Tag: amerikan

  • Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë të pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja

    Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë të pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja

    Vjosa Osmani

    PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova. Osmani tha se pezullimi i tarifës ndaj mallrave amerikane do të ishte “hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë”.

    Sipas saj, kjo do të dërgonte edhe “një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte dy vendet tona më të fuqishme, sigurta dhe begatshme”. Të mërkurën në mbrëmje, Trump vendosi tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Trumpit nxiti reagime gjithandej dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i bënë thirrje Kosovës më herët ta tërheqë tarifën prej 10 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja.
    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të ketë ndikim në aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do ta ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan. Ndërsa, Rafuna paralajmëroi mundësinë e shtrenjtimit të produkteve kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, rënien e kërkesave për to.
    Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane. Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.
    “Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit,”- u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.
    Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Përveç tarifës bazë, presidenti amerikan ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL

  • Osmani kërkon nga qeveria pezullimin e tarifës për importet nga SHBA

    Osmani kërkon nga qeveria pezullimin e tarifës për importet nga SHBA

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.
    Osmani tha se pezullimi i tarifës ndaj mallrave amerikane do të ishte “hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë”.
    Sipas saj, kjo do të dërgonte edhe “një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte dy vendet tona më të fuqishme, sigurta dhe begatshme”.

    Të mërkurën në mbrëmje, Trump vendosi tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Vendimi i Trumpit nxiti reagime gjithandej dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i bënë thirrje Kosovës më herët ta tërheqë tarifën prej 10 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja.
    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të ketë ndikim në aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do ta ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.
    Ndërsa, Rafuna paralajmëroi mundësinë e shtrenjtimit të produkteve kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, rënien e kërkesave për to.
    Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane.
    Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.
    “Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.
    Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
    Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
    Përveç tarifës bazë, presidenti amerikan ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL

  • Marco Rubio në Bruksel mes tensioneve BE-SHBA, ja çfarë do të diskutohet

    Marco Rubio në Bruksel mes tensioneve BE-SHBA, ja çfarë do të diskutohet

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio udhëton sot drejt Brukselit mes përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA-ve të, Donald Trump dhe evropianëve.

    Vizita e Rubios, e cila është planifikuar të zhvillohet nesër dhe të premten në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s , nis në ditën kur presidenti amerikan do të shpallë tarifat e reja që Uashingtoni do të vendosë edhe ndaj aleatëve të tij tradicionalë.
    Në të njëjtën kohë, Trump po shton presionin ndaj evropianëve, duke u bërë thirrje atyre të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen dhe të marrin më shumë përgjegjësi në luftën në Ukrainë, pavarësisht se ai i ka përjashtuar ata nga negociatat e drejtpërdrejta mes ukrainasve dhe amerikanëve nga njëra anë dhe rusëve dhe amerikanëve nga ana tjetër.
    Rubio do të trajtojë gjithashtu kërcënimin e përbashkët që Kina paraqet për aleancën euro-atlantike dhe rajonin Indo-Paqësor gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e vendeve aziatike, si dhe në përgatitjet për samitin e NATO-s në Hagë këtë verë.

    Top Channel

  • Një ditë para shpalljes së tarifave reciproke, stabilizohen tregjet amerikane

    Një ditë para shpalljes së tarifave reciproke, stabilizohen tregjet amerikane

    Tregjet në SHBA kanë filluar të rriten sërish pas një hapje të luhatshëm të javës.

    Investitorët amerikanë janë gati t’i përgjigjen çdo njoftimi për tarifat që do të dëgjojnë ditën e nesërme nga Shtëpia e Bardhë.
    2 prilli “Liberation Day”, sic e ka quajtur presidenti amerikan, Donald Trump është dita kur SHBA do vendosë taksa reciproke për çdo shtet që tarifon aktualisht Shtetet e Bashkuara.
    Tre bursat kryesore të tregut amerikan S&P 500, Dow dhe Nasdaq kanë patur, teksa situata duket e stabilizuar para “stuhisë Trump” ditën e nesërme
    Bursat:
    S&P 500: +0,44%
    Dow: +0,18%
    Nasdaq: +0,85%

    Top Channel

  • “Dita e Çlirimit”/ Nesër hyjnë në fuqi tarifat e Trump, BE: Gati për hakmarrje!

    “Dita e Çlirimit”/ Nesër hyjnë në fuqi tarifat e Trump, BE: Gati për hakmarrje!

    Donald Trump

    BRUKSEL- Nesër priten të hyjnë në fuqi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj Bashkimit Evropian. Për presidentin republikan data 2 prill është “Dita e Çlirimit”, duke u shprehur se me tarifat e vendosura për importet nga vendet e huaja, SHBA do të jetë më e pavarur.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimit të Parlamentit Evropian në Strasburg tha se është e gatshme t’u përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë qëndrimin e tij ndaj këtij vendimi, duke u shprehur se kërkojnë dialog, por nuk do të qëndrojnë pasiv ndaj sulmeve të SHBA-së.
    “Shumë evropianë ndihen thellësisht të zhgënjyer nga njoftimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Evropa nuk e nisi këtë përplasje. Ne e konsiderojmë të gabuar. Por mesazhi që dua t’ju përcjell sot është se kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur qytetarët tanë dhe prosperitetin tonë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.
    Von der Leyen u shpreh se strategjia që ndjek BE, mbështetet në tre shtylla kryesore, siç janë negociatat, duke theksuar se kjo përplasje mes vendeve, do të shkaktojë vetëm rritje të inflacionit.
    “BE mbështetet në tre shtylla kryesore: negociatat, diversifikimin e marrëdhënieve tregtare, duke filluar me Kinën, dhe forcimin e tregut të brendshëm. Kjo përplasje nuk është në interesin e askujt dhe do të çojë vetëm në rritje të inflacionit”, theksoi Von der Leyen.
    Por, Trump shprehet se tarifat mbrojnë industrinë amerikane nga konkurrenca e huaj dhe e pandershme që kanë si qëllim të fitojnë para në kurriz të amerikanëve. Ndërsa, ekspertët ekonomistë shprehen se tarifat doganore që janë caktuar nga presidenti amerikan mund të dështojnë, dhe mund të prekin ekonominë amerikane.
    Duke folur në bordin e Air Force One një ditë më parë, Trump konfirmoi se këto tarifa do të zbatoheshin për të gjithë vendet e botës, ndryshe nga sa më parë se do të synonte vetëm vende të caktuara. 
    Por, tarifat e Trump kanë shkaktuar përplasje edhe brenda BE-së. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico gjatë një deklarate për media ai tha se teksa bisedoi në telefon me Voin der Leyen, kjo e fundit e ka ofenduar atë, duke e quajtur “budalla”.
    “Robert, çfarë ke bërë, pse ke negociuar me Trump? A nuk e kupton se çfarë po ndodh?”, ka thënë Fico, duke vazhduar më tej: Ajo më qortoi për gjysmë ore, dhe më tha se isha një idjot.
    Më pas, në një postim në rrjetet sociale, ai shpjegoi se në fakt po bënte shaka, dhe e gjitha ishte një ironi. Fico sqaron se deklarata e tij ishte një batutë.
    “Shpresoj që presidentja e Komisionit Europian ta ketë kuptuar batutën e konferencës së sotme për shtyp, kur u thashë gazetarëve se presidentja e KE-së më qortoi tmerrësisht, pavarësisht se nuk bëra asgjë, siç pretendon opozita sllovake, për të penguar SHBA-në të vendosë tarifa doganore të reja kundër gjithë botës. Kam frikë se mediat sllovake dhe opozita nuk e kuptuan shakanë”, shkroi Fico.
    “Vizioni” i Trump për më shumë të ardhura të SHBA nga tarifat
    Brenda pak javësh pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka rritur tashmë tarifat për disa produkte të importuara në SHBA. Ai synonte produkte me origjinë nga Kina, disa nga Meksika dhe Kanadaja, duke rritur tarifat për çelikun dhe aluminin. Më tej, Trump synon vendosjen e tarifave shtesë prej 25% për makinat që nuk janë prodhuar në SHBA, si dhe për komponentët që përdoren në montimin e makinave në vend.
    “Ne do të tatojmë vendet që tregtojnë me ne që po përfitojnë nga ne, ata kanë fituar prej vitesh. Kaq shumë kanë përfituar nga vendi ynë, si miqtë edhe armiqtë. Dhe sinqerisht, miqtë kanë qenë shpesh shumë më keq se armiqtë”, tha Trump, ndërsa njoftoi tarifa shtesë për makinat.
    Fakti që Shtetet e Bashkuara importojnë më shumë sesa eksportojnë është një nga fiksimet e reja të Trump. Ai beson se vendet e tjera po abuzojnë me tregun amerikan. Ai gjithashtu beson se barrierat tregtare nuk janë vetëm doganore, si në Kinë dhe Indi, por edhe rregullatore. Presidenti amerikan synon gjithashtu regjimet e taksave të brendshme në vendet evropiane, duke pasur parasysh se niveli i TVSH-së vendase është shumë i lartë.
    Shtëpia e Bardhë pret të ardhura të konsiderueshme nga këto masa. Një zyrtar amerikan i siguroi gazetarët se tarifat e reja do të gjeneronin “qindra miliona dollarë, ndoshta një trilion dollarë” në vit.
    Me këto, Trump synon të financojë pjesërisht uljet e taksave që ai planifikon për amerikanët, ndërkohë që, teorikisht, ruan sistemin e pensionit dhe shëndetit për të moshuarit, si dhe shpenzimet e mbrojtjes. Sipas logjikës së tij, rritja e çmimeve të shkaktuar nga rritja e tarifave do të kompensohet nga rritja e fuqisë blerëse falë uljes së taksave, si dhe rënia e kostove të energjisë për shkak të politikës së tij miqësore ndaj karburanteve fosile.
    Sipas vlerësimeve nga Universiteti Yale, fatura që familjeve amerikane do t’u kërkohet të paguajnë mund të jetë e rëndë: pritet një humbje prej më shumë se 2,700 dollarë mesatarisht, ose edhe 3,000 dollarë nëse partnerët amerikanë reagojnë ndaj tarifave të Uashingtonit.
    Tarifat e vendosura nga Trump:
    Çeliku dhe alumini
    Një tarifë prej 25% e SHBA për importet e çelikut dhe aluminit nga të gjitha vendet hyri në fuqi më 12 mars. Bashkimi Evropian u është përgjigjur atyre me kundërtarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane duke nisur nga prilli. Megjithatë, BE-ja vonoi zbatimin e disa prej këtyre tarifave që do të zbatohen deri në mes të prillit, duke përfshirë një tarifë 50% për uiski amerikan, gjë që shtyu Trumpin të kërcënonte me një tarifë 200% për pijet alkoolike evropiane.
    Kanada dhe Meksika
    Tarifat e përgjithshme prej 25% të Trump ndaj fqinjëve të saj hynë në fuqi më 4 mars. Vetëm dy ditë më vonë, Trump konfirmoi se SHBA do të pezullonte tarifat për mallrat dhe shërbimet në përputhje me Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) deri më 2 prill. Nga ana e saj, Kanadaja u hakmor me tarifa të reja prej disa miliardë dollarësh ndaj çelikut.
    Kina
    Trump ka miratuar tarifa të reja totale prej rreth 20% mbi tarifat ekzistuese prej 10% që hynë në fuqi gjatë mandatit të parë të Trump. Kina është përgjigjur me tarifa deri në 15% për mallrat e fermave amerikane si mishi i pulës dhe derrit, të cilat hynë në fuqi më 10 mars.
    Venezuela
    Trump tha se SHBA do të vendosë një “tarifë dytësore” ndaj Venezuelës, që do të hyjë në fuqi më 2 prill – çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela do të përballet me një tarifë prej 25% kur tregton me SHBA-në./ZËRI

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironizon “sherifin amerikan” të Berishës: Do jetë rekord historik

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironizon “sherifin amerikan” të Berishës: Do jetë rekord historik

    Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe sulmet për këshilltarin amerikan që ka kontaktuar Sali Berisha për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, Cris La Civita. Një qytetar i komentoi duke i thënë “vazhdo, vazhdo se po të vjen sherifi”- “o Zot i madh” ishte përgjigja e Ramës duke e shoqëruar me të qeshura.
    “Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment.
    Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje.
    Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi.
    Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.

  • Lufta në Ukrainë/ “Kemi shkuar gjithmonë mirë”, Trump “zbut” tonet me Putin: E njoh prej kohësh, nuk do të tërhiqet nga…

    Lufta në Ukrainë/ “Kemi shkuar gjithmonë mirë”, Trump “zbut” tonet me Putin: E njoh prej kohësh, nuk do të tërhiqet nga…

    Duket sikur presidenti amerikan Donald Trump po ‘zbut’ tonet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

    Në një intervistë për NBC, republikani u shpreh se i beson presidentit rus që të bëjë gjënë e duhur për të arritur një marrëveshje paqeje për luftën në Ukrainë.
    “Nuk besoj se do të kthehet në fjalën e tij. Ju po flisni për Putinin. Unë nuk mendoj se ai do të tërhiqet. Unë e njoh prej kohësh. Kemi shkuar gjithmonë mirë”, tha presidenti amerikan.
    Intervista në NBC
    Disa orë më parë, në një deklaratë për NBC, Donald Trump tha se ndihej “shumë i zemëruar ” pas deklaratave të fundit të Vladimir Putin, i cili vuri në dyshim besueshmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
    Duke folur me telefon për rrjetin amerikan, Trump kritikoi presidentin rus për propozimin e tij për të krijuar një qeveri kalimtare në Kiev, që do të nënkuptonte rrëzimin e Zelenskyt nga pushteti. “Kjo nuk është rruga e duhur”, theksoi ai.
    Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse nuk arrin një marrëveshje me Moskën për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë dhe nëse gjykon se Rusia është përgjegjëse – “edhe pse mund të mos jetë” – atëherë ai synon të vendosë tarifa dytësore për naftën ruse. “Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. Siç sqaroi ai, tarifat do të variojnë nga 25% deri në 50% për çdo eksport të naftës ruse.

    Top Channel

  • Tarifat e Trump, gazi rus dhe Bundestagu i ri në fokus

    Tarifat e Trump, gazi rus dhe Bundestagu i ri në fokus

    FOTO ILUSTRUESE

    BERLIN- Kjo javë në Gjermani e mbizotëroi debatin tarifat e parlajamëruara nga SHBA, tensioni politik nga Rusia dhe rifillimi i lojës politike në Berlin. Presidenti amerikan Donald Trump e nis prillin me tarifa të reja doganore prej 25% për importet e makinave. Dhe Gjermania preket më së shumti, sepse një e katërta e makinave në tregun amerikan vijnë nga prodhuesit gjermanë.
    Shoqata e Industrisë së Automobilave ngriti alarmin: negociata të menjëhershme mes BE-së dhe SHBA-së, përndryshe pasojat mund të jenë të mëdha – me humbje që llogariten në mbi 8 miliardë euro në vit.
    A do të hapet sërish Nord Stream 2?
    Por ndërsa Trump trazon ekonominë, nga Moska vjen një tjetër lajm që ngjalli shumë debate: ministri i Jashtëm Sergej Lavrov hedh idenë që gazsjellësi i ndalur Nord Stream 2 mund të bëhet pjesë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën. Disa politikanë konservatorë gjermanë u treguan entuziastë, ambientalistët në të kundërt të alarmuar, pasi nuk duan varësi nga gazi rus, sidomos kur ky burim energjie fosile i bën shumë dëm klimës.
    Ndërkohë Gjermania vijon jetën paszgjedhore
    Në këtë sfond, Bundestagu i ri mblidhet për herë të parë. Parlamenti është më i vogël në numër, por më i zhurmshëm – pasi partia e djathtë radikale AfD ka dyfishuar fuqinë. Kryetarja e re Julia Klöckner kërkon tone më të qeta në debat. Por në korridore, po zhvillohen negociatat finale mes SPD, CDU dhe CSU për formimin e qeverisë. Çfarë do të sjellë ky koalicion për katër vitet e ardhshme? Mbetet për t’u parë./DW

  • Rubio: Epoka e papërgjegjshmërise fiskale të USAID ka mbaruar

    Rubio: Epoka e papërgjegjshmërise fiskale të USAID ka mbaruar

    Rubio: Epoka e papërgjegjshmërise fiskale të USAID ka mbaruar

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

    “Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është thënë në komunikatë.

    Rubio njofton për anulimin e 83 për qind të programeve të USAID-it

    Mes tjerash është përmendur se Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i e kanë njoftuar Kongresin për synimin e tyre “për të nisur një riorganizim të disa funksioneve të USAID-it me Departamentin e Shtetit prej 1 korrikut, dhe për t’i pushuar funksionet ekzistuese të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës”.

    Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, ka nisur të zvogëlojë USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit.

    Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë.

    Rubio ka thënë më herët gjatë muajit që më shumë se 80 për qind e të gjitha programeve të USAID-it veçse janë pezulluar.

    USAID-i njihej si agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepronte në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë çdo vit ndihma në vlerë të miliarda dollarëve.

    USAID-i ka qenë i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

  • Industria serbe e naftës thotë se sanksionet amerikane ndaj saj janë shtyrë përsëri

    Industria serbe e naftës thotë se sanksionet amerikane ndaj saj janë shtyrë përsëri

    Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit e ka shtyrë futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it edhe për 30 ditë të tjera.
    Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
    Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 shkurt, por vendosja e tyre më pas u shty për 30 ditë, para se të shtyhej përsëri për 30 ditë të tjera më 28 mars.

    NIS tha të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit ia ka lëshuar një licencë të re, e cila ia mundëson asaj t’i kryejë aktivitetet e saj operacionale pa pengesa deri më 28 prill, ose derisa të hiqen sanksionet, nëse kjo ndodh më parë.
    NIS falënderoi Qeverinë e Serbisë dhe të gjitha institucionet e tjera vendëse dhe të huaja që e mbështetën kërkesën dërguar Departamentit amerikan të Thesarit.
    Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve.
    Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.
    Në maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian.
    NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror.
    Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.
    Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it. /REL