Tag: amerikan

  • SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

    SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

    Një sulm i ri ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë ka lënë të vrarë dy persona. 
    Kështu tha më 22 tetor sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa njoftoi se SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje që po operonte në Oqeanin Paqësor. 
    Hegseth publikoi në X një video ku shihej një anije e përfshirë nga flakët. Deri më tani, numri i sulmeve të kryera nga Uashingtoni ndaj anijeve që dyshon se kontrabandojnë drogë ka arritur në të paktën tetë, sulme që kanë vrarë të paktën 34 persona. 
    “Gjatë sulmit, që u krye në ujërat ndërkombëtare, në anije ndodheshin dy narkoterroristë. Të dy terroristët u vranë dhe asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, shkroi Hegseth në rrjetet sociale. 
    “Ashtu sikurse Al-Kaida që i shpalli luftë atdheut tonë, këto kartele po zhvillojnë luftë në kufirin tonë dhe ndaj popullit tonë. Nuk do të ketë strehë apo falje, vetëm drejtësi”, shtoi ai. 
    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha në një njoftim për Kongresin se presidenti ka vendosur që SHBA-ja të angazhohet “në një konflikt të armatosur” me kartelet e drogës. 
    “Presidenti ka vendosur se këto kartele janë grupe të armatosura joshtetërore, i ka shpallur organizata terroriste dhe ka vendosur që vendimet e tyre përbëjnë një sulm të armatosur kundër SHBA-së”, u tha në njoftimin e dërguar nga Pentagoni, në të cilin po ashtu kontrabandistët e dyshuar përshkruhen si “luftëtarë të paligjshëm”. 

  • Paqe e pamundur në Gaza? Diplomati amerikan: Ka ide të papajtueshme, por faza e parë mund të shpëtojë jetë…

    Paqe e pamundur në Gaza? Diplomati amerikan: Ka ide të papajtueshme, por faza e parë mund të shpëtojë jetë…

    Në një moment vendimtar për fatin e konfliktit në Gaza, Corriere Della Sera ka zhvilluar një intervistë me diplomatin amerikan Rob Malley, një nga negociatorët më me përvojë në çështjet e Lindjes së Mesme, i cili ka shërbyer në administratat Clinton, Obama dhe Biden. Së bashku me ish-negociatorin palestinez Hussein Agha, ai ka shkruar librin “Tomorrow is Yesterday” (E nesërmja është dje).
    Duke komentuar përpjekjet aktuale për një armëpushim dhe planin e propozuar prej Donald Trump, Malley ofron një analizë të thelluar mbi vështirësitë dhe potencialet e procesit paqësor.
    Sipas tij, megjithëse në terren ekzistojnë interesa të papajtueshme midis Izraelit dhe Hamasit, faza e parë e marrëveshjes, ndalimi i dhunës dhe lirimi i pengjeve, mund të zbatohet dhe të shpëtojë jetë. Megjithatë, Malley paralajmëron se paqartësitë afatgjata dhe qasja e njëanshme e administratës Trump rrezikojnë të minojnë çdo përpjekje për një paqe të qëndrueshme.
    INTERVISTA ME ROB MALLEY
    I kemi bërë pyetje bazuar në përvojën e tij disavjeçare dhe njohjen nga afër të politikave izraelite, palestineze dhe amerikane, për të ditur nëse ai beson se armëpushimi në Gaza do të zgjasë.
    “Tashmë kemi parë shkelje. Është e qartë se edhe kur ka vetëm një shenjë të vogël që Hamasi nuk po e zbaton plotësisht marrëveshjen, madje edhe kur vetë amerikanët besojnë se nuk ka shkelje, Izraeli dëshiron ta përdorë këtë si mundësi për të riafirmuar forcën e tij.Nga ana e Hamasit ekziston një dëshirë e përditshme për t’u rikonfirmuar si autoritet në Gaza.Përplasja midis këtyre dy interesave, që janë të papajtueshme, është shqetësuese.Por deri tani duket se Shtetet e Bashkuara duan që armëpushimi të qëndrojë. Po dërgojnë zyrtarët më të lartë të qeverisë, përfshirë zëvendëspresidentin. Presidenti duket se po investon shumë.Prandaj ka arsye për të besuar se është e mundur. Por të flasim për siguri do të ishte ekzagjerim”
    Çfarë mendoni për planin me 20 pika të Trump për Gazën?
    “Do ta ndaja në dy pjesë: ndikimin e menjëhershëm dhe përmbajtjen afatgjatë.Qëllimi i menjëhershëm, dhe më i rëndësishmi, është të ndalet masakra në Gaza, të lirohen pengjet dhe të burgosurit, dhe të lejohet hyrja e ndihmave humanitare, për të cilat ka një nevojë dëshpëruese.Kjo është pjesa që kërkon vëmendje tani dhe është pjesa më realiste, në njëfarë mënyre.Nuk është ende e garantuar, por duket se ekziston një presion amerikan dhe ndërkombëtar që të paktën këto masa të zbatohen”.
    Çfarë ju shqetëson në afat të gjatë?
    “Pikësëpari, mungesa e sqarimeve për afatet dhe mënyrën e zbatimit, për shembull si do të vlerësohen dhe ndëshkohen shkeljet. Gjithçka që do të ndodhë më pas do të duhet të negociohet, dhe kjo krijon pasiguri, sepse ka elementë të fazave të mëvonshme që as Hamasi dhe as Izraeli nuk i duan.Kështu që e shoh situatën të ndarë në rrethe:
    –rrethi i parë: ndalimi i vrasjeve, lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe hyrja e ndihmave;
    –rrethi i dytë: hapat për të arritur te një qeveri, një forcë stabilizimi dhe çarmatimi i Hamasit;
    –dhe rrethi i tretë: bisedimet për një zgjidhje të gjithanshme.
    Sa më shumë largohemi nga rrethi i parë, aq më pak besim kam për zbatimin. Por vlerësimi im është: të paktën ta arrijmë rrethin e parë, sepse mund të shpëtohen jetë”.
    Trump dhe negociatorët e tij nuk duan të flasin për zgjidhjen me dy shtete, për sovranitetin dhe vetëvendosjen palestineze. Ata thonë se duan të shmangin “etiketat e vjetra” dhe të fokusohen te pragmatizmi: “Pastaj emërtimet mund të vijnë më vonë”. A pajtoheni? Në librin tuaj, ju i kritikoni politikanët që për dekada flisnin për zgjidhjen me dy shtete, edhe kur ishte e parealizueshme, duke e përdorur si justifikim për të mos bërë asgjë.
    “Një gjë është të pranosh se metodat e së kaluarës nuk kanë funksionuar, dhe tjetër gjë është të zgjedhësh një rrugë të mirë alternative.Rezultatet e administratës së parë të Trump dhe gjashtë muajt e parë të mandatit të dytë nuk janë aspak inkurajuese.Në mandatin e parë ata e njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe Golanin si pjesë të Izraelit.Prezantuan një plan të hartuar nga Jared Kushner, që do të lejonte Izraelin të aneksonte pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor brenda gjashtë muajve të parë. Jo vetëm që i dhanë dorë të lirë Izraelit për ta vazhduar luftën në mënyrën më agresive të mundshme, por bënë deklarata për Bregun Perëndimor duke e quajtur Judea dhe Samaria.Prandaj, mund të jesh pak i kënaqur që po provojnë diçka ndryshe, por edhe shumë skeptik për metodat e reja të mundshme. Ata nuk po bëjnë atë që ne propozojmë në libër: që është të merren parasysh narrativat dhe aspiratat historike të të dyja palëve. Ka një tendencë në administratën Trump të dëgjohet vetëm njëra palë”.
    Intervistë për Corriere Della Sera

  • Dështon takimi Putin-Trump në Budapest?!

    Dështon takimi Putin-Trump në Budapest?!

    Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, aktualisht “nuk ka plane” për një takim të menjëhershëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, pavarësisht deklaratave të fundit të republikanit se një samit mes tyre do të zhvillohej brenda dy javësh në Budapest për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. 
    Javën e kaluar, Trump kishte paralajmëruar se një takim i tillë do të ndodhte së shpejti, por sipas BBC planet duket se janë pezulluar. Një takim përgatitor mes Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte parashikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë njoftoi se një “telefonatë produktive” mes tyre e kishte bërë të panevojshëm takimin. Nuk janë dhënë detaje shtesë për arsyet e shtyrjes së bisedimeve. 
    Trump kishte diskutuar idenë e një samiti në Budapest gjatë një bisede telefonike me Putinin, vetëm një ditë para se të priste në Uashington presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Mediat amerikane raportuan se takimi mes Trump dhe Zelensky ishte “i tensionuar”, me pretendime se Trump kishte kërkuar nga Ukraina të dorëzonte territore në lindje të vendit në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. 
    Megjithatë, të hënën Trump mbështeti një propozim armëpushimi të inicuar nga Kievi dhe disa liderë evropianë për ngrirjen e konfliktit përgjatë vijës aktuale të frontit. “Le të mbetet ashtu siç është,” deklaroi ai. 
    Nga ana tjetër, Moska e ka kundërshtuar këtë ide. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se Rusia është e interesuar për “paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme”, duke nënkuptuar se një ngrirje e konfliktit do të ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme. Ai përsëriti kërkesat maksimale të Kremlinit, përfshirë njohjen e plotë të sovranitetit rus mbi Donbasin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, kërkesa që Kievi dhe partnerët e tij evropianë i kanë quajtur të papranueshme. 
    Presidenti ukrainas, Zelensky, u shpreh se diskutimet për vijën e frontit përbëjnë “fillimin e diplomacisë”, por shtoi se Rusia “po bën gjithçka për ta shmangur diplomacinë”. Ai nënvizoi se tema e vetme që mund të tërheqë vëmendjen e Moskës është furnizimi i Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi. 
    Siç shkruan BBC, telefonata e papritur e Putinit me Trump javën e kaluar ndodhi në një moment kur qarkullonin zëra se SHBA-të po përgatiteshin t’i dërgonin Ukrainës raketa Tomahawk, të afta për të goditur objektiva brenda territorit rus. Zelensky tha se pikërisht kjo çështje kishte detyruar Moskën të rifillonte kontaktet diplomatike, duke e cilësuar presionin amerikan si një “investim të fortë në diplomaci”. 
     

  • Ish-drejtuesi i AADF zbulon prapaskenat e projekteve në Butrint dhe lidhjet me qeverinë

    Ish-drejtuesi i AADF zbulon prapaskenat e projekteve në Butrint dhe lidhjet me qeverinë

    Në një intervistë të thelluar, Cafo Boga, themelues dhe ish-drejtues i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ka hedhur dritë mbi historinë e fondit, misionin e tij fillestar dhe devijimet që çuan në polemika të mëdha publike, si ato për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe projektin e kontestuar në Durrës.
    Zoti Boga e nisi bisedën duke theksuar rëndësinë e të thënit të së vërtetës si një përgjegjësi qytetare. Ai shpjegoi se AADF u krijua si pjesë e një iniciative më të gjerë të Kongresit Amerikan për të ndihmuar vendet ish-komuniste në tranzicionin e tyre drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Me një kapital fillestar prej 30 milionë dollarësh, i fituar falë angazhimit të diasporës shqiptare, fondi luajti një rol kyç në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke shërbyer si model, veçanërisht me krijimin e Bankës Amerikane të Shqipërisë.Megjithatë, problemet filluan me transformimin e fondit në një fondacion dhe me një afrim të tepruar me pushtetin politik. “Tepër u lidhëm ngushtë me pushtetin, me qeverinë,” pohoi Boga, duke shtuar se ndërsa një bashkëpunim është i nevojshëm, kjo marrëdhënie kaloi në një nivel ku projektet dukeshin se shërbenin më shumë për interesat e ngushta të disa ministrave. Pika e krisjes, sipas tij, ishte projekti i Butrintit.
    Ai zbuloi se bordi fillimisht aprovoi fonde vetëm për hartimin e një plani menaxhimi gjithëpërfshirës. Por më pas, në mënyrë të fshehtë, u shtua plani për krijimin e një fondacioni të ri për menaxhimin e parkut, një ide që nuk ishte diskutuar kurrë në bord. Më problematike ishte përbërja e bordit të këtij fondacioni të ri, ku u përfshinë persona me konflikt interesi, përfshirë hartuesin e planit dhe avokatin që kishte përgatitur ndryshimet ligjore për ta mundësuar atë. Kjo situatë, së bashku me kundërshtimin e tij ndaj lidhjeve të forta me qeverinë, çoi në largimin e zotit Boga nga bordi i AADF. Duke komentuar protestat e banorëve në Durrës për një tjetër projekt të fondacionit, Boga shprehu frikën se po përdoret i njëjti “modus operandi” si në Butrint – krijimi i një fondacioni për të marrë menaxhimin e një pasurie publike.
    Ai këmbënguli se “përgjegjësia e trashëgimisë kulturore është e shtetit, pikë. Nuk mund t’i jepet dikujt tjetër.” Në një analizë më të gjerë të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Boga argumentoi se Shqipëria ndodhet në “anën e volitshme të historisë” për shkak të ndryshimeve gjeopolitike. Sipas tij, ekziston një plan strategjik që Tirana të shndërrohet në një qendër rajonale, duke zëvendësuar rolin që dikur kishte Beogradi. Mbledhjet e nivelit të lartë që mbahen në Tiranë, sipas tij, nuk janë rezultat i punës së kryeministrit Rama, por pjesë e këtij skenari të paracaktuar. Për rastin “McGonigal”, ai e cilësoi atë më shumë si një çështje juridike për SHBA-në, por tejet problematike për Shqipërinë, pasi cenon besimin tek lidershipi dhe ngre dyshime për korrupsion.
    Intervista në studio:
    Parruca: Kthehemi direkt tani, jemi në hapësirën e intervistës. Në studio është bashkuar zoti Cafo Boga, themelues dhe ish-drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Zoti Boga, përshëndetje. Mirë se keni ardhur.
    Boga: Faleminderit, faleminderit. Më së pari më lejoni t’ju përshëndes juve dhe të gjithë shikusve të programit tuaj. Është kënaqësi për mua të të jemi këtu sot, të ndajmë disa minuta, një bashkëbisedim, thuash reflektim për disa çështje të cilat janë shumë me rëndësi për vendin tonë dhe për kombin tonë në përgjithësi. Dhe shpresoj se ëh, është detyrë e çdo njeriu që ta thotë të vërtetën ashtu si është, se është edhe një përgjegjësi ë e çdokujt dhe besoj nga kjo këmbim që do të bëjmë sot do të përfitojmë diçka.
    Parruca: Ju ju e keni, e keni thënë në fakt të vërtetat tuaja në mënyrë të të përsëritur edhe edhe online edhe ashtu si keni mundur. Fondi Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit natyrisht që është një pikë e e rëndësishme me dobi për për Shqipërinë, për projektet që ka sjellë, por disa prej projekteve të tij kanë qenë shumë të diskutueshme në Shqipëri. Ai i Butrintit e e kanë të qartë të gjithë që ka zgjuar debate të forta. Tani ka protesta në Durrës nga dhjetëra familje atje për shkak të një projekti tjetër po të Fondit Shqiptar ëh Amerikano-Shqiptar të zhvillimit, që kërkojnë të shëmbet, le të ruajnë pjesën historike e kështu me radhë, që ka hasur në kundërshtim shumë të fortë të të banorëve. Si i keni parë ju këto projekte?
    Boga: Meqënëse unë kam qenë i angazhuar që nga fillimi kur është krijuar fondi për zhvillim. Do jap një farë rezumeje të shkurtër.
    Parruca: Patjetër po.
    Boga: Fondet u krijuan në bazë të një ligji, të cili kongresi amerikan ë e fuqizoi për t’u ndihmuar shteteve të cilët bëjnë një tranzicion nga komunizmi në në demokraci. Për t’u ndihmuar ndërmarrjeve edhe njerëzve që të cilët merren me me biznes. Në Shqipëri erdhi pak vonë. Arsyeja ishte që erdhi vonë se nuk ju nda Shqipërisë një fond i tillë. Ju ndanë shteteve të tjera, duke filluar nga Rusia, Çekoslovakia e të gjitha. Shqipërisë jo. Mirëpo me angazhimin e diasporës, arritëm që edhe Shqipërisë t’i ndahen 30 milionë dollarë. Edhe me ato 30 milionë dollarë është filluar bondi. Bordi origjinal i fondit ka qenë i emëruar nga presidenti dhe nga kryetari i shtetit amerikan. Edhe ishte vërtetë një bord ë funksional, profesionist dhe kemi bërë një punë shumë të mirë. Besoj, fondi ka luajtur një rol shumë me rëndësi në zhvillimin e ekonomisë të ë Shqipërisë, pse ka qenë edhe një model. Për shembull, kur e kemi çelur Bankën Amerikane, ajo ka funksionuar sikurse një bankë amerikane në kuptimin e vërtetë të fjalës, bile disa aspekte, se drejtori ishte ish-bankier amerikan, Lorenzo Karoni, nëse e kujtohet emri i tyre. Ë, kështu që si u bë me model edhe për bankat e tjera në Shqipëri, që edhe ato punën e tyre ta bëjnë në një nivel të lartë profesional. Mirëpo, çka ndodhi? Fondi e kish afatin e caktuar për t’i ë investuar ato 30 milionë dollarë, të cilët ishte 10 vite. Mbas 10 vite u ndërpre. Mirëpo, ne i investuam ato brenda 10 viteve, mandej ai fondi ishte, thuash, ë dormen, me thënë i pezulluar, por vazhdonte të ekzistonte derisa të shliheshin të gjitha investimet. Njëherëkohë, nëse s’jam gabim më 2009-ën, ne formuam fondacionin, si legacy i thonë, si rrjedhje, vazhdim i atij fondi. Me, natyrisht me kapital, me fitimin që kemi pasur nga fondi. Përfitimi ishte shumë i mirë, ne edhe atë bankë për shembull e shitëm për një çmim jashtëzakonisht të mirë. Kështu që, nëse mblidhen të gjitha, ëh, ishin afër gjysmë milioni ëh, gjysmë miliardi dollarë, po dollarë, 500 milionë, jo, jo. Natyrisht se disa janë shpenzuar edhe gradualisht. Ëh, çdo gjë filloi në rregull.
    Parruca: Pra ideja ishte që edhe këto do hidheshin përsëri do investoheshin.
    Boga: Po, ne kur e formuam, unë kam qenë njëri prej atyre që e kemi formuar këtë fondacion, meqënëse isha, isha ë anëtar i bordit që nga fillimi. Ëh, modeli ishte pak më ndryshe, se këtu ne tentuam të kemi të dy drejtimet. Një pjesë e këtij fondacioni, se tash është ky fondacion, jo fond, të merret me këto punë të cilat po merren sot. Pjesa tjetër ta vazhdojë të njëjtin, të njëjtin proces apo të njëjtën punë që e ka bërë fondi. Domethënë t’i ndihmojnë ekonomisë edhe të jetë si një, si me thanë, një urë e cila e lidh ekonominë e Shqipërisë me të atë të jashtme dhe të sjellin fonde, FDI si i thonë në anglisht, fonde në Amerikë. Mirëpo kjo nuk u realizua. U morën me këtë pjesën tjetër që natyrisht është më e lehtë, vetëm me shpenzuar të holla. Edhe aty fillimi qe shumë i mirë. Problemi erdhi, problemi erdhi apo u duk i qartë, po ishin disa probleme, një, se tepër u lidhëm ngushtë me, me, me pushtetin, me qeverinë.
    Parruca: Me qeverinë shqiptare, po.
    Boga: Megjithëse investimet e tilla duan një bashkëpunim të ngushtë.
    Parruca: Patjetër, koordinim po.
    Boga: Duhet një koordinim, natyrisht.
    Parruca: Po u shkua më tej.
    Boga: Por jo me u bë, si me thënë, punojmë vetëm për të mirën e disa ministrave, që ata të dalin më, më, më mirë. Megjithëse edhe ajo e ka vlerën e vet ato investime. Problemi me Butrintin sikurse e dini, ndodhi se nuk, ne e aprovuam ëh fondet për ëh përpunimin e një planit të gjithanshëm. Okej. Mirëpo çka doli aty më tepër se s’e kishim edhe plane të tjera. Plani tjetër që më andej ai të menaxhohet nga një fondacion që do të krijohet. Që s’e kishim biseduar në bord atëherë asnjëherë. Edhe çka ndodhi edhe më keq, se në atë, në atë, në atë bord të këtij fondacioni të ri, ëh, u angazhuan disa persona që s’kishin vendin aty. Një prej tyre ishte ai që e kishte bërë këtë projektin, planin, ëh, dy, një njeri tjetër, një, ishte në të vërtetë avokat i Shqipërisë, i cili kishte bërë ligjin se duhej të ndryshohej ligji për me mundësuar një gjë të tillë, dhe tre, ishte një njeri tjetër që kishte qenë më përpara në Shqipëri dhe ai nëpër Evropë kishte përhapur fjalën se Butrinti s’ka të bëjë diçka me shqiptarë, por është thjesht një një kulturë greko-romake, ne kemi qenë veç çoban dhish nëpër male, jemi ulur veç me shi dhitë edhe delet. Kështu që ajo, në atë mendimin tim, tentonte me ia mbyllë derën ëh historisë tonë të lashtë, që na lidh edhe me Trojën. Këtu atëherë unë erdha në, në gjatë, se po e përsëris diçka që e kam shkruar disa herë.

  • Ish-drejtuesi i AADF, zbardh prapaskenat e projekteve të Butrintit dhe marrëdhëniet me qeverinë

    Ish-drejtuesi i AADF, zbardh prapaskenat e projekteve të Butrintit dhe marrëdhëniet me qeverinë

    Në një intervistë të thelluar, Cafo Boga, themelues dhe ish-drejtues i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ka hedhur dritë mbi historinë e fondit, misionin e tij fillestar dhe devijimet që çuan në polemika të mëdha publike, si ato për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe projektin e kontestuar në Durrës.

    Zoti Boga e nisi bisedën duke theksuar rëndësinë e të thënit të së vërtetës si një përgjegjësi qytetare. Ai shpjegoi se AADF u krijua si pjesë e një iniciative më të gjerë të Kongresit Amerikan për të ndihmuar vendet ish-komuniste në tranzicionin e tyre drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Me një kapital fillestar prej 30 milionë dollarësh, i fituar falë angazhimit të diasporës shqiptare, fondi luajti një rol kyç në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke shërbyer si model, veçanërisht me krijimin e Bankës Amerikane të Shqipërisë.

    Megjithatë, problemet filluan me transformimin e fondit në një fondacion dhe me një afrim të tepruar me pushtetin politik. “Tepër u lidhëm ngushtë me pushtetin, me qeverinë,” pohoi Boga, duke shtuar se ndërsa një bashkëpunim është i nevojshëm, kjo marrëdhënie kaloi në një nivel ku projektet dukeshin se shërbenin më shumë për interesat e ngushta të disa ministrave. Pika e krisjes, sipas tij, ishte projekti i Butrintit.

    Ai zbuloi se bordi fillimisht aprovoi fonde vetëm për hartimin e një plani menaxhimi gjithëpërfshirës. Por më pas, në mënyrë të fshehtë, u shtua plani për krijimin e një fondacioni të ri për menaxhimin e parkut, një ide që nuk ishte diskutuar kurrë në bord. Më problematike ishte përbërja e bordit të këtij fondacioni të ri, ku u përfshinë persona me konflikt interesi, përfshirë hartuesin e planit dhe avokatin që kishte përgatitur ndryshimet ligjore për ta mundësuar atë. Kjo situatë, së bashku me kundërshtimin e tij ndaj lidhjeve të forta me qeverinë, çoi në largimin e zotit Boga nga bordi i AADF. Duke komentuar protestat e banorëve në Durrës për një tjetër projekt të fondacionit, Boga shprehu frikën se po përdoret i njëjti “modus operandi” si në Butrint – krijimi i një fondacioni për të marrë menaxhimin e një pasurie publike.

    Ai këmbënguli se “përgjegjësia e trashëgimisë kulturore është e shtetit, pikë. Nuk mund t’i jepet dikujt tjetër.” Në një analizë më të gjerë të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Boga argumentoi se Shqipëria ndodhet në “anën e volitshme të historisë” për shkak të ndryshimeve gjeopolitike. Sipas tij, ekziston një plan strategjik që Tirana të shndërrohet në një qendër rajonale, duke zëvendësuar rolin që dikur kishte Beogradi. Mbledhjet e nivelit të lartë që mbahen në Tiranë, sipas tij, nuk janë rezultat i punës së kryeministrit Rama, por pjesë e këtij skenari të paracaktuar. Për rastin “McGonigal”, ai e cilësoi atë më shumë si një çështje juridike për SHBA-në, por tejet problematike për Shqipërinë, pasi cenon besimin tek lidershipi dhe ngre dyshime për korrupsion.

     Intervista në studio:

    Parruca: Kthehemi direkt tani, jemi në hapësirën e intervistës. Në studio është bashkuar zoti Cafo Boga, themelues dhe ish-drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Zoti Boga, përshëndetje. Mirë se keni ardhur.

    Boga: Faleminderit, faleminderit. Më së pari më lejoni t’ju përshëndes juve dhe të gjithë shikusve të programit tuaj. Është kënaqësi për mua të të jemi këtu sot, të ndajmë disa minuta, një bashkëbisedim, thuash reflektim për disa çështje të cilat janë shumë me rëndësi për vendin tonë dhe për kombin tonë në përgjithësi. Dhe shpresoj se ëh, është detyrë e çdo njeriu që ta thotë të vërtetën ashtu si është, se është edhe një përgjegjësi ë e çdokujt dhe besoj nga kjo këmbim që do të bëjmë sot do të përfitojmë diçka.

    Parruca: Ju ju e keni, e keni thënë në fakt të vërtetat tuaja në mënyrë të të përsëritur edhe edhe online edhe ashtu si keni mundur. Fondi Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit natyrisht që është një pikë e e rëndësishme me dobi për për Shqipërinë, për projektet që ka sjellë, por disa prej projekteve të tij kanë qenë shumë të diskutueshme në Shqipëri. Ai i Butrintit e e kanë të qartë të gjithë që ka zgjuar debate të forta. Tani ka protesta në Durrës nga dhjetëra familje atje për shkak të një projekti tjetër po të Fondit Shqiptar ëh Amerikano-Shqiptar të zhvillimit, që kërkojnë të shëmbet, le të ruajnë pjesën historike e kështu me radhë, që ka hasur në kundërshtim shumë të fortë të të banorëve. Si i keni parë ju këto projekte?

    Boga: Meqënëse unë kam qenë i angazhuar që nga fillimi kur është krijuar fondi për zhvillim. Do jap një farë rezumeje të shkurtër.

    Parruca: Patjetër po.

    Boga: Fondet u krijuan në bazë të një ligji, të cili kongresi amerikan ë e fuqizoi për t’u ndihmuar shteteve të cilët bëjnë një tranzicion nga komunizmi në në demokraci. Për t’u ndihmuar ndërmarrjeve edhe njerëzve që të cilët merren me me biznes. Në Shqipëri erdhi pak vonë. Arsyeja ishte që erdhi vonë se nuk ju nda Shqipërisë një fond i tillë. Ju ndanë shteteve të tjera, duke filluar nga Rusia, Çekoslovakia e të gjitha. Shqipërisë jo. Mirëpo me angazhimin e diasporës, arritëm që edhe Shqipërisë t’i ndahen 30 milionë dollarë. Edhe me ato 30 milionë dollarë është filluar bondi. Bordi origjinal i fondit ka qenë i emëruar nga presidenti dhe nga kryetari i shtetit amerikan. Edhe ishte vërtetë një bord ë funksional, profesionist dhe kemi bërë një punë shumë të mirë. Besoj, fondi ka luajtur një rol shumë me rëndësi në zhvillimin e ekonomisë të ë Shqipërisë, pse ka qenë edhe një model. Për shembull, kur e kemi çelur Bankën Amerikane, ajo ka funksionuar sikurse një bankë amerikane në kuptimin e vërtetë të fjalës, bile disa aspekte, se drejtori ishte ish-bankier amerikan, Lorenzo Karoni, nëse e kujtohet emri i tyre. Ë, kështu që si u bë me model edhe për bankat e tjera në Shqipëri, që edhe ato punën e tyre ta bëjnë në një nivel të lartë profesional. Mirëpo, çka ndodhi? Fondi e kish afatin e caktuar për t’i ë investuar ato 30 milionë dollarë, të cilët ishte 10 vite. Mbas 10 vite u ndërpre. Mirëpo, ne i investuam ato brenda 10 viteve, mandej ai fondi ishte, thuash, ë dormen, me thënë i pezulluar, por vazhdonte të ekzistonte derisa të shliheshin të gjitha investimet. Njëherëkohë, nëse s’jam gabim më 2009-ën, ne formuam fondacionin, si legacy i thonë, si rrjedhje, vazhdim i atij fondi. Me, natyrisht me kapital, me fitimin që kemi pasur nga fondi. Përfitimi ishte shumë i mirë, ne edhe atë bankë për shembull e shitëm për një çmim jashtëzakonisht të mirë. Kështu që, nëse mblidhen të gjitha, ëh, ishin afër gjysmë milioni ëh, gjysmë miliardi dollarë, po dollarë, 500 milionë, jo, jo. Natyrisht se disa janë shpenzuar edhe gradualisht. Ëh, çdo gjë filloi në rregull.

    Parruca: Pra ideja ishte që edhe këto do hidheshin përsëri do investoheshin.

    Boga: Po, ne kur e formuam, unë kam qenë njëri prej atyre që e kemi formuar këtë fondacion, meqënëse isha, isha ë anëtar i bordit që nga fillimi. Ëh, modeli ishte pak më ndryshe, se këtu ne tentuam të kemi të dy drejtimet. Një pjesë e këtij fondacioni, se tash është ky fondacion, jo fond, të merret me këto punë të cilat po merren sot. Pjesa tjetër ta vazhdojë të njëjtin, të njëjtin proces apo të njëjtën punë që e ka bërë fondi. Domethënë t’i ndihmojnë ekonomisë edhe të jetë si një, si me thanë, një urë e cila e lidh ekonominë e Shqipërisë me të atë të jashtme dhe të sjellin fonde, FDI si i thonë në anglisht, fonde në Amerikë. Mirëpo kjo nuk u realizua. U morën me këtë pjesën tjetër që natyrisht është më e lehtë, vetëm me shpenzuar të holla. Edhe aty fillimi qe shumë i mirë. Problemi erdhi, problemi erdhi apo u duk i qartë, po ishin disa probleme, një, se tepër u lidhëm ngushtë me, me, me pushtetin, me qeverinë.

    Parruca: Me qeverinë shqiptare, po.

    Boga: Megjithëse investimet e tilla duan një bashkëpunim të ngushtë.

    Parruca: Patjetër, koordinim po.

    Boga: Duhet një koordinim, natyrisht.

    Parruca: Po u shkua më tej.

    Boga: Por jo me u bë, si me thënë, punojmë vetëm për të mirën e disa ministrave, që ata të dalin më, më, më mirë. Megjithëse edhe ajo e ka vlerën e vet ato investime. Problemi me Butrintin sikurse e dini, ndodhi se nuk, ne e aprovuam ëh fondet për ëh përpunimin e një planit të gjithanshëm. Okej. Mirëpo çka doli aty më tepër se s’e kishim edhe plane të tjera. Plani tjetër që më andej ai të menaxhohet nga një fondacion që do të krijohet. Që s’e kishim biseduar në bord atëherë asnjëherë. Edhe çka ndodhi edhe më keq, se në atë, në atë, në atë bord të këtij fondacioni të ri, ëh, u angazhuan disa persona që s’kishin vendin aty. Një prej tyre ishte ai që e kishte bërë këtë projektin, planin, ëh, dy, një njeri tjetër, një, ishte në të vërtetë avokat i Shqipërisë, i cili kishte bërë ligjin se duhej të ndryshohej ligji për me mundësuar një gjë të tillë, dhe tre, ishte një njeri tjetër që kishte qenë më përpara në Shqipëri dhe ai nëpër Evropë kishte përhapur fjalën se Butrinti s’ka të bëjë diçka me shqiptarë, por është thjesht një një kulturë greko-romake, ne kemi qenë veç çoban dhish nëpër male, jemi ulur veç me shi dhitë edhe delet. Kështu që ajo, në atë mendimin tim, tentonte me ia mbyllë derën ëh historisë tonë të lashtë, që na lidh edhe me Trojën. Këtu atëherë unë erdha në, në gjatë, se po e përsëris diçka që e kam shkruar disa herë.

     

  • Netanjahu takon shefin e inteligjencës egjiptiane në Jerusalem, fokus në paqen dhe armëpushimin në Gazë

    Netanjahu takon shefin e inteligjencës egjiptiane në Jerusalem, fokus në paqen dhe armëpushimin në Gazë

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ditën e sotme në Jerusalem me kreun e shërbimit sekret egjiptian, Hasan Rashad.

    Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Egjiptit, si dhe forcimin e paqes ndërmjet dy vendeve.

    Sipas burimeve lokale, Rashad ndodhet në Izrael për takime diplomatike me zyrtarët vendsas dhe me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur armëpushimin në Rripin e Gazës.

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë samitit për Gazën në Sharm el-Sheikh më 12 tetor, lavdëroi rolin e Rashad në ndërmjetësimin që çoi në armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor.

    Takimi u zhvillua ndërsa në Izrael ndodhen edhe zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance, si dhe këshilltarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

  • JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë e armëpushimit

    JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë e armëpushimit

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka mbërritur në Izrael në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të ruajtur marrëveshjen 12-ditore të armëpushimit në Gaza dhe për të vijuar me fazën e dytë të planit të paqes me 20 pika.

    Gjatë vizitës së tij, Vance pritet të inkurajojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë negociatat për një zgjidhje të përhershme të konfliktit me Hamasin, përfshirë vendosjen e një qeverie të përkohshme palestineze, tërheqjen e trupave izraelite, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çarmatimin e Hamasit.
    BBC raporton se së bashku me Vance, në Izrael kanë mbërritur edhe dy të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët zhvilluan bisedime me Netanyahun të hënën. Ata po punojnë për të ruajtur vrullin diplomatik dhe për të parandaluar prishjen e marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit, e cila shënon fazën e parë të planit amerikan për paqe.
    Vizita e tyre vjen pas një përshkallëzimi të dhunës të dielën, kur një sulm i Hamasit vrau dy ushtarë izraelitë. Në kundërpërgjigje, Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore që lanë të vrarë dhjetëra palestinezë. Megjithatë, të dyja palët më pas konfirmuan se po qëndronin të angazhuara ndaj armëpushimit.
    Netanyahu deklaroi se forcat izraelite kishin hedhur 153 ton bomba në Gaza në përgjigje të shkeljes së armëpushimit, duke theksuar se Izraeli mbron veten, por është i hapur për paqe.
    Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, deklaroi se armëpushimi është në rrugën e duhur, por paralajmëroi Hamasin se do të zhduket nëse e shkel sërish marrëveshjen.
    “Ata do të jenë të mirë. Do të sillen mirë. Nëse jo, do të zhduken”, u shpreh Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
    Nga Kajro, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, konfirmoi përkushtimin e plotë të grupit ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe deklaroi se lufta në Gaza ka përfunduar. Ai shtoi se Hamasi po përpiqet të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve, pavarësisht vështirësive për shkak të rrënojave dhe mungesës së pajisjeve.
    Gjatë natës, autoritetet izraelite konfirmuan se Hamasi kishte dorëzuar trupin e një pengu tjetër izraelit Tal Haimi, 41 vjeç, i cili ishte vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023.
    Deri më tani, 13 nga trupat e 28 pengjeve janë kthyer në Izrael që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor. Gjithashtu, 20 pengje izraelite të gjallë janë liruar në këmbim të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë.
    Pavarësisht armëpushimit, tensionet mbeten të larta. Të hënën, ushtria izraelite raportoi vrasjen e katër palestinezëve në lindje të qytetit të Gazës, duke i quajtur ata terroristë që kishin kaluar vijën e armëpushimit.
    Lufta në Gaza nisi pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023, ku Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz dhe mori peng 251 të tjerë në Izraelin jugor. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 68,216 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.
    Shtetet e Bashkuara po kërkojnë me ngulm që kjo fazë e armëpushimit të mos jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, por hapi i parë drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse për paqe në rajon.

    Top Channel

  • JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë armëpushimin

    JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë armëpushimin

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka mbërritur në Izrael në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të ruajtur marrëveshjen 12-ditore të armëpushimit në Gaza dhe për të vijuar me fazën e dytë të planit të paqes me 20 pika.

    Gjatë vizitës së tij, Vance pritet të inkurajojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë negociatat për një zgjidhje të përhershme të konfliktit me Hamasin, përfshirë vendosjen e një qeverie të përkohshme palestineze, tërheqjen e trupave izraelite, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çarmatimin e Hamasit.
    BBC raporton se së bashku me Vance, në Izrael kanë mbërritur edhe dy të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët zhvilluan bisedime me Netanyahun të hënën. Ata po punojnë për të ruajtur vrullin diplomatik dhe për të parandaluar prishjen e marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit, e cila shënon fazën e parë të planit amerikan për paqe.
    Vizita e tyre vjen pas një përshkallëzimi të dhunës të dielën, kur një sulm i Hamasit vrau dy ushtarë izraelitë. Në kundërpërgjigje, Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore që lanë të vrarë dhjetëra palestinezë. Megjithatë, të dyja palët më pas konfirmuan se po qëndronin të angazhuara ndaj armëpushimit.
    Netanyahu deklaroi se forcat izraelite kishin hedhur 153 ton bomba në Gaza në përgjigje të shkeljes së armëpushimit, duke theksuar se Izraeli mbron veten, por është i hapur për paqe.
    Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, deklaroi se armëpushimi është në rrugën e duhur, por paralajmëroi Hamasin se do të zhduket nëse e shkel sërish marrëveshjen.
    “Ata do të jenë të mirë. Do të sillen mirë. Nëse jo do të zhduken”, u shpreh Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
    Nga Kajro, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, konfirmoi përkushtimin e plotë të grupit ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe deklaroi se lufta në Gaza ka përfunduar. Ai shtoi se Hamasi po përpiqet të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve, pavarësisht vështirësive për shkak të rrënojave dhe mungesës së pajisjeve.
    Gjatë natës, autoritetet izraelite konfirmuan se Hamasi kishte dorëzuar trupin e një pengu tjetër izraelit Tal Haimi, 41 vjeç, i cili ishte vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023.
    Deri më tani, 13 nga trupat e 28 pengjeve janë kthyer në Izrael që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor. Gjithashtu, 20 pengje izraelite të gjallë janë liruar në këmbim të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë.
    Pavarësisht armëpushimit, tensionet mbeten të larta. Të hënën, ushtria izraelite raportoi vrasjen e katër palestinezëve në lindje të qytetit të Gazës, duke i quajtur ata terroristë që kishin kaluar vijën e armëpushimit.
    Lufta në Gaza nisi pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023, ku Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz dhe mori peng 251 të tjerë në Izraelin jugor. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 68,216 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.
    Shtetet e Bashkuara po kërkojnë me ngulm që kjo fazë e armëpushimit të mos jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, por hapi i parë drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse për paqe në rajon.

    Top Channel

  • Shpresat e Trump për një samit të ri me Putinin përballen me pengesa, takimi paraprak shtyhet

    Shpresat e Trump për një samit të ri me Putinin përballen me pengesa, takimi paraprak shtyhet

    Planet e presidentit amerikan Donald Trump për një samit të dytë me Presidentin rus Vladimir Putin mund të vonohen, pasi takimi paraprak mes ndihmësve të tyre të politikës së jashtme është pezulluar për momentin, sipas burimeve të CNN.

    Takimi, që do të zhvillohej këtë javë mes Sekretarit të Shtetit amerikan Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, ishte parashikuar si hap i parë drejt organizimit të samitit Trump–Putin në Budapest, por u anulua pa një arsye të qartë.
    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “pritshmëritë e ndryshme” mbi përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës mund të kenë ndikuar në vendim.
    Trump kishte njoftuar të enjten se “javën e ardhshme do të ketë një takim të këshilltarëve të nivelit të lartë”, duke theksuar angazhimin e tij për paqen. Por pezullimi i bisedimeve mes Rubio dhe Lavrov hedh hije dyshimi mbi afatet e një samiti të afërt mes dy liderëve.
    Zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha se presidenti “po punon pa u lodhur për një zgjidhje paqësore dhe diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë” dhe se “do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të arritur paqen”.
    Sipas Departamentit të Shtetit amerikan, Rubio gjatë një telefonate me Lavrovin “theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit Rusi–Ukrainë”. Nga ana tjetër, Kremlini e përshkroi bisedën si “konstruktive”, duke përmendur “hapa konkretë për zbatimin e marrëveshjeve mes Trump dhe Putin”.
    Megjithatë, burime pranë negociatave i thanë CNN-së se Moska nuk ka treguar ndryshim të dukshëm në qëndrimin e saj, çka e bën të pamundur rekomandimin e menjëhershëm për një takim të dytë presidencial.

    Top Channel

  • Takimi i Davosit që i hapi Sorosit dyert e pushtetit në Tiranë, si i kaloi Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008…

    Takimi i Davosit që i hapi Sorosit dyert e pushtetit në Tiranë, si i kaloi Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008…

    Në 25 janar të 2008, Sali Berisha zhvilloi një takim me George Soros në Davos të Zvicrës, duke e shpallur Sorosin mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”. Por pas këtij takimi, Soros nuk mori vetëm komplimente , mori edhe një sërë dhuratash konkrete nga qeveria shqiptare në atë kohë.
    Çfarë ndodhi në vitin 2008?
    Në vitin 2008, qeveria e Sali Berishës i hapi rrugën hyrjes së rrjetit financiar të George Soros në tregun e shëndetësisë shqiptare, përmes blerjes së Spitalit Amerikan nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me të duke treguar se është një nga njerëzit që ka fuqizuar manjatin me investime dhe koncensione. Ky ishte momenti kur spitali më i madh privat në vend kaloi nën kontrollin e një strukture ndërkombëtare, duke vendosur themelet e një ndikimi që do të zgjaste për vite.  Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008. Hulumtime  tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros.
    Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumenti i mëposhtëm tregon emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.
    Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovë dhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri.
    Nga Spitali tek Fondi “Besa”
    E njëjta frymë “bashkëpunimi” mes Berishës dhe Sorosit u reflektua edhe në sektorin financiar. Në të njëjtin vit, 2008, Berisha i dha Sorosit mundësinë të shndërronte Fondacionin “Besa” – të themeluar prej tij vite më parë, në një shoqëri aksionare, duke e kthyer nga organizatë jofitimprurëse në një instrument të fuqishëm financiar. Kujtojmë se Fondacioni “Besa” u krijua në vitin 1998 nga George Soros, me qëllim dhënien e kredive të vogla për zhvillimin urban, dhe kishte filluar aktivitetin në maj 1999 me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 28.04.1999. Qeveria shqiptare e asaj kohe i kishte transferuar 309,864,911.50 lekë (rreth 3 milionë dollarë) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pra nga paratë publike, për ta kapitalizuar fondin e Sorosit.
    Në vitet në vijim, “Besa” mori edhe një kredi 7 milionë euro nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjithashtu përmes garancisë së qeverisë shqiptare. Por piku erdhi në qershor 2008, kur Bordi i Fondit “Besa” dhe themeluesi OSF-A (Open Society Foundation Albania) vendosën që institucioni të transformohej në shoqëri aksionare – Fondi “Besa” sh.a.. Në këtë proces hyri në lojë edhe qeveria shqiptare, përmes ministrit të Financave të asaj kohe Ridvan Bode, i cili ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat e Fondacionit “Besa” ndaj shtetit shqiptar të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Ky ishte një akt i paprecedent në historinë ekonomike të vendit, pasi për herë të parë një fondacion jofitimprurës kalonte pasuritë, të drejtat dhe borxhet e tij te një kompani private, duke u transformuar në një strukturë tërësisht tregtare. Borxhet dhe detyrimet e trashëguara nga Fondi “Besa” u shlyen me para të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa fitimet kaluan në duart e rrjetit të Sorosit, që tashmë kishte konsoliduar në 2008 jo vetëm ndikimin e tij në sistemin shëndetësor me Spitalin Amerikan, por edhe në sistemin financiar me Fondi “Besa” sh.a.
    Berisha propozoi ligj edhe për martesat gay
    Vetëm një vit më vonë, në gusht të 2009, Sali Berisha befasoi opinionin publik me një tjetër lëvizje që shihej si pjesë e afrimit me filozofinë liberale të Sorosit dhe përpjekjeve për të kënaqur Brukselin në prag të liberalizimit të vizave. Ai prezantoi një projektligj që lejonte martesat brenda të njëjtës gjini, duke bërë Shqipërinë të parën në Ballkan që propozonte një ligj të tillë. “Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë… synon vendosjen mbi baza ligjore e jo diskriminuese të një të drejte tashmë të njohur në vendet europiane”, deklaronte Berisha në gusht 2009. Mediat ndërkombëtare raportuan se propozimi kishte si qëllim të zbutte BE-në dhe të ndihmonte në procesin e heqjes së vizave për shqiptarët – një hap politik për riciklimin e Berishës në pushtet.
    Por sot, i njëjti Sali Berisha që dikur mbështeste hapur projektet e Sorosit dhe politikat e liberalizmit shoqëror, është shndërruar në kundërshtarin e tyre më të zëshëm. Në kuadër të asaj që ai e quan “desorosizim”, Berisha ka njoftuar një projektligj që sanksionon njohjen vetëm të dy gjinive, mashkull dhe femër, dhe që parashikon dënime për përdorimin e termave si “Prind 1” dhe “Prind 2”.  Nga një mbështetës i zjarrtë i filozofisë liberale dhe një partner politik i Sorosit, Berisha është kthyer sot në kundërshtarin e saj më të ashpër, një kthesë që nuk lidhet me ideologjinë, por me hallet politike e familjare të vet. Në 2009 mbështeti martesat gay për të zbutur Brukselin; në 2025 shpall “luftë kundër Sorosit” për të mbajtur gjallë mitin e aleancës me Trump dhe për të shpëtuar politikisht nga fundi që e pret.