Tag: ambientet

  • Baste sportive dhe kokainë/ Pranga 34-vjeçarit, shpallet në kërkim i riu dhe procedohet pronari i lokalit

    Baste sportive dhe kokainë/ Pranga 34-vjeçarit, shpallet në kërkim i riu dhe procedohet pronari i lokalit

    Policia e Tiranës ka goditur një rast ku ushtroheshe aktiviteti i paligjshëm i basteve sportive në një lokal në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet. Sipas policisë, në pranga ra një 34-vjeçar, i cili u kap duke vënë baste sportive në celular. 
    Ndërsa u shpall në kërkim një 32-vjeçari, pasi në çantën e tij të lënë në ambientet e lokalit, u gjet një sasi kokaine. Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ushtroheshe aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. 
    “Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: 
    -arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”; 
    -shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.); 
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.”, thuhet në njoftimin  
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

  • Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

    Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vijuar sot seancat e intervistimit në ambientet e Doganës së Kosovës, në kuadër të një hetimi që lidhet me dy orë luksoze të cilat u kapën në bagazhin e tij dy ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
    Sipas burimeve zyrtare, autoritetet doganore kanë kërkuar sqarime të hollësishme mbi mënyrën e blerjes së këtyre orëve, përkatësisht burimin e të ardhurave që janë përdorur për blerjen si dhe origjinën e transaksioneve financiare që lidhen me to. Dyshohet se ora mund të ketë një vlerë të konsiderueshme, çka ka çuar në thellimin e kontrollit nga ana e autoriteteve.
    Në pamjet që kanë qarkulluar sot në media dhe rrjete sociale, Mozzik është parë duke hyrë në ambientet e Doganës nën shoqërimin e avokatit të tij, juristit të njohur Arianit Koci, i cili pritet të mbrojë reperin në këtë proces.

    Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë publike nga vetë Mozzik apo përfaqësuesit e tij ligjorë, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim e sipër.
    Ky rast ka ngjallur vëmendje të madhe në opinionin publik, duke hapur diskutime mbi mënyrën sesi trajtohen figurat publike në raste të tilla, si dhe mbi transparencën financiare në botën e showbiz-it.

  • Çfarë po ndodh tek Arkivi i Shtetit?/ Policia kontroll me qen anti-eksploziv, publikohen pamjet

    Çfarë po ndodh tek Arkivi i Shtetit?/ Policia kontroll me qen anti-eksploziv, publikohen pamjet

    Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të befasishëm në godinën e Arkivit te Shtetit.
    Sipas pamjeve, forcat e rendit janë parë duke kontrolluar ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie. Qentë e trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse janë futur në ambientet e brendshme dhe te jashtme.
    Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli. Kujtojmë që Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

  • Biznesmeni Ermal Beqiri thirret në SPAK

    Biznesmeni Ermal Beqiri thirret në SPAK

    Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur këtë të hënë në SPAK, ku mësohet se ka qëndruar për pak çaste.

    Ai është parë të dalë nga ambientet e organit hetues, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij.

    Referuar raportimeve të mëparshme, Ermal Beqiri, është një nga emrat aktiv në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderash publikë, përfshirë ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    Më herët, oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Beqirit. Ende nuk dihet nëse thirrja e tij këtë të hënë në SPAK, ka lidhje me tenderat e fituar nga kompania apo nëse janë pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Biznesmeni Ermal Beqiri thirret në SPAK.

  • U vra në ambientet e shkollës/ Salianji takon prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, thirrje për institucionet

    U vra në ambientet e shkollës/ Salianji takon prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, thirrje për institucionet

    Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij në ambientet jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
    Në një mesazh në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se ngjarje të tilla nuk duhet të harrohen kurrë, sepse janë kambanë alarmi për të gjithë ne.
    “Sot isha për vizitë tek prindërit e mrekullueshëm të Martin Canit, për të nderuar kujtimin e tij dhe për të ndarë dhimbjen e tyre.
    Por kjo nuk mjafton. Institucionet kanë detyrimin të nxjerrin përgjegjësit, të mos fshehin fajet pas justifikimeve dhe paralelisht të ndërmarrin masa të qarta: ristrukturim të sigurisë në shkolla, praninë e psikologëve e punonjësve socialë në çdo institucion arsimor, dhe programe edukimi që parandalojnë dhunën mes të rinjve.
    Shkolla duhet të jetë vendi ku fëmijët tanë rriten, mësojnë dhe ëndërrojnë të qetë – jo një vend ku rrezikojnë jetën. Kujtimi i Martin Canit duhet të shërbejë si thirrje për veprim, që të mos përsëriten më tragjedi të tilla”, shkruan ish-deputeti Ervin Salianji.

  • Qëlloi me shuplakë një fëmijë në kopsht, procedohet penalisht edukatorja në Tiranë

    Qëlloi me shuplakë një fëmijë në kopsht, procedohet penalisht edukatorja në Tiranë

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e një kopshti në kryeqytet.
    Shtetasja me iniciale E.D., 28-vjeçe, dyshohet së ka qëlluar me shuplakë një fëmijë. Për pasojë 28-vjeçarja është proceduar penalisht.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë në ambientet e kopshtit, e pëson edukatorja në Tiranë

    Dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë në ambientet e kopshtit, e pëson edukatorja në Tiranë

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e një kopshti në kryeqytet.

    Shtetasja me iniciale E.D., 28-vjeçe, dyshohet së ka qëlluar me shuplakë një fëmijë. Për pasojë 28-vjeçarja është proceduar penalisht.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Arber Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj…

    Arber Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj…

    Pas mbi pesë orësh në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
    Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai theksoi se kishte shkuar me dëshirë për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë.“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Veliaj.
    Kujtojmë se tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të SPAK të kryera në dhjetor 2024, si në banesën e tij, ashtu edhe në ambientet e bizneseve që zotëron.

  • Qëndroi një muaj në spital, Ilir Beqaj kthehet në burgun e Durrësit

    Qëndroi një muaj në spital, Ilir Beqaj kthehet në burgun e Durrësit

    Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai ka lënë ambientet e QSUT-së, ku ishte i shtruar prej disa ditësh për trajtim mjekësor, dhe është rikthyer në ambientet e paraburgimit në Durrës.
    Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të specializuar spitalore. Beqaj po gjykohet për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

    Ndërkohë, vijon në GJKKO shqyrtimi paraprak i dosjes “SASPAC”, ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.

  • E rëndë në Finlandë! Deputeti 30-vjeçar i jep fund jetës në ambientet e Parlamentit, ja çfarë dyshohet

    E rëndë në Finlandë! Deputeti 30-vjeçar i jep fund jetës në ambientet e Parlamentit, ja çfarë dyshohet

    Eemeli Peltonen

    FINLADË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Parlamentit të Finladës, ku një deputet i saj ka vrarë veten. Mediat e huaja raportojnë se Eemeli Peltonen, deputet i Partisë Socialdemokrate të Finlandës (SDP) 30-vjeç, u gjet i vdekur të martën në ambientet e Parlamentit finlandez. 
    Zyra e komunikimit e Parlamentit konfirmoi gjithashtu vdekjen e ligjvënësit 30-vjeçar, ndër më të rinjtë të parlamentit finlandez. Aaro Toivonen, shefi i sigurisë së parlamentit, u citua më parë nga e përditshmja finlandeze Iltalehti të thoshte: “Një vdekje ndodhi në mëngjes. Shërbimet e urgjencës mjekësore, njësitë e shpëtimit dhe autoritetet policore u njoftuan për vendin e ngjarjes nëpërmjet qendrës së urgjencës.”
    Kryeministri Petteri Orpo konfirmoi vdekjen gjatë një konference për shtyp në qytetin lindor të Kajaanit, ku grupi parlamentar i Partisë së Koalicionit Kombëtar po zhvillon takimin e tij vjetor veror.
    “Morëm lajme vërtet tronditëse nga parlamenti, vendi ynë i përbashkët i punës. Një nga kolegët tanë ka vdekur në ambientet e parlamentit. Ky është një lajm shumë i trishtueshëm”, citohet të ketë thënë Orpo nga Yle.
    Në qershor, Peltonen u shpreh në rrjetin e tij social, Facebook, se po përballej me probleme shëndetësore, përfshirë një problem me veshkat, dhe se kishte munguar në parlament gjatë javëve të fundit të sesionit të pranverës dhe kishte marrë leje mjekësore gjatë verës.
    Peltonen u zgjodh për herë të parë në vitin 2023 me 5,747 vota. Ai ishte anëtar i Komitetit Administrativ dhe Komitetit Ligjor të Parlamentit. Ai shërbeu gjithashtu si këshilltar i qytetit të Jarvenpaa dhe kryetar i bordit të qytetit./ZËRI