Tag: ambienteve

  • Të shtëna me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, plagoset gjyqtari

    Të shtëna me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, plagoset gjyqtari

    Të shtëna me armë janë regjistruar brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
    Dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.Lexo edhe :Related Posts
    Policia është njoftuar menjëherë dhe forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje.

    Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
    /vizionplus.tv

  • Plagosi me armë gjyqtarin brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

    Plagosi me armë gjyqtarin brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

    Është identifikuar dhe arrestuar autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë të hënë në Tiranë, ku u plagos gjyqtari Astrit Kalaja.
    Kalaja u plagos me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.Lexo edhe :Related Posts
    Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve.

    /vizionplus.tv

  • Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta

    Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta

    5 Tetor 2025

    10:12

    Telesport

    Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore. Deri tani është përfunduar montimi i parafabrikatit të tribunës, ndërsa aktualisht po kryhet ndarja e ambienteve të brendshme dhe vendosja e rrjeteve hidraulike e elektrike.
    Gjatë javës së ardhshme do të montohet edhe struktura e shkallareve, ku do të vendosen më pas ulëset.
    Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe krijimin e hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standardet moderne të një impianti futbollistik.
    Ky investim i madh, i realizuar në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë, synon të transformojë tërësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i ofrojë komunitetit sportiv kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit.

  • Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24

    Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24

    Pasi kanë qëndruar më shumë se 16 orë brenda ambienteve të televizionit News24, policia ka dalë jashtë duke i lënë vendin ushtrisë.
    Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, policia rrethoi ambienti e News24, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe gazetarët e janë nxjerrë jashtë forcërisht.
    Pas disa orësh uzurpim të ambienteve të mediave në Focus Media News dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga ambienti i brendshëm i godinave të mediave.
    Godinat dhe ambientet e brendshme janë ‘pushtuar’ tashme nga Policia e Ushtarake, ndërkohë që televizioni me i rëndësishëm informativ i Shqipërisë vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, tekniket, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohet të futen në godinë.
    Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, faktori politik dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet totalisht e bllokuar.

  • Nuri: Reagim mbi marrjen me dhunë të ambienteve të Fokus Media Group: Rast tipik i Vetëgjyqësisë

    Nuri: Reagim mbi marrjen me dhunë të ambienteve të Fokus Media Group: Rast tipik i Vetëgjyqësisë

    Nga Franc Nuri

    Si Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, por mbi të gjitha si qytetar i angazhuar, e konsideroj detyrim moral dhe profesional të reagoj ndaj dhunës së ushtruar sot, më 9 gusht 2025, mbi disa media shqiptare pjesë e Fokus Media Group: TV News 24, Balkanweb, Gazeta Panorama, TV Panorama, Gazeta Panorama Sport dhe Radio RASH.

    Akti i ndërhyrjes së dhunshme me forca policie për rrethimin e kësaj Media, pa Përmbarim dhe në tejkalim flagrant të vendimit të gjykatës dhe kontratës në fuqi, nuk ka të bëjë aspak me një zbatim normal të vendimeve gjyqësore (siç pretendohet nga Qeveria), por përbën një rast të pastër vetëgjyqësie! Po po, ky akt është vetëgjyqësi, e ndaluar dhe të dënueshme nga neni 277 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky nen parashikon qartë:

    “Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket, dhe që nuk njihet nga tjetri, pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.”

    Në këtë rast, edhe sikur të ekzistojnë vendime gjyqësore për lirimin e ambienteve, procedura ligjore për ekzekutimin e tyre është e përcaktuar qartë në Kodin e Procedurës Civile, i cili kërkon ndërhyrjen e Shërbimit Përmbarimor, njoftim paraprak të palëve, afate ligjore dhe respektimin e të drejtave procedurale të secilit. Ekzekutimi i vendimit “me dhunë policore” në mënyrë të menjëhershme, ditën e shtunë ora 06.00 e mëngjesit, si në kohën e dëbim-internimeve me Sigurim-Shteti, është veprim i pastër arbitrar dhe politikisht i motivuar për t’i mbyllur gojën çdokujt që flet i lirë në këtë vend.

    Në asnjë vend normal demokratik, vendimet civile për qira, pronësi ose mosmarrëveshje tregtare nuk ekzekutohen me ndërhyrje të forcave policore, si në operacione kriminaliteti të rrezikshëm, por me shërbim përmbarimor. Ky është standardi bazë i shtetit të së drejtës, i cili po shkelet hapur, ashtu sikundër po shkelet prona private e televizionit, sinjali i transmetimit, i cili është pasuri publike, si dhe po shkelen të drejtat e gazetarëve dhe operatorëve të cilët po pengohen të tërheqin sendet dhe mjetet e tyre personale!

    Ky rast nuk mund të shihet i izoluar. Vetëm pak muaj më parë, Qeveria e Edi Ramës mbylli me ligj platformën TikTok, duke e rreshtuar Shqipërinë në listën e pak vendeve të Botës së tretë që përdorin censurën digjitale në mënyrë sistematike, krahas vendeve si Afganistani i talebanëve. Sot, pas kësaj goditjeje ndaj lirisë së fjalës së lirë, po shohim edhe goditjen e hapësirave të pakta mediatike ku ende dëgjohej zëri opozitar.

    Ky është një sulm frontal ndaj fjalës së lirë, një përpjekje e hapur e Qeverisë për të mbytur çdo zë kritik, një akt politik i paramenduar për të mbjellë frikë dhe autocensurë tek gazetarët, opinionistët dhe qytetarët. Është një mesazh kërcënues, pas 12 viteve pushtet absolut të një njeriu të vetëm, që kush guxon të flasë kundër, do të përballet me forcën brutale të shtetit.

    Shqipëria e vitit 2025, fiks 35 vite pas rënies së diktaturës socialiste, po përballet sot me rikthimin e metodave staliniste të kontrollit mbi median dhe mendimin kritik. Ky është një alarm kombëtar për demokracinë tonë dhe një thirrje për rezistencë të hapur qytetare e politike kundër shuarjes së pluralizmit dhe lirisë së informacionit.

    Ndaj nisur nga kjo ngjarje e rëndë, kërkoj hetim të menjëhershëm për veprën penale të vetëgjyqësisë dhe për çdo tejkalim kompetencash nga strukturat shtetërore të përfshira. 

    Çdo heshtje përballë këtij akti është bashkëfajësi.

  • Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24

    Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24

    Avokatura e Shtetit ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ambjentet e “News 24”.
    Godina e News24 u rrethua nga policia mëngjesin e sotëm dhe u kërkua lirimi i ambienteve të saj.
    Përmes një deklarate zyrtare, Avokatura e Shtetit njofton se me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.
    Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin.
    Deklarata e plotë:
    Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.
    Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.
    Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.
    Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi.
    Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit.
    Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.
    Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike.
    Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike.
    Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive.
    Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.
    Avokatura e Shtetit mbetet e angazhuar të ndjekë çdo mjet ligjor në dispozicion për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe për mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues.

  • Policia rrethon News 24/ Pritet lirimi i ambienteve, qindra punonjës të medias ngelen jashtë punës

    Policia rrethon News 24/ Pritet lirimi i ambienteve, qindra punonjës të medias ngelen jashtë punës

    TIRANË- Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar mëngjesin e sotëm ambientet e televizionit informativ News 24, duke mos lejuar hyrjen e gazetarëve në godinën e redaksisë prej më shumë se dy orësh.

    Sipas vetë medias, policia kërkon lirimin e godinës ku operojnë News 24 dhe disa media të shkruara, përfshirë BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Shkaku lidhet me përdorimin e ambienteve të cilat janë pronë shtetërore, dhe për të cilat qeveria shqiptare ka në plan që ti fokusojë për fushën e mbrojtjes.

    Në krye të këtij operacioni, ndodhet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili aktualisht drejton shoqërinë shtetërore “KAYO”.
    Kjo kompani, e themeluar në vitin 2024, vepron në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe synon të rigjallërojë industrinë ushtarake në vend, duke shfrytëzuar kapacitetet e modernizuara të uzinave mekanike dhe të prodhimit të eksplozivëve në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.
    Ndërkohë që jashtë dyerve të televizionit ndodhen me qindra punonjës të medias. News 24 ka nisur një përplasje me qeverinë prej gati dy vitesh, në lidhje me këto hapësira që ka patur në përdorim prej vitesh.

     
    /ZËRI/

    whatsapp image 2025 08 09 at 84111 am

    whatsapp image 2025 08 09 at 84109 am

  • I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në..

    I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në..

    Koalicioni Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve, se kjo forcë ka mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit të 11 majit.

    Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre.
    Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha.
    Për sa i përket “zhdukjes” së Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga beteja dhe veçanërisht ajo për rikthimin e legjimitetit, (Vula) të Partisë Demokratike në Gjykatën e lartë dhe më tej, deri në Strasburg.

    ‘Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë. Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike Demokratët Euroatlantikë.
    Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit. Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri’, thuhet në një reagim për media.

  • I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

    I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

    Koalicioni Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve, se kjo forcë ka mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit të 11 majit.
    Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre.
    Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha.
    Për sa i përket “zhdukjes” së Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga beteja dhe veçanërisht ajo për rikthimin e legjimitetit, (Vula) të Partisë Demokratike në Gjykatën e lartë dhe më tej, deri në Strasburg.
    ‘Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë. Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike Demokratët Euroatlantikë.
    Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit. Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri’, thuhet në një reagim për media.

  • Berisha sot në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’! Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

    Berisha sot në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’! Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

    Sot, e hënë, 2 qershor, kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO, “detyrim paraqitje”. 

    Lideri i opozitës pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot rreth orës 9:30.

    Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.

    Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.