishte një ide shumë e keqe që SHBA-të të ishin në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme“, thotë Kaine.
    Ai thotë se nëse SHBA-të bashkohen dhe sulmojnë Iranin, Irani do të kundërpërgjigjet.
    “Nuk ka nevojë që ne ta bëjmë këtë”, shton ai, “dhe e them këtë si një person që voton për të gjitha paketat e ndihmës për Izraelin”.

    Top Channel

  • Ambasada amerikane: Kufizim vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

    Ambasada amerikane: Kufizim vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ripostuar në Facebook mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili njoftoi të mërkurën vendosjen e kufizimeve të reja të vizave për zyrtarët e huaj që kanë gjobitur, intimiduar ose akuzuar shtetas amerikanë për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes.
    “Prej shumë kohësh, shtetasit amerikanë janë gjobitur, shqetësuar dhe madje edhe paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e fjalës. Sot, shpall një politikë të re për kufizimin e vizave, e cila do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëpërgjegjës për censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e qytetarëve amerikanë nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, në Evropë apo gjetkë – ditët e trajtimit pasiv ndaj atyre që veprojnë kundër lirive të amerikanëve kanë përfunduar”, thuhet në postimin e Marco Rubios.
    Kujtojme që kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar kufizimin e vizave për zyrtarët e huaj të cilët sipas tij, janë “bashkëfajtorë” në censurimin e amerikanëve.

  • Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios: Kufizime vizash për zyrtarët që censurojnë amerikanët

    Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios: Kufizime vizash për zyrtarët që censurojnë amerikanët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale, mesazhin e sekretarit të shtetit në SHBA, Marco Rubio. Ky i fundit, në një deklaratë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit, bëri me dije se do të ndjekë një politikë të re për kufizimin e vizave për zyrtarët e huaj dhe të gjithë individët që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve.
    Në mesazh, Rubio shprehet se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Ndaj edhe theksoi se të gjithë “ata”  që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    MESAZHI i sekretarit Rubio: Prej shumë kohësh, amerikanët janë gjobitur, shqetësuar dhe madje janë paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre të lirisë së fjalës. Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.
    POSTIMI I PLOTË:

     

  • SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

    SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja për viza nga administrata Trump ndaj autoriteteve të huaja që, sipas tij, janë “bashkëfajtorë” në censurimin e amerikanëve.
    “Për shumë kohë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar dhe madje janë ndjekur penalisht nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes,” shkroi Rubio në platformën X.
    “Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe personave të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e shprehjes është thelbësore për mënyrën e jetesës amerikane – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet.”
    “Qytetarët e huaj që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve, nuk duhet të gëzojnë privilegjin për të udhëtuar në vendin tonë,” shtoi diplomati më i lartë amerikan.
    “Qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që përpiqen të dëmtojnë të drejtat e amerikanëve kanë marrë fund.”
    Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar prej kohësh censurën dhe shtypjen nga Partia Komuniste Kineze, Rusia, si edhe regjimet në Iran dhe Kubë, por kohët e fundit administrata Trump ka shtuar kritikat edhe ndaj aleatëve në Evropë.
    Nënpresidenti JD Vance ka argumentuar se Akti i Shërbimeve Digjitale i Bashkimit Evropian mund të eksportojë një model censurimi në stil evropian edhe në SHBA, përmes presionit ndaj kompanive teknologjike amerikane.
    Në muajin shkurt, Vance akuzoi liderët evropianë në Konferencën për Sigurinë në Mynih se shtypin mendimet ndryshe duke i kategorizuar ato si “dezinformim” apo “keqinformim.”
    Nënpresidenti përmendi konkretisht ndjekjen penale në Mbretërinë e Bashkuar për një lutje të heshtur pranë një klinike aborti, anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Rumani për vitin 2024 për shkak të ndërhyrjeve të huaja të pretenduara, dënimin e një aktivisti të krishterë në Suedi për djegien e Kuranit dhe patrullimin nga autoritetet gjermane të qëndrimeve antifeministe në internet.
    “Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda – tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore,” deklaroi Vance asokohe.
    Ai i përsëriti shqetësimet për lirinë e fjalës edhe gjatë takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer në Zyrën Ovale me ish-presidentin Trump po atë muaj.
    Ndërkohë, gjatë protestave dhe trazirave në Mbretërinë e Bashkuar kundër emigracionit masiv, që shpërthyen verën e kaluar pas vrasjes fatale të tre vajzave të reja gjatë një klase vallëzimi me temë Taylor Swift, autoritetet britanike kërcënuan me mundësinë e ekstradimit dhe burgosjes së qytetarëve amerikanë për përhapje të “dezinformimit” online që shkel ligjet britanike kundër gjuhës së urrejtjes. Sipas raportimeve, i dyshuari 17-vjeçar ishte lindur në Mbretërinë e Bashkuar nga prindër me origjinë nga Ruanda.

  • ‘Fjala e lirë, thelbësore’/ Rubio: ShBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj dhe bashkëpunëtorët në censurimin e amerikanëve

    ‘Fjala e lirë, thelbësore’/ Rubio: ShBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj dhe bashkëpunëtorët në censurimin e amerikanëve

    Sekretari i shtetit i SHBA, Marco Rubio, lajmëron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndjekin një politikë të re në dhënien e vizave për të huajt.

    Përmes një njoftimi të fundit, Rubio thekson se vizat do kufizohen për zyrtarët e huaj dhe persona që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve.

    Rubio: Për një kohë të gjatë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar, madje edhe akuzuar nga autoritetet e huaja për ushtrimin e të drejtave të tyre të fjalës së lirë.

    Sot, unë po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave që do të zbatohet për zyrtarët e huaj dhe personat që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve. Fjala e lirë është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë lindjeje mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë autoritet.

    Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit drejt vendit tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë, apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar.

     

  • SHBA kufizim vizash për zyrtarë të huaj, Rubio: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

    SHBA kufizim vizash për zyrtarë të huaj, Rubio: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio lajmëron se Amerika do të ndjeki një politikë të re në dhënien e vizave për të huajt. Pas studentëve të huaj, tani radhën e kufizimit e kanë zyrtarët e huaj dhe persona që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve.
    ”Për një kohë të gjatë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar, madje edhe akuzuar nga autoritetet e huaja për ushtrimin e të drejtave të tyre të fjalës së lirë.

    Unë po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave që do të zbatohet për zyrtarët e huaj dhe personat që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve. Fjala e lirë është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, një e drejtë lindjeje mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë autoritet.
    Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit drejt vendit tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë, apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar”.

  • Kush ‘sulmon’ amerikanët shpallet “non grata”/ Marco Rubio paralajmëron bllokime masive vizash për zyrtarët e huaj

    Kush ‘sulmon’ amerikanët shpallet “non grata”/ Marco Rubio paralajmëron bllokime masive vizash për zyrtarët e huaj

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar pezullime vizash për zyrtarë të ndryshëm në të gjithë botën.
    Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se do të ketë një politikë të re vizash për të huajt ‘që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve’.
    Në një postim në X, Rubio tha se të gjithë ata liderë dhe zyrtarë që ndërmarrin masa ndaj shtetase amerikanë në vendet e tyre, për reagime të ndryshme që ata kanë bërë publikisht, nuk do të shkelin në SHBA. Me pak fjalë, kushdo që sulmon, intimidon, kërcënon dhe ‘godet’ amerikanët, shpallet i padëshiruar.
    “Për një kohë shumë të gjatë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar dhe madje akuzuar nga autoritetet e huaja për ushtrimin e të drejtave të tyre të lirisë së fjalës. Sot, po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave që do të zbatohet për zyrtarët e huaj dhe personat që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë autoritet.
    Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar”, shkruan ai.
    Interesant është fakti se Rubio në postimin e tij përmend edhe Evropën. Mos harrojmë se në Shqipëri, shpesh herë shumë politikanë kanë sulmuar diplomatët amerikanë, por jo vetëm. Sali Berisha, Ilir Meta dhe besnikët e tyre nuk kanë lënë gjë pa thënë për Yuri Kim, Donald Lu dhe diplomatë të tjerë, etj. Po ashtu dhe deputetë pranë tyre kanë sulmuar ambasadën amerikane, por jo vetëm, në mënyrë frontale. Sipas skemës së re, të gjithë ata që ‘merren’ me amerikanët, ta harrojnë udhëtimin në SHBA.