Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar këtë të hënën me emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Izrael, një ditë pas bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që vunë në provë armëpushimin e brishtë në fuqi që nga 10 tetori. Sipas zëdhënëses së kryeministrit izraelit, tema e bisedës ishte “zhvillimet e fundit në rajon”. Witkoff, emisari i Donald Trump, dhe Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, pritej të diskutonin me zyrtarë izraelitë mbi situatën në Gaza, sipas ambasadës amerikane.
Netanyahu pritet gjithashtu të takohet me nënpresidentin amerikan J.D. Vance, i cili do të vizitojë Izraelin së bashku me bashkëshorten e tij, Usha Vance, për disa ditë, bëri të ditur zyra e kryeministrit. Duke folur para parlamentit, Netanyahu deklaroi për takimin me Vance: “Do të diskutojmë për sfidat e sigurisë me të cilat përballemi si dhe për mundësitë diplomatike që na ofrohen.
Do të kapërcejmë sfidat dhe do të shfrytëzojmë mundësitë.” Pas bombardimeve izraelite të së dielës që shkaktuan vdekjen e dhjetëra personave në Gaza, nënpresidenti amerikan u shpreh se “armëpushimi ka të gjitha gjasat të sjellë paqe të qëndrueshme. Do të ketë momente të mira dhe të vështira, dhe ne duhet të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën.”
Tag: amerikan
-

Të dërguarit e Trump në Izrael, takime me qeverinë për ruajtjen e armëpushimit në Gaza
I dërguari special amerikan, Steve Uitkoff dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner janë rikthyer në Izrael pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Gaza.
Të dy diplomatët po mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit që Izraeli e vuri në pikëpyetje një ditë më parë, kur sulmoi sërish Gazën dhe la të vdekur të paktën 26 persona.
Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hamasit në të gjithë enklavën, duke përfshirë komandantë në terren, persona të armatosur, një tunel dhe depo armësh, pasi militantët lëshuan një raketë antitank dhe qëlluan mbi trupat e saj, duke vrarë ushtarët.Pas sulmeve, Izraeli por edhe vetë presidenti Trump thanë faza e parë e marrëveshjes vijon të jetë në fuqi.
Uitkoff dhe Kushnerit do t’iu bashkohet në Izrael të martën edhe zëvendës presidenti amerikan JD Vance. Përfaqësuesit amerikanë do të zhvillojnë bisedime me anëtarët e qeverisë së kryeministrit Netanjahu.
Nga ana tjetër ndërmjetësit egjiptianë presin sot në takime përfaqësuesit e Hamasit.
Çarmatosja e grupit militant, futja e më shumë ndihmave në rripin e Gazës dhe formimi i qeverisë së teknokratëve pritet të jenë hapat e ardhshëm për tu zbatuar sipas propozoimit amerikan, nëse palët mbeten të përkushtuara.
Por situate mbetet shumë delikate pasi në 10 ditët e para të armëpushimit palët kanë akuzuar disa herë njëra tjetrën për shkelje. -

Trump: Të ndahet rajoni i Donbasit. Presidenti amerikan me propozim të ri para takimit me Putin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka sugjeruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është copëzimi i Donbasit, një rajon që është aktualisht i pushtuar nga Rusia në pjesën më të madhe të tij.
Deklaratën Trump e bëri duke folur për gazetarët nga bordi i avionit Air Force One.
“Le të copëtohet ashtu siç është. Është i ndarë tashmë. Le ta lëmë ashtu siç është. Ata mund të negociojnë diçka më vonë por tani për tani, të dyja palët në konflikt duhet të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi, të ndalojnë së luftuari, dhe të ndalojnë së vrari njerëz”, tha Trump.Komentet e Trump vijnë pas një takimi të tensionuar me presidentin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë të premten dhe duket si një kthesë e papritur nga qëndrimi i tij i fundit për luftën ku tha se Ukraina mund të rimerrte sërish territoret e saj.
Zelensky kishte fluturuar për në Uashington duke shpresuar të përfitonte nga zhgënjimi në rritje i Trump me Vladimir Putinin, pasi samiti i Presidentit amerikan në Alaska dështoi të prodhonte një përparim në luftë.
Por udhëheqësi ukrainas u largua duarbosh, duke dështuar të siguronte raketat e shumëkërkuara Tomahawk me rreze të gjatë veprimi edhe pas javësh lobimi.
Qëndrimi i Trump duket se u ndryshua pas një telefonate që ai zhvilloi me homologun rus Putin të enjten ku folën për një tjetër takim kokë më kokë.
Takimi pritet të mbahet gjatë kësaj jave në Hungari megjithatë detajet janë ende duke u diskutuar./vizionplus.tv -

Tregjet financiare globale tronditen nga frika për kreditë e këqija në SHBA
Tregjet financiare globale u përfshinë nga paniku të premten, pasi shqetësimet për kreditë e këqija në Shtetet e Bashkuara u përhapën me shpejtësi në bursat europiane dhe aziatike. Aksionet e bankave ranë ndjeshëm në të dy anët e Atlantikut, duke nxitur frikën për një valë të re pasigurish në sistemin bankar.Indeksi FTSE 100 ra sot me ritmin më të fortë që prej prillit, i tërhequr poshtë nga valët e pasigurive që po vijnë nga sektori bankar amerikan. Rënia e aksioneve të bankave rajonale në SHBA ndezi shitje masive në tregjet globale, duke goditur veçanërisht Londrën, ku shqetësimet u përforcuan nga deklaratat e Bankës së Anglisë. Strategët e ING shtuan se luhatjet në yield-et e bonove janë të justifikuara dhe pritet të zbuten pas buxhetit të nëntorit, ndërsa tregjet tashmë parashikojnë një ulje të parë të normës së interesit deri në shkurtin e ardhshëm.Në SHBA, publikimi i humbjeve nga bankat rajonale Zions dhe Western Alliance ndezi alarmin për praktikat e dobëta të kreditimit. Ato raportuan kredi problematike në portofolin tregtar, duke përforcuar ndjesinë e pasigurisë që prej falimentimit të dy kompanive të lidhura me industrinë e automjeteve më herët gjatë vitit.Në tregtinë para hapjes së bursës të premten, JP Morgan ishte me 1,5% humbje, Citigroup 1,9% dhe Bank of America 2,9% humbje. Indeksi amerikan SPDR S&P Regional Banking ETF (KRE) ra mbi 6% në sesionin e kaluar, ndërsa vetë Zions dhe Western Alliance humbën përkatësisht mbi 13% dhe 10%.Goditja përfshin EuropënEfekti domino u ndje menjëherë në Europë, ku indeksi Stoxx Europe 600 Banks ra me rreth 3%. Bankat e mëdha europiane si Deutsche Bank, Barclays dhe Sabadell pësuan goditje të thella, kjo e fundit pësoi pothuajse 9% rënie. Edhe Deutsche Bank ra me 6,9%, ndërsa Barclays 5,4%.Në tregun më të gjerë, Stoxx 600 ra me 1,5% në mesditë në Londër, me të gjithë sektorët në territor negativ. Indekset kombëtare gjithashtu shënuan rënie: FTSE 100 ra me 1,3%, CAC 40 me 0,8%, ndërsa DAX dhe FTSE MIB humbën mbi 2%.Sipas analistit Russ Mould të AJ Bell, investitorët janë tronditur nga një seri problemesh të përsëritura në sektorin bankar amerikan. “Ka një reagim instinktiv, edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta për probleme në bankat britanike apo europiane, tregjet po ulin ekspozimin në sektor, për çdo rast”, tha ai.Edhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, kërkoi “vigjilencë dhe kujdes” në lidhje me cilësinë e kredisë, por theksoi se nuk sheh “rrezik për një krizë të madhe në SHBA për momentin”. Ai paralajmëroi megjithatë për kombinimin e tarifave, deficitit buxhetor dhe politikave të emigracionit që po e çojnë ekonominë amerikane drejt një faze “stagflacioni”.Përveç bankave, edhe sektori i mbrojtjes u prek rëndë. Indeksi Stoxx Europe Aerospace & Defense ra mbi 3,4%, me Rheinmetall, Hensoldt dhe Renk që pësuan nga 6% deri në 7% rënie.Ky zhvillim vjen në një moment kur presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin pritet të takohen në Hungari për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, një lajm që shtoi pasigurinë në tregje.Në Azi, goditjen më të madhe e pësuan kompanitë financiare japoneze me lidhje në tregun amerikan. Mizuho Financial Group ra me 4%, ndërsa siguruesit Sompo Holdings dhe Tokio Marine humbën respektivisht 4,7% dhe 3,5%. Aksionet e HSBC në Hong Kong ranë me 2%.Analistët e GAM Investments e cilësuan situatën si “reagim emocional”, duke theksuar se deri tani nuk ka shenja për probleme strukturore. “Humbjet duken të izoluara dhe lidhen me integritetin e kolateralit, raste ku garancitë janë përdorur dy herë apo janë falsifikuar”, tha menaxheri David Barker, duke shtuar se bankat europiane janë sot shumë më të kapitalizuara sesa një dekadë më parë.Tregjet përballë pasigurive të rejaMes pasigurive në sektorin financiar, investitorët po shqyrtojnë edhe rreziqet e një flluske të re teknologjike. Drejtues të UBS paralajmëruan se euforia për aksionet e inteligjencës artificiale po ngjan gjithnjë e më shumë me periudhën para kolapsit të dot-com në vitin 2000.Në tregun e korporatave, Volvo Group ra me mbi 7% pas rezultateve të tremujorit të tretë, ndërsa Novo Nordisk ra 6,7% pasi presidenti amerikan Trump u zotua të ulë çmimet e barnave për humbje peshe.Në sfond, të dhënat e Eurostat konfirmuan inflacionin e Eurozonës në 2,2%, në përputhje me pritshmëritë. Përfaqësues të Bankës Qendrore Europiane në takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore theksuan se cikli i uljes së normave të interesit “është afër fundit”.Edhe pse analistët e shohin rënien e fundit si një korrigjim afatshkurtër, ngjarjet e javës kanë treguar se pas një dekade qetësie, rreziku i kredive të këqija mbetet një plagë e hapur në sistemin financiar global. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump drejt Kosovës për të ulur tensionet me Serbinë? DASH zbulon të vërtetën: Presidenti amerikan…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku e cilëson presidentin Donald Trump si “Presidenti i Paqes”.
Në postim janë listuar edhe 8 konflikte të cilat sipas DASH janë mbyllur brenda 8 muajve gjatë mandatit të Trump. Në këto konfliktë është listuar dhe ai mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë më e fundit është ajo mes Izraelit dhe Hamasit. -

Profesori amerikan: Paqja në Ukrainë mund të fillojë nga anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO
Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara në “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara, ka sugjeruar se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të përdorë konfliktin Kosovë-Serbi si levë strategjike për të rikthyer dinamikën diplomatike mbi Ukrainën dhe për të rritur avantazhin e SHBA-së ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për territoret e kontestuara të Ukrainës, në bazë të modelit të Rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Joseph ka nënvizuar gjithashtu se ky model mund të sjellë përfitime edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Serbinë.
Duke ofruar anëtarësim në NATO për Kosovën dhe Serbinë, presidenti Trump mund të rrëzojë ‘neutralitetin ushtarak’ të Beogradit dhe të nxisë presion ndaj Moskës, duke e izoluar Serbinë nga ndikimi rus dhe duke zgjeruar ndikimit amerikan në rajon. Ai ka vlerësuar se oferta e anëtarësimit në NATO, alfa dhe omega për kosovarët, do të detyrojë cilindo kryeministër të Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por pa pasur nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën.
Joseph ka argumentuar mes tjerash se kjo do të zbuste tensionet në Kosovë, do të reduktonte nevojën për praninë ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s, dhe do të krijonte një model për zgjidhjen e krizave të ardhshme territoriale. Ai ka shtuar se njohja e Kosovës nga vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian dhe integrimi i saj eventual në NATO, mund të krijojnë një precedent të fuqishëm diplomatik për Ukrainën. -

Reagon Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, ne do t’i çarmatosim edhe me forcë
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë theksoi se “Hamasi do të çarmatoset sepse tha se do ta bëjë”, dhe “nëse nuk e bëjnë vetë, do ta bëjmë ne”.
“Ne do ta bëjmë”, përsëriti presidenti amerikan, duke shtuar se çarmatimi do të ndodhte “shpejt dhe ndoshta edhe me forcë”.
Megjithatë, Trump nënvizoi se kishte “folur me Hamasin” dhe kishte marrë siguri. Dorëzimi i armëve, tha ai, do të bëhej brenda një “periudhe të arsyeshme kohore”. -

Live/ Trump mbërrin në Egjipt, nënshkruan planin e paqes për Lindjen e Mesme: Na u deshën 3000 vite për…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.
18:45
Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.
“Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit.
18:15
Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë.
“Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve.
“Kam qenë shumë i bindur se Shkëlqësia Juaj është i vetmi që është i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte. Madje e thashë me shumë saktësi gjatë komunikimit tim me Shkëlqësinë Tuaj se ju jeni i vetmi që është në gjendje të sjellë paqen”, tha presidenti i Egjiptit.
Tani, udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të respektohet, që trupat e pengjeve të mbetura të vdekura në Gaza t’u kthehen familjeve të tyre dhe që ndihma humanitare të lejohet në Rripin e Gazës, tha Sisi.
Hapat e ardhshëm të planit të armëpushimit gjithashtu duhet të punohen “shumë nga afër”, shtoi ai.
Egjipti pret me padurim mbështetjen e Trump dhe sponsorizimin tuaj me ne në konferencën për rindërtimin e Gazës”, përfundoi Sisi.
17:10Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.
Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.
Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve.14:30
“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe
“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
“Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
“Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.
14:25
Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit që prej ditës së shtunë, kur nisën luftimet. Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Haëa të qytetit, cka mbolli panik në zonë.
“Këtë herë banorët nuk po iknin nga sytë këmbët prej sulmeve izraelitëve; ata po i largoheshin njerëzve të vet”, u shpreh një dëshmitar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftimeve.
Raportet nga terreni tregojnë se Hamasi ka mobilizuar rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, edhe pse ai vetë e mohon të jetë duke vendosur “luftëtarët e tij nëpër rrugë”.
14:24
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
“Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
“Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.
14:21
“Hamasi do të çarmatoset”/ Trump në parlamentin izraelit: Marrëveshja nuk është arritur, bota e do Izraelin
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin.
Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato.
Presidenti amerikan tha më tej se Izraeli ka fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve”, një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar, shkruan BBC.
Pasi bëri shaka për vonesën në samitin në Egjipt këtë pasdite, Trump u shpreh se do të takohet me disa kombe atje.
“Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha ai.
Presidenti amerikan shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
“Bota po e do përsëri Izraelin”.
14:20
Fjalimi në Parlamentin izraelit, Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duhet të shpenzojnë para për shkolla dhe mjekësi, jo për të prodhuar armë
Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.
Ai thotë se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
“Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, thotë ai.
14:04
Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai nuk ndali lëvdatat për Trumpin, duke ia dhënë atij meritën për një marrëveshje të shkurtër armëpushimi të arritur në janar që çoi në lirimin e disa pengjeve.
Netanyahu deklaroi se beson që lidershipi i presidentit amerikan do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme.
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump u prit me duartrokitje dhe brohoritje në Knesset.
“Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje. Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre.
28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan{, tha Trump.
“Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
13:36
“Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trumpit gjatë fjalimit krah Netanyahut, nxirren jashtë dy deputetë
Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.
Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
13:25
Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
“Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
“Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan.
“Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
12:21
“Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë.
Në aeroport kishin dalë një sërë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë.
“Lufta ka mbaruar”, u tha Trumpi gazetarëve gjatë fluturimit për në Izrael ku Netanyahu përsëriti edhe një herë se vendi i tij, nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë ndalesës së shkurtër në Izrael, Trump do të takohet me familjarë të pengjeve dhe do të flasë në parlamentin vendas, në Knesset. Më pas, do të udhëtojë për në Egjipt për një samit paqeje me udhëheqësit botërorë dhe një ceremoni zyrtare nënshkrimi të fazës së parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.
Sipas planit, operacionet ushtarake janë ndalur në enklavë. Hamasit i kërkohet shkatërrim i plotë i armëve. Faza e parë parashikon atë që po ndodh sot: lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Një tjetër pikë e rëndësishme ka të bëjë me dërgimin e ndihmave në Gazë, proces që tashmë ka nisur. Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.
Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku do të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh.
Propozimi e bën të qartë se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”, ndërsa duket se lë të hapur mundësinë e një shtetësie palestineze.Top Channel
-

Live/ “Paqe në Lindjen e Mesme”. Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët që po marrin pjesë në takim
20 pengjet e fundit të mbajtura nga Hamasi në Gaza tani janë kthyer në Izrael pas më shumë se dy vitesh në robëri!
18:15
Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë.
“Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve.
“Kam qenë shumë i bindur se Shkëlqësia Juaj është i vetmi që është i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte. Madje e thashë me shumë saktësi gjatë komunikimit tim me Shkëlqësinë Tuaj se ju jeni i vetmi që është në gjendje të sjellë paqen”, tha presidenti i Egjiptit.
Tani, udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të respektohet, që trupat e pengjeve të mbetura të vdekura në Gaza t’u kthehen familjeve të tyre dhe që ndihma humanitare të lejohet në Rripin e Gazës, tha Sisi.
Hapat e ardhshëm të planit të armëpushimit gjithashtu duhet të punohen “shumë nga afër”, shtoi ai.
Egjipti pret me padurim mbështetjen e Trump dhe sponsorizimin tuaj me ne në konferencën për rindërtimin e Gazës”, përfundoi Sisi.
17:10
Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesëPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.
Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve.
14:30
“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe
“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
“Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
“Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.
14:25
Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit që prej ditës së shtunë, kur nisën luftimet. Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Haëa të qytetit, cka mbolli panik në zonë.
“Këtë herë banorët nuk po iknin nga sytë këmbët prej sulmeve izraelitëve; ata po i largoheshin njerëzve të vet”, u shpreh një dëshmitar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftimeve.
Raportet nga terreni tregojnë se Hamasi ka mobilizuar rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, edhe pse ai vetë e mohon të jetë duke vendosur “luftëtarët e tij nëpër rrugë”.
14:24
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
“Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
“Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.
14:21
“Hamasi do të çarmatoset”/ Trump në parlamentin izraelit: Marrëveshja nuk është arritur, bota e do Izraelin
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin.
Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato.
Presidenti amerikan tha më tej se Izraeli ka fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve”, një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar, shkruan BBC.
Pasi bëri shaka për vonesën në samitin në Egjipt këtë pasdite, Trump u shpreh se do të takohet me disa kombe atje.
“Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha ai.
Presidenti amerikan shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
“Bota po e do përsëri Izraelin”.
14:20
Fjalimi në Parlamentin izraelit, Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duhet të shpenzojnë para për shkolla dhe mjekësi, jo për të prodhuar armë
Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.
Ai thotë se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
“Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, thotë ai.
14:04
Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai nuk ndali lëvdatat për Trumpin, duke ia dhënë atij meritën për një marrëveshje të shkurtër armëpushimi të arritur në janar që çoi në lirimin e disa pengjeve.
Netanyahu deklaroi se beson që lidershipi i presidentit amerikan do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme.
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump u prit me duartrokitje dhe brohoritje në Knesset.
“Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje. Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre.
28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan{, tha Trump.
“Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
13:36
“Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trumpit gjatë fjalimit krah Netanyahut, nxirren jashtë dy deputetë
Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.
Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
13:25
Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
“Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
“Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan.
“Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
12:21
“Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë.
Në aeroport kishin dalë një sërë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë.
“Lufta ka mbaruar”, u tha Trumpi gazetarëve gjatë fluturimit për në Izrael ku Netanyahu përsëriti edhe një herë se vendi i tij, nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë ndalesës së shkurtër në Izrael, Trump do të takohet me familjarë të pengjeve dhe do të flasë në parlamentin vendas, në Knesset. Më pas, do të udhëtojë për në Egjipt për një samit paqeje me udhëheqësit botërorë dhe një ceremoni zyrtare nënshkrimi të fazës së parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.
Sipas planit, operacionet ushtarake janë ndalur në enklavë. Hamasit i kërkohet shkatërrim i plotë i armëve. Faza e parë parashikon atë që po ndodh sot: lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Një tjetër pikë e rëndësishme ka të bëjë me dërgimin e ndihmave në Gazë, proces që tashmë ka nisur. Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.
Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku do të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh.
Propozimi e bën të qartë se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”, ndërsa duket se lë të hapur mundësinë e një shtetësie palestineze.Top Channel
-

“Rama ka bashkëpunuar me McGonigal për përfitime personale”,zbulohet kërkesa PD për Komisionin Hetimor: Ka korruptuar..
Një grup deputetësh nga Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
SYRI.net ka zbardhur kërkesën e firmosur nga 38 deputetë të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.
‘Faktet dhe të dhënat e mësipërme (në dokument) provojnë qartazi se Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, është përfshirë në veprimtari të dyshimta, të cilat kishin për qëllim: (i) të dëmtonin interesat e partisë kryesore opozitare [Partisë Demokratike të Shqipërisë], nëpërmjet fillimit të një hetim penal ndaj lobistit amerikan të angazhuar për kryerjen e veprimtarive të tij; dhe (ii) krijimit të favoreve të parregullta dhe të dyshimta për shtetasin Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, veçanërisht në dhënien e licencave në industrinë e naftës.
Për realizimin e këtyre qëllimeve, janë kryer një sërë takimesh në periudhën 2017-2018 nga Z. Edi Rama me shtetasit McGonigal, Neza dhe Duçka, janë vënë në dispozicion dokumente dhe informacione nga zyra e kryeministrit, janë ofruar para në shumën 225.000 dollarë, si dhe janë paguar shpenzime udhëtimi, akomodimi për shtetasin amerikan McGonigal dhe dëshmitarët për të ndihmuar hetimin penal ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, lidhur me licencat në industrinë e naftës, sipas të dhënave të publikuara në media, rezulton se shtetasi Charles McGonigal është administrator dhe ortak me 25% i një kompanie shqiptare, të quajtur ‘Law Office and Investigation’, aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, nga Shefqet Dizdari, me profesion avokat, i cili në vitin 2019, i ka shitur aksionet e tij shtetasve Charles McGonigal, Agron Neza dhe Mark Thomas Rossini.
Deputetët e opozitës i referohen dhe dokumentit të datës 05.09.2025 kur Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhjen me çështjen McGonigal, nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për marrëdhëniet e ish-agjentit special të FBI-së me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me interes të veçantë duket të jetë një footnote në faqen 7 të këtij dokumenti, në të cilin thuhet: ‘Në 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një foto të vetes dhe kryeministrit [Edi Rama] një miku personal dhe i shkroi një tjetër miku personal që Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe kjo ofronte plot mundësi’.
Faktet lidhur me shtetasin amerikan McGonigal sa i përket njohjeve dhe takimeve të tij me kryeminstrin Edi Rama, shkëmbimi i informacioneve nga burimet e FBI-së, marrja e përfitimeve monetare, interesimi për fushat naftëmbajtëse në Shqipëri, konfirmohen edhe nga një sërë intervistash mediatike të bëra nga shtetasja amerikane Allison Guerriero, asokohe partnerja e Charles McGonigal.
Duke iu referuar të njëjtave burimeve mediatike, rezulton se në aktivitetin e zhvilluar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara, të shtetasit Charles McGonigal është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi Erion Veliaj. Ky i fundit thuhet të ketë zhvilluar disa takime me shtetasin McGonigal, madje edhe i ka paguar një shumë prej 8 milionë euro, me qëllim që një pronar mediash shqiptare, me të cilin Veliaj kishte konflikte të vazhdueshme, të shpallej non-grata në Shtetet e Bashkuara.
Pasur parasysh dokumentet zyrtare të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe publikimet e bëra publike nga burime serioze mediatike, lindin dyshime të arsyeshme sa i përket ligjshmërisë së veprimeve të kryer nga zyrtarë publikë shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI, Charles F. McGonigal, thuhet në dokument.
Pikërisht, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjeve në këto marrëdhënie, verifikimin në thellësi të veprimeve të funksionarëve shqiptar me ish-agjentin McGonigal, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Verifikimin e Ligjshmërisë të Veprimeve të Zyrtarëve Shqiptar në Raport me ish-Agjentin Special të FBI-së Charles McGonigal.
Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e ligjit në marrëdhëniet e funksionarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin Charles McGonigal, njohjen dhe verifikimin në thellësi veprimeve të kryera nga zyrtarët shqiptarë, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasoja negative që mund të vinë për shtetin dhe palët e treta, nga marrëdhënie fshehta e të dyshimta që mund të krijojnë zyrtarët shqiptarë me zyrtarë të huaj,jashtë funksioneve të tyre zyrtare.
Bazat e kërkesës:
Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë (e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore)
Neni 25 i Rregullores së Kuvendit
Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit’
Dokumentet publike të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe media ndërkombëtare tregojnë se ish-agjenti McGonigal ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë shqiptarë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarë të tij, si dhe ka përfituar financime nga biznesmeni shqiptar-amerikan Agron Neza. Sipas akuzave të SHBA, këto kontakte kanë përfshirë:
Marrjen e mbi 225.000 dollarë nga Agron Neza për McGonigal, për të ndikuar në vendime që përfitonin interesat private të tij dhe partnerëve shqiptarë.
Takime të koordinuara në Shqipëri dhe SHBA, duke përfshirë edhe kryeministrin Rama.
Ndihmën e drejtpërdrejtë në përfitime ekonomike, përfshirë dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës nga kompania TransOil Group (sot TerraOil Swiss).
Komisioni do të verifikojë ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë, do të nxjerrë përgjegjësi institucionale dhe do të propozojë masa ligjore për të parandaluar fenomene të ngjashme në të ardhmen.
Përbërja e Komisionit Hetimor:
11 anëtarë gjithsej
Kryetari dhe 4 anëtarë nga Partia Demokratike
6 anëtarë nga Partia Socialiste
Afati i punës: 6 muaj nga miratimi në Kuvend.
Deputetët nënshkrues kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet sa më parë nga Konferenca e Kryetarëve dhe Kuvendi në seancë plenare.
