Tag: amerikan

  • SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

    SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

    Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të shtunën në Majami të Shteteve të Bashkuara në të tretën ditë me radhë se si të përfundohet lufta në Ukrainë.
    Megjithatë, ata e kanë pranuar njëzëri se “përparimi i vërtetë” varet nga dëshira e Moskës për t’i dhënë fund luftës.
    “Të dyja palët janë pajtuar që përparimi i vërtetë drejt arritjes së ndonjë marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim serioz për paqe afatgjatë, përfshirë hapat drejt shtensionimit dhe ndaljen e vrasjeve”, është thënë në një përmbledhje të publikuar nga autoritetet amerikane më 5 dhjetor.
    Këto thirrje janë bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, udhëheqës i delegacionit ukrainas në negociata, pas dy ditëve diskutime, të cilat janë përshkruar si “konstruktive”.
    Dita e tretë e diskutimeve – në të cilat do të marrin pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump dhe Andri Hnatov, shef i stafit të forcave të armatosura të Kievit – vjen pasi ekipi negociator i Ukrainës është informuar për diskutimet që janë zhvilluar më herët gjatë kësaj jave në Moskë, në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, Witkoffit dhe Kushnerit.
    Qasja e Putinit
    I dërguari i posaçëm amerikan është raportuar të ketë biseduar me Putinin për gati pesë orë më 2 dhjetor në Kremlin, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se nuk është arritur kompromis në bisedime.
    Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.
    Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun.
    Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.
    Në një tjetër deklarim të bërë këtë javë, presidenti rus, ka thënë për një medium indian më 5 dhjetor, sa ka qenë në një udhëtim në Nju Delhi, se trupat ukrainase duhet të largohen plotësisht nga rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës këtë javë, ose Rusia “do t’i çlirojë këto territore me forcë”.
    Ukraina dhe aleatët e saj në Evropë e kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, dhe në deklarimet e fundit të zyrtarëve amerikanë shihet se është zhvendosur theksi te gatishmëria e Rusisë për të bërë kompromis.
    Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse ka koncesione territoriale.
    Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut./ REL

  • Gjoba  ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

    Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

    Komisioni Europian ka gjobitur rrjetin social X me 120 milionë euro për shkelje të transparencës, duke ndezur menjëherë një përplasje të ashpër me Shtetet e Bashkuara.
    Uashingtoni reagoi fort, duke e quajtur vendimin “sulm ndaj kompanive amerikane”. dhe pjesë të një censure të orkestruar nga qeveritë e huaja.
    “Është një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe popullit amerikan dhe ndaj popullit amerikan”, theksoi sekretari i shtetit, Marco Rubio.
    Tensioni u shtua edhe më shumë pasi në të njëjtën ditë SHBA publikoi një strategji të re, që në Bruksel lexohet si përpjekje për të dobësuar Bashkimin Europian dhe për të përgjithësuar rolin e NATO-s.
    Ndërkohë, edhe debati mbi asetet ruse të ngrira dhe rritja e tensioneve tregtare po ushqejnë frikën e një krize të re transatlantike.

  • SYRI TV/ Joseph në Syri TV: SHBA e shqetësuar për reformën në drejtësi dhe arrestimin e liderëve të opozitës

    SYRI TV/ Joseph në Syri TV: SHBA e shqetësuar për reformën në drejtësi dhe arrestimin e liderëve të opozitës

    Pak ditë pas dëshmisë së tij në Kongresin amerikan, eksperti i njohur amerikan Eduart Joseph deklaroi në një intervistë ekskluzive për Syri TV se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për arrestimin e figurave kryesore të opozitës në kontekstin zgjedhor. Ai foli për problemet e shfaqura pas miratimit të reformës në drejtësi ku theksoi se stoku i çështjeve u mohon qytetarëve një proces të drejtë ligjor. Joseph tha se krimi i organizuar dhe droga në Shqipëri dhe rajon janë problem madhor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se në Shqipëri shteti i së drejtës është në pikëpyetje.

     

    SYRI TV

     

    Eksperti i njohur amerikan Eduart Joseph ka rikonfirmuar deklaratat e tij të forta për Shqipërinë para Komitetit për Politikën e Jashtme në Kongresin amerikan. Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, Joseph tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për problemet e shfaqura pas miratimit të reformës në drejtësi, që nga stoku i çështjeve të cilat u mohojnë qytetarëve të drejtën e një procesi të drejtë ligjor e deri te arrestimet e figurave qendrore të opozitës në kontekstin zgjedhor.

     

    Joseph u ndal edhe te çështja e rënies së pluralizmit politik në Shqipëri ku theksoi se qeveria duhet të japë llogari dhe të mbahet përgjegjëse prej opozitës. Ai e cilësoi si shumë profesional raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit i cili evidentoi se gara nuk ishte e barabartë mes palëve dhe një sërë shkeljesh të tjera, dhe identifikoi ndërhyrjet e qeverisë në procesin zgjedhor.

     

     

     

  • BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi sot se gjoba që Bashkimi Evropian i vendosi platformës X, rrjetit social të Elon Musk, përbën “sulm ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.
    “Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja,” shkroi Rubio në një postim në rrjetin social X.
    Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund,” shtoi ai.
    Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 120 milionë euro ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës që parashikon Ligji për Shërbimet Digjitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të “shenjes blu”, mungesën e transparencës në arkivin e reklamave dhe dështimin për të ofruar akses në të dhënat publike për studiuesit.
    Sipas vendimit, përdorimi i “shenjes blu” për “llogaritë e verifikuara” mashtron përdoruesit, pasi çdokush mund të paguajë për të marrë statusin “i verifikuar” pa ndonjë verifikim real nga kompania.
    Kjo e bën të vështirë për përdoruesit të vlerësojnë autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilën ndërveprojnë.
    “Kjo formë mashtrimi i ekspozon përdoruesit ndaj mashtrimeve, përfshirë imitimin, si dhe ndaj formave të tjera të manipulimit nga aktorë keqdashës,” thekson Komisioni. Ai sqaron gjithashtu se “edhe pse Ligji për Shërbimet Digjitale nuk kërkon verifikim të detyrueshëm të përdoruesve, ndalon qartë platformat të pretendojnë rrejshëm se një përdorues është verifikuar kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

  • Nigel Farage: Donald Trump i zhgënjyer me absurditetet e Putinit

    Nigel Farage: Donald Trump i zhgënjyer me absurditetet e Putinit

    Donald Trump është “i zhgënjyer” me qëndrimin “irracional” të Vladimir Putinit në bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë, tha Nigel Farage , një politikan britanik dhe aleat i ngushtë i presidentit amerikan.

    Farage theksoi se presidenti amerikan po bën gjithçka që mundet për të siguruar një marrëveshje të drejtë për Ukrainën, por vuri në dukje se propozimet aktuale që kufizojnë madhësinë e forcave të armatosura ukrainase dhe parashikojnë lëshimin e territorit për Rusinë nuk janë të pranueshme. “Putini vërteton me çdo javë që kalon se nuk është i arsyeshëm, se nuk dëshiron një zgjidhje të drejtë dhe, sinqerisht, është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, u tha Farage gazetarëve.
    Sipas Politico, Farage tha se Ukrainës i është ofruar një marrëveshje e keqe, sipas së cilës do të detyrohej të pranonte kufizime në madhësinë e ushtrisë së saj, kushte që zakonisht i imponohen një vendi që ka nënshkruar një “dorëzim pa kushte”.
    Duke iu referuar situatës politike në Ukrainë, Farage tha se qëndrimi i Volodymyr Zelensky po vihet në pikëpyetje për shkak të një skandali korrupsioni. Megjithatë, ai theksoi se Kievi nuk mund të “dorëzojë territorin për të cilin dhjetëra mijëra jetë janë humbur duke e mbrojtur atë”. “Marrëveshja siç është nuk po funksionon dhe nuk mund të zbatohet”, shtoi ai.
    Farage theksoi se deklaratat e tij nuk ishin një kritikë ndaj përpjekjeve të Trump për të arritur një armëpushim, duke vënë në dukje se presidenti amerikan është një “pacifist” që po bën gjithçka që është e mundur për të siguruar një marrëveshje të drejtë. “E admiroj shumë për këtë dhe e di sa i frustruar është me mungesën e logjikës së Putinit”, tha ai.

    Top Channel

  • BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    BE i vendosi gjobë platformës ‘X’, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan! Epoka e censurimit ka marrë fund

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi sot se gjoba që Bashkimi Evropian i vendosi platformës X, rrjetit social të Elon Musk, përbën “sulm ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.

    “Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja,” shkroi Rubio në një postim në rrjetin social të Musk.

    “Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund,” shtoi ai.

    Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 120 milionë euro ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës që parashikon Ligji për Shërbimet Digjitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të “shenjes blu”, mungesën e transparencës në arkivin e reklamave dhe dështimin për të ofruar akses në të dhënat publike për studiuesit.

    Sipas vendimit, përdorimi i “shenjes blu” për “llogaritë e verifikuara” mashtron përdoruesit, pasi çdokush mund të paguajë për të marrë statusin “i verifikuar” pa ndonjë verifikim real nga kompania.

    Kjo e bën të vështirë për përdoruesit të vlerësojnë autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilën ndërveprojnë.

    “Kjo formë mashtrimi i ekspozon përdoruesit ndaj mashtrimeve, përfshirë imitimin, si dhe ndaj formave të tjera të manipulimit nga aktorë keqdashës,” thekson Komisioni. Ai sqaron gjithashtu se “edhe pse Ligji për Shërbimet Digjitale nuk kërkon verifikim të detyrueshëm të përdoruesve, ndalon qartë platformat të pretendojnë rrejshëm se një përdorues është verifikuar kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

  • “Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi”/ Rama lavdëron punën e Christopher Hill

    “Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi”/ Rama lavdëron punën e Christopher Hill

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.

    Kryeministri u shpreh se Hill ka lënë shenjë tek të gjithë ata që e njohin duke e falënderuar për atë që ai ka bërë.
    “Pyes veten si mund ta bëjë dikush punën e të qënie personi më i rëndësishëm në vend, pra kushto që ka qenë ambasador amerikan. Të qënit ambasador amerikan në Shqipëri është puna më e mirë pas të qënit president në Amerikë. Me shumë distancë, me mjaft kujdes kur dëgjon. Kisha mundësinë ta njoh shumë më vonës sesa ai më njihte ai mua, dhe kjo është gjëja e mirë e amerikanëve sepse ti mund mos i njohësh por ata të njohin ty. Nuk është kudo e lehtë siç është në Shqipëri.
    Unë do doja vetëm që të falënderoja rektori dhe këdo tjetër që më bëri këtë nder për të më dhënë mundësinë për të ndarë disa nga mendime e mia në këtë ngjarje. Nuk e ka lexuar librin por do e lexojë dhe do flas publikisht për të. Nëse kthehesh dhe je i interesuar për të bashkëbisedim më të gjatë rreth librit do isha i lumtur ta bënim bisedën dhe t’ju ngacmoja me disa pyetje. Më lejoni ta përmbyll me një citim që është këtu dhe është e përzgjedhur. Kris faleminderit shumë për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që të vendosësh se sa i suksesshëm je. Ke lënë shenja tek të gjithë që ka të kanë takuar”, u shpreh Rama.
     

  • “Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

    “Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e promovimit të librit të ambasadorit amerikan Christopher Hill, ku mbajti një fjalë duke e quajtur diplomatin një figurë të veçantë në historinë e marrëdhënieve amerikane me Ballkanin. 
    Rama tha se nëse do t’i duhej të shkruante vetë një libër për ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në rajon, titulli do të ishte “Fantazma dhe Prima Donna”, duke e përshkruar Hill-in si “fantazmën”, ndërsa të tjerët si “prima donna”. 
    Rama vlerësoi Hill si ndoshta të vetmin diplomat amerikan në rajon që e ka “kuptuar Ballkanin nga brenda”, pasi e ka jetuar dhe përjetuar në çdo dimension të tij. 
    Ai e cilësoi ambasadorin si “mjeshtër pëshpëritës”, i cili ka ditur të jetë prezent pa u bërë protagonist. 
    “Ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them, se Christopher Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca, por e kupton atë nga brenda, sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij. Praktikisht e ka përshkuar të gjitha hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për tu bërë ndonjë ndikues”, tha Rama. 
    Rama: Dua të them që po të isha porositura të  shkruaja një libër për ambasadorët amerikanë në këtë rajon titulli do të ishte “Fantazma dhe Prima Donna”, fantazma është Hilli dhe të tjerët ishin Prima Donna. 
    Ndërsa koha kalon Prima Donnat zbehen ngadalë, ndërsa fantazam jo. Emri i tij riciklohet gjithmonë e po kështu shoqërohet me disa teori shumë tërheqëse konspirative. Më duhet ta them që kur dëgjova për herë të parë për Christopher Hill ishte kur më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg. 
    Ishte një mënyrë mbresëlënëse për të lënë pas emrin, pasi sapo kishe hyrë në Shqipëri dhe thjesht nuk ishe i angazhuar në asnjë reformë, por thjesht kishe cuar në burg dikë dhe ishe larguar. 
    Ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them, se Christopher Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca, por e kupton atë nga brenda, sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij. Praktikisht e ka përshkuar të gjitha hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për tu bërë ndonjë ndikues. 
    Ka qenë i pranishëm si një mjeshtër pëshpëritës. Nuk e di ca i ka pëshpëritur kryeministrave dhe presidentëve të vendeve ku ka shërbyer, por ajo që di është që kur e kam takuar për herë të parë Christopher Hill më la shumë mbresë. Nuk më dukej si burgosës i njerëzve të opozitës. Së dyti më la mbresë për mënyrën si dëgjonte. 
     
     
     
     

  • Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

    Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.
    Kryeministri u shpreh se Hill ka lënë shenjë tek të gjithë ata që e njohin duke e falënderuar për atë që ai ka bërë.

    “Pyes veten si mund ta bëjë dikush punën e të qënie personi më i rëndësishëm në vend, pra kushto që ka qenë ambasador amerikan. Të qënit ambasador amerikan në Shqipëri është puna më e mirë pas të qënit president në Amerikë. Me shumë distancë, me mjaft kujdes kur dëgjon. Kisha mundësinë ta njoh shumë më vonës sesa ai më njihte ai mua, dhe kjo është gjëja e mirë e amerikanëve sepse ti mund mos i njohësh por ata të njohin ty. Nuk është kudo e lehtë siç është në Shqipëri.
    Unë do doja vetëm që të falënderoja rektori dhe këdo tjetër që më bëri këtë nder për të më dhënë mundësinë për të ndarë disa nga mendime e mia në këtë ngjarje. Nuk e ka lexuar librin por do e lexojë dhe do flas publikisht për të. Nëse kthehesh dhe je i interesuar për të bashkëbisedim më të gjatë rreth librit do isha i lumtur ta bënim bisedën dhe t’ju ngacmoja me disa pyetje. Më lejoni ta përmbyll me një citim që është këtu dhe është e përzgjedhur. Kris faleminderit shumë për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që të vendosësh se sa i suksesshëm je. Ke lënë shenja tek të gjithë që ka të kanë takuar”, u shpreh Rama.
     

     
     

  • Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

    Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

    Presidenti rus Vladimir Putin e ka përsëritur paralajmërimin  e tij se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga rajoni lindor i Donbas, përndryshe Rusia do ta marrë me forcë, duke hedhur poshtë çdo kompromis për përfundimin e luftës në Ukrainë.
    “Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen prej tyre”, tha ai për India Today. Aktualisht, Moska kontrollon rreth 85% të Donbasit, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar prerazi se nuk do të dorëzojë asnjë territor.
    Komentet e Putinit vijnë pas deklaratave të homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili tha se negociatorët, pas bisedimeve në Moskë  kanë besim se “Putin do të donte t’i jepte fund luftës”. Emisari i Trump-it, Steve Witkoff, i cili qëndroi në Moskë, pritet të takojë ekipin ukrainas në Florida.
    Trump tha po ashtu se pavarësisht bisedimeve, është ende herët për të folur për rezultate.
    Kremlini ka njoftuar sot, 5 dhjetor, se është në pritje të reagimit të Washingtonit pas takimit në Rusi.
    “Jemi duke pritur përgjigjen e kolegëve amerikanë për diskutimet që patëm të martën”, tha Yuri Ushakov, këshilltar i lartë i Putinit, raportojnë mediat e huaja. Ai shtoi se nuk ka plane për një telefonatë mes Putin-it dhe Trump-it dhe nuk është caktuar asnjë datë për një takim të ri me Witkoff.
    Versioni fillestar i planit amerikan të paqes propozonte t’i kalonte pjesët e Donbasit nën kontrollin e Ukrainës, por në administrim de facto të Rusisë. Megjithatë, ekipi i Witkoff prezantoi një variant tjetër në Moskë.
    Në intervistën për India Today, përpara vizitës shtetërore në Delhi, Putin tha se nuk e kishte parë këtë version të ri para takimit me Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndrin e Trumpit.
    “Prandaj duhej të shqyrtonim çdo pikë, dhe për këtë arsye bisedimet zgjatën kaq shumë”, tha ai, duke shtuar se Moska nuk pajtohet me disa pjesë të planit amerikan.
    Të paktën dy tema kyçe mbeten pa zgjidhje: fati i territoreve të pushtuara nga Rusia dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ushakov, negociatori kryesor rus, tha pas takimeve se nuk u arrit “asnjë kompromis” për t’i dhënë fund luftës. Ai la të kuptohet se pozita negociuese e Rusisë është forcuar nga, siç pretendon Moska, sukseset e fundit ushtarake.
    Ukraina ndërkohë ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se po zvarrit çdo marrëveshje armëpushimi me qëllim të kapjes së territoreve të tjera. Kievi prej kohësh këmbëngul se çdo marrëveshje duhet të garantojë siguri të forta për Ukrainën.
    Javën e kaluar, Zelensky deklaroi se negociatorët ukrainas kanë arritur të ndryshojnë disa pika kyçe të planit fillestar amerikan, i cilësuar si më i favorshëm për Rusinë, gjatë bisedimeve me një delegacion amerikan në Gjenevë më 23 nëntor. Në një deklaratë të përbashkët, negociatorët amerikanë dhe ukrainas thanë se kishin hartuar një “kuadër të përditësuar dhe të përmirësuar të paqes”, pa dhënë detaje të tjera.
    Ndërkohë, negociatorë të nivelit të lartë nga Europa, të cilët kishin shprehur shqetësime për planin fillestar amerikan, ishin gjithashtu në Gjenevë javën e kaluar, ku u takuan veçmas me delegacionet e Ukrainës dhe SHBA-ve.
    Ndër një zhvillim tjetër, portali gjerman Der Spiegel raportoi të enjten, 4 dhjetor, se kishte siguruar një transkript konfidencial të një video-konference ku liderët europianë shpreheshin të shqetësuar për negociatat amerikane.
    Sipas transkriptit, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë:
    Ekziston rreziku që SHBA-të të tradhtojnë Ukrainën për çështjen e territoreve pa ofruar qartësi për garancitë e sigurisë.
    Kancelari gjerman Friedrich Merz besohet se ka thënë që Zelensky duhet të jetë “jashtëzakonisht i kujdesshëm ditët në vijim”.
    “Po luajnë lojëra, si me ju, ashtu edhe me ne”, raportohet të ketë thënë Merz.
    Presidenti finlandez Alexander Stubb gjithashtu ka theksuar se “Ukraina nuk duhet lënë përballe këtyre njerëzve.” Megjithatë këto mbeten të paverifikuara si deklarata.
    Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas. Në javët e fundit, trupat ruse kanë avancuar ngadalë në juglindje të Ukrainës, pavarësisht humbjeve të rënda të raportuara.