Tag: ambulante

  • Lokale dhe pika ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike/ Policia paralajmëron mbylljen

    Lokale dhe pika ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike/ Policia paralajmëron mbylljen

    Policia ka paralajmëruar mbylljen e lokaleve dhe pikave ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike pranë institucioneve arsimore në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ku nxënësit do të rikthehen në banka.

    Blutë informuan se lokalet dhe pikat ambulante shërbejnë për grumbullimin e shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike.

    Gjithashtu theksoi se kthehen në burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave.

    “Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, informuan blutë.

     

  • Ish-kandidate e PS vite më parë, historia e Bardha Nesturajt që u bë virale në rrjet për faturën e rigonit

    Ish-kandidate e PS vite më parë, historia e Bardha Nesturajt që u bë virale në rrjet për faturën e rigonit

    Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat, rezulton të jetë një emër jo i panjohur për qytetin bregdetar.
    Përpos tregut, ku dhe prej më shumë se tre dekadash ushtron aktivitetin e saj, Bardha është një emër i njohur edhe në politikën lokale.
    Në zgjedhjet e vitit 2015 ajo u kandidua nga Partia Socialiste për në Këshillin Bashkiak. Ky kandidim i zonjës erdhi pas këmbënguljes së Koço Kokëdhimës i cili insistoi që ajo të ishte “zëri” i komunitetit egjiptian në Bashkinë e Sarandës.
    “Po t’u bëftë Bardha kurban o Muçi, disa gjëra janë të natyrës. Ato dihen tani”, kjo ka qenë fraza e cila na ka shoqëruar më së shumti përgjatë këtyre ditëve. Gjatë një inspektimi në tregun e perimeve në Sarandë, inspektor Muçu u has me rezistencën e tregtares Bardha Nesturaj e cila prej 1990 shet në ato tezga.
    Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s’kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.
    “Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.
    Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam pasur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.
    Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”, tha ajo më herët, ndërkohë që rezistenca e saj i “kujtuan” shtetit ligjin për shitësit ambulantë.
    Pas këtij inspektimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve doli me një njoftim sqarues lidhut me aksionin e ndërmarrë prej së hënës për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që shitet pa faturë.
    Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    Sipas asaj që ligji shqiptar e thotë qartë, këta tregtarë duhet të jetë mbi moshën 16-vjeç të jenë të regjistruar si ambulantë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për zënien e hapësirës publike si dhe taksat bashkiake të aplikueshme.
    “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Tatimeve. /Newsbomb.al/

  • “O Muçi, t’u bëfsha kurban…”, 10 vite më parë Bardha kandidonte për Partinë Socialiste në Sarandë

    “O Muçi, t’u bëfsha kurban…”, 10 vite më parë Bardha kandidonte për Partinë Socialiste në Sarandë

    Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat, rezulton të jetë një emër jo i panjohur për qytetin bregdetar.
    Përpos tregut, ku dhe prej më shumë se tre dekadash ushtron aktivitetin e saj, Bardha është një emër i njohur edhe në politikën lokale.
    Në zgjedhjet e vitit 2015 ajo u kandidua nga Partia Socialiste për në Këshillin Bashkiak. Ky kandidim i zonjës erdhi pas këmbënguljes së Koço Kokëdhimës i cili insistoi që ajo të ishte “zëri” i komunitetit egjiptian në Bashkinë e Sarandës.
    “Po tu bëftë Bardha kurban o Muçi, disa gjëra janë të natyrës. Ato dihen tani”, kjo ka qenë fraza e cila na ka shoqëruar më së shumti përgjatë këtyre ditëve. Gjatë një inspektimi në tregun e perimeve në Sarandë, inspektor Muçu u has me rezistencën e tregtares Bardha Nesturaj e cila prej 1990 shet në ato tezga.
    Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s’kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.
    “Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.
    Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam pasur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.
    Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”, tha ajo më herët, ndërkohë që rezistenca e saj i “kujtuan” shtetit ligjin për shitësit ambulantë.
    Pas këtij inspektimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve doli me një njoftim sqarues lidhut me aksionin e ndërmarrë prej së hënës për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që shitet pa faturë.
    Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    Sipas asaj që ligji shqiptar e thotë qartë, këta tregtarë duhet të jetë mbi moshën 16-vjeç të jenë të regjistruar si ambulantë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për zënien e hapësirës publike si dhe taksat bashkiake të aplikueshme.
    “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Tatimeve. /Newsbomb

  • “O Muçi, t’u bëfsha kurban ku ta gjej faturën për rigonin…!” Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së Partisë Socialiste vite më parë

    “O Muçi, t’u bëfsha kurban ku ta gjej faturën për rigonin…!” Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së Partisë Socialiste vite më parë

    Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat, rezulton të jetë një emër jo i panjohur për qytetin bregdetar.
    Përpos tregut, ku dhe prej më shumë se tre dekadash ushtron aktivitetin e saj, Bardha është një emër i njohur edhe në politikën lokale.
    Në zgjedhjet e vitit 2015 ajo u kandidua nga Partia Socialiste për në Këshillin Bashkiak. Ky kandidim i zonjës erdhi pas këmbënguljes së Koço Kokëdhimës i cili insistoi që ajo të ishte “zëri” i komunitetit egjiptian në Bashkinë e Sarandës.
    “Po tu bëftë Bardha kurban o Muçi, disa gjëra janë të natyrës. Ato dihen tani”, kjo ka qenë fraza e cila na ka shoqëruar më së shumti përgjatë këtyre ditëve. Gjatë një inspektimi në tregun e perimeve në Sarandë, inspektor Muçu u has me rezistencën e tregtares Bardha Nesturaj e cila prej 1990 shet në ato tezga.
    Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s’kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.
    “Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

    Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam pasur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.
    Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”, tha ajo më herët, ndërkohë që rezistenca e saj i “kujtuan” shtetit ligjin për shitësit ambulantë.
    Pas këtij inspektimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve doli me një njoftim sqarues lidhut me aksionin e ndërmarrë prej së hënës për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që shitet pa faturë.
    Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    Sipas asaj që ligji shqiptar e thotë qartë, këta tregtarë duhet të jetë mbi moshën 16-vjeç të jenë të regjistruar si ambulantë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për zënien e hapësirës publike si dhe taksat bashkiake të aplikueshme.
     “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Tatimeve.

  • “Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

    “Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

    Nga Sebi Alla
    Muçi zbarkoi në tregun e fruta-perimeve në Sarandë dhe me një dokument identifikues rreth qafës që vërtetonte se ishte punonjës i shtetit i mori mbarë gjithë tregtarët ambulantë, duke u kërkuar faturë tatimore për rigonin, çajin e malit, erëzat e fushës apo shalqirin. “Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër”, iu kthye Muçit një nga tregtaret.
    Pas tyre, ai (Muçi) zbriti në bregdet ku kërkoi kupon edhe për sardelet e detit që kishte kapur në mëngjes herët një peshkatar. “Sot po vij kështu, nesër ka tjetër mënyrë”, sugjeroi Mustafa Lama, i njohur gjerësisht nga tregtarët ambulantë me shkurtimin e emrit si Muçi, që rezulton të jetë drejtues në Drejtorinë e Bujqësisë, Veterinarisë, Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Sarandë. Këto episode në dukje rutinë për të “fiskalizuar” deri edhe prodhimet e kopshtit të bahçes u kthyen në shqetësim në mbarë vendin, sidomos nga fermerët e vegjël dhe tregtarët ambulantë, problematikë që u trajtua përmes një artikulli më herët nga Faktoje.al
    Problematika
    Faktoje citonte se sipas ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, fermerët që shesin produkte bujqësore nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore. Ata regjistrohen vetëm pranë tatimeve, pa qenë të detyruar të regjistrohen si biznese në QKB, të mbajnë kontabilitet apo të lëshojnë faturë.
    Ky përjashtim është konfirmuar edhe në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ku përcaktohet se detyrimin për lëshimin e faturës e ka blerësi i produktit që zakonisht është grumbulluesi, baxhoja ose përpunuesi.
    Ku të gjejmë faturën? Kush e pret faturën? Ku të regjistrohemi e si të regjistrohemi për tu njohur me faturë? Pyetjet që prekën prodhuesin dhe tregtarin e vogël, morën një përgjigje zyrtare nga Administrata e Tatimeve, dy ditë pasi kontrollet e tatimorëve u shtrinë në të gjithë vendin.
    Paqartësi
    “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si ‘tregtarë ambulantë’ se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Por më herët një tjetër njoftim ishte shpërndarë nga ministria e Bujqësisë.
    “Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët”, lajmëronte ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Të gjithë me kupon
    Deklarata e kryeministrit Edi Rama se nuk do të kishte më tregtim të qumështit dhe nënprodukteve të tij pa kupom tatimor, duke lënë një afat deri më 14 korrik u përkthye në lëvizje masive të zellshme jo vetëm të administratës lokale tatimore por edhe drejtorëve të bashkive (të shigjetuar po nga Rama me largim nga puna).
    “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, (shënim: 14 korrik) do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë”, deklaroi kryeministri Rama.
    Përfundimi
    Deklaratat e kreut të qeverisë për tu dorëhequr masivisht drejtues lokal nga nënkryetarë bashkisë, drejtues njësish vendore dhe drejtorësh në bashki, është shoqëruar paralelisht (po me urdhër të tij) me “kontrolle të vazhdueshme” nga tatimet, policia bashkiake, policia e shtetit në lirimin e hapësirave publike dhe së fundmi edhe nga agjentët tatimorë.
    Në paqartësi të plotë mbi kompetencat, udhëzimet dhe ligjet, fenomeni i kontrolleve në gjithë Shqipërinë po tregon më së paku një keqpërdorim të situatës nga funksionarët lokalë, dhe më së shumti veprime në terren pa udhëzime të qarta, mos njohje të ligjeve ekzistuese, si dhe përplasje qëndrimesh mes vetë institucioneve./ Faktoje.al

  • “O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban”, reagojnë Tatimet: Tregtarët ambulantë nuk janë të detyruar për faturë

    “O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban”, reagojnë Tatimet: Tregtarët ambulantë nuk janë të detyruar për faturë

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ardhur me një reagim sqarues sa i përket aksionit të ndërmarrë që prej së hënës për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që shitet pa faturë.
    Përmes një njoftimi zyrtar Tatimet bëjnë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    Sipas asaj që ligji shqiptar e thotë qartë, këta tregtarë duhet të jetë mbi moshën 16-vjeç të jenë të regjistruar si ambulantë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për zënien e hapësirës publike si dhe taksat bashkiake të aplikueshme.
    “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Tatimeve.
    Ky njoftim ka ardhur pasi një ditë më parë inspektorët “zbarkuan” në tregun e fruta-perimeve në Sarandë. Ku një prej tyre debatoi me një prej shitëseve të cilës i kërkoi që të vendoste etiketën se cili është prodhuesi i rigonit, produkt të cilin ajo e kishte mbledhur në mal.
    “Po tu bëftë Bardha kurban o Muçi, disa gjëra janë të natyrës. Ato dihen tani”, ja ktheu shitësja inspektorit i cili po vijonte të insistonte se nuk “funksionon kështu”.

  • Administrata Tatimore: Tregtarët Ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion Tatimor!

    Administrata Tatimore: Tregtarët Ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion Tatimor!

    Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.
    Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:
    Të jetë mbi moshën 16 vjeç;Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.Administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

    Top Channel

  • Ka aksion apo jo? Pas 2 ditësh “shfryhen” kontrollet, Tatimet: Tregtarët ambulantë s’kanë detyrim për të lëshuar faturë!

    Ka aksion apo jo? Pas 2 ditësh “shfryhen” kontrollet, Tatimet: Tregtarët ambulantë s’kanë detyrim për të lëshuar faturë!

    Pamje nga aksioni

    TIRANË- Një situatë e paqartë është krijuar në terren për kuponin tatimor. Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë me një njoftim për mediat dhe qytetarët. Në ditën e dytë pas nisjes së aksionit kombëtar për të sekuestruar produktet bujqësore e blegtarale që shiten pa faturë, Administrata Tatimore lajmëron se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë. Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë,”-bëhet me dije nga Tatimet.
    Por këtu situata bëhet e paqartë, pasi në të gjitha pamjet e aksioneve të shpërndara në terren, janë inspektorët e Tatimeve ata që kanë kontrolluar subjektet për të kuptuar nëse lëshonin apo jo kuponin tatimor. Madje në Sarandë u bënë virale pamjet e një peshkatari dhe një shitësje në tregun e fruta-perimeve, të cilëve inspektori u kërkonte vendprodhimin e peshkut dhe të rigonit që shisnin. Kjo situatë, në vend që të jepte frymën se shteti ishte në këmbë dhe po kontrollonte shkelësit e ligjit, shkaktoi më shumë hilaritet.
    Po ashtu, në terren kanë zbarkuar edhe ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ajo e Bujqësisë, Anila Denaj. Por edhe këta të fundit, përkundër asaj që thanë Tatimet sot, vazhdojnë dhe kërkojnë që të lëshohet kupon tatimor. 
    “Faturim i detyrueshëm për produktet ushqimore dhe bujqësore. Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët. Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor. Çdo transaksion duhet të raportohet përmes sistemit të faturimit elektronik (E-fatura).”
    “STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë. Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm. Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.”
    Ndryshe nga të gjithë, kundër rrymës, është deputeti Erion Braçe. Edhe ky i fundit e ka ndjekur aksionin, por me një sy kritik. Për një rast, të cilin e ka publikuar edhe në rrjetet e tij sociale, Braçe vuri në dukje faktin se inspektorët futeshin në terrene që duhet të ishin sterile, pa mjetet e nevojshme. 
    “Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hyjnë në baxhon e bulmetit dhe frigoriferet e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruga. Pra, pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza? Se është aksion për sigurinë e ushqimeve, jo për të kapur malin si prodhues i rigonit.”
     

  • Reagojnë “Tatimet”: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor

    Reagojnë “Tatimet”: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor

    Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë, shkruan A2.
    Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:
    Të jetë mbi moshën 16 vjeç;
    Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë për persona të tjerë;
    Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;
    Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;
    Të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.

  • SYRI TV/ Aksioni ndaj ‘rigonit’ dhe qumështit, reagojnë shitësit ambulantë në vend

    SYRI TV/ Aksioni ndaj ‘rigonit’ dhe qumështit, reagojnë shitësit ambulantë në vend

    Një ditë pasi administrata tatimore zbriti në terren, duke bllokuar prodhime bujqësore dhe blegtorale, kanë reaguar fermerë dhe shitës nga disa qytete të vendit.

    Për ‘Syri Televizion’, tregtarët e kanë cilësuar aksionin e qeverisje si goditje të qytetarëve të thjeshtë, që mbijetesën e sigurojnë duke shitur qumësht, prodhime bujqësore apo erëza që i rrisin në fermat e tyre familjare.

    Teksa akuzojnë qeverinë se i ka braktisur duke u dhënë pensione qesharake, qytetarët shprehen se goditja ndaj tyre bëhet për të favorizuar supermarketet.

    Kjo është Fatbardha Nesturi, një nga shitëset e tregut ditor në Sarandë, që u bë virale për depatet e saj me përfaqësuesit e shtetit, që i kërkonin certifikatën e origjinës për rigonin. Një ditë pas aksionit shtetëror në tezgat ku ajo siguron të ardhura për të mbajtur familjen, Fatbardha Nesturi tregon se prodhimet e saj janë kryesisht të marra në fshat, përfshi edhe Rigonin, që e mbledh me bashkëshortin në mal për të cilin është konfuze sesi mund t`i sigurojë cetifikatë origjine.

    Në Sarandë dhe në të paktën 5 qytete të tjera të vendit, si: Korça, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Gjirokastra, Syri Televizion pyeti shitës ambulantë, që tregtojnë kryesisht qumësht apo prodhime bujqësore, të cilat i prodhojnë në fermat e tyre.

    Gjithashtu shitësit shprehen se shteti nuk mund të ndërmarrë masa ndaj tyre, pasi deri më sot nuk u ka krijuar asnjë kusht siç janë ndërtimet e tregjeve ku ata duhet të shesin prodhimet e tyre.

    Ka dhe nga ata që shprehen se shteti s`mund t`ju hapë luftë atyre që sigurojnë bukën e gojës duke shitur dy shishe qumësht, ndërsa abuzuesit e mëdhenj janë nuk preken.

    Disa qytetarë, thonë se aksioni i qeverisë bëhet që të goditen shitësit e vegjël me qëllim që të favorizohen supermarketet dhe tregtarët e mëdhenj.

    Të hënën, nisi një aksion në markatat e fruta-perimeve dhe dyqanet e bulmetit ku inspektorët e tatimeve vunë në shënjestër shitës ambulantë, duke shkuar deri në absurd, sa kërkonin edhe certifikatë origjine për rigonin, një erzë që rritet masivisht në malet shqiptare.