Tag: ambientet

  • Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

    Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

    Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën.
    Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Top Channel

  • Blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë, arrestohet polici nga kolegët e tij

    Blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë, arrestohet polici nga kolegët e tij

    pamje ng arrestimi

    TIRANË- Një oficer policie është arrestuar, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, me qëllim shitjen. Dyshohet e punonjësi i policisë do ta shiste lëndën narkotike, në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një dozë nga lënda narkotike rreth 0.4 gram dhe 70 euro.
    Njoftimi:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.
    Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  • Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma, policia bllokon ambientet e kompanisë

    Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma, policia bllokon ambientet e kompanisë

    Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma, policia bllokon ambientet e kompanisë
    Skandali rimbursimeve fiktive të ilaçeve ka shënuar një zhvillim të fortë. Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kapitali ka mësuar se aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme.
    Një burim i tha Kapitalit se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow.
    Të dy këto medikamente furnizohen në tregun shqiptar ekskluzivisht nga prodhuesi italian Chiesi. Por disa muaj më parë, kompania u shtang kur shtiu në dorë shifrat e rimbursimeve në Shqipëri, të cilat rezultonin dukshëm më të larta nga sasitë që kishte furnizuar ajo të dy medikamenteve.
    Skandali shpërtheu në publik pas një investigimi të Kapitalit, i cili fillimisht u tentua të përgënjeshtrohej nga CFO Pharma. Por tashmë çështja ka kaluar përtej raportimit mediatik dhe prokuroria ka sekuestruar ambientet e CFO Pharmas me vendim gjykate.
    SkemaFoster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.
    Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.
    Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimboë.
    Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte. Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe disa farmaci.
    Më konkretisht, Pharma Plus dyshohet se ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimbow, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.
    Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, dyshohet t’ia kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas dhe zinzhiri i shitjeve fiktive përfundonte në disa farmaci duke vjedhur padrejtësisht paratë e rimbursimeve.

  • Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma e Caushollit, policia bllokon ambientet e kompanisë

    Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma e Caushollit, policia bllokon ambientet e kompanisë

    /kapitali.al/

  • Konflikt mes disa fëmijëve në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, dyshohet për të lënduar  

    Konflikt mes disa fëmijëve në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, dyshohet për të lënduar  

    Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, mes disa nxënësve.

    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se fëmijët kanë përdorur sende të forta, teksa dyshohet se ka të lënduar.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rastit.

    Top Channel

  • Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici (Video)

    Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici (Video)

    Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi. Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta, duke i ofenduar dhe sharë.
    Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.

  • Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia – VIDEO

    Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia – VIDEO

    Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.
    Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta.
    Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.
    Siç mësohet të rinjtë të cilët kanë reaguar për shkak se ju është shembur banesa në zonën pranë portit detar për shkak të një projekti rehabilitues aty dhe kanë mbetur pa shtëpi.

  • Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

    Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë.
    Policia bën me dije se gjatë një konflikti mes dy infermirëve, njëri prej tyre është qëlluar me thikë.
    I plagosuri po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për arrestimin e autorit.
    Njoftimi i policisë
    Tiranë
    Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
    Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • U vetëplagos me armë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë. Detaje nga ngjarja

    U vetëplagos me armë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë. Detaje nga ngjarja

    Zbardhet dinamika e ngjarjes se djeshme në Vlorë, ku një 37-vjeçar u paraqit në spital i plagosur me armë.

    Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale S.M., 37 vjeç, u arrestua pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Shkoi i plagosur me armë zjarri në spital, policia i vë prangat 37-vjeçarit, si tentoi të fshihte ngjarjen

    Shkoi i plagosur me armë zjarri në spital, policia i vë prangat 37-vjeçarit, si tentoi të fshihte ngjarjen

    foto ilustruese

    VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 37-vjeçarin Skerdi Mehmetaj alias Piperi, i cili u paraqit pasditen e djeshme në ambientet e spitalit, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Mësohet se i riu është vetëplagosur me armë në ambientet e jashtme të një lokali, dhe për të fshehur ngjarjen e ka fshehur armën në një makinë që ishte parkuar në zonë.
    Ai është vënë në pranga nga Policia, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që ka tentuar të fshehë ngjarjen, duke thënë se kishte mbetur i plagosur në makinën e tij.
    Pas plagosjes 37-vjeçari u paraqit në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se Skerdi Mehmetaj alias Piperi ka marrë një plumb në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ai është vënë në pranga në ambientet e spitalit, ku dhe është duke marrë mjekim. Nuk dihen ende rrethanat e vetëplagosjes, ndërsa grupi hetimor ka marrë në dorëzim pamjet filmike.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Vlorës.