Tag: amerikane

  • Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros

    Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros

    Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros
    Djali i miliarderit kontrovers George Soros, Alex Soros, është shfaqur sërish në qendër të kritikave, pasi publikoi një foto nga apartamenti i tij luksoz në katin e fundit të një ndërtese në Nju Jork, duke përshëndetur zgjedhjen e Zohran Mamdanit si kryetar bashkie. Postimi i tij, i shoqëruar me mesazhin ‘Ëndrra amerikane vazhdon!’, po interpretohet gjerësisht si një demonstrim i hapur i ndikimit të familjes Soros në politikën e majtë amerikane.
    ‘Shumë krenar që jam banor i New Yorkut! Urime, Kryetar Bashkie Zohran Mamdani,’ shkroi Alex Soros në X, në një mesazh që kritikët e kanë cilësuar si një tjetër shembull të përpjekjes së Sorosëve për të shtrirë ndikimin e tyre në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.
    Alex Soros, i cili pasoi të atin në krye të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, një organizatë jofitimprurëse gjigante me një buxhet prej 25 miliardë dollarësh – shihet prej kohësh si pasardhësi i projektit politik të Sorosëve. Këto fondacione kanë dhuruar rreth 37 milionë dollarë për grupet e krahut të majtë që ndihmuan në ngritjen e Mamdanit, sipas raportimeve të New York Post, duke ngritur shqetësime për ndërhyrje të tepruar në proceset zgjedhore.
    Reagimet kritike u shtuan pasi Mamdani, vetëm disa orë pas postimit të Alex Soros, deklaroi në ‘Good Morning America’ se ‘taksat duhet të rriten për 1% më të pasur’, një propozim që shumë e shohin si hap drejt politikave ekstremisht të majta, pikërisht lloji i agjendës që Sorosët dyshohet se financojnë prej vitesh.
    Presidenti Donald Trump ka akuzuar prej kohësh familjen Soros për prishjen e balancave politike në SHBA. Ai e quajti Mamdanin ‘komunist’ dhe përsëriti se ‘Sorosët kanë shkaktuar dëme masive vendit’, duke i cilësuar përpjekjet e tyre financiare si pjesë të një ‘rrjeti radikal’ që synon të riformësojë skenën politike amerikane sipas interesave të veta.
    Për shumë kritikë, fotografia e Alex Soros duke festuar zgjedhjen e Mamdanit nga një penthouse luksoz është simboli më i qartë i asaj që ata e konsiderojnë ‘ndikim të rrezikshëm oligarkik’ në demokracinë amerikane.
     

  • ‘Lëvizja ‘Pa Mbretër’ po financohet nga personi që dëshiron të sundojë botën’/ Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros

    ‘Lëvizja ‘Pa Mbretër’ po financohet nga personi që dëshiron të sundojë botën’/ Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros

    Djali i miliarderit kontrovers George Soros, Alex Soros, është shfaqur sërish në qendër të kritikave, pasi publikoi një foto nga apartamenti i tij luksoz në katin e fundit të një ndërtese në Nju Jork, duke përshëndetur zgjedhjen e Zohran Mamdanit si kryetar bashkie. Postimi i tij, i shoqëruar me mesazhin “Ëndrra amerikane vazhdon!”, po interpretohet gjerësisht si një demonstrim i hapur i ndikimit të familjes Soros në politikën e majtë amerikane.

    “Shumë krenar që jam banor i New Yorkut! Urime, Kryetar Bashkie Zohran Mamdani,” shkroi Alex Soros në X, në një mesazh që kritikët e kanë cilësuar si një tjetër shembull të përpjekjes së Sorosëve për të shtrirë ndikimin e tyre në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.

    Alex Soros, i cili pasoi të atin në krye të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – një organizatë jofitimprurëse gjigante me një buxhet prej 25 miliardë dollarësh – shihet prej kohësh si pasardhësi i projektit politik të Sorosëve. Këto fondacione kanë dhuruar rreth 37 milionë dollarë për grupet e krahut të majtë që ndihmuan në ngritjen e Mamdanit, sipas raportimeve të New York Post, duke ngritur shqetësime për ndërhyrje të tepruar në proceset zgjedhore.

    Reagimet kritike u shtuan pasi Mamdani, vetëm disa orë pas postimit të Alex Soros, deklaroi në “Good Morning America” se “taksat duhet të rriten për 1% më të pasur”, një propozim që shumë e shohin si hap drejt politikave ekstremisht të majta – pikërisht lloji i agjendës që Sorosët dyshohet se financojnë prej vitesh.

    Presidenti Donald Trump ka akuzuar prej kohësh familjen Soros për prishjen e balancave politike në SHBA. Ai e quajti Mamdanin “komunist” dhe përsëriti se “Sorosët kanë shkaktuar dëme masive vendit”, duke i cilësuar përpjekjet e tyre financiare si pjesë të një “rrjeti radikal” që synon të riformësojë skenën politike amerikane sipas interesave të veta.

    Për shumë kritikë, fotografia e Alex Soros duke festuar zgjedhjen e Mamdanit nga një penthouse luksoz është simboli më i qartë i asaj që ata e konsiderojnë “ndikim të rrezikshëm oligarkik” në demokracinë amerikane.

  • Sulm amerikan në Karaibe, vriten tre persona në bord

    Sulm amerikan në Karaibe, vriten tre persona në bord

    Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve, duke vrarë tre persona që ndodheshin në bord. Lajmin e konfirmoi Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, i cili tha se anija dyshohej se po transportonte drogë.
    Në një postim në rrjetin social X, Hegseth deklaroi se mjeti lundrues drejtohej nga një “organizatë e shpallur terroriste”, por nuk ofroi prova për këtë pretendim. Ai publikoi gjithashtu një video 20-sekondëshe, jo konfidenciale, ku shihet momenti i goditjes dhe shpërthimit të anijes.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur prej javësh se Shtetet e Bashkuara janë “në konflikt të armatosur” me kartelët e drogës, duke i cilësuar ata si organizata terroriste ndërkombëtare.
    Ky është sulmi më i fundit në një seri veprimesh ushtarake të SHBA-së kundër anijeve që lundrojnë pranë brigjeve të Venezuelës dhe në Paqësorin lindor. Deri tani, Trump ka urdhëruar dislokimin e gjashtë anijeve luftarake të Marinës amerikane në Karaibe dhe avionëve F-35 në Porto Riko, ndërsa grupi i aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford është zhvendosur gjithashtu në rajon.
    Presidenti venezuelas Nicolás Maduro ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti, ndërsa familjet e viktimave të sulmeve të mëparshme kanë pohuar se shumë nga të vrarët kanë qenë civilë, kryesisht peshkatarë.

  • Hapën pakon e dyshimtë në bazën ushtarake, 7 persona bëhen për spital

    Hapën pakon e dyshimtë në bazën ushtarake, 7 persona bëhen për spital

     

    Shtatë persona u dërguan në spital pasi një pako e dyshimtë që përmbante një pluhur të bardhë u hap në një bazë ushtarake pranë kryeqytetit amerikan, ku ndodhet edhe Air Force One, avioni presidencial, raportojnë mediat amerikane.

    Sipas CNN, testet fillestare të kryera nga ekipi i materialeve të rrezikshme (HAZMAT) treguan se substanca nuk ishte e rrezikshme, megjithatë hetimet vijojnë. Personat që u dërguan në spital nga baza ushtarake bo Andrews të enjten, u liruan më pas, njoftoi rrjeti televiziv.

    Sipas Fox News, disa prej tyre kishin raportuar dhimbje koke. CNN, duke cituar burime të afërta me hetimin, raportoi se në pako kishte gjithashtu materiale të përshkruara si ‘propagandë politike’.

    ‘Joint Base Andrews reagoi ndaj një incidenti pasi një individ hapi një pako të dyshimtë. Për arsye sigurie, ndërtesa dhe ajo ngjitur me të u evakuuan. Reagimi i menjëhershëm tregoi se nuk kishte kërcënime të menjëhershme, dhe më pas çështja iu kalua Zyrës së Hetimeve Speciale’, thuhet në deklaratën e bazës për mediat amerikane.

    Baza Joint Base Andrews, që ndodhet në Maryland vetëm pak minuta larg Uashingtonit, përdoret nga zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane. Presidenti Donald Trump kishte zbritur në këtë bazë vetëm një ditë më parë, pas kthimit nga një forum biznesi në Florida.

    CNN shtoi se pakoja ishte hapur në një ndërtesë ku ndodhet Qendra e Gatishmërisë e Gardës Kombëtare Ajrore.

     

  • Hapën pakon e dyshimtë, shtatë persona bëhen për spital

    Hapën pakon e dyshimtë, shtatë persona bëhen për spital

    Shtatë persona u dërguan në spital pasi një pako e dyshimtë që përmbante një pluhur të bardhë u hap në një bazë ushtarake pranë kryeqytetit amerikan, ku ndodhet edhe Air Force One, avioni presidencial, raportojnë mediat amerikane.
    Sipas CNN, testet fillestare të kryera nga ekipi i materialeve të rrezikshme (HAZMAT) treguan se substanca nuk ishte e rrezikshme, megjithatë hetimet vijojnë. Personat që u dërguan në spital nga baza ushtarake Joint Base Andrews të enjten, u liruan më pas, njoftoi rrjeti televiziv.
    Sipas Fox News, disa prej tyre kishin raportuar dhimbje koke. CNN, duke cituar burime të afërta me hetimin, raportoi se në pako kishte gjithashtu materiale të përshkruara si “propagandë politike”.
    “Joint Base Andrews reagoi ndaj një incidenti pasi një individ hapi një pako të dyshimtë. Për arsye sigurie, ndërtesa dhe ajo ngjitur me të u evakuuan. Reagimi i menjëhershëm tregoi se nuk kishte kërcënime të menjëhershme, dhe më pas çështja iu kalua Zyrës së Hetimeve Speciale”, thuhet në deklaratën e bazës për mediat amerikane.
    Baza Joint Base Andrews, që ndodhet në Maryland vetëm pak minuta larg Uashingtonit, përdoret nga zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane. Presidenti Donald Trump kishte zbritur në këtë bazë vetëm një ditë më parë, pas kthimit nga një forum biznesi në Florida.
    CNN shtoi se pakoja ishte hapur në një ndërtesë ku ndodhet Qendra e Gatishmërisë e Gardës Kombëtare Ajrore.

  • Trump zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

    Trump zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 09:05
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të zgjasë sanksionet kundër Iranit edhe për një vit.
    Trump theksoi se marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin ende nuk janë normalizuar, por procesi i zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe nga 19 janari 1981 është ende në fazën e zbatimit.

    Po flasim për marrëveshjen e Algjerit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila çoi në lirimin e diplomatëve amerikanë që ishin mbajtur peng në Teheran për më shumë se një vit pas revolucionit të vitit 1979.

    Më 14 nëntor 1979, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 12170 në përgjigje të kapjes së pengjeve amerikane në Teheran. Departamentit të Thesarit të SHBA-së iu urdhërua të ngrinte të gjitha asetet zyrtare iraniane në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë llogaritë në bankat amerikane.Kjo u shënua me vendosjen e masave të para ndëshkuese ekonomike kundër Iranit. Më 7 prill 1980, Carter ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin dhe ndaloi të gjitha eksportet e SHBA-së në Iran, duke përfshirë ushqimet dhe ilaçet. Kjo u pasua nga një embargo mbi të gjitha importet nga Irani në Shtetet e Bashkuara dhe një ndalim për udhëtimet amerikane në Iran.

  • E para grua kryetare në Kongresin Amerikan! Nancy Pelosi largohet nga politika

    E para grua kryetare në Kongresin Amerikan! Nancy Pelosi largohet nga politika

    Nancy Pelosi

    SHBA- Nancy Pelosi ka njoftuar tërheqjen nga Kongresi Amerikan, duke i dhënë fund një karriere politike që zgjati disa dekada dhe e bëri demokraten nga Kalifornia një nga figurat më të fuqishme në Washington. Me një vidomesazh Pelosi deklaroi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres pas përfundimit të mandatit të saj në janar 2027.
    “Me një zemër mirënjohëse, mezi pres vitin tim të fundit të shërbimit si përfaqësuesja juaj krenare. Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që dua është ky: San Francisko, njihe fuqinë tënde. Ne kemi bërë histori. Ne kemi bërë përparim. Ne gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në Demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i mbajmë të shtrenjta”, u shpreh kongresmenia.
    Pelosi ishte e para grua që shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi Partinë Demokratike në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në 2023. Nancy Pelosi e ka fituar për herë të parë vendin e saj në Kongres, në distriktin e saj në San Francisko më 1987, dhe më pas ka shërbyer në dy periudha në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, më 2007-2011 dhe 2019-2023. Ajo është gruaja e parë amerikane në historinë amerikane që ka qenë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka luajtur rol kritik në avancim apo prishje të agjendave për shumë ish-presidentë amerikanë.

  • Analizë| Mamdani “goditje” Trump-it! Votuesit zgjodhën realitetin, jo sloganet

    Analizë| Mamdani “goditje” Trump-it! Votuesit zgjodhën realitetin, jo sloganet

    Nuk është thjesht zgjedhja e kryebashkiakut të parë mysliman në historinë e New York-ut, por një sinjal i fuqishëm se demokracia amerikane është ende gjallë.
    Po atë ditë, dy gra demokrate u zgjodhën guvernatore në New Jersey dhe Virginia, duke shënuar një valë të re besimi në sistemin që SHBA-të po ruajnë prej 250 vitesh. Të gjithë ata që kishin shkruar “nekrologjinë e lirisë” në Republikën amerikane, nxitonin para kohe.
    9 muaj pas hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, elektorati i ka dhënë tashmë një goditje të fortë. Kongresi i ka bllokuar buxhetin, gjykatat i kanë rrëzuar ligjet, mediat e sfidojnë, dhe shtete të mëdha si Kalifornia, falë federalizmit, i qëndrojnë krejt hapur kundër.
    Demokracia mbijeton, po Partia Demokrate?
    Nëse demokracia amerikane vazhdon të funksionojë, ndonëse shpesh kaotike dhe e përçarë, pyetja e radhës është për rilindjen e vetë demokratëve. Rezultatet e fundit japin shpresë se kjo ringjallje mund të përkthehet në një fitore në zgjedhjet afatmesme, duke e vendosur Trump në pakicë në Kongres.
    Optimistët theksojnë disa sinjale të rëndësishme. Në New York, pjesëmarrja e lartë e të rinjve pas “uraganit Mamdani” është tregues i një mobilizimi të ri politik.
    Në Virginia, fituese doli Abigail Spanberger, ndërsa në New Jersey, Mikie Sherrill, dy gra të reja me kredenciale të forta patriotike: Spanberger ka qenë funksionare e CIA-s, ndërsa Sherrill, pilote ushtarake e helikopterëve në marinën amerikane. Dy profile të përsosura për të rindezur kontaktin me elektoratin punëtor, që në vitet e fundit ishte afruar me republikanët dhe një kontrast i thellë me figurën e socialistit Mamdani.
    Ky unitet mund t’i lejojë demokratëve të fitojnë mbështetje në shumë prej shteteve, ndonëse për presidencialet e vitit 2028 do të duhet gjetur një sintezë e përbashkët.
    “Më pak ideologji, më shumë gjëra konkrete”
    Një tjetër arsye për optimizëm është qartësia e mesazheve. Mamdani, gjatë fushatës, nuk foli për Trump, por për koston e jetesës.
    Nuk përdori slogane si “ta shpëtojmë Amerikën nga fashizmi”, por “ta shpëtojmë fuqinë blerëse dhe mundësinë për të pasur një shtëpi”.
    Trump po humbet terren jo sepse shihet si diktator, por sepse premtoi mrekulli ekonomike që nuk i realizoi. Edhe pse nuk ndodhi “Apokalipsi i taksave doganore”, siç kishte paralajmëruar edhe Wall Street Journal, problemi i inflacionit mbetet po aq serioz sa në kohën e Bidenit dhe që ishte vendimtar në disfatën e Kamala Harris. Inflacioni është 3%, por çmimet e rritura gjatë pandemisë kanë mbetur të larta, duke rënduar jetesën e përditshme.
    Votuesit e thjeshtë ndjejnë çmimet
    Latino-amerikanët e East Harlem, që votuan Mamdanin, nuk lexojnë editorialet antifashiste të New York Times dhe nuk ndajnë aspak axhendën e tij LGBTQ+. Por ata e dinë mirë se qiraja, sigurimi shëndetësor dhe çmimi i mishit janë bërë të papërballueshëm dhe se mrekullia e premtuar nga Trump nuk është parë askund.
    Trump përpiqet ta shfrytëzojë Mamdanin politikisht
    Tani Trump kërkon ta përdorë figurën e Mamdanit si model negativ. duke paralajmëruar se “New York-u do të bëhet si San Francisco”, duke iu referuar degradimit të dikurshëm të qytetit kalifornian me kampet e të pastrehëve, krimin në rritje dhe politika që sollën reagim konservator edhe mes të rinjve të Silicon Valley.
    Për këtë arsye, në skenë është ngjitur edhe Barack Obama. Ish-presidenti po përpiqet ta “adoptojë” dhe udhëzojë Mamdanin, një proces që disa analistë e quajnë “obamizimi” i 34-vjeçarit me origjinë indiano-ugandeze.
    Ashtu si Obama, që në fillim u perceptua si revolucionar, por më pas u tregua pragmatist, edhe Mamdani duket se po ndjek të njëjtën rrugë. Ai tashmë ka takime me biznesmenë të Wall Street-it dhe sektorin e ndërtimit, duke kërkuar aleanca për të realizuar projektet e tij ambicioze: banesa publike, transport falas, ndihmë për fëmijët dhe supermarkete komunale.
    Në fund të fundit, edhe pse New York-u ka popullsinë e Belgjikës dhe PBB-në e Kanadasë, ai do të ketë nevojë për para, bashkëpunime dhe kompromis. Me to, vjen edhe pragmatizmi politik.
    Të rinjtë mund të ndihen të zhgënjyer, por rruga për ndërtimin e epokës pas-Trump nuk kalon përmes ekstremizmit, por përmes realizmit dhe lidershipit të ri.
    Artikull i Corriere della Sera, nga Federico Rampini

  • SHBA-Kinë/ Mesazhe pozitive pas “armëpushimit” të liderëve Trump dhe Xi, Pekini vendos pezullimin e tarifës 24%

    SHBA-Kinë/ Mesazhe pozitive pas “armëpushimit” të liderëve Trump dhe Xi, Pekini vendos pezullimin e tarifës 24%

    Kina ka vendosur të zgjatë pezullimin e tarifës shtesë prej 24% për importet e mallrave amerikane për një vit të plotë, duke lënë në fuqi tarifën e përgjithshme prej 10%, e cila do të nisë të vlejë më 10 nëntor, njoftoi Ministria e Financave kineze.

    Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se: “Tarifa prej 24% për mallrat amerikane do të vazhdojë të pezullohet për një vit, ndërsa një tarifë prej 10% do të mbetet në fuqi.”
    Pekini gjithashtu njoftoi se, në përputhje me konsensusin e arritur gjatë konsultimeve ekonomike dhe tregtare dhe armëpushimin e arritur nga presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping, do të ulë tarifat deri në 15% për disa mallra bujqësore amerikane, përfshirë sojën.
    Ky vendim shihet si një hapi pozitiv drejt stabilizimit të marrëdhënieve tregtare SHBA-Kinë, duke lehtësuar tensionet që kanë ndikuar tregtinë globale vitet e fundit.

    Top Channel